| » Opcionet për artikullin |
|
Tregim
Naum PRIFTI
Dada me tė bijėn kishin zbritur qysh nė mėngjes tek Ara e Lisit tė prashitnin misrin. Tashti skishte mė lisa rreth arės; ata i kishte prerė Baca, se hija e tyre nuk e linte misrin tė rritej lirshėm, po megjithatė ara vazhdonte ta ruante emrin e parė. Nė tokėn e kuqe argjilore shati mezi hynte dhe Dada mendoi se po tė kishin ardhur dy-tri ditė pėrpara, do ta kishin mė lehtė se toka ishte e butė, mirėpo nė prag tė kushtrimit qenė zėnė me punė mė tė rėndėsishme. Sa e sertė kjo toka e kuqe, kurrė nuk i gjendet masa. Porsa bie pak shi, bėhet baltė e kuqe, veshtullore, ngjitėse si zamkė, sa sguxon tė hysh nė arė se tė mbeten opingat nė tė. Kur pushon shiu dhe dielli e ngroh pėr disa ditė, thahet shpejt duke zėnė kore tė fortė e tė ashpėr, sa mezi thėrmohet. Do tė na mundojė kėsaj here, se kemi ardhur vonė.
Dada e la shatin dhe duke vėnė dorėn prapa, u mundua tė drejtonte kurrizin. Ndjeu se i dhimbte. Nė rreshtin tjetėr krahas saj punonte Sermaja, e bija. Ajo ishte mė e fuqishme ndaj e kishte lėnė prapa. Me shaminė ulur mbi ballė pėr tu mbrojtur nga rrezet e diellit, ashtu si gjithė nuset e vajzat qė e ruanin bardhėsinė e gushės dhe tė faqeve, si tipar tė bukurisė femėrore, punonte nė heshtje. Sermaja e ngrinte shatin ritmikisht dhe e godiste tokėn me ngulm, aq sa kishe pėrshtypjen se veē asaj pune nuk i interesonte asgjė tjetėr. Mirėpo pikėrisht sepse punonte e pėrqendruar, pa hapur asnjė bisedė, e ėma dyshoi se e kishte njė shkak. Mos vallė e ka mendjen te ndonjė nga djemtė qė u nisėn sot nė luftė? Ajo i thirri sė bijės.
- Mjaft Serma, eja tė hamė pak bukė!
E bija la shatin dhe u drejtua. Vėshtrimi i saj u drejtua nga shkrepat e maleve, ku kishin shkuar meshkujt e fshatit pas kushtrimit.
- A tė dhemb mesi? e pyeti e ėma.
- Besa boll, - u pėrgjigj Sermaja, - ndaj mė vjen mė lehtė tė rri kėrrusur, sesa nė kėmbė.
Sermaja fshiu djersėt. Xhubleta i qe ndragur me pluhur tė kuq, aq sa fundi dukej si i bronztė.
- Dadė, shih si mė ėshtė lerosur xhubleta
- Ani, - ia ktheu ajo, - sido qė tė jetė, ska kush e sheh.
E bija u shkuq dhe ktheu kokėn mėnjanė. A thua ta dijė dhe Dada? dyshoi vajza. Mos vallė ia hodhi fjalėn pėr Elezin?
Njė natė mė parė u dha kushtrimi me tė shtėna armėsh, goditje tupani, zjarre e thirrje. Qielli dhe toka gjėmonin dridhshėm. Burrat nxorėn armėt dhe fishekėt duke mbushur gjerdanėt, silahet dhe trastat, ndėrsa gratė pėrgatitnin ushqimin qė do tė merrnin ata me vete. Njė bandė e armatosur po dyndej nga shteti fqinj drejt krahinės sė tyre pėr tu rrėmbyer gjėnė e gjallė, tokat dhe lirinė. Sdihej kė kishin tė parė, sdihej nėse i komandonte mbreti vetė a ndonjė gjeneral, po kolonat e tyre po u afroheshin ēdo ditė e mė tepėr bjeshkėve tė Tropojės. Nga Selimajt u nis Vuku, i ati i Sermasė, axha Adem, gjyshi, baca Hasan dhe vėllai katėrmbėdhjetė vjeēar, Idrizi.
Kushtrimi nė shtatė e nė shtatėdhjetė, e kishte ngritur krahinėn nė kėmbė dhe nata u mbush me thirrje, ecejake e lėvizje, krisma daullesh. Nė agim luftėtarėt qenė nisur tė luftonin, kėsaj here jo pushkė e shtėpi, por gjithė meshkujt nga shtatė vjet deri shtatėdhjet, sikurse e vendosi kuvendi i mbledhur nė Logun e Brinit, duke e gjykuar rrezikun tepėr tė madh. Pas ikjes sė meshkujve zhurma mehu dhe nė mėngjes krahina dremiste e qetė nėn ngrohtėsinė e diellit tė qershorit, e lodhur nga njė natė pa gjumė.
Meshkujt nė luftė, femrat nė punė. Gjithsecili duhej tė kryente detyrėn e vet. Rregulli buronte nga lashtėsia e shekujve, nga pėrpjekjet dhe luftėrat e vazhdueshme. Sermaja, vajzė e re, se kishte parė ndonjėherė fshatin tė zbrazur, tė tjetėrsuar, pa djem, pa burra, pa hijen e rėndė tė meshkujve. Kur ngjau kushtrimi i fundit para shtatė a tetė vjetėsh, ajo ishte ende e vogėl. Mbante mend se u gėzua, mbasi hynte lirisht nė dhomėn e mirė tė kullės, aty ku rrinin burrat dhe askush si fliste tė mos bėnte zhurmė a tė mos kėndonte. Pėr fat, gjithė njerėzit e tė afėrmit e saj qenė kthyer gjallė, tė gėzuar, fitimtarė.
Kėsaj here kushtrimin po e ndiente ndryshe. Krejt ndryshe. Sepse papritur e kishte humbur lumtėrinė e brendshme, tė fshehtėn tronditėse qė se dinte askush veē saj. Vėshtrimit tė tij i druhej e i pėrvidhej ngaqė nuk mund ta pėrballonte pa tradhėtuar ndjenjat qė i vlonin pėrbrenda, megjithėse uronte ta takonte sa mė shpesh. Elezi i dilte pėrpara gjoja rastėsisht, sa pėr ta pėrshėndetur, po ajo e dinte se ai gjuante lėvizjet dhe kahjet e saj sė largu. Vėshtrimi i syve tė tij, edhe pse e shigjetonte, ishte aq pėrkėdhelės e admirues, sa si bėnin kėmbėt tė ikte. Sa hije i kishte xhamadani i kuq, qėndisur me gajtanė tė verdhė e me anė tė zeza, sa i shkonin xhidikėt e bardhė si qumėshti, atij trupi tė hajthėm! Qeleshja e bardhė, si borė bjeshke, qėndronte sipėr flokėve tė zez, pak mėnjanė, e hedhur prapa, sikur do tė binte nga ēasti nė ēast. Tani rrugėt e fshatit qenė thuajse bosh e Sermasė si rrihte mė zemra prapa kthesave se mos kushedi ndeshej me tė. Thonė se ata qė duhen, takohen shpesh. Ua sjell rasti. Oh, sigurisht, kur shkon shpesh herė asaj rruge, ku e di se do tė kalojė ajo, kur kėmbėt tė shpien vetė afėr shtėpisė, kur syri pėrgjon nė largėsi e zemra jep sinjale, si tė mos i besosh rastėsisė? Ku mund tė ishte vallė tani Elez Bunari?
Ajo soditi pėrhedhjen e maleve nė horizont me vizatimin e pėrthyer qė krijonin kreshtat. Tej nė shkrepat mė tė lartė, atje ku ata grisnin qiellin dhe retė, tani po ngjitej Elezi. E mori me mend se pleqtė ēapiteshin me zor, djersitnin e ofshanin, ndėrsa ai kapėrcente gur mė gur si kaproll, me faqet prush tė kuqe e me zemrėn qė i hidhej prej gėzimit qė po shkonte nė luftė, qė ta shihnin tė gjithė djalin trim nga dera e Bunarėve. Mė raftė njė pikė e mė lėntė nė vend! mallkoi veten Sermaja, kur u kujtua se ēpo mendonte. Por unė e shituemja si spo mendoj pėr tim vėlla, pėr tim atė, pėr gjyshin e axhėn, po pėr atė qė se kam kurrgjė? E ndjeu veten fajtore kundrejt tyre. Babėn, gjyshin, axhėn Adem dhe Idrizin e vogėl i pėrcolli deri te gardhi i kullės. Ajo deshi ta pėrqafonte e ta puthte Idrizin, por ai duke dashur tė tregohej i burrėruar, qėndroi serioz duke i dhėnė sė motrės vetėm dorėn. U mundua tė parafytyronte se si ishte ndarė ai me njerėzit e familjes, kush e kishte pėrcjellė? I dukej sikur skenėn e ndarjes e kishte kundruar nga afėr, e padukshme. Po sikur Elezi tė plagosej nė luftė, po sikur tė vritej e tė mos kthehej mė? U trondit nga mendimi qė i shkoi nėpėr mend dhe padashur mėrmėriti: Jo, kurrė!.
- The gjė? e pyeti e ėma.
- Jo, kurrgjė, - u shfajėsua Sermaja.
Nėna i kėrkoi sytė, pėr tė hetuar shqetėsimet e brendshme.
- Edhe ti andej e ke mendjen
Zot, mos qoftė e thėnė!
Sermaja kafshoi cepin e buzės, se po mendonte pėr tjetėr kėnd. Nėna i shtriu njė bucelė prej druri, faqja e jashtme e sė cilės ishte e njomė dhe e ftohtė. Ujėt me aromė tė lehtė dėllinje e kėndelli. Sermaja piu me etje dhe i erdhi mirė kur disa currila i shkanė nėpėr gushė e nėpėr gjoks. Ndjeu njė gudulisje freskuese. Mendja i shkoi sėrish tek Elezi i Bunarėve. Tanimė mund tė kthehej fare e qetė nė shtėpi, ose mund tė delte nė rrugicat e fshatit pa atė shqetėsimin e pėrhershėm. Askush skishte pėr tia prerė rrugėn. Sa mospėrfillėse dhe sa kryelartė tregohej me tė! Kur e haste pėrpara rastėsisht, ajo shihte me frikė anash, gati tė ikte me vrap dhe kur se takonte pėr dy-tri ditė, mėrzitej, pezmatohej, nervozohej pa shkak.
- Dadė, a do kthehen shpejt burrat?
- Pasi tė mbarojė pėrpjekja nė bjeshkė, - tha Dada.
Askush nuk mund ta dinte sa do tė vazhdonte lufta. Ato ishin mėsuar tu shėrbenin meshkujve, tė urdhėroheshin prej tyre dhe kjo u dukej fare e natyrshme. Qėkurse ishin vajza tė vogla e derisa bėheshin nuse, vjehėrra e gjyshe, jeta e tyre kushtėzohej nga norma morale tė trashėguara qė nga motet e lashtė. Tani qė burrat mungonin, e ndienin veten tė lira, pa ditur ēta bėnin atė liri. Rregulli i pėrditshėm i jetės pėsonte ndryshime tė mėdha gjatė kushtrimeve. Nė drekė Dada nuk shkoi nė shtėpi pėr tė gatuar gjellė se burrat sqenė, kurse gratė mund tė hanin diēka, sa pėr tė kaluar vaktin.
Dada i tha Sermasė se nė darkė do tė mblidheshin te Selvije Agolli, njė vejushė sė cilės i qe vrarė burri nė luftė para disa vitesh. Atje, duke thurur ēorape e duke tjerrė lesh, do tė bisedonin si tė ndihmonin burrat e kush do tė shkonte tu shpinte ushqime.
Sikur tė mė caktojnė mua, iu ngjall Sermasė njė shpresė.
- Dadė, vetėm gratė shkojnė pėr ndihma? pyeti me kėrshėri.
- Po kjo dihet
gratė. Si do venė vajzat nė mal, dy e tri ditė larg?
Sermaja mendoi tė thurte ndonjė palė ēorape e tia dėrgonte Elezit, ose tia ruante kur tė kthehej. Atėherė ai do ta kuptonte se veē pėr tė kishte menduar. Njė palė pėr atė, njė palė pėr vėllanė, Idrizin, qė tė mos kuptojė kush, e stisi planin dhe u kėnaq nga kjo dinakėri naļve qė i shkoi nėpėr mend.
Kėrcejtė e fasuleve pėrdredhur rreth misėrishtave ishin mbushur me lule tė kaltra e tė bardha. Nė ajėr ndihej zukatja e pandėrprerė e bletėve. Ato qėndronin mbi petalet e bardha tė luleve duke mbledhur me thimthin e tyre nektar dhe polen pėr hojet. Sermaja kishte dėgjuar se kur endin groshėt, bletėt nisin tė roitin duke krijuar familje tė reja. Njė ditė edhe Sermaja do tė dilte nga shtėpia, e shoqėruar nga dasmorėt, pėr tė krijuar njė familje tė re. Po me kė, vallė? Nuk e dinte. Nuk mund ta dinte. Ajo ēėshtje u takonte tėrėsisht prindėrve, sidomos gjyshit dhe tė atit. Dhe i ati ndoshta e kishte dhėnė diku fjalėn, qėkurse tregohej aq i qetė. Kurse Elezi e donte dhe ia kishte thėnė hapur se qe gati ta rrėmbente dhe tė shkonte diku tok me tė, ndėrsa ajo nuk donte ti linte me turp prindėrit e saj para gjindjes. Dasmat shoqėroheshin me krisma armėsh, sapo nusja delte nga shtėpia e saj e derisa hynte nė kullėn e dhėndėrrit. Po qe se rrėmbehej, krismat e armėve mungonin atė ditė, por ato do tė vinin mė vonė, tė kobshme, mizore, duke rrėmbyer jeta njerėzish.
Ku ishte, vallė tani Elezi? A kishin arritur nė vendin e luftimit, apo qenė larg? Sermaja do tė kishte dashur tė ndodhej pranė atyre qė luftonin kundėr armiqve.
- Dadė, po ne pse svemi tė luftojmė?
Nė ballin e Dadės rrudhat u dendėsuan. Nga sa dukej, kėtė pyetje sia kishte drejtuar kurrė vetes. Si pėr gjithė gratė e moshės sė saj, gjithēka qė kishte hyrė nė jetėn e tyre si normė, ishte domosdo edhe e drejtė.
- Po fėmijėt kush do ti mbajė, kush do ti rritė e kush do ti ushqejė? Pleqve e tė sėmurėve kush do tu shėrbejė, gjėnė e gjallė kush do ta matarojė e tokėn kush do ta punojė? A e mendon ēka flet? Nė ardhtė armiku afėr, atėherė edhe ne sdo rrimė pa luftuar.
Sermasė iu duk se meshkujt luftonin atje nė kufi tė mbronin jetėn e grave, tė vajzave e tė fėmijėve, qė tė punonin si zakonisht dhe portat e kullave tė hapeshin vetėm pėr miqtė. Pastaj, kur tė ktheheshin prej andej fitimtarė, do tė rrėfenin ngjarjet e luftės e do tė kėndonin kėngė trimėrie. Edhe Elezin do ta pėrmendnin, skishte si tė ndodhte ndryshe.
Pasdite Kuqaloshen e kapi zegali, u shkėput nga kullota dhe duke vrapuar me bishtin pėrpjetė e duke pallur, u sul drejt shtėpisė. Viēi qe zgjidhur e do ta pinte gjithė qumėshtin. Dada e la shatin dhe vrapoi nė shtėpi, me shpresė qė ta ndante viēin me kohė. Sermaja punoi edhe njė copė herė. Pasdite vonė mori rrugėn e shtėpisė. Po kthehej e vetme nė njė rrugicė tė mbushur me murriza, kumbulla, trėndafila tė egėr e kullumbri. Lulet e kuqėrreme tė trėndafilave e kishin mbushur tokėn me forma gjithėfarėsojesh, si njė mozaik i dhuruar nga nėna natyrė. Ajo ecte ngadalė, e pėrhumbur nė kujtime. Dy zogj u ngritėn nga njė ferrė dhe duke ndjekur njėri-tjetrin humbėn nė njė grunajė. Sermasė iu kujtua sėrish Elezi.
Ndiente njėfarė keqardhje qė ishte sjellė e egėr, mospėrfillėse e fodulle me tė. Ja, te kjo rrugicė ai e kishte ndaluar pėr herė tė parė, duke i dalė me vrull pėrpara, gati pa frymė ndėrsa sytė i shndritnin. Pastaj hovi i qe prerė, pa ditur ētė thoshte e nga tia niste. Frazat e bukura qė kishte pėrgatitur, i ngelėn nė grykė. U ngatėrrua e nisi tė belbėzonte. Sermaja nuk mundi ta mbante tė qeshurėn dhe gazi i vajzės e turbulloi edhe mė shumė djalin. Iku i turpėruar, pa arritur ti zbazte thesaret e fjalėve tė zemrės.
Herėn e dytė ishte mė i qetė dhe mundi tė shpjegohej mė mirė. I tha se e dashuronte aq shumė, sa ajo se merrte me mend dhe ai ose merrte pėr grua atė, ose sdo martohej kurrė. Deri atėherė Sermaja kishte provuar vetėm dashurinė e prindėrve, njė dashuri e qetė, qė tė ledhatonte shpirtin e tė ngazėllente me ngrohtėsinė e saj, ndėrsa dashuria e atij djali mbushur plot shqetėsime e frikė, e trondiste sa ia nxirrte gjumin natėn. Nuk mund tė mos mendonte pėr tė. Tani po e ndiente mungesėn e tij. Pse qe treguar aq mospėrfillėse pėr takimet qė kėrkonte ai me ngulm? Njė herė, vetėm njėherė mund ti kishte shkuar nė takim. Mirėpo, sapo ai i lutej, i binin ndėr mend njėqind arsye pėr tė mos vajtur. Kėrshėria e shtynte, druajtja e mbante, mosha e nxiste, frika e pengonte, ndjenjat e ngacmonin ti hidhte vėshtrime shpresėdhėnėse, arsyeja tė tregohej e matur. Mbrohej duke thėnė: Kam frikė se mė sheh tata e ma pret kokėn. Dada smė lė tė dal pa Idrizin.Tė gjitha kishin mbetur larg e i pėrkitnin sė kaluarės. Tani burrat luftonin e gratė vazhdonin punėt e tyre tė pėrditshme.
Nėpėr degėt dhe fletėt e gėshtenjave vareshin vathėt e gjatė me vezullime ngjyrė okre. Tė dukej se gėshtenja sishte pemė, por lule vigane me vile tė arta.Sermasė iu duk sikur ndieu njė fėshfėritje tė lehtė dhe pastaj njė zė qė pėshpėriste emrin e saj. E kush mund ta thėrriste? Sigurisht i kishin bėrė veshėt. Ajo vazhdoi tė ecte.
- A nuk mund tė ndalesh sa tė mė dėgjosh dy fjalė?!
Ai i doli ballė pėr ballė dhe qėndroi duke vėnė kėmbėn mbi njė gur e dorėn te beli. Qeleshja, si njė copė borė e bardhė, qėndronte mbi flokėt e dendur. Xhidikėt e bardhė qumėsht dhe jeleku i qėndisur me gajtanė tė verdhė, praronin shtatin e tij.
- Uh, sa mė trembe! tha Sermaja duke e shikuar me inat e duke vėnė dorėn mbi gjoks. Nga dole ti kėtu?
- Kam gjithė ditėn qė po tė ruaj. Prita sa u largua Dada dhe erdha. Ai merrte frymė me shpejtėsi.
- Paske vrapuar
- e ironizoi vajza.
- Besa, boll, smė pritej sa tė mbėrrija
Kur bisedonte me tė, ajo ishte mė e shkujdesur, mė gjakftohtė. Ndėrsa djalit i duheshin pėrpjekje pėr tė hedhur i pari hapin e afrimit, asaj i dukej e natyrshme tė tregohej e painteresuar. Dhe atė mund ta bėnte me lehtėsi, si ēdo vajzė nė moshėn e saj.
Ēdo tipar nė fytyrėn e djalit shprehte gėzimin qė ndiente nga ky takim. Kaq i bukur Sermasė nuk i qe dukur kurrė dhe kaq afėr e me kaq shkujdesje se kishte parė ndonjėherė.
- Po ti
- nisi tė fliste vajza dhe pastaj heshti.
Elezi u bė kureshtar tė dinte ēdonte ti thoshte, ndaj e nxiti ta mbaronte frazėn.
- Po ti, a sishe mbrėmė nė fshat?
- Isha.
Balli i saj u zhubros lehtė kur dėgjoi kėtė pėrgjigje.
- A nuk i dėgjove armėt dhe tupanin?
- Si jo. Kanė gjėmuar gjithė natėn, sa rrezik ti kenė dėgjuar dhe tė vdekurit, jo mė tė gjallėt.
Sermaja ndjeu vėshtrimin e tij tė ngrohtė tė mbėshtillte kurmin e saj. Ajo u prapėsua gjysmė hapi dhe mė sė fundi nxori nga goja pyetjen qė e mundonte:
- Si nuk u nise me tė tjerėt? Apo tė lanė vetė?
Elezi tundi kokėn nė shenjė mohimi.
- Serma, nė daē ta dish, po ta them drejt, se ty sjam i zoti tė tė fsheh asgjė dhe sdua tė tė gjėnjej. Unė ndenja vetė. U thashė se isha sėmurė
- Sėmurė? e pyeti ajo me sinqeritet e me shqetėsim, e gatshme po tė ishte e mundur tia merrte sėmundjen dhe tė vuante vetė nė vend tė tij.
- Po, sėmurė, nga dashuria pėr ty, - shtoi pas pak Elezi, me guxim e vendosmėri krejt ndryshe nga herėt e tjera, kur mezi belbėzonte.
Vajza e mori veten menjėherė dhe mospėrfillja e saj u rrit dukshėm. Dhimbja qė e kishte tradhėtuar pėr pak kohė, kishte qenė tjetėr lloj.
- Oh, ēka flet
- ajo filloi ta ironizonte e tė tregohej e shkujdesur. Pse, a tė thashė unė mos u nis, apo shtiru sėmurė?
Ai nuk iu pėrgjegj pyetjes, por vazhdoi nxituar:
- Serma, pse hiqesh sikur skupton, pse mė lė tė vuaj? Ka kaq kohė qė po mė sjell vėrdallė pa pranuar tė takohemi, me arsye tė kota, jo ma pret kokėn tata, jo na sheh axha, jo mė ndjek vėllai. Sonte, pėr fat, asnjė prej tyre nuk ndodhet kėtu dhe rast mė tė mirė se ky skemi pėr tė gjetur kurrė.
- Mos e thuaj atė fjalė, se spo e nderon veten dhe fisin, o djali i Bunarėve!
- Nuk i beson kėto qė po tė them?
- Nuk i besoj, - tha ajo me qėllim.
- Nuk e beson se pranova tė gėnjeja vetėm nga dashuria qė ndiej pėr ty?
Sermaja lidhi cepat e shamisė e mbėshtolli tufėn e flokėve.
- Vėrtet, a pėr mua nuk ike me ta?! i erdhi turp tė pėrdorte fjalėn dashuri, po gjithsesi ajo kuptohej.
- Pse, a ta merr mendja se i frikėsohem luftės? Mė duket sikur pa zemėr jetoj, kurse pa ty jo
Sermaja e ndieu sedrėn tė pėrkėdhelur e gati sa nuk eci drejt tij ti hidhej nė qafė. Vėrtet ky djalė e donte shumė, qėkurse kishte bėrė diēka tė padėgjuar, i qe shmangur kushtrimit vetėm tė takohej me tė. Shikoi fundin e xhubletės sė pahitur me pluhur dheu tė kuq, iu kujtua biseda me Dadėn. Vėllai kishte shkuar nė luftė, axha po ashtu, edhe gjyshi plak qė vuante nga gulēi dhe mezi ecte. Ata tė gjithė kishin zėnė nga njė shteg, pėr tė mos e lėnė armikun tė kalonte.
- A tė vij sonte? ngulmoi djali.
Vajza nuk iu pėrgjegj.
- Lėre shtegun hapur, - e luti ai, - dhe dil kur tė fėrshėllej si zog.
- Shtegun e ke lėnė hapur ti, o djalė! e qortoi ajo.
Ai se kuptoi ku rrihnin fjalėt e saj dhe gati me tė lutur e pėrsėriti pyetjen. Sytė i digjeshin si prej etheve dhe fytyra i qe zbrumur sikur do tė qante.
- Serma, a tė vij sonte? Thuaj, po a jo, vetėm njė fjalė. Vetėm sonte!
- Eja
- i tha ajo kokėvaruar dhe atij i gufoi zemra prej gėzimit tė takimit. Eja, po mos harro tė marrėsh me vete dhe njė furkė.
- Furkė?! u habit Elezi.
- Furkė ose shtiza, se ne vajzat e gratė, kur ikin burrat nė luftė, mblidhemi mbrėmjeve e punojmė
Djali lėvizi kokėn vrullshėm sa qeleshja fluturoi tej. Asgjė sdo ta kishte lėnduar mė shumė se ato fjalė. Njė e zbehtė e ftohtė i kaloi nėpėr fytyrė e trup. Pastaj u pėrskuq sa i dolėn lot nga sytė, pa mundur tė thoshte asnjė fjalė. Si e kishte ulur veten deri nė atė shkallė, sa njė vajzė ti kujtonte se ēduhej tė kishte bėrė kur u dha kushtrimi? Pėr njė ēast ngriu nė vend si i goditur nė kokė. Sermaja e pa qė skishte fuqi tė bėnte asnjė lėvizje. Kaluan vetėm pak ēaste e vajza spo e shihte mė me atė vėshtrimin tallės. Elezi u pėrkul, mori qeleshen, e ngjeshi nė kokė dhe i ra gjurit me dorė. Sytė e tij thoshin: Mirė ma bėre! E doja kėtė shpėrblim
U kthye vrullshėm dhe u largua me hapa tė shpejtė.
Ajo e ndoqi me sy gjersa jeleku i kuq humbi tej shtegut pėrpjetė, andej nga ishin malet me ata shkrepa qė u rrinė rojė qiellit dhe tokės. Shumė u kthyen, ndėrsa ai jo. U vra duke luftuar. Dhe vajzės i mbeti pėrjetė nė kujtesė Elezi i Bunarėve duke vrapuar shtegut pėrpjetė. |
|