DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» "PAKOJA AHTISAARI" DHE GOZHDA E NASRADINIT..!
Postuar mė datėn: 2008-05-01 13:38:42 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Shyhrete GOSALCI,
Zv. Kryetare e Kėshillit Organizativ te Kuvendit Mbarėkombėtar:

Kjo, "Pakoja Ahtisari" na i ka nga ngatėrruar keq punėt. Nga njėra ane Kosova shpallet e pavarur ,nga ana tjetėr askush nuk respekton sovranitetin e saj. Shikoni se ēfarė po ndodh: Shteti i vetėquajtur "Maqedoni", jo vetėm nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės, por kėrkon nga trualli i saj 2500 ha tokė.
Politikanet e Kosovės, te cilet me fjale betohen, se do ta ruajne si te shenjte pavarėsinė e saj, e kane pranuar ndryshimin e kufijve ekzistues. Ku e gjene karshillekun ky Grujevski dhe aleatet e tij shqipefoles?
Me siguri tek bashkefajsija e politikaneve shqiptare, te cileve me shume interesohen per karriget e tyre te thyera se sa per fatet e kombit.
Po kush je ti more zotri qe tjeterson pronen e tjetrit?
Kush je ti qe nxjerr ne treg si monedhe shkembimi token e Atdheut tend?.
Si ta quajm kete qendrimin tuaj z. Thaci, si akt patriotik apo...?
"Pako Ahtisaari" i detyron qe te pergjigjen keta zotrinj.
Pse, ore edhe fryme do te marrim ne shqiptaret me lejen e "Pakos Ahtisari?J
Jo zotrinje, planet i kini bere pa hanxhine.
As nje centimeter toke shiptare nga trualli i Kosoves nuk do munde te marre Grujevski dhe bandat e tij.
Nje marveshje kolaboracioniste edhe mund te behet, por flaka e zjarit qe do te ndizet pasketaj do te djege te gjithe politikanet antikombetar shqipefoles si dhe miqte e tyre sllavomaqedon.
Fakti qe qeverija e "Maqedonise" nuk ka kurajon ta deklaroje njohjen e Kosoves provon mosekzistencen e vet si shtet i pavarur.
Gruevski syte, mendjen dhe urdhrat i merr nga Beogradi. Mjafton per kete si argument fakti qe ne "Samitin e Ohrit", Kosova nuk ftohet me justifikimin se kur u caktua samiti nuk ka qene e pavarur.
Mirepo, ne Kosove asnje politikan nuk shqetesohet per kete. Ne te kunderten atje te gjithe jane optimist se shteti fqinje “strategjik”se shpejti do ta njohin "Pavarsine e Kosoves".
Por "Maqedonia" nuk e di ne cilin kostelacion eshte vete. Shtet pa emer, shtet qe emerin ja heqin dhe ja vene sa her te duan . Mirpo ne Kosove mendojne ndyshe. Aferim.

Ecim me tej. Nje burre i madhe i kombit shqiptar dikur paska thene:
” Shqiperine ne nuk do ta lejome te behet han pa porta ku te hyje derri dhe dosa”, dhe me te vertet Shqiperia dyert i kishte te blinduara per dekada per armiqte e kombit shqiptar. Tani skane mbetur me as dyer as dritare. Por, edhe Kosova eshte Shqiperi.
Shtrohet pyetja, a ka kufi "shteti i pavarur Kosoves"?! A respektohet integriteti i tij teritojal?!



Se ja pershembell, digjen doganat, hidhen bomba “molotov” mbi shqiptaret, vriten ish luftetaret e UCK-se dhe nuk ka asnje reagim prej strukturave pergjegjese..
Kjo puna e "Pakos se Ahtisaarit" na kujton ate perallen e njohur shqiptare te gozhdes se Nastradinit, i cili shiti shtepine, por nuk shiti gozhden e ngulur ne dhomen e gjumit dhe bente c'bente dhe ne mes te nates futej ne dhome me te drejten e prones mbi gozhden. Dhe, ky avaz vazhdoi deri sa pronaret e vertere braktisen shtepine. Edhe politikanet serbe, ashtu si dikur Nastradini, duke keqeperdorur te drejten kulturore dhe fetare nuk lene rast pa shfrytezuar, per te demonstruar sovranitetin e tyre mbi “Kosoven dhe Metohine”, sic kane qejf te deklarohen ata.
Tashme, sic dihet pak pas shpalljes se "Pavarsise se Kosoves" zbriti Samrxhic (sic ai vetdeklarohet minister per kosoven). Ky kelysh i Miloshjevicit, me pamjen e nje maloku provincial te pa gdhendur, provokon dhe ndez turmat serbe ne veri te Mitrovices , shumica e tyre, gangster me te ardhur nga Republika Serbe e Bosnjes dhe iken pa i hyre as edhe nje gjembe ne kembe.
Poliikanet shqipefoles u betuan se nuk do ta lejone te hyje ne Kosove , mirepo per cudi, Ai duke bere karshillek futet jo vetem ne veri te Mitrovices, por edhe ne enklavat serbe, ne Gracanice, Cagllavice dhe Ranilluk.
Po keshtu edhe kryetari ”moderator” favorit i perendimit Z.Tadic vjen pa pyetur askende per te festuar pashket ne Kosove. Dhe, kjo vizite behet ne kohen kur ne Serbi se shpejti do te behen zgjedhjet parlamentare dhe me cdo mjet synohet qe ato te behen edhe ne Kosove.
Po perse mor zotrinje politikane, Kosova do te behet koka e qerozit ku sojsezet politikane serbe te shkuajne me laps kopjative cfare te duan?!
A thua per kete u vrane dhe u gjakosen Jasharet , Haradinet, Pajazitet dhe qindra e qindra luftetare te tjere idealist te UCK?!
Zotrinje politikane, dilni zot Pavarsise se Kosoves, ose iu hapni rrugen atdhetareve te vertet te cilet do te dijne, jo vetem ta mbrojne pavarsine por edhe te luftojne per bashkimin kombetar.

Serbia nuk le rast pa provokuar, kurse shqiptaret nuk dine cfare te bejne me ”pavarsine”.
E pa pare dhe e pa degjuar kjo!? C'do te benin rilindasit tane mendje ndritur po te ishin gjalle ?!
Me siguri do te shkulnin floket dhe mjekren nga habija dhe nga inati.
Parlamenti i Kosoves “betohet”se do te nxjerre nje rezolute qe nuk do te lejoje te zhvillohen zgjedhjet e Serbise ne teritorin e saj. Me pas kryetari i kuvendit, Z. Krasniqi, deklaron se nuk ka nevoje per nje vendim te tille .
Dakord, Kosova eshte nje shtet me sovranitet te kufizuar por, brenda hapsirave shtetformuese qe u lejohen nga "Pakoja Ahtisaari" institucionet duhet te veprojne me vendosmeri dhe me kompetence.
Pyetja shtrohet fare thjesht, a do te behen zjedhjet serbe ne shtetin e pavarur te Kosoves ?
Aka ndonje politikan te pergjegjshem atje qe munde te thote me siguri se zgjiedhjet serbe ne Kosove nuk do te zhvillohen?
Fatkeqsisht dhe me dhimbeje e them nuk ka. Nga Prishina, korespodentja e TOP CHANEL, Znj. Alma LAMA,
na jep lajmin e gezuar se zgjedhet serbe ne Kosove mund te mos zhvillohen.
Po ky eshte sihariq.
Me thoni ju lutem kur ka ndodhur qe Franca te kete zhvilluar zgjedhje ne Belgjke, apo Gjermanija ne Zvicer, ose Spanja ne Portogali? Kur? Asnjehere.
Ketu del nje pyetje e thjesht, a e njohin seriozisht pavarsine e shtetit te ri te Kosoves institucionet nderkombetare vendimarese, te cilat e kane pranuar nje rrealitet te tille?
Ne se po, atehere duhet te ushtrohen plotesish kopentencat nga organet e zgjedhura dhe nga ekzekutivi. Eshte shume i lexueshem fakti, qe pasi nga organet e Kosoves merret nje vendim, shpesh ai anulohet nga faktori pergjegjes nderkombetare pa dhene as nje sqarim.

Kjo "Pakoja Ahtisaari" paska qene vetem nje dhurate per pakicen serbe ne Kosove, pra vetem nje e drejte eksluzive e tyre.
Shqipitaret nen "Maqedoni", qe per nga numeri po i afrohen popullsise sllavo-maqedonase, nuk i kane dhe nuk mund t'i gezojne keto te drejta.
Po keshtu as shqiptaret e Kosoves Lindore: Presheves, Medvegjes dhe Bujanocit.
Perse keto standarte te dyfishta?
Do desha t'ia beja nje pyetje Zotit Ahtisaari, nese eshte e drejte dhe e moralshme qe serbet ne Kosove te kene me shume te drejta se shqiptaret ne Serbi?.
Problemi shtrohet nese shteti i Kosoves ka te drejte te interesohet per bahkekombasit e vet ne Serbi, ne po ate mase qe interesohet edhe shteti serb per bashkeatdhetaret e vet ne Kosove?
Fakti qe Lugina e Persheves gradualisht po zbrazet, nga emigracioni, duhet t'i alarmoje pushtetaret ne Prishtine
dhe ne Tirane, si dhe te gjitha partite partite politike shqiptare, ne te gjitha karhinat e Shqiperise Natyrale, per ta ndaluar kete hemoragji demografike, pasi edhe atje eshte dhe jeton nje pjese e trupit te Shqiperise se coptuar padrejtesisht. Kjo popullsi dhe ky teritor nuk mund te anashkalohen nga klasa politike.
Por, eshte per te ardhur keq, kur shikon se si partite kryesore ne Kosove nderhyjne duke krijuar alenca te dyfishta ne "Maqedoni" dhe ne "Luginen e Persheves", produkti i te cilave me se shumti jane grindjet dhe sherret e pa principta.
Une bashke me shoket e mi, ish luftetare te UCK se lavdishme , mendojme se ende prioritare mbetet zgjidhja e ceshtjes kombetare.
"Pakoja Antisari" nuk eshte celsi magjik, qe automatikisht do te zgjidhe problemet tona kombetare.
Partite politike luftojne natyrisht per te ardhur ne pushtet, por, megjithate mbeten hapsira bashkepunimi.
Ne gjykojme se, ne momentin, ne te cilin jeton ceshtja jone kombetare, organizimi i nje Kuvendi Mbareshqipetare do te ishte i dobishem, per mos me thene i domosdoshem.
Ne po ecim drejt kesaj rruge, thirrja jone eshte:
EJA EDHE TI, BASHKOHU ME NE, ASNJE NUK ESHTE I TEPERT....!

Prishtine, 1 Maj 2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] BALLKANI DHE "PAKOJA AHTISAARI"…! (2008-03-02 09:22:33 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] "Pakoja e Ahtisarit" - mohim i pavarėsisė dhe lirisė sė Kosovės (2007-02-05 04:17:09 nga admin4)
[ Opinione ] BALLKANI DHE "PAKOJA AHTISAARI"…! (2008-03-02 09:22:33 nga admin4)
[ Opinione ] EDHE IVICA DAĒIQI SI SLOBODAN MILOSHEVIQI! (2008-11-20 04:05:40 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] SHOQATA ATDHETARE PĖR INTERGRIM DHE BASHKIM KOMBĖTAR (SHAIBK) (2008-11-17 17:17:54 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Vendosja e EULEX-it dhe shqetėsimet e Prishtinės (2008-11-17 16:41:05 nga admin1)
[ Opinione ] QĖNDRIME DHE VEPRIME TĖ DREJTA TĖ KRYEMINISTRIT THAĒI (2008-11-16 13:06:16 nga admin1)
[ Opinione ] DHELPĖRĖS ME DHELPĖRI, UJKUT ME TRIMĖRI (2008-11-15 14:52:15 nga admin1)
[ Opinione ] SI PO DUKET, EDHE KĖTĖ HERĖ DO TA H AJMĖ?! (2008-11-15 14:10:57 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kuēi: Tė hiqet nga agjenda dhe nga fjalori politik plani 6-pikėsh (2008-11-15 08:54:43 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Sejdiu dhe Thaci: Pas shperthimit qendrojne armiqte e Kosoves (2008-11-14 15:15:35 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster