DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» FILOZOFIA POLITIKE E ĒĖSHTJES SHQIPTARE
Postuar mė datėn: 2008-05-17 09:30:53 nga admin4 :: Kategoria: Histori

REPUBLIKA DHE LUFTA NĖ KONTEKST TĖ EVROPĖS
(Pjesa e dytė)

Serbėt dhe rusėt
Ēfarėdo qė tė jetė rrugėdalja nga kriza, duket se ajo nuk ėshtė aspak e lehtė. Nė rend tė parė pėr shkak se e presupozon akceptimin e zgjidhjes eventuale nga tė gjitha palėt e interesuara, por edhe sepse palėt nė konflikt bartin nė vete argumente dhe interesa fundamentale, tė cilat, pėr shkak tė rėndėsisė sė vet, shtrihen edhe jashtė tyre. Demokratizimi i pėrgjithshėm i Evropės dhe bashkimi i saj mbi baza demokratike, qė nė Jugosllavi u lidh me republikat e zhvilluara veriore, e gėzon pėrkrahjen jo vetėm tė Evropės dhe SHBA, por edhe tė Bashkimit Sovjetik. Ndėrkaq, gjykuar nga aspekti i interesave serbe, politika serbe do ta akceptonte demokratizimin, por jo nė dėm tė fuqisė sė vet. Tashmė ėshtė i qartė orientimi afatgjatė i politikės serbe qė me ēdo kusht ta ruajė pozitėn e vet politike, qoftė edhe nė ndonjė Jugosllavi tė cunguar, miniaturiale. Duket fare irelevante nėse kėtė synim tė politikės serbe do t'a mbėshteste konkretisht edhe Bashkimi Sovjetik.


Shkruan: Mr. Ukshin HOTI

Pikėsynimi i tillė i politikės serbe jo vetėm qė nuk i prish punė politikės globale tė Bashkimit Sovjetik, por ndodhet edhe brenda kontekstit historik tė interesave imperialiste ruse dhe brenda rezultateve tashmė tė realizuara politike gjatė historisė. Bashkimi Sovjetik edhe mund tė mos e pėrkrah aktualisht politikėn serbe, por gjatė historisė sė shkuar nuk kanė qenė edhe aq tė rralla rastet kur politika e Serbisė e ka "detyruar" politikėn ruse ta ndryshojė kursin. Rasti mė i ri ishte periudha e komunizmit: nuk ishin sovjetikėt ata qė e detyruan Jugosllavinė tė lėshojė pe konform me Rezolutėn e Byrosė Informative tė vitit 1948, por e kundėrta, -sovjetikėt ishin ata qė tė parėt e braktisėn socializmin, natyrisht jo pėr shkak tė presionit tė Jugosllavisė, por ishte evidente se u detyruan ta ndiqnin rrugėn qė kjo e kishte trasuar e para. Bile Jugosllavėt, veēanėrisht politika serbe, nuk bėnė hapa drastikė nė kėtė drejtim sa bėnė sovjetikėt, dhe nuk u ngutėn qė t'u parapėlqejnė tė tjerėve nė Evropė dhe nė Amerikė. Raste tė ngjashme kishte edhe gjatė luftėrave ruso-turke nė tė kaluarėn, p.sh. kryengritja serbe e vitit 1804, por edhe nė prag tė shpėrthimit tė Luftės sė Parė Botėrore. Me fjalė tė tjera, Serbia gati gjithmonė e ka gėzuar pėrkrahjen e Rusisė, por hapat i ka bėrė vetė, bile edhe atėherė kur ka humbur. Kėtė gjithnjė nė mbėshtetje tė vlerėsimeve tė veta tė rrethanave dhe pėr interesa tė veta. Pėr momentin aktual politik kjo ėshtė me rėndėsi pėr aq sa nuk mund tė llogaritet nė lėshimin pe tė politikės serbe pėr shkaqe tė mospėrkrahjes eventuale tė Bashkimit Sovjetik. Nga ana tjetėr, njė rol tė ngjashėm politik mund ta luajė edhe Kroacia, por nuk mund ta lozė Republika e Kosovės, e as Shqipėria. Edhe Kroacia, p.sh., mund tė tregohet autonome ose e pavarur nė vendimin e vet pėr vazhdimin e luftės, sepse mund tė shpresojė nė ndėrhyrjen e tė tjerėve. Megjithatė, ushtarakisht nuk ėshtė e barabartė me tė parėn.
Meqenėse konsiderohet qė Bashkimi Sovjetik me braktisjen e socializmit, tashmė e ka paguar "tagrėn" pėr universalizimin e demokracisė nė Evropė, duket se ėshtė fare evidente se as Evropa e as SHBA, nuk janė, dhe as qė mund tė jenė tė interesuara qė sovjetikėt "tė paguajnė" edhe mė tutje, p.sh., me eliminimin e ndikimit tė tyre nė ato rajone tė cilat tradicionalisht ia njohu si tė saj. Nga ky rregull mund tė pėrjashtohet blloku gjerman, por me kusht qė atje tė mbisundojė mendimi mbi maksimalizimin e fuqisė nė suaza gjeopolitike, qė nė momentin aktual politik, siē u pa mė lart (shiko nėntitullin: Shqiptarėt dhe proceset integrative) ishte nė kundėrshtim me interesat reale gjermane, pavarėsisht nga aktiviteti diplomatik i Gensherit, dhe nė kundėrshtim me tendencat aktuale tė politikės ndėrkombėtare. Me supozimin se kompromisi i pėrmendur pėr zgjidhjen e krizės jugosllave nuk mund tė jetė ndonjė federatė e modernizuar (opcion i APJ), ose ndonjė konfederatė e centralizuar, ēdo zgjidhje tjetėr e presupozon mundjen e njėrės nga palėt nė konflikt. Kroacisė vėshtirė se do t'i duhej ndonjė pavarėsi e plotė pa gati njė tė tretėn e territorit qė e konsideron tė vetin, kurse Serbia vėshtirė qė do tė lejohet tė formojė ndonjė "Serbosllavi". Pra, nė qoftė se ky mat-pozicion nuk do tė rezultojė nė ruajtjen e integritetit territorial tė Jugosllavisė (qėllim kapital i APJ), atėherė duket njėsoj reale mundėsia e zgjerimit tė konfliktit, jo vetėm nė pjesėt tjera tė vendit, por edhe jashtė tij. Nė rrethanat e tanishme ndėrkombėtare kjo do tė ishte pak e besueshme, sikur tė pėrjashtohej ēėshtja e jetėsimit tė Republikės sė Kosovės dhe e zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsi. Pėr kėtė shkak, nė rrafshin teorik gjėrat duken mjaft tė qarta: ose do tė ruhet integriteti territorial i Jugosllavisė, me njė rregullim tė brendshėm, i cili pavarėsisht nga ajo se si do tė quhet, do tė nėnkuptojė ekzistimin e organeve dhe tė funksioneve minimale tė pėrbashkėta dhe tė pranueshme pėr tė gjithė, sė bashku me Republikėn e Kosovės qė do tė kishte status tė njėjtė si edhe njėsitė e tjera tė kėtij organizmi, ose do tė hapet mundėsia e zgjerimit tė konfliktit dhe e rirregullimit tė raporteve nė Ballkan, gjė qė e nėnkupton luftėn. Nė rrethana tė kėtilla imponohet vetėm njė pyetje: A ėshtė politika e Republikės sė Kosovės (duke i nėnkuptuar tė gjitha partitė politike dhe subjektet e tjera politike nė Kosovė), duke u zhvilluar nė pajtim me peshėn e situatės dhe me vetėdijėn e plotė mbi konsekuencat e mundshme tė secilit opcion?

Politika me kushtėzime dhe direktivat
Partitė politike nė Kosovė i artikuluan qėllimet politike kryesisht pėrmes shprehjeve nė kondicional: "nė qoftė se", "nėse" dhe "po qe se …atėherė". Nė qoftė se, p.sh., do tė ruhet integriteti territorial i Jugosllavisė, atėherė do tė luftohet pėr njė republikė tė barabartė sovrane nė Jugosllavi; nė qoftė se do tė lejohet prishja e kufijve tė brendshėm, atėherė do tė luftohet pėr njė republikė shqiptare nė Jugosllavi, e nėse nuk do tė ketė Jugosllavi atėherė do tė ketė Shqipėri edhe pėr shqiptarėt nė Kosovė! Fort bukur! Mirėpo, pėr cilin opsion duhet tė luftohet? Me siguri, do tė pėrgjigjeshin (gjykuar nga logjika e brendshme e pranishme nė opcionet alternative) -sipas rrethanave, qėllimi dihet! E po t'i pyesje cilat janė vlerėsimet mbi rrethanat ekzistuese, atėherė, pos pėrgjigjeve euforike mbi kėto ose ato mundėsi, mbi kėtė apo atė bisedė me akėcilin funksionar, senator a politikan, gazetar a komentator, pėrgjigje definitive me tė vėrtetė nuk do tė kishte. Dhe meqė jemi nė prag tė shekullit XXI dhe ndodhemi nė Evropė e jo nė brigjet e Amazonit, ne nuk do tė kujtojmė se mungesa e pėrgjigjeve tė kėtilla ėshtė e rastit, refleksion i situatės momentale, spontanitet i vetvetishėm. As qė do tė kujtojmė se mungon orientimi i caktuar. Ai ekziston dhe duket se ėshtė i lidhur me republikat veriore dhe me qeverinė e dikurshme federale. Republikat veriore dhe qeveria e dikurshme federale me siguri se e kanė bėrė edhe analizėn e situatės politike nė Evropė dhe nė botė, por vetėm nga aspekti i tyre dhe me qėllim tė realizimit tė qėllimeve tė tyre. Kosova nė kėtė rast ka qenė vetėm njėra nga komponentat, interesat e sė cilės kanė mundur tė respektohen pėr aq sa nuk do t'i rrezikonin interesat e komponentave tjera -autore tė vlerėsimeve tė dhėna. Se sa i ėshtė pėrgjigjur drejtimi i tillė politik edhe interesave reale tė Kosovės dhe me ēfarė serioziteti janė bėrė kėto analiza nga aspekti i mundėsive pėr jetėsimin e Republikės sė Kosovės shpresojmė se mund tė shihet edhe nga tezat e pėrmbajtura nė kėtė punim. Pėr kėtė shkak, nuk do tė polemizohet me "njohėsit" e politikės nė Kosovė, por do tė vazhdohet theksimi i atyre komponentave, qė pas mendimit tonė, i vėshtirėsojnė ecuritė e luftės politike pėr zgjidhjen e ēėshtjeve me rėndėsi pėr Kosovėn.
Qėllimet politike tė artikuluara me shprehje tė kondicionalit gramatikor mund tė jenė politikė serioze pėr grupet e ndryshme konspirative qė e pretendojnė marrjen me politikėn. Dikur kėto i karakterizonin partitė efemere komuniste tė Botės sė Tretė, tė cilat nuk ishin nė gjendje as t'u prinin ngjarjeve, dhe as tė mbeteshin jashtė tyre. Pėrpiqeshin t'u mbeteshin besnike mėsimeve tė Leninit dhe tė Stalinit pėr rolin e tyre nė rrethanat revolucionare antikoloniale. Prandaj rėndom pėrfundonin nė shuarje tė plotė, ngase u mungonte si origjinaliteti i veprimeve, ashtu edhe i vlerėsimeve. Pėr kėtė shkak, qėllimet politike tė artikuluara me shprehje tė kondicionalit gramatikor janė politikė tėrėsisht joserioze kur trajtohen si dokumente pėr orientimin e luftės sė njė populli, pasi asnjė populli nuk mund t'u diktohen "direktiva" pėr sjelljet, e aq mė pak pėr dėshirat ose pėr vullnetin politik. Njė popull, ose e dėshiron realizimin e njė qėllimi politik, dhe pėr tė ėshtė i gatshėm tė sakrifikojė, ose nuk e dėshiron. Qėllimi politik i popullit shqiptar nuk mund tė jetė tjetėr pos bashkimit tė tij njė shtet tė vetėm shqiptar. Me argumente tė shumta qė nuk mund tė kontestohen, historia e ka vėrtetuar se shtetet nuk janė vetėm pikėsynim historik i ēdo populli; suazė mė e mirė pėr ruajtjen dhe ngritjen e identitetit kolektiv kombėtar (qė pėrfshin gjuhėn, kulturėn etj.), por edhe instrument i pazėvendėsueshėm dhe absolut pėr zhvillimin e tij, konform me shpirtin dhe me traditėn e vet, por edhe konform me kėrkesat qė ia parashtron koha. S'ka shtet pėr vete dhe pėr hir tė vetes. Nė qoftė se kjo ėshtė kėshtu pėr tė gjithė popujt e civilizuar tė botės, dhe me siguri se ėshtė, dhe nė qoftė se jemi popull i civilizuar, dhe me siguri se jemi, atėherė nuk mund tė jetė ndryshe as pėr ne shqiptarėt. Nė rrethanat demokratike pėr tė cilat u luftua me gjak e me mund, nuk ka ndonjė arsye qė kjo tė mos thuhet.

Opsioni evroperėndimor
Ndėrkaq, sa i pėrket mundėsive pėr realizimin e qėllimit (aspiratės) sė natyrshme tė popullit shqiptar, ato varen nga resurset e brendshme dhe nga rrethanat e jashtme, por varen edhe nga vlerėsimi i drejtė, objektiv dhe analitik qė kėtyre dy komponentave tė njė tėrėsie (tė brendshme dhe tė jashtme) ua bėn faktori i organizuar politik. Zatėn, kjo ėshtė detyra qenėsore, por edhe kuptimi i ekzistimit tė faktorit tė organizuar politik tė ēdo vendi. Lufta pėr marrjen e pushtetit politik ėshtė vetėm nusprodukt i kėtij roli, sepse pushteti politik nuk mund tė jetė nė funksion tė vetes (pėrveē kur deformohet nė tėrėsi), por tė ndonjė qėllimi tjetėr mė fundamental. Detyrė tjetėr me rėndėsi pėr faktorin e organizuar politik ėshtė gjetja e rrugėve mė tė mira dhe mė tė shkurtra pėr realizimin e qėllimeve politike qė janė tė zbatueshme, tė mundshme pėr pėrdorim me humbje sa mė tė vogla, sa mė tė lehta dhe sa mė tė parėndėsishme. Nė qoftė se kjo ėshtė kėshtu pėr tė gjitha vendet e botės, atėherė s'ka se si tė mos jetė edhe pėr faktorin e organizuar politik tė Kosovės.
Pėr kėtė shkak, ėshtė gati tėrėsisht e pakuptueshme qė thelbi i ēėshtjes akoma nuk shtrohet hapur: ēfarė janė vlerėsimet pėr situatėn kur faktori i jashtėm pėr shkaqe tė ndryshme, hipotetikisht: a) nuk mund tė mos lejojė zgjerimin e konfliktit, por p.sh., mund t'a lokalizojė atė vetėm nė territorin e Ballkanit, dhe b) mund tė pėrpiqet ta gjejė kompromisin pėrsėri nė dėm tė interesave nacionale shqiptare? Nga ana tjetėr, tani ėshtė mė se evidente se interesi kyē aktual i Republikės sė Kosovės ėshtė jetėsimi i saj. Dhe po ashtu ai ėshtė i lidhur me zgjidhjen e krizės jugosllave. Lidhur me kėtė, doemos paraqiten pyetje tė shumta, por ajo qė ėshtė mė e qenėsishme ka tė bėjė me faktin se a thua ekzistojnė garanci tė forta se zgjidhja e krizės jugosllave do tė jetė pikėrisht ashtu siē e ka paraparė faktori i jashtėm -njė Jugosllavi-asociacion i shteteve sovrane, ku Republika e Kosovės do tė ishte po ashtu njė shtet sovran asociativ? Dhe pėrsėri thelbi i ēėshtjes duhet thėnė troē: fjala ėshtė pėr opsionin evroperėndimor me tė cilin u lidhėn republikat veriore tė Jugosllavisė dhe me tė cilin u lidhėn edhe forcat aktuale politike (faktori i organizuar politik) nė Kosovė, por edhe nė Shqipėri. Mirėpo, nė kushtet e universalizimit tė demokracisė nė tė gjithė Evropėn, edhe politika serbe qė nė fillim e kishte tė qartė se Republika e Kosovės duhej tė jetėsohej nė funksion tė bashkimit tė popullit shqiptar; jo vetėm konform me proceset integrative nė Evropė, por edhe me interesat fundamentale tė popujve tė Ballkanit pėr ruajtjen e paqes dhe pėr kultivimin e stabilitetit politik si parakusht tė ēdo evropeizimi.
Vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė evitoheshin mundėsitė pėr instrumentalizimin e tyre nė funksion tė interesave tė huaja.
Qėmoti ishte koha qė kjo e vėrtetė e moēme e kėtyre trojeve tė akceptohej njėherė e pėrgjithmonė nga tė gjithė popujt. Nė kėtė mėnyrė do tė ishte e mundur tė hapeshin rrugėt e zhvillimit, tė evropeizimit dhe tė pėrparimit, jo tė errėsirės, tė ngecjes dhe tė vdekjes. Mirėpo, lidhur me vetėdijėsimin mbi natyrėn e interesave tė vėrteta nė secilin nivel sigurisht se edhe pėr njė kohė tė gjatė do tė ketė mbitheksime tė interesave partikulare, jo tė atyre universale; tė interesave tė elitave, dhe mė pak tė popujve; diktate tė fuqisė dhe jo tė vullnetit tė lirė. Tė gjitha kėto mund tė rezultojnė nė zvarritjen e proceseve, ta rrezikojnė drejtimin e tyre, por ndėrkaq nuk mund t'i ndalin ato, e as ta pengojnė shpėrthimin e interesave tė njėmendta; mund ta komplikojnė krizėn, por nuk mund ta pengojnė zbėrthimin definitiv tė saj. Me shpresėn se nga analiza e pėrmbajtur nė kėtė tekst ėshtė fare lehtė tė nxirren veēoritė dhe tendencat e proceseve nė nivelet tjera (evropian, ballkanik, jugosllav), tani ėshtė e udhės tė ndalemi ende nė Republikėn e Kosovės. Shquarja e disa dobėsive dhe problemeve tė cilat e rėndonin situatėn edhe ashtu tė rėndė nė tė kaluarėn, duket se ende vazhdon. Do tė ishte mirė qė ato tė marrin fund njė herė e pėrgjithmonė dhe pėr hir tė kėtij qėllimi pason analiza e mėposhtme.

Njė Kuvend nė Krushė tė Madhe
Fjala ėshtė pėr Kuvendin e jashtėzakonshėm tė Degės sė LDK nė Rahovec, i cili u mbajt mė 6 korrik tė k.v. nė Krushė tė Madhe, fshat i kėsaj komune. Problemet e shqyrtuara nė kėtė Kuvend me siguri qė i tejkalojnė suazat e njė dege, ndėrsa rėndėsia politike e ēėshtjeve tė shqyrtuara me siguri qė shtrihet nė tėrė hapėsirėn, jo vetėm shqiptare. Shkaku ėshtė i thjeshtė: aty nuk u polemizua me delegatėt e Kuvendit /103/, por me tezat, metodat dhe veprimet qė reflektoheshin nė Kuvend. Dhe sa do qė heshtja vazhdon tė zgjasė, problemet do tė rėndojnė. Injorimi i tyre i qėllimtė me pretekstin se nuk janė reale vetėm sa i thellon e nuk i eleminon ato.
Akceptimi i njėmendėt i njė tė vėrtete e nėnkupton faktin se nė veprimet e veta faktori subjektiv do t'i pėrmbahet porosisė sė saj. Ndėrkaq situata e komplikuar politike, mungesa e pėrvojės nė jetėn politike tė demokracisė, njohuritė e mangėta mbi interesat, intencat dhe mundėsitė e faktorit tė jashtėm, trashėgimia e mangėt politike e faktorit tė brendshėm, dhe njė varg faktorėsh tjerė, doemos ndikojnė nė shfaqjen e dobėsive tė shumta qė e pėrcjellin jetėn politike nė perioda tė tilla tranzitore si kjo e tanishmja. Mirėpo, nė qoftė se tė gjitha kėto konsiderohen ekskuze pėr tė vazhduar tė vjetrėn, atėherė fjala ėshtė pėr diēka tjetėr dhe jo pėr dobėsitė. Arsyetimi i gabimeve ka kuptim vetėm atėherė kur ato nuk bėhen me qėllim dhe sidomos kur mungon intenca e pėrsėritjes sė tyre. Nė tė kundėrtėn fjala ėshtė pėr ndonjė kurs tė caktuar tė zhvillimit tė gjėrave. Nė qoftė se drejtimi i tillė vazhdimisht bie ndesh me faktet, atėherė diē nuk ėshtė nė rregull ose me kursin ose me bartėsit e tij, apo ndoshta me tė dytė. Konsekuencat rezultojnė sė paku nė ngecjen e proceseve, nė mos edhe nė diēka tjetėr. Dhe pasi qė ato kanė tė bėjnė me tė gjithė, dhe jo vetėm me disa, shanset pėr shpėrthimin eventual tė pakėnaqėsive tė grumbulluara nė atė mėnyrė vetėm sa rriten e nuk zvogėlohen.
Nė rend tė parė duhet theksuar se pėrcaktimi pėr luftė politike nuk u kushtėzua vetėm me vlerėsimin objektiv tė mundėsive reale pėr tė zhvilluar njė luftė tjetėr nga ajo politike. Insistimi nė kėtė nuk do tė ishte tjetėr pėrveē se vulgarizim i tepruar i fakteve. Natyrisht, vetėdija kolektive mbi veten ushtron ndikim tė duhur mbi zgjedhjen e mjeteve tė luftės, por nė pėrcaktimin pėr luftė politike ndikim prioritar duket se ka pasur vetė natyra e qėllimit: -Konstituimi i Republikės brenda Jugosllavisė (federale, konfederale apo asociacion i brishtė i shteteve sovrane). Qėllimi i tillė e presupozonte vazhdimin dhe jo ndėrprerjen nė jetėn e pėrbashkėt me popujt tjerė, dhe as paktimin rigoroz me njėrėn nga palėt nė konflikt. Puna ishte tė luftohej logjika e forcės, por jo duke u vėnė nė shėrbim tė dinakėrisė sė tė tjerėve qė luftonin pėr hesapet e veta, e jo tonat. Sakrificat qė i bėnin shqiptarėt nuk shkonin vetėm nė favor tė konstituimit tė Republikės, por shtroheshin edhe nė altarin e mundėsive pėr ruajtjen e integritetit territorial tė vendit; tė paqes nė Ballkan, por mbi tė gjitha -venin nė altarin e demokratizimit tė raporteve politike nė vend; tė marrėdhėnieve jugosllavo-shqiptare; tė atyre nė Ballkan dhe nė Evropė. Dhe kjo mjaftonte. Zor qė nė ndonjė vend tė kishte ndonjė popull tjetėr qė kontribuoi aq shumė pėr proceset integrative nė Evropė, jo se shqiptarėt e deshėn atė mė shumė se tė tjerėt, por sepse pozita e tyre e gjithėmbarshme i detyroi tė vepronin ashtu. S'kishte kurrfarė nevoje tė paktohej me ide dhe me teza tė llojeve tė ndryshme.
Politika serbe ishte fare e vetėdijshme se Republika e Kosovės nuk do tė ishte zgjidhje definitive e ēėshtjes shqiptare. Kjo politikė, me logjikėn e forcės, rezononte nė fillim se kjo ēėshtje do tė duhej tė zgjidhej me forcė, gjithnjė me shpresėn e ushqyer nga orekset e vjetra pėr shndėrrimin eventual tė Shqipėrisė nė njė republikė tė shtatė jugosllave. Logjika e tillė problemin e Kosovės e shihte nė kontekst tė raporteve jugosllavo-shqiptare. Ndėrkaq ēėshtjen shqiptare nė pėrgjithėsi e shihte nė konekst tė raporteve jugosllavo-italiane ose nė kontekst tė raportit me fuqitė e Evropės. Kosova aty mbetej njė forcė e brishtė me tė cilėn mund tė luhej ping-pong.
Mirėpo logjika e tillė e forcave, vėshtruar vetėm nga ky aspekt, rezononte me parametra gjeopolitikė kaherė tė tejkaluar, dhe dukej sikur shkonte ndesh me realitetin aktual. Si e tillė nuk mund tė ishte nė interes as tė atyre qė kėtė e praktikonin, sikur tė mos ishte fjala pėr diferencat e zhvillimit, as tė humanitetit dhe as nė interes tė sė ardhmes politike. Puna ishte qė kjo tė argumentohej. Dhe pikėrisht tek argumentimi gjėrat ēalonin e dukeshin tė palogjikshme: nė njėrėn anė, bėhej gjithnjė e mė tepėr e qartė se nė pikėpamje tė kufijve gjėrat do tė mbeteshin ashtu si kanė qenė. Jetėsimi i Republikės sė Kosovės, d.m.th. jo zgjidhja e menjėhershme dhe definitive e ēėshtjes shqiptare, do t'i ndihmonte afirmimit tė proceseve integrative nė Evropė, tė anėve pozitive tė kėtyre proceseve. Evropa nuk mund tė ishte Evropė e diktatit tė mė tė fortėve, por shprehje e vullnetit tė lirė tė popujve tė saj. Njė orientim i tillė nė zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare do t'i evitonte mundėsitė pėr instrumentalizimin e serbėve nė dobi tė interesave ruse, por pastaj edhe tė shqiptarėve nė dobi tė interesave tė Perėndimit. Pėr kėtė shkak, stoicizmi me tė cilin populli shqiptar i pėrjetoi viktimat e luftės politike gjatė dekadės sė shkuar dhe fillimi i viteve '90 ushqehej me shpresėn se qė tė dy palėt nuk do tė tregoheshin tė shurdhėr ndaj kėrkesave tė tij legjitime, por edhe me ndjenjėn e tė drejtės morale se po i kontribuonte fuqimisht lindjes sė njė realiteti tė ri qė shtrihej larg pėrtej ėndrrave tė tij tė kufizuara nė hapėsirėn e vatrave tė veta.
Nėn supozimin e ruajtjes sė kufijve tė jashtėm apo tė integritetit territorial tė Jugosllavisė, pėrse atėherė zhvillohej njė luftė kaq e tmerrshme nė Kroaci? Popujt nuk mund tė detyroheshin dot tė luftonin pėr shkak tė konotacioneve ideologjike. Edhe fashizmi si ideologji e kishte pasur pėr bazė pakėnaqėsinė me ndarjen territoriale tė botės dhe me vendin e vet nė tė. Ndėrkaq, shovinizmi, hegjemonizmi, etj., serbomadh ishin vetėm konotacione ideologjike, pas tė cilave fshihej diēka tjetėr. Puna ishte tė pėrcaktohej drejt se ēka ishte ajo dhe nė bazė tė kėtij pėrcaktimi tė formulohej njė politikė adekuate pėr Kosovėn. Pra, nga ana tjetėr, ishte gjithashtu e qartė se Serbia nuk do ta pranonte reduktimin drastik tė rolit tė vet nė raportet ndėr-republikane. Ajo e kishte vlerėsuar me precizitet tė saktė se njė asociacion i republikave sovrane jugosllave, me supozimin se nė atė asociacion Kosova do tė shkėputej nga ajo dhe do tė ishte e barabartė me tė tjerat, do ta sillte Serbinė nė pozitėn e dikurshme tė Kosovės ndaj Serbisė, pra, nė pozitė tė njė kolonie tė rėndomtė pėr nxjerrjen e superprofitit nga ana e mė tė zhvilluarve. Bile ndoshta edhe mė keq, se tani nuk do tė ekzistonte kurrfarė koncensusi nė marrjen e vendimeve: -tani edhe Serbia edhe Kosova do tė ishin nė pozitė tė barabartė tė varfanjakėve pėr tė shitur lėndė tė para nė tregun e republikave tė zhvilluara veriore. Ndėrkaq, njė federatė e modernizuar qė e kishte propozuar APJ me supozimin se Republika e Kosovės do tė ishte njėsi e barabartė federale me tė tjerat, mendoja me sinqeritet tė plotė dhe akoma mendoj, se do tė ishte nė interes tė Kosovės, por edhe nė dobi tė tė gjitha njėsive federale nė Jugosllavi. Meqė njė kohė tė gjatė Kosova kishte shėrbyer si treg pėr plasimin e mallrave tė finalizuara nga republikat veriore dhe minierė pėr ekstraktimin e lėndėve tė para, me konstituimin e saj nė republikė, mendoja se ishte rendi, bile edhe e udhės, qė edhe ato tani ta bartnin "vėllazėrisht" njė pjesė tė barrės pėr zhvillimin e saj tė shpejtuar.
Pėr tė marrė vesh nėse Kosova pranohej si republikė nė propozimin e sipėrm tė APJ, e shkrova kryeartikullin e "DeA"-s, 2/1991, me titull "Armata dhe politika", por si presidenti Joviq (atėherė ishte kryetar i Presidencės jugosllave), ashtu edhe gjenerali Kadijeviq, e heshtėn pyetjen qė ishte e pranishme aty. Pastaj, pasuan sulme tė ashpra me qėllim tė diskreditimit tim tė plotė, por kjo akoma nuk mė mėrziste. Mendoja atėherė, por edhe tani, se do tė kishte qenė nė interesin politik tė Kosovės angazhimi i saj nė favor tė ruajtjes sė integritetit territorial tė Jugosllavisė. Edhe atėherė edhe tani pėr mua si individ gjėrat ishin tė qarta: ose do tė ekzistonte njė Jugosllavi me Republikėn e barabartė tė Kosovės nė tė, ose pėr Kosovėn, pėr tė pasur Shqipėri, do tė duhej luftė pėr tė cilėn nuk ishim edhe aq tė gatshėm. Andaj, gjithnjė si individ, pavarėsisht nga sulmet qė mė drejtoheshin, isha i pėrcaktuar nė mėnyrė kategorike: a) pėr ruajtjen e integritetit terrritorial tė Jugosllavisė; b) pėr ruajtjen e pavarėsisė sė Shqipėrisė; dhe c) pėr Republikėn e barabartė tė Kosovės nė Jugosllavi. Kėto edhe i thashė nė Kuvendin e jashtėzakonshėm tė Krushės sė Madhe. Si studiues i politikės ndėrkombėtare, e dija tashmė se qarqet politike nė Perėndim territoret shqiptare i konsideronin si sferė tė interesave tė Lindjes dhe nuk ishin tė gatshme tė luftonin me sllavėt pėr interesat tona. Pėrkundrazi, mendoja se duhej tė luftonim vetė, me vendosmėri tė plotė, pėr ato qėllime politike, tė cilat edhe serbėt nuk do tė mund t'i refuzonin me asnjė pretekst moral dhe racional.
Ndėrkaq, pikėrisht nė artikulimin e njė optimizmi tė tillė, tė sė drejtės morale dhe tė shpresave reale duket se u bėnė lėshime tė rėnda: uniteti dhe homogjeniteti qė ekzistonte nė popull qė nga fillimi rreth kėrkesės fundamentale -Republika e Kosovės, gjatė njė kohe u shfrytėzua pėr realizimin e qėllimeve tjera tė deklaruara ose tė padeklaruara, por gjithsesi mė pak tė rėndėsishme: u krijua artificialisht njė disponim euforik qė ushqehej me shpresėn se faktori i jashtėm do ta binte Republikėn e Kosovės nė Kosovė dhe bile, pa ndonjė mund tė madh, do ta mundėsonte edhe bashkimin e trojeve shqiptare! Krijimi i kėsaj euforie, andaj u pėrcoll me shkeljen e faktorit tė brendshėm: tė rinjtė e dėnuar tė cilėt njėsoj iu kishin kundėrvėnė edhe administratės sė dikurshme tė Krahinės, pra jo vetėm politikės serbe, nė fillim u morėn me tė mirė, ndėrsa mė vonė u sulmuan si marksist-leninistė e si komunistė. Nė tė vėrtetė viktimave tė rėna nė vitet '90 iu bė homazh me tė gjitha nderimet e duhura, me tentimin qė nė mėnyrė perfide t'i konsideronin vetėm si viktima tė Demokracisė, por jo edhe tė Republikės! Shokėve tė gjallė tė atyre qė kishin rėnė gjatė dhjetė vjetėve tė shkuar iu shpjegua se "do t'i mbanin nė zemėr", por qė nuk mund tė dilnin nė ballė tė proceseve se "ashtu e donte situata". U ndėrmor aksioni i pajtimit tė gjaqeve dhe iu dha rėndėsi pleqnarėve. Tė dyja kėto institucione ishin ndėrmarrė edhe mė parė, qysh para vitit 1981, por tani u stėrtheksua rėndėsia e tyre, u riaktivizua makineria e tėrėsishme e administratės sė dikurshme dhe pastaj iu kėnduan kėngė "heronjve" qė e kishin bėrė vetėm punėn e tyre dhe nuk kishin pasur kurrfarė lidhjeje me luftėn pėr Republikė. U bė aq shumė propagandė rreth kėtij aksioni saqė Ismail Kadaresė nė Tiranė i ishte dashur publikisht ta shfaqte befasinė me thellėsinė e problemit qė paskėsh ekzistuar. U riaktivizua Fishta, jo vetėm me vlerat letrare tė veprave tė veta, por edhe me tėrė ideologjinė e tij profashiste. Pėr pak sa nuk u legalizua zogizmi si ideologji zyrtare e Republikės! Njė numėr bukur i madh i njerėzve, duke i shfrytėzuar fasilitetet e udhėtimit jashtė vendit (ndryshe prej atyre qė leja e udhėtimit u ishte marrė me kohė) u shpėrnda nėpėr Evropė dhe Amerikė pėr "tė luftuar pėr ēėshtjen shqiptare" me paratė e popullit qė i kishte ndarė nga kafshata e gojės. Askush nuk i kishte zgjedhur dhe askush nuk i kishte autorizuar (pėrveē administratės sė vjetėr), por duke u mbėshtetur nė interpretimin voluntarist tė historisė shqiptare, kishin kujtuar se po e bėnin punėn e Isa Boletinit dhe tė Ismail Qemalit. Harronin natyrisht se Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin i kishte zgjedhur populli. Gjatė luftėrave aktive antiturke pikėrisht ai ua kishte dhėnė mandatin qė t'a pėrfaqėsonin nė forume tė caktuara ndėrkombėtare. Ndėrkaq, Ismail Qemalėt dhe Isa Boletinėt e sotėm tė Republikės kėtė mandat ia kishin dhėnė vetės, duke u marrė me "kryerjen e punėve" tė cilat kishin pėrfunduar qė moti. Pėr kėtė shkak ēdo takim me njerėz tė llojeve tė ndryshme jashtė vendit, me t'u kthyer nė vend, e prezentonin si takim me njerėz tė rėndėsishėm tė politikės. Pikėpamjet e shprehura nė biseda joformale prezentoheshin si qėndrime ministrash, bile edhe qeverishė. Kishte qenė i ēuditshėm diletantizmi qė e kishte shfaqur njė numėr aq i madh i intelektualėve tanė.
Mirėpo, kishte qenė edhe mė e ēuditshme politika e tė gjitha niveleve nė Jugosllavi qė e lejonte njė manipulim aq tė madh me popullin dhe heshtja e politikės nė Shqipėri. Kakofonia e zėrave tė tillė nga Kosova nuk mund tė ishte kurrfarė kontributi i luftės pėr republikė dhe as qė mund tė arsyetohej me festimin e republikės. Fjala ishte pėr pėrzierje tė tillė tė kompetencave dhe tė kritereve saqė nuk mund tė kishte kurrfarė lidhje as me demokracinė, nė qoftė se ajo nuk identifikohej me hajdutėri tė organizuar politike, dhe nė qoftė se nuk kundrohej vetėm si anarki e rėndomtė. Ndėrkaq shtypi nė Kosovė ishte hapur tėrėsisht, jo pėr qasje tė matura e kompetente pėr ēėshtjet kyēe tė historisė dhe tė politikės nė Kosovė, por pėr fushata tė organizuara antikomuniste dhe antipolitike. Antikomunizmi kishte qenė njė nga shtyllat e politikės sė jashtme amerikane, por kurrnjėherė nuk kishte qenė veti e asnjė demokracie. Mund tė kishte qenė somozizėm, pinoēetizėm dhe neofashizėm, por jo edhe demokraci. Jepeshin dhe akoma jepen lloj-lloj vlerėsimesh, pa kritere dhe pa kurrnjė rezervė, vlerėsime tė tilla tė ēėshtjeve kyēe tė historisė dhe tė politikės, jo vetėm nė Kosovė, tė cilave nuk u mungon vetėm kompetenca, por edhe shija; jo vetėm ndjenja pėr kohėn dhe kontekstin historik tė zhvillimit tė ngjarjeve, por edhe njohuritė elementare pėr vetė epokėn, si edhe pėr momentin. Kush i dha leje shtypit nė Kosovė qė me paratė e shoqėrisė t'ia impononte asaj zogizmin si ideologji? Pėr ēfarė demokracie dėshirohet tė bindet shoqėria se ekziston nė Kosovė kur me makinacione tanimė tė njohura ndihmohet shuarja e shtypit privat? Njėpartizmi nė thelb, e pluralizmi nė formė; avansimi i sė vjetrės dhe shtypja e sė resė; pėrparohet mediokriteti dhe injorohet talenti!

Revolucioni autentik
Nė pjesėn e dytė tė artikullit "Viti 81 dhe proceset e demokracisė" tė botuar nė "DeA"-2/91 autori i kėtyre rreshtave kishte qenė i mendimit se nė Kosovė nuk mund tė bėhej fjalė pėr njė demokraci e cila do ta nėnkuptonte revanshizmin; rrotullimin e rolit politik tė forcave politike dhe tė klasave; zevėndėsimin e njė monizmi me njė monizėm tjetėr, jo vetėm se me njė tė tėrhequr pende nuk mund tė fshiheshin 50 vjet histori tė njė populli, por sepse nė kėto troje ishte zhvilluar njė revolucion autentik, i pandihmuar nga tanket e Armatės sė Kuqe, si dhe pėr shkak se aty jetonin shumė popuj. Ndėrkaq, nė artikullin "Gishti i trashė i Vėllait tė Madh" tė botuar nė «Alternativa»-5/1990 e kishte pėrqafuar me gjithė zemėr demokracinė, por atė nuk e kishte kuptuar si mohim tė vetes, e as tė historisė. Besoja se demokracia do tė duhej tė ngrihej nė mbėshtetje tė trashėgimisė pozitive tė kontinuitetit politik tė historisė sė pandėrprerė tė popullit. Ky ishte njė koncept qė mund tė vendosej brenda kontekstit tė maturisė politike, por e besoja sinqerisht se Kosova nuk ndodhej as nė Oregon dhe as nė Alaskė, qė do tė thoshte se ajo nuk ishte ndonjė superfuqi e zhvilluar, por qė nuk do tė thoshte se nuk duhej synuar shpejtimi i zhvillimit tė saj. Mirėpo ca zotėrinj duket se me gjithė mend besonin se demokracia mund tė ndėrtohej vetėm me ndėrprerjen e historisė, me mohimin total tė njė epoke dhe me identifikimin e saj tė plotė me tė keqen nacionale, duke harruar se vetė ata intelektualisht u ngritėn dhe u afirmuan pikėrisht nė atė epokė dhe duke i shfrytėzuar privilegjet e po atij sistemi, nė tė cilin tani dėshirojnė tė na bindin se as qė paskėshin qenė prezentė. Zotėrinjtė nė fjalė, por sidomos ata qė qėndronin pas tyre, duket se akoma nuk e kishin tė qartė se shoqėria demokratike qė synohej tė ndėrtohej nuk e kishte ndėrmend t'i pėrsėriste gabimet e vjetra: ajo nuk mund tė mbėshtetej mbi njė moral tė dyshimtė intelektual dhe njerėzor i cili pastaj doemos do tė rezultonte nė trauma tė njėjta shoqėrore. Ky popull kishte pėrjetuar mjaft trauma qė ia shkaktonin tė tjerėt. Ishte koha qė tė mos i duronte as tė vetat. Nė Kosovė nuk mund tė kishte kthim prapa nė komunizėm, por as qė mund tė lejohej marshimi i saj drejt fashizmit apo neofashizmit. Tė gjitha kėto fjalė nuk u thanė nė Kuvendin e jashtėzakonshėm tė Degės sė LDK tė Rahovecit nė Krushė tė Madhe, por u diskutua nė frymėn e tyre, dhe u thanė edhe gjėra tė tjera edhe mė tė rrepta. Autori i kėtyre rreshtave kishte qenė vėrtetė i indinjuar me sjelljet, trajtimin dhe me shpifjet qė ishin bėrė nė adresė tė tij, por pavarėsisht nga kjo, kishte qenė mė nė fund e nevojshme qė gjėrat tė emėrtoheshin me emrin e tyre tė vėrtetė.

Rrėnjėt shoqėrore tė oportunizmit
Gjatė qėndrimit tim shumėvjeēar nė Krushė, tė cilin shokėt nga Prishtina (tė Kryesisė sė LDK) e quanin vetizolim, kisha pasur kohė tė mjaftueshme tė vėreja dukuri tė ēuditshme, prezentimi i tė cilave besoj se do tė ishte mė rėndėsi tė madhe shoqėrore. Qysh para vitit 1981 e kisha vėnė re fenomenin e bijėve tė "tatave" nėpėr Prishtinė, por nuk e dija se ata mbėshteteshin nga bijtė e "haxhi-babave" nė fshat. Gjatė dekadės sė shkuar kisha kujtuar se e kishim ērrėnjosor oportunizmin nė politikė, por nuk e kisha ditur se kjo dukuri i kishte pasur rrėnjėt kaq tė thella.
Nė realitetin politik dhe intelektual tė Kosovės dukej se vazhdimisht diēka mė pengonte, por nuk kisha ditur ta shpjegoja dhe as ta kuptoja nė tėrėsi. Kishte qenė kjo e lidhur me kuadrot nė politikė. Para vitit 1981, kur isha marrė aktivisht me politikė, disa herė isha konfrontuar me zyrtarė tė lartė tė politikės nė Kosovė rreth kuadrove. Kisha bėrė vėrejtje se nuk hapeshin mundėsi tė mjaftueshme pėr inkuadrimin nė politikė tė brezit tė ri, por kisha marrė pėrgjigje se nuk kishim kuadro tė mjaftueshme, bile jo ashtu si kėrkohej. Kisha konkluduar se ata kėrkonin kuadro lojalė pėr vete dhe jo pėr zhvillimin e Kosovės. Dhe nuk ishim pajtuar. Gjithkush kishte qėndruar pas botėkuptimeve tė veta. Ndėrkaq, dukej se LDK-ja kishte bėrė hapa tė duhur pėrpara. Shumica absolute e kuadrove tė zgjedhur nė bazė kishin pėrgatitje tė lartė profesionale, kurse nė organet mė tė larta -edhe tituj tė ndryshėm shkencorė. Megjithatė, kisha vėnė re se disa tė rinj qė i njihja personalisht si njerėz me aftėsi tė veēanta organizative dhe talente tė tjera, pėrkundrejt insistimit nė nivele ku kisha mundėsi tė insistoja -nuk ishin zgjedhur. Ndėrkaq ata qė u zgjodhėn, nė njė apo nė mėnyrėn tjetėr, mė vonė u larguan nga vendet ku ishin zgjedhur ose u larguan tėrėsisht nga LDK-ja. Kjo mė kishte habitur, sidomos pėr shkak se ishte fjala pikėrisht pėr ata qė kishin qenė mė aktivėt gati nė ēdo aksion tė ndėrmarrė tė secilit nivel. Kishte qenė e qartė qė nė fillim se njė pjesė e mirė e fajit e kishte mekanizmi elektoral i cili mbėshtetej kryesisht nė mėhalla (nėpėr fshatra) ose nė koteri shoqėrore nėpėr qytete. Natyrisht se mėhalla kėrkonte zgjidhjen e kandidatit tė vet, pavarėsisht nga ajo se a ishte mė i mirė se tjetri i mėhallės tjetėr. Mirėpo kėtu kishte dhe diē tjetėr. Rėndom vėrehej se djelmoshat qė kishin aftėsi tė veēanta ndodheshin nė raporte tė tendosura me mėhallėn e tyre dhe kjo pastaj pėr njė arsye tė veēantė nuk i kandidonte, e as qė i zgjidhte. Kjo gjė e kishte nxitur kureshtjen time.
Kisha vėnė re se pjesa dėrrmuese e atyre qė zgjidheshin nė nivel tė bashkėsisė lokale apo tė komunės, kryesisht pėr shkaqe objektive (papunėsia dikur jo e plotė, ndėrsa tani gati totale), por edhe pėr shkak tė njohurive tė mangėta tė fituara gjatė shkollimit; mungesės sė kulturės sė punės intelektuale, etj., jetonin nėpėr familje tė mėdha sė bashku me vėllezėrit e me prindėrit, dhe nė shumė raste, edhe me axhallarėt e kushėrinjtė mė tė largėt. Tė martuar dhe me fėmijė, nuk e kishin provuar ndonjėherė shkėputjen dhe jetėn individuale tė familjeve tė veta-nukleus. Ndonėse qytetarė akademikė, gati tė gjithė me radhė i nėnshtroheshin jo vetėm autoritetit, por edhe gjykimeve tė mė tė vjetėrve dhe tė zotit tė shtėpisė. Me kohė, midis tij si qytetar akademik, familjes sė madhe dhe pushtetit ishte krijuar njė simbiozė e ēuditshme, qė shkonte nė dobinė e tyre reciproke, por qė jashtėzakonisht shumė e ngecte dhe e ngadalėsonte progresin shoqėror; 1) Qytetari i tillė akademik nuk kishte llogari tė shkėputej nga familja e madhe, sepse rėndom vetėm ai ishte nė punė, por jo edhe bashkėshortja e tij. Me tė ardhurat e fituara shumė vėshtirė do tė mund ta mbante familjen e tij, zakonisht shumė-anėtarėshe, dhe kishte fare pak shanse ta ngiste ndonjė veturė. Ndėrkaq brenda familjes sė madhe ishte pothuajse i liruar nga pėrgjegjėsia e kujdesit dhe e edukimit tė fėmijėve tė vet, ose kėtė pėrgjegjėsi e ndante me tė tjerėt. Duke mos pasur kokėēarje tė kėsaj natyre, ai mund tė merrej me aktivitete tė lira, tė cilat nė kushtet e fshatit zakonisht pėrfundonin nė sport; 2) Ndėrkaq edhe familja e madhe nė raport me tė kishte fitim tė dyfishtė: a) Rrėnjėt e kėtij fitimi zakonisht ndodheshin te kontestimi i hises (pasuria e trashėguar nga prindėrit, ose edhe ajo e pėrbashkėt). Meqė familjet e tilla kishin arritur tė shkollonin vetėm njė ose dy anėtarė (nė raste tė rralla shkolloheshin shumica), ndarja e pasurisė nė pjesė tė barabarta, pavarėsisht nga shkalla e shkollimit tė vėllezėrve, bile edhe atėherė kur punonin tė gjithė, doemos do tė rezultonte nė standarde tė pabarabarta tė jetesės. Qytetari akademik, i punėsuar si profesor ose si inxhinier, me pjesėn e pasurisė sė ndarė, doemos qė do tė jetonte ndryshe nga vėllezėrit e tij tė pashkolluar (motrat nė kėtė mes asnjėherė nuk merreshin parasysh). Nga kjo pastaj mund tė lindnin mosmarrėveshje tė ndryshme, raporte tė sėmura familjare qė mund tė shtriheshin edhe nė shoqėri. Tė ndodhur para kėtij fenomeni tė ēuditshėm, shumica e etėrve vendosnin tė "mos bėnin mėkate" dhe t'i pavarėsonin bijtė e tyre tė shkolluar. Ndėrkaq kėta, duke mos pasur mundėsi tė kacafyteshin me problemet e jetės, me heqjen dorė nga pasuria e pėrbashkėt, detyroheshin t'i nėnėnshtroheshin traditės dhe mėnyrės tradicionale tė jetesės. Kėtė pastaj gradualisht, e "paguanin" me njė shkrirje tė unit tė tyre individual nė identitetin kolektiv tė familjes; d) Familjet e tilla tė mėdha e hetuan me kohė se autoriteti shoqėror i birit tė tyre tė shkolluar mund tė ishte i dobishėm jo vetėm pėr rritjen e drejtėpėrdrejtė tė pasurisė materiale (kjo ngjante rėndom nė qoftė se bijtė e tyre punonin nė ekonominė e dikurshme shoqėrore), por para sė gjithash pėr forcimin e lidhjeve shoqėrore ose vendosjen e tyre (nė qoftė se tashmė nuk i kishin formuar) dhe ngritjen e autoritetit tė familjes. Pėr kėtė shkak, ato filluan t'ia kushtonin kujdesin e duhur standardit individual tė birit tė tyre tė shkolluar, por jo edhe nukleus-familjes sė tij, e cila me xhelozi tė veēantė u nėnshtrohej rregullave tė jetės sė pėrbashkėt nė familjen e madhe. Atij mbase nga depot e vjetėrsirave nė Evropė ia blinin edhe ndonjė veturė me shkėlqim tė jashtėm me tė cilėn mund tė kėnaqej duke shetitur, ndėrkaq fėmijėt e tij i lidhnin pėr vete, pėrmes miqėsive tė reja qė i ngjanin vetes sė tyre; 3) Ndėrkaq vetė shoqėria kishte fitim nga kėto familje tė mėdha. Sipas vlerėsimeve statistikore, gati rreth 60% tė strukturės sė popullsisė shqiptare i takonte rinisė, ose banorėve tė moshės rinore. Pushteti i dikurshėm komunist e kishte tė pamundshėm kontrollimin nė mėnyrė efikase tė kėsaj armate tė tė rinjve, tė cilėt ishin rritur ndėrkohė dhe tė cilėt ishte e vėshtirė vetėm t'i njihje, e jo mė edhe t'i kontrolloje. Pėr kėtė shkak, struktura politike e pushtetit zakonisht mbėshtetej te tė zotėt e shtėpive dhe te pleqtė autoritativė tė kėtyre familjeve. Nė mėnyra tė ndryshme u ndihmonte atyre qė ta mbanin autoritetin nė familjet e tyre, qoftė duke ua falur ndonjė dėnim gjyqėsor (pėr t'ua ruajtur "fytyrėn") qoftė duke i shikuar "nėpėr gishta" veprimet qė shkonin ndesh me normat shoqėrore dhe juridike.
Meqė simbioza e tillė familjare realisht ishte rezultat i kushteve objektive ekonomike, ajo nuk mund tė ndryshonte pa trauma tė mėdha familjare. Pėr kėtė shkak, mekanizmat mbrojtės psikikė dhe shpirtėrorė u shndėrruan shumė shpejt nė njė oportunizėm tė pėrgjithshėm brenda familjeve. Por ajo pastaj, si njė merimangė gjigante, e shtrinte rrjetėn e vet nė tėrė shoqėrinė. Familjet e tilla krijonin me sukses tė plotė edhe lidhje me njė pjesė tė inteligjencės nė Prishtinė, e cila gjithashtu nė thelb udhėhiqej me leverdinė materiale. Shumė profesorė, mjekė, drejtorė tė ndryshėm, etj., "kthenin" nė kėto familje me pretekste tė ndryshme, rėndom kinse pėr t'i takuar ish-studentėt e tyre, tė cilėve edhe ashtu shpesh ua kishin falur notat, po nė tė vėrtetė pėr t'i mbushur gepekėt e veturave tė tyre tė mėdha me zarzavate e gjėra tė rastit. Sidoqoftė, shtrirja e lidhjeve tė tilla e kishte krijuar me kohė njė shoqėri ēuditėrisht njėtrajtėshe nė themelin e sė cilės ndodhej njė oportunizėm i tmerrshėm, jo vetėm ndaj kėrkesave tė kohės, por edhe ndaj kėrkesave tė jetės nė pėrgjithėsi.
Sikur njė kompleks i tillė raportesh tė pasqyronte ndonjė shoqėri tė zhvilluar, atėherė themeli oportunist i saj do tė ishte mbėshtetje e fortė e stabilitetit shoqėror. Mirėpo fjala ishte pėr raportet qė i diktonin kushtet ekonomike dhe nė rend tė parė mungesa e vendeve tė punės. Ato ngriteshin mbi mohimin gati total tė femrės si subjekt shoqėror; nuk llogaritnin nė rritjen e brezave tė rinj dhe pėrfundonin nė odat e fshatarėve si simbole tė "rendit e tė konakut". "Stabiliteti" i arritur nė kėtė mėnyrė nuk u shėrbente ndryshimeve pozitive shoqėrore, po pėrkundrazi, e konservonte gjendjen ekzistuese tė gjėrave; nuk drejtohej drejt sė ardhmes, por vetėm nė tė sotmen; matej me tė djeshmen, por e injoronte tė nesėrmen. Dukej qartė se simbioza e tillė oportuniste nuk e lejonte zgjedhjen e mė tė mirėve nė strukturat udhėheqėse, jo vetėm tė LDK-sė.
I prekur thellė nga kjo gjendje, e cila nė raste hidhėrimi mė detyronte ta parafytyroja Kosovėn si njė depo tė madhe tė veturave tė vjetra tė Evropės, tė cilat me shkėlqimin e tyre tė rrejshėm kishin arritur t'i rrotullonin vlerat, nė Kuvendin e jashtėzakonshėm nė Krushė, mė nxitėn tė konstatoja se fjala ishte pėr bijtė dhe bijat e "haxhi-babave" nė fshat dhe tė "tatave" nė qytet, tė cilėt nuk e kuptonin dot se nė Evropė nuk mund tė shkohet me raporte feudo-klanore e feudo-kapitaliste. Me fjalė tė tjera, kėrkoja qė t'i hapet rruga konkurrencės sė vlerave tė njėmendta. Mė vonė mora vesh se mė akuzonin pėr botėkuptime elitiste. Disa shkrime nėpėr gazeta nė gjuhėn shqipe nė mėnyrė indirekte mė mbanin leksione mbi filozofinė e Platonit, ndonėse nuk e kishin kuptuar faktin elementar se Platoni, duke e kėrkuar sundimin e filozofėve, nė tė vėrtetė e kėrkonte sundimin e kompetencės, ose kompetencėn nė rregullimin e punėve shoqėrore (filozofėt si njohės kompetentė tė shoqėrisė). Mirėpo duket se e kisha pasur gabim. Shumica gjatė historisė rėndom e kishte imponuar jokompetencėn pėr tė udhėhequr me shoqėrinė. Ndonėse nuk kishte ngjarė qė jokompetenca tė tėrhiqte pas vetes shumicėn, nė Kosovė kishte ngjarė qė gati e tėrė rinia shqiptare tė shpėrngulej pėr nė Evropė. Dukej sikur caku i evropeizimit tė Kosovės do tė arrihej me "evropeizimin" e rinisė, duke u martuar me evropiane dhe duke i braktisur raportet e pėrshkruara feudo-klanore njėherė e pėrgjithmonė.

Covert action dhe konsekuencat
Ato qė ngjanė pas kėtij Kuvendi-tė jashtėzakonshėm nė Krushė nuk ėshtė e mundur tė pėrshkruhen, se mbase do tė skuqej edhe letra. Megjithatė do tė dhunoja vetėn dhe fėmijėt e mi po t'i heshtja nė tėrėsi.
Kishte plot 10 vjet qė insistohej nė "pėrshtatjen" time, por kjo nuk bėhej nė biseda tė drejtėpėrdrejta njerėzore, veēse pėrmes "bedelėve" e "telallėve", tė cilėt mė vonė, duke e parafrazuar Nolin, i quaja honxho-bonxho tė demokracisė. Kur edhe kjo nuk pati sukses, atėherė sėrish u ringjallėn presionet: -nė xhaminė e fshatit, nėpėr oda tė fshatarėve nė Krushė, nėpėr xhamitė dhe nėpėr odat e fshatrave pėrreth; nėpėr qytetet e afėrta dhe mė pas nėpėr tėrė Kosovėn, bile edhe nė diasporėn shqiptare. Akuzohesha pėr gjithēka. Shtypi nė gjuhėn shqipe i pėrmblodhi akuzat e tilla nė "sllavo-komunist", "dogmat", "marksist-leninist", "stalinist", "millosheviqist" e sihariqe tė tjera. E kisha kėrkuar shpjegimin e kėsaj fushate tė tmerrshme e cila i prekte sidomos anėtarėt e familjes sime, dhe e kisha gjetur. Njė oficer i lartė i CIA.-s qė tani punonte si hulumtues nė Qendrėn pėr Studime Strategjike Ndėrkombėtare nė Uashington DC, nė njė numėr tė njė reviste tė njohur amerikane e kishte dhėnė shpjegimin e asaj qė e quante «covert action» (veprim i mbuluar). Sipas tij, «veprimi i mbuluar» pėrfshinte ēdo gjė, qė prej "inkurajimit tė ndonjė gazetari tė huaj qė tė shkruante ndonjė artikull ose ndonjė koment redaksie, gjer te pėrkrahja, bile edhe udhėzimi i aktiviteteve ushtarake tė shkallės sė lartė, nė vendet e huaja". "Qėllimi i «veprimit tė mbuluar», -vazhdonte oficeri i lartė i CIA.-s, "ėshtė tė influencojė sjelljen ose politikėn e individėve mė tė rėndėsishėm tė huaj, tė grupeve dhe tė kombeve, si edhe rrjedhėn e ngjarjeve nė rajonet e huaja, me qėllim qė tė avancohen interesat e vendit qė e ka ndėrmarrė njė veprim tė tillė tė mbuluar, por nė tė njėjtėn kohė, ta bėjė kėtė nė mėnyrėn qė ia mundėson maskimin e duarve tė veta, si edhe mohimin sė paku zyrtar tė pėrzierjes sė vet... Kur pėrdoret nė mėnyrė tė menēur veprimi i mbuluar mund tė jetė ndihmesė efektive pėr politikėn. Kurrnjėherė nuk mund tė jetė substicion i politikės ose i mendimit" (shih George A. Carver, Jr. «Intelligence in the Age of Glasnost», «Foreign Affairs», Summer,1990).
Mirėpo amerikanėt pėr raste tė kėtilla e kishin edhe njė fjalė tė shkėlqyer: -No comment!

Bisedė me mjekun dhe me veten
Andini ėshtė djali im i vetėm, i cili i ka mbushur plot 5 vjet nė praninė time. E doja pėr sė tepėrmi. Ditėn qė isha i detyruar tė ndahesha me tė, e pėsova keq: gati sa nuk u verbova tėrėsisht. Mė kėrceu sheqeri nė gjak nė mėnyrė tė panatyrshme. Kishte ngjarė kjo gjatė natės dhe nuk kisha qenė i vetėdijshėm. Duke e ngarė veturėn pėr nė Lubjanė, e shihja se nuk dalloja shumė gjėra, por mendoja se ishte mjegull. Nė mėngjes megjithatė, duke dashur tė pėrgatisja njė shkrim qė e kisha premtuar pėr pjesėmarrje nė simpoziumin shkencor «Shqiptarėt dhe Evropa, dje, sot dhe nesėr», nuk, e dalloja dot asnjė shkronjė. Duke m'i caktuar njė palė syza tė trasha, mjeku nė Lubjanė u habit qė kurrsesi nuk po mė shkonte nė kokė diagnoza e tij mbi pleqėrinė time: "Ka tė tillė, -tha ai, -tė cilėt nuk duan tė pajtohen as me veten, e jo mė me pleqėrinė". Mirėpo pas nja tre muajsh m'u kthye tėrėsisht tė parit. Shkova sėrish te mjeku. "Stres tė rėndė paskėshit pasur, zotėri!"-tha ai. "Nuk ishim kuptuar me presidentin Bush, -thashė unė, -se ma kishte marrė djalin dhe e mbante peng.
"Aaah!" - bėri me sy tė zgurdulluar nga habia. Por e mbylla derėn. Nuk desha ta pėrfundoja bisedėn. Nė rrugė e sipėr vazhdimisht mė shqetėsonte pyetja: "Mos ishte vallė Gorbaēovi ai qė ma mbante peng Andinin? Por nuk e dija pėrgjigjen…
***
Nė Kuvendin e Krushės kisha deklaruar se isha pėr ruajtjen e integritetit territorial tė Jugosllavisė, ndonėse e kisha parė se ishte duke u shkatėrruar; se isha pėr ruajtjen e pavarėsisė sė Shqipėrisė, ndonėse e shihja se e kėrkonin rrėzimin nga posti tė Ramiz Alisė; se isha pėr Republikėn e Kosovės nė Jugosllavi, e nė funksion tė bashkimit me Shqipėrinė, dhe nuk e kuptoja dot se cila do tė ngjante mė sė pari. Kisha arritur tė deklaroja fuqimisht: nė Kosovė nuk kishte kthim prapa nė komunizėm, por as marshim drejt fashizmit. Kosovėn nuk do ta udhėhiqnin bijtė dhe bijat e baba-haxhinjve nėpėr fshatra dhe as bijtė dhe bijat e tatave nėpėr qytete, nėse kėtė nuk e meritojnė; nė Evropė nuk arrihet dot me raporte feudo-klanore dhe bile as feudo-kapitaliste; pėrparimin nuk e bart mediokriteti por talenti. Populli duhet tė ecte pėrpara drejt progresit dhe jo ta konservonin nė status quo dhe nė errėsirė. Pastaj delegatėve ua kisha ofruar dorėheqjen, por salla ishte ngritur nė kėmbė dhe masa kėrcėnonte tė shpėrthejė... Mė vonė, njė telall-honxho-bonxho i demokracisė mė kishte sqaruar: votėbesimi absolut qė e kisha fituar nė Kuvend, nė tė vėrtetė kishte qenė i aranzhuar; mė ishte dhėnė njė satisfakcion moral nga keqardhja, nga se kisha vuajtur pėr sė tepėrmi!
Pastaj bisedova me veten: "d.m.th. tė gjithė ata qė i kisha parė duke vdekur; tė gjithė ata me tė cilėt e ndanim sė bashku gazin dhe lotin; tė gjithė ata tė tjerėt prej tė cilėve ishte tundur Ballkani dhe Evropa qė nga themeli; tė gjitha ato fytyra tė mėrdhezura tė Kuvendit dhe ata qė shkrepnin flakė nga sytė; tė gjitha ato ngjarje qė ma kishin bėrė jetėn tmerrėsisht irracionale, sepse edhe koha kishte qenė tmerrėsisht irracionale, pra, tė gjithė me radhė nuk mė kishin dashur vallė! Ky njeri tani mė shpjegonte se e kisha gėnjyer veten, se ata nuk mė kishin dashur, por ja qė, nga keqardhja pėr mua, e kishin organizuar njė cirk nga Kuvendi, pikėrisht atje ku e kisha patur djepin e lindjes, nė fshatin e vendlindjes sime. Pastaj kisha kujtuar se ky njeri bėnte njė blasfemi, njė ndotje. Njė sakrilegj ndaj tyre ose ndaj mendimeve tė mija, nuk e dija me saktėsi. Pastaj m'u kujtua Evropa sė cilės nuk ia kisha borxh asnjė eky, por qė kujtoja se e mbante peng Andinin. Ishte e fortė Evropa. Mund ta mbante peng edhe Republikėn. Dhe pastaj mė ishte kujtuar Migjeni, nė tė vėrtetė ajo vjersha e tij qė fliste mbi njė grusht tė fortė pėr ta goditur malin. Mirėpo, nuk mund ta largoja dot pėrfytyrimin mbi bisedėn me honxho-bonxhon e demokracisė. Kisha jetuar vallė unė nė iluzion apo ai kishte bėrė njė sakrilegj, cila ishte e vėrteta? Njė funksionar i LDK, njė profesor qė tani ishte bėrė politikan, nė njė rast kishte deklaruar se nuk kishim probleme, se problemet nuk kishin qenė tė njėmendta, reale. Me kėtė mendim kisha rėnė nė gjumė, por isha pėrpėlitur tėrė kohėn; isha zgjuar nė befasi, duke kėrcyer nga shtrati dhe i kisha mbyllur veshėt me shuplakat e dorės. Megjithatė, e kisha dėgjuar zėrin e thekshėm tė Andinit: "O, baaaabiiiiiiiiiii !" Kisha provuar tė heshtja, por e kisha dėgjuar pėrsėri. "Po, biri im, - kisha provuar t'i pėrgjigjem me vete, - nuk do tė ketė probleme, por do tė duhej qė Kosova tė qėndronte mbi kėmbėt e veta". Pastaj, me shpirtin e copėtuar nga dėnesjet e thekshme tė Andinit, natėn qė i shėtisnim fushat e Celinės, mė ishte kujtuar ajo poetja qė kishte deklaruar se "nuk kishte perėndi, kishte vetėm njerėz, njerėz, njerėz." Mirėpo po tė mos kishte perėndi, me ēka vallė do ta matnin veten e tyre njerėzit ? -e kisha pyetur unė, por kisha mbetur pa pėrgjigje…

Krushė e Madhe, Dhjetor 1991
pashtriku
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Filozofia ortodokse serbe nė ofensivėn e saj antishqiptare. (2006-11-05 15:36:07 nga Arben Dervina)
[ Opinione ] PSE KOSOVA NUK KA POLITIKĖN E SAJ TĖ JASHTME? (2008-08-22 16:31:12 nga admin1)
[ Opinione ] Ethet e tėrbuara nė njė "analizė politike" (2008-08-17 13:25:33 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Surroi: Kosova nuk ka vizion tė politikės sė jashtme (2008-08-16 08:17:59 nga admin1)
[ Opinione ] Ekonomia politike e (pu)shtetit kimik dhe planet e heshtura pėr shfarosjen e popullsisė sė vet (2008-07-28 15:09:16 nga admin1)
[ Opinione ] DOKTRINA IRACIONALE POLITIKE E DETUGJMANIZIMIT TĖ KROACISĖ (2008-07-15 15:50:11 nga admin1)
[ Diaspora ] Roli i diasporės nė politikė (2008-06-29 12:53:13 nga admin1)
[ Opinione ] SHQIPTARĖT “PENGJĖ” TĖ POLITIKĖS KOLONIZUESE DHE ROBĖRUESE TĖ ALEANCĖS SLLAVOMAQEDONE - SHQIPTARE (2008-06-12 16:18:45 nga admin1)
[ Opinione ] “TURPI” DHE DEMAGOGJITĖ E KULLUARA POLITIKE “SHQIPTARE” (2008-06-11 02:07:48 nga admin4)
[ Opinione ] HIMNI I ”EVROPĖS” SĖ AHTISARIT PĖR KUFOMAT E GJALLA POLITIKE (2008-06-08 06:25:05 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Georgievski: Maqedoninė e pret njė krizė e re politike (2008-06-03 07:30:47 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster