| » Opcionet për artikullin |
|
Rreth librit Hija e Maleve tė Ernset Koliqit, Zarė 1929
Tė paktė janė autorėt veprat letrare tė tė cilėve do tė mund ti venim pėrballė krijimtarisė letrare tė njėrit prej prozatorėve (dhe jo vetėm prozatorėve) mė tė spikatur qė ka njohur letėrsia shqipe ndėr shekuj, pėrballė krijimeve tė gjeniut tė rrėfimit shqip, tė mjeshtrit tė fjalės sė shkruar shqipe, tė intelektualit par exellance, tė institucionit Ernest Koliqi.
Shkruan: Ilir SEFAJ
. Ernest Koliqi ėshtė autor i njė numri tė konsiderueshėm veprash letrare, krijime nga lėmi i publicistikės, studime tė veēanta letrare, pėrpilues antologjish, drejtues revistash letrare, shkurt e pėrveē tjerash, Koliqi ėshtė autor i dy vėllimeve me novela Hija e Maleve (Zarė 1929) dhe Tregtar flamujsh (Tiranė 1935). Pa mėdyshje, kėto vepra jo vetėm qė shėnuan njė kthese tė madhe nė fushėn e krijimtarisė letrare, por nė tė njėjtėn kohė dėshmuan se gjuha shqipe ėshtė gjuhė mundėsish, veēse duhet gdhendur ashtu siē diti shkrimtari, mėsuesi Ernest Koliqi. Gjithsesi ėshtė Koliqi ai i cili vuri bazat e letėrsisė e cila me tė drejtė nga kritika e kohės u cilėsua si letėrsi moderne shqipe, poashtu ėshtė penda e artė e Koliqit e cila konsiderohet se e krijoi novelėn si zhanėr letrar nė letėrsinė shqipe. Ēdo tendencė e cila mėton qė zanafillėn e letėrsisė moderne shqipe si epokė letrare dhe novelėn shqipe si zhanėr letrar ta kėrkojė para Koliqit, sėshtė tjetėr, veēse tendencė. Brenda kopertinave tė librit Hija e Maleve, njėra pas tjetrės janė tė renditura njė numėr i konsiderueshėm novelash tė cilat nė vete ngėrthejnė tema e motive tė ndryshme qė gjithsesi lidhen me njė ambient tipik shkodran. Nė Hija e maleve autori me mjeshtri tė rrallė si euridit i vėrtetė trajton tematika nga bota shqiptare, pra nė kėtė vėllim ėshtė derdhur e filtruar deri nė infinit jeta e njeriut shqiptar, janė pasqyruar brengat, pėrsiatjet, mentaliteti i njeriut tonė nė njė periudhė delikate e cila predikonte njė jetė tė re, pra predikonte krijimin e njė gjykimi mė racional pėr jetėn nė pėrgjithėsi.
Ideja, fabula, karakteret...
Libri Hija e Maleve nis me novelėn Nusja e mrekullueshme novelė kjo e cila vė nė pah mentalitetin tipik shqiptar, besėtytnitė mitike tė cilat mbase edhe janė konsumuar si ngjarje tė vėrteta nė shoqėrinė e kohės. Ngjarjet qė lidhen me tragjicitetin tė cilin e pėson Leka, si pasojė e dashurisė qė qon me nusen e mrekullueshme, zanėn, qė i shfaqet gjatė kohės kur ky kulloste bagėtitė, ia rrėfen prifti fshatit, Don Marku, tė riut intelektual qė ishte shkolluar jashtė Shqipėrisė. Ngjarjet qė tregon prifti nė rrėfimin e tij nė lidhje me tragjiken qė pėson Leka, nė psiken e tė riut shqiptar tė shkolluar nė njė metropol europian ngritin dilema tė mėdha, dhe nė njėrėn ose mėnyrėn tjetėr edhe pse si personalitet ishte formuar larg ambientit i cili kėto e rrėfime tė ngjashme i konsumonte si gjėra tė vėrteta, kishin lėnė pėrshtypje tė thellė tek i riu intelektual; Prifti mė shikonte ndėr sŷ. Un i ula pėr mos me mu hetue nė ta pėrshtypja tepėr e thellė qi mė kish ba tregimi. As nuk i a solla pyetjet e shuma qi ishin kah mė delshin prej goje, ėshtė paragrafi me tė cilin pėrfundon kjo novelė. Krijimtarinė letrare tė Koliqit, fund e krye e karakterizon teknika e pėrsosur narrative, gjithsesi ngjarjet nė novelat e tij kanė njė rrjedhė tė kapshme, logjike, penda e Koliqit nė asnjėrėn mėnyrė nuk lejon qė ti humb fija lėmshit. Personazhet e kėtij autori janė tipizuar aq mirė saqė lexuesi eventual krijon lidhje emocionale me protagonistin e caktuar, ai (pra lexuesi) mishėrohet me kėto personazhe bashk-ndjenė me to, dhe doemos se kjo ėshtė edhe intencė e krijuesve seriozė, pra tipizimi i personazheve tė tyre, krijimi i karaktereve tė qėndrueshme qė nė mėnyrė mė tė mirė ti pėrēojė idetė e autorit narrator.
Gjaku ėshtė njė tjetėr novelė e realizuar e Koliqit, dhe si asnjė tjetėr vepėr flet pėr dukurinė e hakmarrjes, plagė kjo e hapur, kurrė e mbyllur, jo e panjohur pėr tė tjerėt, shumė e theksuar nė trevat shqiptare. Doda njė i ri i shkolluar larg vendlindjes por i brumosur deri nė palcė me mentalitetin shqiptar, dėshiron qė tė bėhet njė zė i fuqishėm i cili artikulon idenė e krijimit tė njė shoqėrie pėrparimtare, e cila dukurinė e hakmarrjes do ta kujtonte vetėm si njė relikt tė shėmtuar. Vrasja e tė vėllait, Zekės, shikimi tundues i babait nė sytė e tė cilit lexonte fjalėn; hakmarrje, rrethi i cili do ta tallte pėr jetė e mot nėse nuk do tė hakmerrej e vendosin Dodėn para dilemash tė mėdha, tė cilat gjithsesi do ta kenė njė fund tragjik, ngase Doda do duhej rėnė viktimė e opinionit tė cilin vet e kishte ngritur (R.I pėr Migjenin), nė mėnyrė qė ndėrgjegjja e tij tė pastrohet. Nė Shkodrėn e Koliqit apo nė novelat e tij parakalojnė njė galeri e tėrė personazhesh tė cilėt ngėrthejnė nė vete, ide, motive, e situata tė ndėrlikuara tė cilat ishin tė mbrujtura nė psiken e autorit dhe si tė tilla i servirėn njė publiku tė gjerė siē edhe ėshtė lexuesi nė kėtė rast. Nė novelat e Koliqit rėndom ngjarjet tregohen prej kėndit tė narratorit tė gjithėdijshėm pa pėrjashtuar infiltrimin e drejtpėrdrejt tė autorit narrator nė situata konkrete, i cili tė shumtėn ndihmon nė zgjidhjen e enigmės. Karakteristikė pėr kėtė autor ėshtė se nė veprėn e tij pėrgjithėsisht trajton njė laramani tematike, ku nuk mungon stili i gdhendur i rrėfimit, shprehja e pasur gjuhėsore, teknika e pėrsosur diskursive, pastaj jepen pamje konkrete tė njė ambienti i cili ngėrthente nė vete tipa konkret e abstrakt, real e tė imagjinuar. Nė novelat e Koliqit parakalojnė personazhe sikurse ai tek novela Kanga e re ku pėr protagonist kryesor e ka kėngėtarin emblematik Ton Laskun, pa tė cilin organizimi i ēfarėdo evenimenti, e ka tė garantuar dėshtimin, ngase pa zėrin e tij magjepsės ngjarjet gazmore nė qytet ishin shumė tė zbehta. Ton Lasku do ta ketė njė fund tė gėzuar, ngase ėshtė kėnga e tij e cila bėn qė ta ketė pranė tė dashurėn, pėr tė cilėn ēdo pėrpjekje tjetėr kishte dėshtuar. Nė novelėn Sa qofsh, pleqnofsh Koliqi derdhė tėrė fantazinė e tij prej njė njohėsi tė thellė tė gjithēkaje qė ishte shqiptare, pėr tė na dhėnė karaktere tipike tė Malėsisė sė Shkodrės, situata konkrete herė-herė tė dhembshme tė njė mentaliteti mbase arkaik me tė cilin karakterizoheshin malėsorėt shqiptarė. Mina e bija e Files dhe Sufės, mbetėt shtatzėnė pa dijeninė dhe pa dėshirėn e prindėrve dhe pėr njė mėkat tė tillė, ajo do tė pėsojė nė mėnyrėn mė tragjike, ajo vritet nga i ati, ngase me veprėn e saj tė turpshme kishte rėnė ndesh konvencave. Mirėpo tragjikja arrin kulmin e vet atėherė kur Hajdar Liti kėrkon gjakun e fėmijės i cili ishte flijuar ende pa dalė nė jetė. Pėr ta pleqnuar kėtė punė, autori ka krijuar tipin e Xhep Nelit, i cili pyetjes provokative tė plakut i cili pėrfaqėson Hajdar Litin e i cili thotė se; Pse e derdhe at miell? me mjeshtėrinė e njė pleqnari tė rryer Xhep Neli i pėrgjigjet Ēka kėrkoi mielli yt nė thes tem!, pėr ta marrė uratėn e kundėrshtarit tė tij; sa qofsh pleqnofsh!.
Mitikja nė novelėn e Koliqit
Sikurse tek njė numėr i konsiderueshėm i autorėve shqiptarė edhe tek Koliqi, bota mitike zė njė vend me rėndėsi nė krijimtarinė letrare tė tij. Nė novelat e tij bashkėjetojnė njerėzit e rėndomtė, zanat e shtojzovallet. Fuqinė ēudibėrėse tė zanave do ta provojė edhe Lulja, kėrcimtarja e Dukagjinit e cila falė zanave do ta fitojė vendin e parė nė garėn e cila ishte organizuar pas fitores sė Skėnderbeut kundėr turqve e nė tė cilėn garė merrnin pjesė edhe kėrcimtarja turkinė dhe shkinė. Ky gėrshetim i botės mitike mė atė reale ka si synim paraqitjen e botės shqiptare me tė gjitha ngjyrat e saj. Doket e zakonet shqiptare, fjala e dhėnė, besa, sikurse edhe pėr tė tjerė krijues kanė ngjallur kureshtjen edhe tė Koliqit. Kėto doke e zakone janė pasqyruar mjeshtėrisht nė novelėn Miku. Besa ka qenė kod i pashkelur nė malėsinė shqiptare nė veēanti, edhe protagonistėt e Koliqit e respektojnė kėtė normė tė shenjtė, thyerja e kėtij kodi ishte akt i ulėt moral, dhe meqė besa e dhėnė ishte e shenjtė, si e tillė ishte e respektuar tek malėsorėt shqiptarė. Ndėr tė tjera tematika qė trajton Koliqi nė krijimtarinė letrare tė tij pėrgjithėsisht, ėshtė edhe vėshtirėsia me tė cilėn ballafaqohet individi nė luftė kundėr kolektiviteti, pamundėsia e individit nė ndėrrimin e gjėrave tė cilat nė psiken e kolektiviteti ishin bėrė norma. Kėtė do ta provojė Diloca nė novelėn mė tė njėjtin titull ku pėr protagonist kryesor e ka vajzėn e cila ishte fejuar qė kur ishte nė djep. Fati apo fataliteti bėn qė vajza kur tė vije nė moshėn e martesės dashurohet nė njė tjetėr tė ri malėsor dhe martohet me tė. Kjo do tė ishte fatale pėr vajzėn e cila kishte thyer doket e Malėsisė dhe pėr kėtė do duhej ndėshkuar sipas zakoneve tė cilat mbretėronin nė Malėsi. Ajo humb dashurinė, ngase i dashuri i vritet, nė tė njėjtėn kohė ka humbur edhe familjen ngase ajo do t pėrfundojė nė jetimore. Krijimi i karaktereve tė tipit tė Dilocės, tregojnė se lufta e individit pėr tė ndryshuar apo pėr tė ndikuar nė jetėn kolektive ishte e pafuqishme, qoftė edhe nėse pėr njė ideal tė tillė do tė ishe nė gjendje tė flijoje mė sublimen. Detyrimisht duhet thėnė se, vlera e pakontestueshme qė ngėrthen nė vete vepra letrare e Koliqit, flet pėr njė euridit tė rrėfimit artistik, flet pėr njė mjeshtėr tė fjalės sė shkruar, pa tė cilin letėrsia shqipe do tė ishte shumė e zbehtė.
(autori ndjek studimet postdiplomike nė UP
Fakulteti i Filologjisė- dega Letėrsi Shqipe)
|
|