| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Shefer kerkon maturi nga politika kosovare: Ne cdo rast nevoje trupa shtese |
| Postuar mė datėn: 2007-11-30 11:22:29 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shefer paralajmeroi se NATO nuk do te toleroje asnje lloj dhune ne Kosove dhe se ne rast nevoje do te dergoje edhe trupa shtese. Misioni i NATO-s ne Kosove nuk do te lejoje dhunen dhe do te vazhdoje perkujdesjen per sigurine e te gjitha komuniteteve ne Kosove, tha sot Sekretari i Pergjithshem i Aleances Jap De Hop Shefer. Kjo eshte periudhe delikate per Kosoven. Dhuna nuk eshte opsion, ajo nuk sjell zgjidhje politike dhe ajo nuk do te tolerohet. KFOR-i do te bashkepunoje me policine e UNMIK-ut dhe SHPK-ne. Kushdo qe beson se dhuna mund te jete zgjidhje e ka gabim dhe dhuna nuk do te tolerohet tha Shefer.
Sekretari i Pergjithshem i NATO-s keshilloi madje qe procesi politik duhet te lejohet te vazhdoje rrjedhen e tij normale. NATO tha ai perkrah Treshen e Grupit te Kontaktit dhe do te vazhdoje me kete perkrahje deri ne fund. Ai tha se komandanti De Marniak do te kete gjithe mbeshtetjen e duhur politike nga selia e Aleances ne Bruksel, lidhur me vendimet qe do te marre per operimin e trupave ne Kosove.
Nderkohe, vete gjenerali De Marniak perseriti se KFOR-i nuk do te toleroje dhune. Sipas tij, ndryshimet e fundit ne kuader te trupave ne veri te Kosoves jane te rregullta dhe nuk behet fjale per diēka te jashtezakonshme. Nuk ka shtim te trupave ne veri te Kosoves. Dje eshte bere vetem nderrimi i kompanive, nderkaq batalioni gjerman i forcave rezerve eshte atje vetem ne ushtrim te zakonshem tha Marniak.
Aktualisht ne Kosove jane rreth 16 mije ushtare te NATO-s. Deri tani komandanti De Marniak gjithnje ka perseritur se keto forca mjaftojne per garantimin e mjedisit te qete dhe te sigurt. Ne kohen e vendimeve politike per statusin, disa nga vendet e Aleances kane filluar me paralajmerimet se mund te dergojne trupa shtese qe do te veprojne ne kuader te KFOR-it, ne rast nevoje.
balkanweb
30.11.2007 |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|