| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Lobingu pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės - ishte objektiv kryesor i Shqipėrisė nė Konferencėn Islamike |
| Postuar mė datėn: 2008-03-19 04:52:28 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Lobingu pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės ishte objektivi kryesor i njė delegacioni tė Shqipėrisė nė Samitin e 11 tė tė Organizatės sė Konferencės Islamike nė Dakar, Senegal. Ministri i Punėve tė Jashtme, Lulzim Basha gjatė samitit ka zhvilluar njė sėrė takimesh me pėrfaqėsues tė shteteve anėtare tė kėsaj organizate dhe ka kėrkuar nga bashkėbisedueit mbėshtetjen e vendeve tė tyre pėr Kosovėn e pavarur, duke theksuar se solidariteti me popullin e Kosovės i shėrben paqes dhe stabilitetit nė rajon dhe mė gjerė, thuhet nė njė njoftim tė Ministris sė Jashtme tė Shqipėrisė. Ndėrkaq gjatė fjalės sė tij nė Samit, Ministri Basha pasi ka falenderuar shtetet anėtare qė e kanė njohur tashmė Kosovėn si shtet tė pavarur, u bėri thirrje shteteve tė tjera tė ndėrmarrin tė njėjtin hap. "Gjithēka qė ka lidhje me Kosovėn ėshtė unike", ėshtė shprehur Basha nė fjalėn e tij. Gjatė Konferencės delegacioni shqiptar hapi njė foto ekspozitė me materiale fotografike qė dėshmonin krimet e shėmtuara tė forcave serbe mbi popullsinė civile tė Kosovės nė vitet '98 '99. Po kėshtu, delegacioneve tė vendeve anėtare ju shpėrndanė kopje tė librit tė Noel Malcolm "Historia e Kosovės", dhe librit tė dr. Islam Lauka "Kosova rast unik nė tė drejtėn ndėrkombėtare", si dhe njė album me foto tė objekteve tė kultit tė shkatėrruara nga forcat serbe nė Kosovė si pjesė e fushatės sė spastrimit etnik dhe genocidit mbi shqiptarėt e Kosovės nė periudhėn '98 '99.
kosova.com |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|