| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » AMATORĖT E POLITIKĖS KOSOVARE |
| Postuar mė datėn: 2007-03-10 16:37:43 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nga Reshat Sahitaj
Nė Kosovė asnjė Lėvizje, asnjė Parti politike e asnjė grup ekstremistėsh, qoftė politik apo religjioz mos tė mendojė se me anė tė dhunės dhe pėrdorimit tė forcės arrin tė bėjė ndryshime nė pushtet. Me kėtė nuk duhet tė nėnkuptojmė se ne nuk kemi tė drejtė tė protestojmė pėr tė drejtat tona. Nuk duhet tė nėnkuptojmė se nuk kemi tė drejtė tė kėrkojmė tė burgoset ndonjė ministėr i korruptuar, ndonjė deputet, ndonjė kryetar i komunės, ndonjė keqpėrdorues i tenderėve, sepse askush nuk guxon tė jetė mbi ligjin.
Qė nga vitit 1990 e kėtej, skena politike kosovare pa heshtur asnjė ditė e ka manipuluar opinionin publik mbi pavarėsinė e shpejtė tė Kosovės. Ka qenė dhe ende ėshtė e pamundur tė fillojė garėn politike pa dhėnė premtime se Kosova sė shpejti do ta fitojė pavarėsinė. Pavarėsia e Kosovės ėshtė ėndėrr shekullore e popullit tonė dhe njėherit ushqim shpirtėror, pa tė cilėn asnjė personalitet politik nuk do tė arrijė ta shtrijė pushtetin mbi ketė vend.
Pėr kėtė, personalitetet politike janė tė vetėdijshme, andaj tė frikėsuar nė humbjen totale tė besimit, qė ua ka dhėnė populli gjatė zgjedhjeve, kėta nė paraqitjet e tyre nė media nuk ngurrojnė ta sigurojnė popullin se pavarėsinė veē sa nuk e kemi marrė. Madje qė nga shtatori i vitit tė kaluar liderėt tanė si njėsi matėse tė pavarėsisė i merrnin ditėt, kurse Kryeministri i Kosovės nė fjalimin e tij javor e pasuroi fjalorin e shqipes duke e shpikur centimetrin si njėsi matėse tė pavarėsisė. Klanet farefisnore si tė fiseve afrikane Ulu.
Me politikėn e politikanėve kosovarė asgjė nuk ėshtė pėr tu habitur
Arsyet janė tė shumta, por mė evidente ėshtė fakti se shumica e liderėve tanė janė futur nė politik pėrmes kanaleve farefisnore dhe ushtrojnė pushtet klanor. Secila parti politike nė gjirin e vetė ka nga dhjetė e mė shumė shefa e qė secili prej tyre pas tij ka mbledhur edhe dhjetėra tė tjerė naivė e tė dėgjueshėm pėr ta pėrforcuar pozitėn e tij dhe njėherėsh klanin e tyre farefisnor. Nuk ėshtė e rastit kur njerėzit deri dje anonimė, tani na dalin si autoritete publike pa tė cilėt nuk guxon tė fillojnė lajmet qendrore televizive e as tė shkruhet nė gazeta ditore. Secili ministėr nė kabinetin e tij ka afruar rreth vetes kėshilltarė politikė, qė ende nuk i kanė mbushur as njėzetė e pesė vjet, ose dashnoret e tyre, qė nė fakt tė parėt janė vu nė ato poste qė tė mos ketė kush ti kundėrshtojė, kurse tė dytėt janė stolisje tė kabineteve dhe njėherėsh pėr shėrbime personale.
|
|
Bukuroshet dhe kėngėtaret zėdhėnėse tė shefave
Nuk ekziston asnjė shtet nė botėn demokratike qė shefi i partisė, ministri ose kryetari kėshilltarėt ti ketė tė moshės njėzetvjeēare e pak mė shumė. Nė asnjė vend tė botės kryetari i njė partie apo ministėr pėr zėdhėnėse nuk e merr kėngėtaren ose bukuroshen qė zgjidhen mis tė vendit. Njė gjė e tillė nuk ka ekzistuar as nė Greqinė antike, as nė Perandorinė Romake, madje nuk e ka bėrė as Millosheviqi. Ėshtė e vėrtetė se ata bukuroshet i kanė shfrytėzuar pėr gjėra tjera, por asnjėri ato nuk i ka bėrė personalitete. Nė Greqinė antike, nė perandoritė tjera tė mėvonshme dhe aktualisht nė tėrė Evropėn dhe nė Amerikė, kėshilltarėt politikė janė njerėz tė cilėt kanė aftėsi profesionale dhe nė bazė tė kėtyre ekspertėve ndėrtohet strategjia politike e shtetit. Nė kėtė kontekst do e ilustroj me njė shembull konkret tė Partisė Demokristiane nė njė shtet evropian, i cili si babė shpirtėror (apo siē thuhet ne Kosovė mentor) e ka pasur Alain De Brauweur, njė burrė i moshuar pa tė cilin nuk zhvillohet asnjė kontakt e as njė vendim i rėndėsishėm. Nuk ekziston mundėsia tė jetė kėshilltar politik i ministrit as bukuroshja e as studentėt qė kanė kryer kurse politike tremujorėsh nė ndonjė vend evropian apo amerikan apo qė nuk kanė kryer asgjė. Kjo ngjan vetėm nė Kosovė! Nė Kosovė absurdi nuk ka kufi, sepse nuk ka as pėrgjegjėsi morale e aq mė pak ligjore. Nė Kosovė ėshtė koha e topitjes sė vetėdijes kombėtare dhe ngritja e jo vlerave. Ėshtė lehtė tė jesh mbret me njė sy kur tjerėt janė tė verbėr nė dy sytė. Nė kėto rrethana qė mbėshtillet politika kosovare, ku secili lufton pėr pushtet, qė nėnkuptohet pėr pėrfitime pėrrallore personale e jo pėr ato shoqėrore, edhe diplomacia ndėrkombėtare e ka tė vėshtirė ti vijė nė ndihmė pavarėsisė sė plot dhe imediate tė Kosovės.
Nė NATO divergjenca pėr Kosovėn
Diplomacia evroamerikane, duke e vėrejtur mos pėrgjegjėsinė dhe jo seriozitetin e liderėve tanė, e kanė shumė tė vėshtirė qė tė njohin pavarėsinė e plot tė Kosovės. Ata mund ta mbrojnė faktin dhe mund tė na japin aq sa ne kėrkojmė, e ne nuk kėrkojmė asgjė. Ne vetėm aprovojmė dokumentet e pėrgatitura nga Beogradi, por tė moderuara nga diplomacia angleze, amerikane dhe franceze tė cilat aktualisht dirigjojnė politikėn globale botėrore. Tė analizohen deklaratat politike tė liderėve tė huaj dhe ato kosovare vetėm gjatė ditėve tė fundit do tė shohim se amerikanėt, francezėt, anglezėt dhe belgėt janė mė radikal se sa liderėt tanė. Kondoliza Rajs fuqishėm e ngrit zėrin se statusi i Kosovės duhet tė jetė i qartė, nėnsekretari amerikan i Shtetit, Nikolas Bėrns, deklaron se populli i Kosovės mjaft ka pritur 8 vjet, Marti Ahtisari nė takimin e tij nė Vjenė, (qė u mbajt me dyer tė mbyllura kah fundi i janarit), ku morėn pjesė Rusia dhe shtetet Perėndimore, aspak nuk e ka fshehur se Kosova shkon drejt pavarėsisė sė kushtėzuar. Bazuar nė agjencinė britanike Reuters nė takimin e 26 janarit ėshtė diskutuar qė Kosovės do ti lejohet qė vete tė bėjė kandidaturėn nė OKB, Fondin Monetar, apo ne Bankėn Botėrore, ndėrsa ne planin financiar Kosova duhet tė paguajė borxhet qė i takojnė nga ish-Jugosllavia.
Nė NATO, shtetet Perėndimore pėr planin tepėr kompleks tė Ahtisarit kanė pasur divergjenca, ku ministri francez i Punėve tė Jashtme, Philippe Douste Blazy, ka deklaruar: Ėshtė njė bazė realiste e diskutimit pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, por ka shtuar Kujdes, Franca kėrkon nga partnerėt evropianė qė tė garantohen tė drejtat e minoritetit serb nė Kosovė, ka insistuar duke thėnė qė tė pritet edhe pak kohė deri ne formimin e njė qeverie demokratike ne Beograd. Nė kėtė takim tė NATO-s ekzistojnė divergjencat diskrete qė janė nė kundėrshtim me disa shtete tė Evropės ngase amerikanėt dhe anglezėt kėrkuan qė plani i Ahtisarit duhet tė aplikohet me shpejtėsi pa humbur kohė. Nė kėtė takim, nė anėn e Rusisė ėshtė radhitur Greqia qė ėshtė mbrojtėse e pansllavėve ortodoksė. Deklaratat e personaliteteve tona janė tė buta dhe tė japin pėrshtypjen se janė nėnshtruese, sepse kėta janė tė painformuar ose keq tė informuar. Kur amerikanėt deklarojnė se mjaft ka pritur populli i Kosovės, kur Franca dhe Belgjika kategorikisht nuk e pranojnė Serbinė ne diskutime pa i rregulluar obligimet ndaj Evropės, ēka presin liderėt tanė?! Pse liderėt tanė i akuzojnė djelmoshat qė dalin nė demonstrata pėr tė kėrkuar pikėrisht ato tė drejta pėr tė cilat ka luftuar ky popull?! Pse disa liderė tanė manipulojnė me popullin kur thonė se NATO do tė ikė nga Kosova nėse ne nuk pajtohemi?!
A do tė ikė NATO nga Kosova?
Liderėt tanė, pėr tė siguruar pushtetin dhe tė frikėsuar se dikush tjetėr do ua marrė, tani akuzojnė ēdokėnd qė shkruan, deklaron apo manifeston pėr dobėsitė e personaliteteve nė pushtet. Madje kėta nuk hezitojnė qė edhe simbolin e rezistencės sonė Adem Demaēin, ta quajnė spiun tė UDB-ės! Absurditet! Demaēi i cili 28 vjet nuk ka parė diell me sy, nuk ka shijuar lindje, dasma e as gėzime tani tė etiketohet spiun, kjo ngjan vetėm nė Kosovė. Kėta liderė e frikėsojnė popullin se nėse pėrkrahet demonstrata e Vetėvendosjes, NATO do tė ikė nga Kosova dhe Serbia do tė kthehet. Ky ėshtė njė mashtrim i sofistikuar i politikanėve tanė qė kundėrshtarėt ti etiketojnė si antikombėtar. Nuk janė tė vėrteta analizat politike tė analistėve tė shkollave tė Beogradit tė cilėt pėr ēdo veprim mė tė vogėl thonė se NATO do tė ikė.
Ėshtė mė se e vėrtet se NATO-ja nuk lejon qė me dhunė tė merret pushteti kur ekzistojnė format legale, por NATO-ja nuk e ka ndėrmend tė lėshojė Kosovėn. NATO, as me 23 mars tė vitit 1999, nuk e ka pyetur Kėshillin e Sigurimit, nuk e ka pyetur Serbinė, nuk e ka pyetur Rusinė e as Kinėn se a duhet tė bombardohen caqet ushtarake serbe. Ėshtė krejt normale qė Perėndimi zhvillon bisedime me Rusinė qė tė mos e pėrdor veton nė Kėshillin e Sigurimit. Ėshtė normale qė pėr Kosovėn disa vende nė Rusi do tė sakrifikohen nga pavarėsia e tyre ndoshta edhe dekada tė tėra. Ėshtė korrekte qė Perėndimi ēėshtjen e Kosovės donė ta trajtojė sipas ligjeve e jo sipas forcės. Mirėpo, kthehuni vetėm pak vite pas dhe analizojeni se NATO pėr tė siguruar Kosovėn jo vetėm qė nuk e ka pyetur Rusinė por edhe e ka bombarduar Ambasadėn kineze nė Beograd. E tash disa analistė e disa politikanė na shesin mend se Rusia ka forcė, Kina nuk e lejon pavarėsinė, India ėshtė me Kinėn dhe Rusinė e shumė deklarata naive. Perandoria e Rusisė ka marrė shembjen qė nga bombardimi i 23 marsit 1999, por pėrfundimin e Perandorisė do pėsojė shumė vjet mė vonė (ndoshta pas 30 apo 50 vjetėve) dhe atė nga forcat e vendosura nė Kosovė.
Kosova dhe Serbia janė pjesė e Evropės
Gjeografikisht, Kosova ėshtė pjesė e Evropės, por gjeografikisht edhe Serbia ėshtė pjesė e Evropės. Nė mes kėtyre dy vendeve janė dallime shumė tė mėdha, sepse populli shqiptar historikisht nuk ka besim nė atė sllav dhe me tėrė shpirtin secili shqiptar e adhuron Amerikėn dhe Perėndimin nė pėrgjithėsi. Fakti se Kosova ėshtė properėndimore dhe kurrė nuk do ua kthejė shpinėn bazave tė NATO-s nė Kosovė, ėshtė kusht i parė qė Perėndimi Kosovės do ia dhurojė pavarėsinė. Nė anėn tjetėr, Serbia pėr ta ruajtur Kosovėn, i ka ofruar shteteve tė Perėndimit, gjegjėsisht NATO-s, qė bazat e tyre ti pėrqendrojnė nė Serbi duke i kėshilluar ata qė tė formojnė njė korridor pėrmes tė cilit NATO ja do tė kontrollonte zgjerimin e myslimanizmit ekstrem qė vjen nga Arabėt pėr tu infiltruar ne Evropė. Mirėpo, pėr NATO-n, nuk parashtrohet aspak pyetja mbi myslimanizmin shqiptar, sepse te ne ai ėshtė i moderuar dhe kurrė nuk do vepronte nė dėm tė Perėndimit. Oferta e Serbisė ishte njė ofertė me qėllime manipuluese, sepse populli ortodoks sllav vetėm pas disa vjetėve do tė kishte kėrkuar tėrheqjen e bazave tė NATO-s nga Serbia, siē veprojnė ortodokset grek. E Kosova ėshtė vendi mė i besueshėm pėr ushtarėt e NATO-s jo vetėm pėr kėtė kohė, por edhe me qindra vjet me vonė. Kurrė asnjė ushtarė i NATO-s nuk do tė vritet nė Kosovė duke pėrjashtuar ata me origjinė sllave. Kurrė Kosova nuk do tė kėrkojė tėrheqjen e bazave tė NATO-s nga Kosova, sepse ata do te jenė garancia e ruajtjes se paqes sonė dhe paqes nė Ballkan. Nė Kosovė asnjė Lėvizje, asnjė Parti politike e asnjė grup ekstremistėsh, qoftė politik apo religjioz mos tė mendojė se me anė tė dhunės dhe pėrdorimit tė forcės arrin tė bėjė ndryshime nė pushtet. Me kėtė nuk duhet tė nėnkuptojmė se ne nuk kemi tė drejtė tė protestojmė pėr tė drejtat tona. Nuk duhet tė nėnkuptojmė se nuk kemi tė drejtė tė kėrkojmė tė burgosėt ndonjė ministėr i korruptuar, ndonjė deputetet, ndonjė kryetar i komunės, ndonjė keqpėrdorues e tenderėve, sepse askush nuk guxon tė jetė mbi ligjin. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|