| » Opcionet për artikullin |
|
Derisa sytė dhe veshėt e opinionit nė Kosovė dhe mė gjerė janė tė drejtuara sot kah New York-u dhe pikėrisht kah organizata e Kombeve tė Bashkuara ku Kėshilli i Sigurimit diskuton dhe debaton raportin mbi pėrmbylljen e bisedimeve katėrmuajshe shtesė pėr Kosovėn, ajo nė agjendėn e sotme ėshtė vėnė nė pikėn tre tė rendit tė ditės, nė seancėn qė fillon nė ora dhjetė sipas kohės njujorkeze.
Nė seancėn e sotme marrin pjesė 15 vendet anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit, Sekretari i Pėrgjithshėm Ban Ki Moon, pėrfaqėsuesit e Kosovės presidenti Fatmir Sejdiu dhe mandatari i propozuar pėr kryeministėr Hashim Thaēi, kryeministri i Serbisė Vojisllav Koshtunica me ministrin e jashtėm dhe ndonjė zyrtarė tjetėr serbė. Presidenti Sejdiu dhe kryeministri i propozuar, Hashim Thaēi kanė zhvilluar dje takime me zyrtarė tė Kombeve tė Bashkuara, si nėnsekretari e pėrgjithshėm pėr misionet paqėsore Jean Marie Guehenno, ministrin e Jashtėm tė Italisė, Massimo D'Alema, pastaj me diplomatė, si Albert Rohan, zėvendės i ish-kryenegociatorit pėr statusin e Kosovės dhe Stefan Lehne, i dėrguari i posaēėm i BE sė pėr statusin e Kosovės, dhe pėrfaqėsues-ambasadorė tė vendeve anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit, tė Kinės, Kroacisė, Kosta Rikės, Libisė, Vietnamit, etj, nė pėrpjekje tė sqarimit tė qėndrimit tė Kosovės rreth vullnetit dhe deklarimit tė statusit tė saj politik - shtet i pavarur. Seanca e sotme pėr Kosovėn ėshtė njė nga takimet e fundit tė vetė Kėshillit tė Sigurimit pėr kėtė vit, meqenėse nė dy tre ditėt e ardhshme shumica dėrmuese e diplomatėve tė vendeve do tė kthehen nė vendet e tyre pėr festat e fundvitit. Gjithsesi nga takimi i sotėm nuk pritet ndonjė qėndrim apo kthesė vendimtare, pėrveēse ritheksim i pozicioneve tashmė tė deklaruara rreth Kosovės nga ana e anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit ku shumica kanė qenė dhe janė nė mbėshtetje tė planit Ahtisaari dhe propozimit tė tij pėr pavarėsi tė mbikėqyrur tė Kosovės dhe nė anėn tjetėr Rusisė si kundėrshtare dhe kėrcėnuese e pėrdorimit tė vetos pėr tė mos lejuar miratimin e kėtij plani dhe propozimi. Duke pas parasysh njė sekanr tė tillė dhe mundėsinė e vetos, nuk besohet nxjerrja pėr votim e planit ashtu siē nuk ndodhi as nė mars, prill e maj tė kėtij viti, por gjithnjė e mė tepėr po krijohet bindja se zgjidhja do tė kėrkohet pėrmes mekanizmave tė tjerė ndėrkombėtarė, si pėrmes bllokut SHBA-BE dhe vendet aleate tė tyre, me institucionet e ardhshme tė Kosovės, nė atė qė po hynė gjithnjė e mė shpesh si njė zhargon politik i situatės, i ashtuquajturi deklarim i koordinuar i pavarėsisė. /S.gashi/
RTK
19.12.2007 |
|