| » Opcionet për artikullin |
|
Ish ndėrmjetėsi ndėrkombėtar pėr statusin e Kosovės, diplomati austriak Albert Rohan, gjatė njė ligjėrate tė mbajtur mbrėmė nė Klubin Evropian ka akuzuar Qeverinė e Beogradit si fajtore pėr tė gjitha trazirat dhe problemet nė Kosovė. Beogradi po manipulon me serbėt, po financon ata, kurse qėllimi ėshtė krijimi i entitetit serb nė Kosovė, ka thėnė Rohan. Njė gjė duhet tė dihet : nuk ka kthim prapa nga pavarėsia e Kosovės, tha Rohan.
Rohan ka shprehur keqardhje qė plani i Ahtisaarit nuk ėshtė miratuar nė KS tė OKB-sė pėr shkak tė bllokadės politike tė Rusisė dhe ka shtuar se nėse serbėt vazhdojnė tė kenė edhe mė tej qėndrim refuzues, atėherė nuk do tė ketė mundėsi qė pjesa mė e madhe e planti tė Ahtisarit tė realizohet.
Begradi po manipulon me serbėt e Kosovės, thotė diplomati austriak, ish-ndėrmjetėsi i OKB-sė pėr statusin e Kosovės Albert Rohan. Beogradi qėndron prapa tė gjithave nė Kosovės, po financon serbėt e Kosovės me qėllim tė krijimit tė njė entiteti serb. Regjimi i Beogradit po akuzon me vulėn e tradhtarit tė gjithė ata serbė qė nuk janė kundėr pavarėsisė, tha Rohan.
Kėto deklarata Albert Rohan, ish zėvendės i tė dėrguarit tė posaēėm pėr statusin e Kosovės, i ka bėrė mbrėmė gjatė njė ligjėrate mbajtur nė Klubin Evropian.
Eksperti pėr Ballkanin gjatė fjalimit tė tij ka tėrhequr njė rezyme jo fort shpresėdhėnėse. Rohan tha se nuk e bėnte tė lumtur segregacioni etnik nė Kosovė, duke shtuar se Kosova ėshtė njė rast i veēantė dhe i pashembullt nė botė.
Duke folur pėr pėrvojėn qė kishte mbledhur gjatė pėrpilimit tė planit Ahtisaari, Rohan tha se shumetniciteti nė Kosovė pėr fat tė keq nuk ka njė perspektivė integruese. Nė rastin mė tė mirė shqiptarėt dhe serbėt do tė jetojnė pranė njėri tjetrit, por jo me njėri tjetrin. Rohan ka akuzuar pėr kėtė si fajtor histerinė nacionaliste serbe, e cila nga Kosova ka krijuar njė mit artificial.
Ai ka lavdėruar qėndrimin e shqiptarėve, i cili ka qenė shumė i arsyeshėm qė nga shpallja e pavarėsisė. Rohan ka shprehur keqardhje qė pėr shkak tė bllokadės politike tė Rusisė plani i Ahtisaarit nuk ėshtė miratuar nė KS tė OKB-sė dhe ka shtuar se nėse serbėt vazhdojnė tė kenė edhe mė tej qėndrim kundėrshtues, pjesa mė e madhe e planti tė Ahtisarit nuk ka se si, dhe, nuk mund tė realizohet.
Ndėrkaq, njė ndarje e veriut nga radikalėt serbė do tė shkaktonte nė Kosovė njė shpėrngulje masive tė serbėve nga pjesa tjetėr e saj. Rohan ka thėnė se edhe Kisha Ortodokse Serbe ėshtė e pėrēarė nė Kosovė. Disa udhėheqės fetarė, siē ėshtė peshkopi Artemije, Rohan i ka cilėsuar si militantė tė nacionalizmit serb.
Islami nė Kosovė nuk paraqet kurrė farė rreziku, kurse Kisha ortodokse pėrkundrazi ėshtė duke luajtur njė rol shumė negativ.
Sa iu pėrket zgjedhjeve parlamentare tė 11 majit nė Serbi, ai tha se ato do tė jenė vendimtare. Serbia duhet tė zgjedhė nėse dėshiron tė anėtarėsohet nė BE, apo tė orientohet drejt lindjes.
Kundėrshtimi i Rusisė nuk ėshtė gjest i miqėsisė historike pėr Serbinė, pėrkundrazi. Njė gjė duhet tė dihet : nuk ka kthim prapa nga pavarėsia e Kosovės.
E tėra ēfarė serbėt dhe rusėt mund tė bėjnė ėshtė provokimi i konflikteve siē janė ndarja dhe shpėrngulja e serbėve nga jugu i Kosovės /APA / pėrgatiti: Fadil Gashi/
RTK
8.04.2008 |
|