| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Ndihmat pėr zhvillim ekonomik dhe zhvillim tė arrestuar |
| Postuar mė datėn: 2008-07-12 16:15:25 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Isa MULAJ
Subjektet politike vendore dhe ndėrkombėtare ishin tė vetėdijshme se gjendja e pėrgjithshme socio-ekonomike nė Kosovė nėse nuk mund tė paraqitej si e tmerrshme, sė paku duhej arsyetuar nė opinion me fjalėn si shumė e rėndė. Kėtė do ta vėrtetoj edhe sekretarja Amerikane e shtetit Condolizza Rice kur deklaroj se "Kosova nuk ka ekonomi". Pėr t'i ngjallur shpresat dhe hapur mundėsinė e krijimit tė ekonomisė, u shpall pavarėsia politike dhe filluan njohjet nga shtetet mė tė fuqishme ekonomike tė botės. Duke e ditur se qytetarėt nuk mund tė ushqehen me euforinė e pavarėsisė politike gjatė, duhej gjetur strategjinė e radhės pėr t'iu dhėnė shpresa mė praktike qytetarėve qė tani po i vlerėsonin bisedimet pėr statusin e Kosovės, Planin e Ahtisaarit, shpalljen e pavarėsisė dhe miratimin symbyllur tė kushtetutės, me njė emėrues tė pėrbashkėt nė shumės mashtrime. Erdhi konferenca e donatorėve. Kėtu nuk duhet tė ngutemi e ta cilėsojmė kėtė si njė mashtrim tjetėr, pėrkundėr bindjes qė e kanė shumica e qytetarėve. Para se tė flasim pėr mundėsitė nga premtimet e kėsaj konference, ėshtė e dobishme tė pėrshkruhet pse pas afėr njė dekade erdhėm nė kėtė gjendje tė pa ekonomi me gjithė ato donacione?
Mėsimet nga shtetet tjera dhe ēka nuk shkoj si duhet nė Kosovė?
Disa shtete tė Evropės pėrendimore tė dala nga Lufta e Dytė Botėrore kanė pasur normė dy shifrore tė rritjes eknomike pas fazės emergjente tė rindėrtimit. Shtytjen kryesore ia kishte dhėnė Plani i Marshallit por zhvillimin deri mė sot e kishin bėrė vet. Nuk po themi asgjė tjetėr rreth kėsaj por po kthehemi tek ish-Jugosllavia, pjesė e sė cilės kemi qenė edhe ne. Nė fillim tė ndėrtimit tė socializmit vetqeverisės si pasojė e distancimit nga BRSS, Jugosllavia kishte fatin e ndihmės nga SHBA, Britania e Madhe, dhe Franca nė vlerė prej 425.8 milionė dollarėve qė u dha prej vitit 1951 deri mė 1954. Pėr 13 vite rafall (1953-1965) Jugosllavia kishte normėn mė tė lartė tė rritjes ekonomike nė botė me njė mesatare 11.8%, ndėrsa deri nė fund tė viteve '70-ta mė tė lartėn nė Europė. Kėshtu nga njė vend kryesisht agrar dhe i prapambetur, Jugosllavia ishte shndėrruar nė njė mini-superfuqi me bllokun e vet tė shteteve tė painkuadruara, qė u bė blloku i tretė mė mė ndikim nė botė pas atij tė SHBA-sė dhe ish-BRSS-sė. Bile edhe nė industrinė e aviacionit luftarak, gati arriti tė prodhoj aeroplanė tė gjeneratės sė katėrt. Kėtė e dėshmon projekti "Novi Avion" pėr aeroplanin me aftėsi luftarake tė shumėfishta multirole fighter (ekuivalent i F16 Faclon tė SHBA-ve dhe MiG 29 Fulcrum ose boshtit tė aviacionit luftarak Sovjetik) qė fluturimin e parė do ta bėnte me 1992, ishte i gatshėm pėr prodhim masiv po tė mos shpėrbėhej ish-Jugosllavia, plus kishte siguruar eksportin nė shumė shtete tjera. Si shpjegohet kjo pėrvojė ose sukses?
Ish-Jugosllavia kishte marrėdhėnie tė mira me tė gjitha shtetet por gjithmonė duke e ruajtur sovranitetin, interesin dhe fanatizmin e vet si shtet. Ne pėrendim arsyetohej se ishte kundėr BRSS-sė dhe kishte sistem tjetėr ekonomik ose ekonomi gjysmė tė tregut. Tek BRSS-ja dhe llageri socialist paraqitej, dhe nė fakt ishte, vend socialist ose me ideologji tė ngjashme. Me vendet arabe dhe tė botės sė tretė ishte organizuar si bllok, kinse si kundėrpeshė dhe pėr t'u mbrojtur ndaj ndikimeve eskploatuese tė SHBA-sė dhe ish-BRSS-sė, por nė realitet i shfrytėzonte tė gjitha pėr fanatizmin e saj shtetėror. Nė vendin e vet kufizonte ose shtypte religjionin, nė vendet arabe i falte pesė vaktet. Nė vendet afrikane pėrdorte retorikė tė ashpėr rreth diskriminimit racial kur nė vendin e vet ende kishte probleme etnike ndėrmjet njerėzve mė tė njėjtėn ngjyrė, dhe ndėrmejt tė kombeve tė ngjashme ose tė njėjta. Kritikonte kolonializmin, ndonėse vet kishte ambicie pėr tė. E menēuri dhe ēmenduri tjera!
Edhe Kosova pas luftės sė 1999 ka marrė ndihma tė konsiderueshme. Deri mė sot nuk ka pasur vlerėsime konsensuale tė sinqerta, reale, detaje dhe tė gjithanshme se ēka ėshtė puna e kėtij eksperimenti nė shtetin sui generis ekonomisė sė prapambetur tė Kosovės me karakteristika tė Arfikės qendrore nė zemėr tė Evropės. Kur shqiptarėt e Kosovės kishin shkuar si refugjatė nė Shqipėri, ishin befasur pėr tė keq se sa mbrapa ishte Shqipėria krahasur me Kosovėn, dhe atė pas gati njė dekade tė zhvillimit tė hovshėm nė Shqipėri dhe nė tė njėjtėn kohė qeverisjes sė dhunshme dhe shkatėrrimit ekonomik tė Kosovės. Sot Shqipėria i ka tė ardhurat pėr kokė banori gati tri herė mė tė larta se Kosova.
Analiza mė e besueshme rreth fenomenit dhe eksperimenteve sui generis ishte botuar nė serinė e artikujve nė gazetėn numėr njė tė Suedisė, Dagens Nyheter, nė qershor 2007. Aty ceket se nė Kosovė prej gjysmės sė dytė tė vitit 1999 e deri nė periudhėn e raportimit janė derdhur 22 miliardė euro nė tė gjitha aspektet. Disa nė mediat Kosovare e supozojnė shifrėn 30 miliardė. Sidoqoftė, mjafton tė thuhet dhjetėra miliardė, ose shumė qė nuk ėshtė derdhur nė ndonjė vend fqinj gjatė periudhės sė njėjtė. Me kėto mjete Kosova ishte dashur tė jetė tri herė mė e zhvilluar se vendet fqinje e jo tri herė mė e pazhvilluar. Ėshtė e panevojshme tė priten pėrfundimet e analizave rreth shkaqeve pa u nisur nga supozimi se, kėtu ėshtė punuar qėllimisht mbprapshtė nga tė punėsuarit ndėrkombėtar dhe gangsterizmi feudalo-nepotist vendor. Mė tragjikja ėshtė se kurrė nuk ėshtė ndėrmarr asnjė masė ndaj kėtij sistemi degjenerues nga askush, me pėrjashtim tė rasteve inviduale vetėm sa pėr t'i zėvendėsuar personat ekzistues me disa tjerė. Nga askush nuk janė marrė masa ndaj sistemit, as nga OKB, UNMIK, Qeveria e Kosovės, BE, shtetet e huaja, e as nga agjencitė pėr zhvillim (EAR, UNDP, USAID, DFID, e shumė tė tjera). Derisa nė pėrendim ėshtė raportuar se tek ndėrtesat e policisė sė UNMIK-ut gjindet njė WC e mbushur deri nė tavan me raporte tė krimeve qė askush nuk i ka lexuar kurrė (vėrejtje: nė Kosovė ka vetėm 3000 lexues tė rregullt!), as agjencitė pėr zhvillim nuk qėndrojnė keq. E keqja ėshtė vetėm se ankesat injorohen sistematikisht nga shtabet e agjencive zhvillimore, me ēka u jipet dritė e gjelbėrt emisarėve tė tyre dhe vendorėve tė vazhdojnė, dhe mundėsisht t'i kėrcėnojnė edhe mediat. Kampionė nė kėtė veprimtari, si gjithmonė, janė vendorėt me nė krye Qeverinė. Kur filloj tė hartohet Strategjia Zhvillimore e Kosovės 2007-2013, kryeministri i atėhershėm e kishte quajtur dokumentin qė po pėrgatitej Plan tė Marshallit. Edhe mediat dhe raportet e ndryshme (psh. ato tė UNDP-sė) i jipnin publicitet atij dokumenti. Disa analistė dėrguan komente nė raportin e UNDP-sė duke paralajmėruar se George Marshall nuk ka qenė shpėrlarės i parave. Udhėheqėsit e asaj strategjie pėshpėrisnin nė opinion "le tė flasin njerėzit; kryesorja ne i rrujmė paret." Paret jo vetėm qė u "rruan" pa kurrfarė llogarie dhe strategjia mbeti vetėm nė letėr, por shumė punė qė bėheshin pranė zyrės sė kryeministrit gjatė asaj kohe pėr atė strategji tė urdhėruara nga ish-udhėheqėsi i atij projekti nacional, ishin tragji-komike. Kopjimi (ilegal) i muzikės MP3, dhe atė 90% sllave (Ceca, Dragana, Mirosllav Iliq, Bjelo Dugme, Riblja Qorba, tė tjerėt nuk mė kujtohen si quhen); puna jashtė orarit tė punės dhe gjatė vikendeve; detyrimi i punėtorėve pėr pėrkthimin e teksteve shkollore; strategjia si tė regjistrohen dhe kalohen studentėt nė provime, dhe mė e keqja; mos-pagesa e pagave, ishin vetėm disa nga punėt mė tė shpeshta pėr strategjinė qė ish-kryeministri e quante Plan tė Marshallit pėr Kosovėn. Thua ti se je duke punuar nė ndonjė kamp tė pėrqendrimit nazist e jo nė shekullin XXI pėr qeverinė tėnde nė projekt nacional pėr zhvillim ekonomik! Pėrkundėr se faktet nga kjo pėrvojė e hidhur i kishin tronditur donatorėt dhe e bėnė Qeverinė pėr pesė pare, asgjė nuk u ndėrmor.
Disa keqmenaxhime tė donacioneve janė rezultat i rregullave diskriminuese, me gjasė tė qėllimshme, qė janė futur nga vet donatorėt. Pėr shembull, deri vonė nė projektet e pėrbashkėta tė UNDP-sė dhe USAID-it precizohej shumė qartė se favorizohet rekrutimi i minoriteteve dhe femrave nė punėt e tyre. Shkaku pse kėso njoftime tash nuk gjinden nė shpalljet pėr vende pune nė gazetat ditore tė Kosovės, nuk ka qenė bombardimi masiv (ang. carpet bombing) me ankesa i zyrės pėr komunikim tė shpejtė (hotline) tė UNDP-sė nė Nju Jork dhe USAID-it nė Uashington, por vetėm interpretimi jashtė Kosove nga disa pėrkrahės tė shqiptarėve (sepse shqiptarėt ende nuk kanė mend! Shiko mė poshtė arsyen) se me "minoritete dhe femra" nėnkuptohet qė, kriteri bazė i rekrutimeve ėshtė racizmi dhe seksizmi. Referenca "minoritete dhe femra" pėr vende pune ėshtė hequr nga shpalljet, por ky kriter tani zbatohet pa letra. Joprofesionalizmi nė punėn mendore nuk ėshtė kurrfarė pengese. Seksizmi ėshtė shndėrruar nė industri sui generis dhe shėrbim qė shitet dhe blihet, por ata qė mendojnė se ėshtė ekonomi, gabojnė.
Pėrfaqėsuesit e delegacionit tė BE-sė sė voni dėrguan njė ekip pėr vlerėsimin(!) e ndihmave dhe fondeve dedikuara pėr Kosovėn. Ata kishin identifikuar disa (ēuditėrisht) mangėsi qė lidhen me keqmenaxhimin e kėtyre fondeve. Ata vetėm kishin "dėgjuar" nga ekspertėt se 75% a parave shkon pėr konsultime, shėrbime tė ndryshme, darka pune, mbajtjen e seminareve nė Ohėr, etj. E vėrteta ėshtė se BE sikur UNDP-ja, USAID-i dhe donatorė tjerė kanė marrė ankesa jo pėr keqmenaxhim, por mė sė shumti pėr diskriminime dhe korrupsion tė hapur. Shkaku i mos zgjidhjes sė atyre rasteve, ka sjellur deri te kjo gjendje ekonomike.
Shpresat nga konferenca e donatorėve: ēfarė zhvillimi pritet?
Nga konferenca e donatorėve Qeveria planifikonte t'i siguroj 1,5 milardė euro. Nė konferencė donatorėt premtuan 1,2 miliardė. BE si donatori mė i madh ka premtuar 500 milionė euro dhe SHBA 400 milionė dollarė ose 255 milionė euro. Kėto mjete do t'i jipen Kosovės (ose atyre qė e udhėheqin Kosovėn, ku ndėrkombėtarėt ende e kanė fjalėn kryesore) gjatė tri viteve tė ardhshme. Po tė futen nė fuksion dhe tė shpenzohen me menēuri tė gjitha kėto mjete, ēka ėshtė e pamundur nė bazė tė asaj se sa mjete shkojnė pėr konsulencė dhe shėrbime pėr zyrtarėt e vet atyre shteteve, ka gjasa tė sjellin njė pėrmirėsim tė vogėl nė ekonomi. Mund tė thuhet se shuma e premtuar prej 1,2 miliardė euro kur tė ndahet nė tri vite ėshtė mė tė vertetė shumė e vogėl pėrballė problemeve socio-ekonomike tė thella tė Kosovės. Ajo ėshtė pėrafėrisht e ngjashme me atė qė e dėrgon diaspora e Kosovės. Ne e dijmė se mjetet e diasporės shpenzohen nė tėrėsi, ku shumica e tyre e tyre pėrsėri pėrfundojnė jashtė Kosovės. Sa ėshtė zhvilluar Kosova me ato mjete deri sot, e dijmė tė gjithė. Mjetet e donatorėve pėr momentin janė vetėm tė premtuara. Pėrvojat me donatorėt nė Kosovė tregojnė se shuma e mjeteve tė angazhuara ose alokuara (pėrndara) ėshtė mė e vogėl se atyre qė janė premtuar, ndėrsa e mjeteve tė shpenzuara mė e vogėl se e atyre tė angazhuara.
Nuk ėshtė problemi tek shumat e mėdha apo tė vogla tė mjeteve qė do tė angazhohen dhe shpenzohen. Problemi ėshtė tek sistemi i qeverisjes sė mjeteve qė ka mbetur i pandryshuar prej vitit 1999 dhe prioriteti i projekteve tė orientuara kryesisht nė energji dhe infrastrukturė, e mė pak nė zhvillimin shqoqėror, ndoshta pėr shkakun se Plani i Atisarit dhe Kushtetuta e Kosovės nuk e njohin popullsinė shumicė dhe e identifikojnė atė si grup etnik. Nė projektet kryesore pėr konferencėn e donatorėve nuk kam vėrejtur se ekziston regjistrimi i popullsisė dhe tė drejtave pronėsore si njė ndėr prioritetet. Kjo me gjasė ėshtė bėrė me qėllim deri sa tė ndryshohet struktura etnike e popullsisė qė ka filluar tė zbatohet.
Pasi sistemi i qeverisjes sė mjeteve nga ana e BE-sė nuk ka ndonjė mekanizėm tė centralizuar pėr sanksione efikase kundėr keqmenaxhimit pėr shkak tė diversitetit tė shteteve, mbeten gjasat e vazhdimit me avazin e vjetėr. Ndihma e SHBA-ve do tė qeveriset kryesisht nepėrmjet USAID-it, ku edhe aty nuk ka ndryshuar sistemi i moskontrollit. Kėta dy donatorė u shprehen se kjo ndihmė do tė jetė njė test pėr Kosovėn. Test kanė qenė edhe 9 vitet paraprake, mė shumė pėr BE dhe SHBA, e mė pak pėr Kosovėn. Rezultatet e kėtij testi, me pėrjashtim tė thashethemeve sikur ato tė delegacionit tė BE-sė qė ishte pėr vizitė nė Kosovė, mungojnė por nė vija tė trasha i dijmė. Duket se me fjalėn test, BE dhe SHBA e kanė ndėrmend tė arsyetohen mė vonė nėse kjo ndihmė nuk rezulton nė sukses ekonomik, se "ne kemi bėrė ēmos me ndihma pėr zhvillimin e Kosovės, por populli nuk ka ditur ose ėshtė budalla." Nuk ka dyshim nė budallallėkun e shqiptarėve dhe pėr kėtė janė shkruar edhe libra si "Pse shqiptarėt nuk kanė mend?" (dhe pse nuk do tė kenė!). Por mungon edhe njė libėr tjetėr me titullin "Pse ndėrkombėtarėt nė Kosovė nuk kanė mend?" Pėrgjigjja qė mund tė dal nė fund tė kėtij libri tė propozuar ėshtė se, ndėrkombėtarėt nė Kosovė nuk kanė mend sepse shqiptarėt nuk kanė mend. Nė vend tė parullės "Hello America" (Tung Amerikė) asnjėherė deri mė sot nuk kam dėgjuar dikė duke thėnė "Hello USAID Inspector General and Ombudsman. Are you receiving me?" Pėrkthimi i kėsaj fjalie ėshtė i nevojshėm vetėm pasi ta merrni pėrgjigjjen "Roger that!" (pranim) nga kėto dy institucione.
Mjetet qė u premtuan nga konferenca e donatorėve thuajse janė tė gatshme nga vet Kosova (fondi i privatizimit, trusti i pensioneve, depozitat e bankave, fondet e ndėrmarrjeve publike, suficiti buxhetor). Kur Qeveritė e Kosovės nuk kanė pasur kapacitete dhe mend pėr ta qeverisur njė buxhet tė varfėr tė vetin dhe ai vazhdimisht u ka tepruar, secili shton dyshimin se ēfarė ndryshimesh dhe zhvillimi mund tė priten nga mjetet e donatorėve. Sa pėr BE-nė dhe SHBA-nė, zhvillimi i Kosovės ėshtė ēėshtje shumė e lehtė. Vetėm nėse duan. Nuk kėrkohet mė shumė se 2-3 vite pėr ta arritur kėtė qėllim. Pėr shembull, si ėshtė e mundur qė SHBA-ja ta zhvilloj njė Tajvan 23 milionėsh deri nė atė masė sa tė jetė nė gjendje t'i bėjė ballė ushtarakisht njė superfuqie nė ngritje si Kina? Ose zhvillimin e Koresė Jugore dhe Izraelit?
Sė fundi, ajo qė po ndodhė me moszhvillimin ose zhvillimin e arrestuar ekonomik dhe shoqėror tė Kosovės, definitivisht e hedh poshtė me forcė dhe pėrgjithmonė propagandėn dhe gėnjeshtrat helmuese se Kosova ka mbetur vend i pazhvilluar shkaku i sundimit tė perandorisė Osmane. Gjatė asaj kohe, Kosova e ka pasur kryeqytet Shkupin ndėrsa sot nuk e kontrollon as Prishtinėn. Tė frustruarit tej mase thonė se tash e tutje nuk do tė kemi kompetenca pėr t'i kontrolluar as gratė tona dhe anasjelltas! Kosova ka mbetur dhe do tė mbetet vend i pazhvilluar derisa tė "zgjidhet" problemi i popullsisė shumicė nepėrmjet ndryshimit tė strukturės etnike tė Kosovės (kėtė e kishte kėrkuar edhe Millosheviqi), pastaj do ta shihni bumin ekonomik. Perandoritė qė e kanė lėnė mbrapa Kosovėn janė: BE, SHBA, Banka Botėrore, FMN, e disa tė tjera, tė gjitha perandori e superfuqi ekonomike dhe financiare botėrore. Perandoria Osmane nuk ka qenė superfuqi ekonomike dhe ndikimi i saj nė botė ishte mė i kufizuar se i secilės perandori qė u cek mė lartė. Nė fakt, perandoritė dhe superfuqitė e tanishme ekonomike e duan pa masė Kosovėn, qė sipas tyre e ka njė kancer qė duhet tė "shėrohet" popullsia shumicė, sepse ajo nuk do qė tė bėhet vetvetja sikur Izraeli, Tajvani dhe Koreja Jugore, qė ne ta armatosim deri nė dhėmbė me armėt mė tė sofistikuara. "Kėta qenkan nė gjendje tė bėjnė ēmos edhe kundėr njerėzve tė vet, e mos tė flasim kundėr neve. Atėherė zgjidhja qenka, t'i shfarosim ose sė paku t'i pakėsojmė disi." Superfuqitė megjithatė nuk po munden t'i pėrdorin metodat e Srebrenicės pėr shkaqe morale. Nė vend tė tyre kanė futur metoda mė tė ndyra qė janė duke i zbatuar tė "pėrzgjedhurit" e popullit edhe me kushtetutė. Pasi tė arrihet njė baraspeshė etnike dhe kur eksperimentet me shumicėn e popullsisė pėr superfuqitė do tė bėhen tė dhimbshme, dhe ato eventualisht do tė detyrohen t'iu thonė ndal tė pėrzgjedhurve tanė (sepse kėta nuk dijnė kur ėshtė boll kurrė), atėherė mund tė themi: Bac, qitash pėrnime u kry!
(Autori ėshtė Hulumtues i lartė dhe koordinator pėr Kosovė i Institutit pėr Studime dhe Analiza tė Politikave Ekonomike)
Prishtinė, 12.07.2008
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|