| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Kryengritja e 1912, Ismail Qemali i kėrkoi Greqisė ta ndihmonte me armė dhe para |
| Postuar mė datėn: 2007-12-17 13:43:57 nga admin4 :: Kategoria: Histori |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Ledia DUSHKU (*)
Fillim viti 1912 nuk afroi stabilitet nė jetėn e brendshme tė Perandorisė Osmane. Dy ishin zhvillimet mė tė rėndėsishme qė prekėn direkt stabilitetin e kėsaj Perandorie. Sė pari, shpėrndarja e parlamentit dhe vendimi pėr zhvillimin e zgjedhjeve nė Perandori. Sė dyti shpėrfillja e premtimeve tė dhėna nė verėn e vitit 1911 nga ana e xhonturqve i detyroi deputetėt shqiptarė, tė cilėt kishin pėrkrahur partinė opozitare nė Perandori, tė kėrkonin edhe njė herė nė dhjetor tė atij viti zbatimin e reformave politike, ekonomike e kulturore nė trevat shqiptare. Kjo kėrkese u pasua nga takimi i njė grupi personalitetesh politike shqiptare, nė mesin e janarit tė 1912, nė Stamboll. Pjesėmarrėsit e kėtij takimi theksuan se shqiptarėt, pėr tė siguruar tė drejtat kombėtare e politike, nuk kishin rrugė tjetėr pėrveē organizimit tė njė kryengritjeje tė pėrgjithshme.
Tė dyja kėto zhvillime u hapėn rrugė kontakteve tė rretheve politike shqiptare me pėrfaqėsuesit e politikės ballkanike e nė kėtė kuadėr edhe me ata tė politikės greke. Ashtu sikurse kishte ndodhur edhe nė kryengritjet e tjera, Greqia ishte kontaktuar nga pėrfaqėsues tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare (LKSH), pėr tė luajtur njė rol tė tillė. Kontaktet bėheshin edhe mė tė domosdoshme po tė kihet parasysh fakti se propaganda e qarqeve greke dhe presioni nė popullsinė e krishterė jugore, kishte penguar pėrhapjen e kryengritjes sė vitit 1911 nė viset shqiptare tė jugut.
Jemi tė prirė tė besojmė se edhe Greqia kishte arsye pėr tiu pėrgjigjur pozitivisht ēdo sinjali pėr kontakte me shqiptarėt.
Nė planin e luftės antiosmane, Greqia nuk e kishte anashkaluar asnjėherė faktorin shqiptar. Nė rast se lėvizja e shqiptarėve nuk mbetej e lokalizuar, por hapte siparin e njė lėvizjeje tė gjerė ballkanike pėr mė shumė tė drejta tė popullsive tė Perandorisė Osmane, Mbretėrisė Greke, i nevojitej forca e tyre, veēanėrisht e myslimanėve, tė cilėt shquheshin pėr karakterin e tyre luftarak dhe kurajoz krahasuar me popullsinė e krishterė.
Kryengritja shqiptare qė duhej tė shpėrthente fillimisht nė vilajetin e Kosovės, sigurisht qė i krijonte vėshtirėsi qeverisjes xhonturke. E deklaruar zyrtarisht qė nė janar 1912, nė mbėshtetje tė opozitės nė Perandorinė Osmane, Greqia mund ta ndihmonte kryengritjen shqiptare, pėrfundimi me sukses i saj vinte nė pikėpyetje jetėgjatėsinė e qeverisė osmane. Nga ana tjetėr, vetė Porta, do tė angazhonte forca ushtarake pėr tė shtypur kryengritjen. Ky veprim pėrqendronte vėmendjen e saj nė veri, gjė qė do ti jepte dorė Greqisė tė zbatonte mė me lehtėsi politikėn e helenizimit tė shqiptarėve ortodoksė nė vilajetin e Janinės.
Gjendja e vėshtirė e krijuar nė Shqipėri, shtyu, autoritetet xhonturke qė nė fund tė shkurtit 1912, tė dėrgonin nė Shqipėri njė komision qeveritar tė kryesuar nga ministri i brendshėm, Haxhi Adil beu. Nė dobi tė bashkėjetesės e cila synonte ruajtjen e territoreve tė Perandorinė Osmane, Porta rrekej tė bėnte lėshime nė favor tė shqiptarėve. Dėrgimi i njė komisioni tė lartė nga ana e saj, do tė thoshte se xhonturqit, pavarėsisht nga fanatikėt e komitetit Bashkim e Pėrparim, kishin nisur ta kuptonin se politika e tyre nė kėto vilajete deri nė atė moment ishte e menduar keq. Ky hap i tyre duhet tė ketė shėrbyer si nxitje pėr Greqinė, e cila pėr tė joshur shqiptarėt, pėr tė qenė nė brendėsi tė lėvizjes sė tyre dhe kontakteve tė tyre me xhonturqit dhe mbi tė gjitha, pėr tė pengua pėrhapjen e lėvizjes nė jug, nuk humbiste asgjė nėse nė situatėn e dhėnė fjalė tregohej e hapur pėr kontakte me pėrfaqėsues tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare.
Mesi i marsit tė vitit 1912 e gjeti Ismail Qemalin nė Greqi. I ngarkuar nga mbledhja e Stambollit pėr tė siguruar armė dhe mbėshtetje ndėrkombėtare pėr kryengritjen shqiptare, ai mbėrriti nė Korfuz, pas njė udhėtimi nė njė varg kryeqytetesh evropiane. Suksesi i tij nė kėtė tur evropian kishte qenė i pjesshėm, pasi si qeveria britanike ashtu edhe ajo austriake, nuk kishin marrė pėrsipėr tė pėrkrahnin njė kryengritje tė armatosur shqiptare. Ndėrsa qeveria italiane nė luftė me Perandorinė Osmane, kishte pranuar ta bėnte njė gjė tė tillė jo hapur, por nėpėrmjet krijimit tė njė Komiteti, i cili do tė mbėshteste kryengritjen duke dėrguar njė sasi tė paktė armėsh. Dėrgesa e tyre sigurisht nuk mund tė shikohej me sy tė mirė nga Greqia. Dėrgesa e armėve shtonte rivalitetin italo-grek pėr kėto vise, rivalitet i shprehur edhe pėrpara vitit 1912. Tė gjitha kėto tė marra sė bashku natyrisht mund tė vinin nė pikėpyetje tėrė punėn e kahershme bėrė nga Greqia pėr dominim nė viset jugore shqiptare nė pėrputhje me filozofinė e Megali Idesė. |
|
Ismail Qemali
Nė kėto kushte Ismail Qemali pati njė takim nė Korfuz me kryeministrin dhe ministrin e luftės sė Greqisė, Venizellos dhe ministrin e punėve tė jashtme, Koromilas. Pritja qė i bėhej atij nga 2 personalitetet kryesore tė politikės dhe qeverisė greke, nuk ishte e rastėsishme. Ismail Qemali gėzonte reputacion tek popullsia myslimane edhe e krishtere nė territoret jugore shqiptare. Ai gjithashtu falė inteligjencės dhe aftėsive tė tij tė rralla diplomatike, kishte arritur njė pozitė tė rėndėsishme nė Perandorinė Osmane, duke qenė ndėr shqiptarėt mė tė shquar qė kishte shėrbyer nė administratėn e lartė tė saj. Kėto aftėsi kishin krijuar besimin tek popullata shqiptare se ai ishte njė faktor, tė cilin qeveria osmane duhet ta konsideronte seriozisht. I cilėsuar si antiosman por jo antiperandori, ai prej kohėsh kishte kundėrshtuar politikat centralizuese tė Portės duke acaruar marrėdhėniet e tij me tė. Si pjesė e grupimit tė deputetėve qė pėrfaqėsonin kombėsitė jo turke nė Perandori, I. Qemali ishte pėrndjekur nga autoritetet osmane. Pėr mė tej, qėndrimi i tij pritės e jo bashkėpunues me ta si dhe pėrfaqėsimi i ideve mėvetėsuese pėr shqiptarėt nė kornizėn e Perandorisė Osmane, i acaronte akoma mė shumė marrėdhėniet e tij mė Stambollin. Kjo kishte bėrė qė shqiptarėt dhe tė gjithė ata qė ishin tė pakėnaqur me gjendjen ekzistuese nė Perandori, tė kishin shpresa tek I. Qemali, duke e bėrė atė njė ndėr personalitetet mė tė pėrmendur nė vend. Nė kėtė kuadėr, Ismail Qemali nė vazhdimėsi ishte parė me interes tė veēantė nga rrethet e politikės greke. Interesimin e tyre e pėrforconin edhe ndjenjat e tij pro greke, tė cilat i gėzonte pėr hir tė shkollimit nė Zosimea, vlerėsimit qė kishte pėr kulturėn e Greqisė Klasike dhe lidhjeve familjare (gruaja e tij ishte me origjinė greke). Ai ishte pragmatist nė politike dhe kishte bindjen se shpėtimi i Shqipėrisė varej jo vetėm nga pėrpjekjet e luftėtarėve tė lirisė, por edhe nga zotėsia pėr tė shfrytėzuar diplomacinė. Mbėshteste idenė se vetėm me njė bashkėpunim shqiptaro-grek, lėvizja nė vilajetin e Janinės do tė mund tė kishte rezultate. Kėto bindje kishin sjellė kontakte tė herėpashershme midis tij dhe qeverive greke. Simpati pėr personalitetin e Ismail Qemalit kishte shprehur edhe mbreti i Greqisė, Gjergji I. Midis tyre kishte pasur shtrėngime duarsh dhe shprehje reciproke ndjenjash miqėsore si nė Greqi, ashtu edhe nė pritje tė organizuara nga mbreti Eduard i Anglisė.
Ndihma qė Ismail Qemali u kėrkoi zyrtarėve tė lartė grekė, pėrfshinte armė dhe tė holla pėr Lėvizjen Kombėtare Shqiptare, ndihmė monetare pėr hapjen e shkollės normale tė Elbasanit, mbėshtetje pėr themelimin e njė qendre shqiptare nė Paris dhe pėr botimin atje tė njė gazete nė gjuhėn shqipe. Me pėrjashtim tė kėrkesės pėr armė dhe tė holla, kėrkesat e tjera lidheshin mė shumė me aspektin kulturor tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare nė tėrėsi dhe nuk kishin tė bėnin direkt me jugun e Shqipėrisė. Si tė tilla ato morėn mbėshtetjen e zyrtarėve grekė nė takim.
Nė mbėshtetje tė saj, nė periudhėn prill-maj, Luigj Gurakuqi qėndroi nė Greqi pėr botimin e njė abetareje dhe librave tė tjerė shkollorė nė gjuhėn shqipe me shkronja latine, me shpenzimet e qeverisė greke. Kėrkesa pėr armė dhe tė holla u la pėr mė vonė. Kjo me sa duket, u bė pėr tė mos shprehur hapur kundėrshtimin ndaj saj nga ana e palės greke. Si armėt dhe tė hollat mund tė kontribuonin nė njė fuqizim tė lėvizjes sė shqiptarėve, rrjedhojė e sė cilės ishte pėrhapja e saj nga veriu nė jug. Njė pėrhapje e tillė binte ndesh me interesat greke nė kėtė trevė.
Qeveria greke u mundua qė ta kanalizonte pėrpjekjen e Ismail Qemalit pėr tė siguruar armė dhe tė holla, brenda Komitetit Ballkanik tė Londrės. Nė fund tė marsit, nė viset veriore shqiptare u dėrguan nga KBL rreth 12000 pushkė tė markave bashkėkohore. Qėllimi kryesor i Komitetit ishte tė arrinte njė bashkėpunim tė tė gjithė vendeve ballkanike nė dobi tė njė marrėveshjeje tė pėrbashkėt pėr tė siguruar mė shumė tė drejta pėr popujt e rajonin qė vijonin tė ishin pjesė e Perandorisė Osmane.
Jemi tė mendimit se, pėrveē faktit qė Greqia ishte shprehur nė mbėshtetje tė opozitės osmane, kishte edhe arsye tė tjera qė e bėnin atė tė ndėrmerrte njė hap tė tillė. Ajo donte ta kishte nėn kontroll lėvizjen shqiptare duke e inkuadruar atė brenda lėvizjes kombėtare tė gjithė popujve ballkanikė. Nga ana tjetėr, pretendonte se nėpėrmjet njė veprimi tė tillė eliminonte rolin e Italisė nė lėvizjen shqiptare, sepse veprimtaria e Komitetit tė lartpėrmendur ishte jashtė sferės italiane. Nė tė vėrtetė, Ismail Qemali shpresonte shumė tek Komiteti ndaj dhe vendosi tė takojė mė parė pėrfaqėsuesit e tij nė Londėr, duke lėnė pėr mė vonė pėrfaqėsuesin e Italisė nė Francė. Ky vendim e revoltoi kėtė tė fundit, i cili do tė deklaronte se Italia nuk mund tė durojė mė gjatė qė tė ketė njė rival nė bregdetin shqiptar.
Edhe me shpėrthimin e kryengritjes, Ismail Qemali vazhdoi ta trajtonte Mbretėrinė Greke si njė aleate tė mundshme tė shqiptarėve. Ai vazhdoi tė shpresonte se ajo mund tė kontribuonte pėr pėrfshirjen nė kryengritje tė popullsisė sė krishterė tė vilajetit tė Janinės. Greqia nga ana e saj nė varėsi tė pėrhapjes dhe intensitetit tė kryengritjes, tentoi tė pėrshtaste qėndrimin ndaj saj dhe intensifikoi pėrpjekjet pėr tė kontaktuar me Ismail Qemalin. Gjithsesi, qėllimi ishte tė ndėrhyhej nė kohė pėr tė shtypur revoltėn e shqiptarėve, pėr tė mos lejuar pėrhapjen e saj nė jug, ose sė paku, pėr tė mos pėrfshirė nė tė, tė gjitha territoret e vilajetit tė Janinės.
(*) Instituti i Historisė
Gazeta Shqiptare
08.12.2007 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|