| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » BURRAT E SHTETIT DHE BURRAT E KOMBIT! |
| Postuar mė datėn: 2008-03-01 14:42:04 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Valbona DACI
Sekretare e Deges sė SHAIBK-se nė FIER:
Burrat e shtetit dhe burrat e kombit!
Njė fatalitet apo rrjedhojė e fakteve dhe ngjarjeve qė mbėshtjellin qenien e kombit shqiptar.
Rrallėherė njė burrė shteti ka pėrkuar tė jetė edhe burrė kombi dhe kjo na ka kushtuar shtrenjtė. Na ka kushtuar shekuj dhe mijėvjecarė nė kėrkim tė bashkimit kombėtar, njė kėrkim sa i vetėdijshėm aq dhe impulsive i paorganizuar.
Tė qenit unikė nė llojin e vet mbart kryeneēėsinė, si njė tipar origjinal, qė koha nuk e ka pėrpunuar dot pėr ta shndėrruar nė element tė dobishėm pėr vetė shqiptarėt. Tė pathyeshėm mes njeri tjetrit prijėsat shqiptarė tradicionalisht nuk kanė mundur tė lėshojnė pushtetin pėr hir tė interesave madhore tė tėrėsisė shqiptare. Paralelisht kombi ka njohur burrat e tij dhe shteti gjithashtu.
Tė parėt pa ambicie pėr pushtet, por me njė vullnet tė admirueshėm kanė dhėnė pjesė nga shpirti i tyre nė funksion tė pėrmbushjes sė destinacionit tė natyrshėm tė shqiptarėve, bashkimit mes vete.
Tė dytėt, nisur ndoshta nga i njėjti qėllim me tė parėt, kanė devijuar shpesh, por disa prej tyre edhe e kanė tradhtuar misionin e bashkimit.
Dy kategori tė pėrfshira nė tė gjitha nivelet e pėrkatėsisė sė tyre asnjėherė nuk kanė qenė bashkė, dhe kėshtu edhe bashkimi si gjysmė dhe gjysmė qė bėjnė njė, ka qenė njė ekuacion tepėr i ndėrlikuar.
Ky fatalitet dualist, si pjesė e unikalitetit shqiptar, jo gjithmonė ka qenė rastėsi dhe as i natyrshėm..
Nėse do ishte kėshtu do tė ishte e keqja mė e vogėl.
Historikisht burrat e shtetit shqiptar kanė zhgėnjyer, nė mos tradhtuar, madje disa prej tyre janė ēuar drejt pushtetit pėr njė mision tė caktuar antishqiptar.
Nėse deri pak kohė mė parė kjo na dukej fantashkencė, sot ekzistojnė fakte dhe gjurmė tė cilat ēojnė nė njė pėrfundim tė tillė, ose tė paktėn nuk e pėrjashtojnė mundėsinė.
Pa fyer askėnd, dhe pa cenuar asnjė personazh, nė kėtė skenė dritėhijesh ku shteti nuk pėrputhet me nocionin e kombit, duhet thėnė se burrat e shtetit nga burrat e kombit i ndan njė hendek i madh. |
|
Sot disa prej tė fundit i janė afruar disi pushtetit duke lejuar njė erė tė re tė fryjė por ekuivalenti i kėsaj, ėshtė njė radhė e gjatė burrash shteti qė nuk bėjnė asgjė tjetėr veē shijojnė pushtetin si mbretėr absolutė dhe si oborrtarė.
Dallimi mes tė parėve dhe tė dytėve, ėshtė se shtetarėt nuk arrijnė te gjejnė njė emėrues mes politikės qė i kushtėzon, rehatisė sė karrigeve dhe misionit qė u ngarkohet si burra shteti, detyrimit qė kanė ndaj kombit.
Tė dytėt, nė shumicėn e tyre u mungon ambicia pėr pushtet madje e konsiderojnė pushtetin armikun mė tė madh tė idealeve.
Njė mospėrputhje e tillė mes politikės zyrtare dhe aspiratave kombėtare u ka kushtuar shqiptarėve, madje ka vėnė nė rrezik vetė ekzistencėn e tyre si komb.
Sėrish vlen tė thuhet se nuk ėshtė vetėm rastėsi, apo fatalitet, por nė kėtė mospėrputhje njė dorė ka ndihmuar shumė, dorė qė i ėshtė drejtuar Ballkanit qė prej shekullit tė 16-tė dhe mban emrin dyndje sllave.
Ardhja e tyre, po qė ishte njė rastėsi fatkeqe pėr vendasit, por politika e tyre e mireorientuar ka dhėnė rezultate nė qindra vjet nė njė kontrast tė thellė dhe fatkeq me rezultatet e politikės shqiptare, tė burrave tė shtetit qė shfaq vetėm paaftėsi nė kėtė drejtim.
Sot burrat e shtetit i bėjnė iso interesave ndėrkombėtare dhe kjo nuk ėshtė aspak keq deri sa kėto interesa nuk bien ndesh me ato kombėtare, madje na vijnė pėr shtat .
Burrat e shtetit i bėjnė iso asaj qė e quajnė diplomaci, por jo sepse janė diplomatė pasi nuk kanė aspak dell diplomati, por janė thjesht tė paaftė pėr t'i bėrė tė tjerėt ti dėgjojnė atė qė kombi do tė thotė.
Burrat e kombit ndėrkohė vazhdojnė tė lėnė gjurmėt e tyre nė misionin e madh tė bashkimit, larg politikės por shumė pranė ēdo shqiptari ata e meritojnė tė quhen tė tillė.
Shtetarucėt bėrtasin me tė madhe ato qė i quajnė fitore nė arenėn ndėrkombėtare dhe ia servirin kombit si fitore.
Por, ato janė rrjedhė logjike e pėrmbushjes sė interesave tė fuqive tė mėdha qė pėrkuan me "pavarėsinė" e Kosovės dhe me forcimin e faktorit shqiptar nė Ballkan.
Po tė ishte pėr burrat tanė tė shtetit, shqiptarėt do tė vazhdonin tė ishin delja e zezė e tufės dhe pse jo, edhe e kurbanit. Ndėrsa burrat e kombit, megjithėse pa bujė, e kanė kryer misionin e tyre.
Me njė nga mjetet mė efikase fjalėn e shkruar dhe fjalėn e thėnė, por dhe me gjithēka tjetėr qė kanė pasur nė dispozicion ata i kanė dhėnė kombit njė pasuri tė madhe, veprėn e tyre patriotike, vepėr qė shėrben pėr tė mbajtur gjallė atė krenari sė cilės i referohemi shpesh.
Dallimi mes tyre bėhet kėshtu njė diferencė e madhe qė ndan dy kategori njerėzish dhe burrash.
Dallimi mes tyre pėrbėn nė fakt ēelėsin e zgjidhjes sė kėtij ekuacioni tė ndėrlikuar alla shqiptar ndėrsa bashkimi mes tyre ėshtė i pamundur.
Njė kombinim, herė pas herė mes veprimtarisė sė tyre, sigurisht qė do tė ishte fat pėr kombin e shpėrndarė nė mė shumė se katėr shtete ballkanike, njė kombinim mes veprės sė tyre, qė do tė ishte gjetja qė i ka munguar kėtij kombi.
Fier, 29 shkurt 2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|