| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Qazim Namani
Cascova=Cassoua=Casstel+ova=Fusha e kėshtjellave
Fusha e Kosovės= Fusha e kėshtjellave
Rrethe ubikimit tė qytetit mesjetar CASCOVA[1] kemi tė dhėna nga studiues tė ndryshėm. Disa studiues shqiptarė i pėrqafuan hipotezat e studiuesve serb duke menduar se ky emėrtim ka etimologji sllave, ku fjala kos e emėrton shpendin e mllėnjės, duke pohuar se me emrin e kėtij shpendi ka shumė vendbanime nė shumė vende ku banojnė sllavet.
Si pas disa studiuesve shqiptarė qė merren me etimologji nė Kosovė ekzistojnė vendbanime tė rexhistruara me kėtė emėr nė defterėt osman tė shek. XV. Skender Gashi shkruan se Ilaz Rexha pėr njė katund me emrin Kosovc, mendon se ishte katuni Kosovicė nė malėsin e Gallapit. Emrin Kosovicė e mbanė edhe njė lagje e sotme e fshatit Strezofc. Disa studiues kėtė lokalitet mendojnė se duhet kėrkuar nė rrethinėn e Ferizajt, nė fshatin Kosin apo nė Varosh. Martin Segoni nga Novobėrda i cili prej vitit 1474 jetoj nė Padov tė Italisė dhe si ipeshkv nė Ulqin, kishte shkruar pėr Novobėrdėn dhe e pėrmendė njė vend-luginė me emrin Kosovica, ku nė njėrėn anė tė kėsaj lugine shtrihet Prishtina kurse nė anėn tjetėr Novobėrda. Bazuar nė tė dhėnat e Segonit, i cili e njihte mirė terrenin, mundė tė pohojmė se fjala ėshtė pėr rrjedhėn e lumit tė sotėm Prishtina, pasi ai vjen nga malet e Gallapit, ėshtė konsideruar si degė e lumit Llap. Po ashtu pasi qė Segoni thotė se, Kosova ishte nė rrjedhėn e lumit Llap, unė mendoj se, kjo luginė mundė tė kėtė qenė lugina e fshatit Grashticė-Mramuer, ku nga kjo luginė nė njėren anė mbetet Prishtina kurse nė anėn tjetėr mbetet Novobėrda. Kėtė mendoj se e verteton edhe emri i katundit Kosino, qė pėrmendet bashkė me katunin e sotėm Busi, sot lagje e Mramurit, po ashtu dhe katundi Xhylkova sot Kilkov nė mes sė fshatarave Marec-Mramuer. Pėr mė tepėr, edhe humanisti raguzas, Alovsius Cervinus Tubero e pėrmend Kosovėn nė veprėn e tij tė botuar mė 1603, kur shkruan pėr betejėn e Kosovės tregon se, nė atė betejė morėn pjesė dardanėt, ilirėt dhe maqedonasit. Kėtė e thotė nė njė kronikė tė shek XVI dhe Jeraksi, Logotheti i madh i Patriksnės se Stambollit pėrshkruan se, nė atė betejė, morėn pjesė arkont nga Arvanitia=Shqipėria dhe nga viset qė quhen Dardani=Kosovė. Njė burim i shek. tė XV tregon se tregtaret qė shkonin nga Prishtina pėr nė Vushtrri duhej tė kalonin nėpėr pyje apo shkurre, pra nėpėr baschi di Cassova. Nga kjo kuptojmė se prej Prishtinės, pėr nė drejtim tė Vushtrrisė por edhe tė Podujevės pėr gjatė rrugės, kishte kėshtjella qė vėzhgonin rrugėtimin e tregtarėve perėndimor. Perėndimorėt kėtė rajon e cilėsonin si tokė e pasur. Stojan Novakoviq kujtonte se qyteti Cascova ishte i imagjinuar, por nėse ka ekzistuar mendon se ishte Janjeva duke e mohuar thėnien e gjeografit turk Haxhi Kallfa, i cili qytetin Kosova nė shek. e XVII e cilėsoi si kadillėk. Kosova sipas Haxhi Kallfės ėshtė quajtur edhe Pallashima. Georg von Hahn propozonte qė qytetin Kosova duhet kėrkuar njė orė udhė largė nė jug tė Janjevės. Kryeipeshkvi i ipeshkvisė sė Shkupit, Don Mihal Suma, shkruan me 1632 se vendbanimi Kosova i pėrkiste famullisė sė Janjevės. Nė shkrimet e shek tė XVIII kur shkruhej pėr betejėn e Kosovės nė mikroregjionin e Kosovės pėrmendet edhe Zveēani, Graēanica, Fusha e Kosovės, Prishtina, Lipiani etj. Fusha e Kosovės e rrethuar me njė varg kėshtjellash si Veletini, Gadimja, Surqina, Zhitia, Kaēaniku Burrniku, Petriqi, Jezercit, Suka nė Kreshtė tė vogėl afėr Kosharės, Halilaqi, Bardh i madhė , Kėshtjella e qytetit nė Vushtrri, Dubovci, Strofc, Kollė, Zveqani, qyteti i Trepēės(Mazhiq-Rashani-Smrekonica), Banjė, Barileva, Siqeva, Tenezhdolli, Grashtica, etj. mendoj se, japin elemente tė mjaftueshme pėr ta kuptuar se fusha e Kosovės nuk ėshtė fusha e mllėnjave, si ėshtė shkruar nė literaturėn sllave dhe tė huaj nė ndikimin e saj, ashtu si mendojnė disa studiues shqiptarė por ėshtė fusha e kėshtjellave, fusha e njė qytetėrimi shumė para ardhjes sė sllavėve ne kėto hapėsira. Mendoj se edhe rrafshina e Llapit nė komunėn e Podjevės, ėshtė quajtur nga popullata autoktone shqiptare Kosova e vogėl vetėm pėr shkak se rrethohet me njė varg kėshtjellash dhe qytete tė pasura me minjerat e njohura si Bellasica, Berveniku, pastaj kėshtjellat e Braines, Ballocit, Tenezhdollit, Koliqit, Gllavnikut, Sharbanit etj. Edhe Kosovica si lagje e Strezocit e cekur mė lartė kufizohet me njė varg kėshtjėllash dhe qytete pėr rrethė si: Qyteti i Marecit-Gllogovicės, Novobėrda, Kulina e Dardanės, Kulina e Krilevės, Grexhenikut, Busovatės, Kremenatės, por mund tė jetė dhe vetė Strezoci pasi ėshtė dėshmu si lokalitet i rėndėsishėm arkeologjik etj. qė dėshmojnė pėr njė rajon kėshtjellash. Njė karakteristik tė tillė e hasim edhe nė rajonin e Ferizajt, Vushtrrisė, Mitrovicės, Lipianit dhe komuna tjera qė territori i tyre shtrihet nė rrafshin e Kosovės, nė tė cilat janė evidentuar njė varg i kėshtjellave. Pėrveē ndėrtimit tė kėshtjellave nė bregore dhe male qė e rrethojnė fushėn e Kosovės, kishte vendbanime tė fortifikuara dhe nė vet rrafshin e Kosovės si: Qyteti Ulpiana (Justiniana sekonda), Lipiani i vjetėr (Justiniana Poli), Vushtrria, Prishtina, Surqina, pastaj themelet e vjetra nė Pestov, etj., qė lėnė tė kuptojmė se kėtė kėshtjella kishin prona tė mėdha nė fushėn e Kosovės. Avni Kėpuska nė librin e tij Qenėsia e territorit dhe e kufijve etnik autokton tė Kosovės shkruan se Kosovėn e hasim nė variante tė ndryshme tė shkruar, por mė tė shpeshta janė: Kasava, Kasova, Kosuva dhe Kosova. Nese kemi parasysh trajtat mė tė hershme- Kasava ose Kasova-segmentimi i pėrbėrjes sė tyre jep kas-a dhe va, qė tė dyja terma gjeografik. Interpretimin e parė gjeografik tė emrit Kosova e ka bėrė akademiku Josip Rogliq, i cili thotė se janė terminologji tė gjuhės ilire. Sipas interpretimit tė Rogliqit dhe studimit tė Muharrem Carrabregut Qelėsi i Sistemit Ilirik tė Emrit gjeografik, termi Kas-a pėrmban kuptimin e njė kodre, mali ose shkėmbi. Nė Dalmaci janė dy fusha karakteristike tė quajtura Kosovo, pėr tė cilat Pop Duklanini thotė se etimologjia e tyre i ka rrėnjėt qė nga kohėt ilire. Nė bazė tė termit gjeografik Kas janė gjithashtu edhe emrat: cassel, castel, cashtel, castelli.[2] Prof. Dr. Skender Riza, po ashtu mendon se fjala Kosovė duhet tė jetė fjalė e lashtė, ndoshta ilire apo thrake sepse emrin Kosova e hasim nė shumė vise tė Gadishullit Ballkanik: nė Bosnjė quhet njė vend Fushė Kosovė, nė rrethin e Dibrės ekziston fshati Kosovė, nė Dalmacinė jug-lindje tė fushės sė Kninit, gjendet njė fushė Kosovė nėpėrmjet tė sė cilės rrjedhė lumi Kosovnica, nė jug-lindje tė Elbasanit ekziston fshati Kosovė, po ashtu edhe nė rrethinėn e Gjirokastrės gjendet fshati Kosovica, etj.[3]
Nga tė dhėnat e cekura mė lartė mundė tė pohojmė se etimologjinė e emrit Kosova duhet kėrkuar nga fjala latine pėr kėshtjella Casstel=Kėshtjellė dhe prapashtesa latine dhe turke ova=fushė qė do tė thotė fusha e kėshtjellave, nga ky version ka dal dhe emri pėr Presheven si Presh dhe prapashtesa turke ova qė ka kuptimin fusha e preshit, pastaj Gjakova=Jakova qė ka kuptimin fusha e Jakut etj. Studiuesit tanė duhet lėnė anash tė gjitha shkrimet sllave qė janė shkruar rreth emrit tė kėtij lokaliteti nė mesjetė, duke dhėnė versione tė reja shkencore pėr kėtė emėrtim. Nga burimet e cekura mė lartė, tani ėshtė e ditur se kėtė qytet duhet kėrkuar nė anėn veri-lindore tė qytetit tė sotėm tė Prishtinės. Prof. Skender Rizaj mendon se ky qytet ėshtė Bellasica nė rrjedhėn e sipėrme tė lumit llap. Mendoj se Belasica duhet tė jetė kalaja Belas e rindertuar nė kohen e Perandorit Justinijan tė cilėn e pėrmend Prokopi i Cezaresė, e cila gjendet te fshatrat Sylevic dhe Murgull tė komunės sė Podujevės. Nė territorin e kėtyre fshatarėve ka zgjyrė metalesh dhe gjurmė tė vjetra qytetėrimi. Ky lokalitet ka njė largėsi prej Prishtinės, diku rreth 70km. Bazuar nė tė dhėnat e deri tanishme pėr Kosovėn si vendbanim-qytet mesjetar, mendoj se kėtė lokalitet duhet kėrkuar mė afėr vendit ku thuhet se ėshtė zhvilluar beteja e Kosovės. Emri i lokalitetit tė Kosovės mendoj se ka tė bėjė me ndonjė kėshtjelle dardane, por i pėrshtatur nė gjuhėn sllave pėr tė krijuar mė vonė mitin pėr Kosovėn. Ka shumė mundėsi qė emri i kėshtjellės CASTELONA e pėrshkruar nė listėn e rindėrtimeve tė kėshtjellave nė dardani nga Prokopi i Cezares, tė jetė deformuar nė variantin sllav CASSOVA-CASOVA-KOSOVO, andaj me kėtė ēėshtje duhet tė merren studjuesit tanė mė eminent tė historisė dhe gjuhės.
Pas betejės te lumi Marica (1371) Osmanėt i vazhduan pushtimet e tyre, ata me 1375 e pushtuan qytetin e Nishit, kėshtu ju ofruan territoreve tė kontrolluara nga princ vendor tė cilėt duke parė rrezikun organizuan njė aleancė nė tė cilėn pėr veē shqiptarėve nga Dardania(Kosova), morėn pjesė edhe princ shqiptarė nga trevat tjera shqiptare, beteja u zhvillua nė Plloqnik(1386). Pas kėsaj beteje Sulltan Murati i I solli pėrforcime nga Azia e vogėl por dhe nga Gadishulli Ballkanik, ku nė anėn e sulltanit morėn pjesė dhe vasal serb si; Konstantin Dejanoviē, mbreti Marko si edhe disa shqiptarė nga Epiri dhe Thesalia. Beteja u zhvillua nė Kosovė.[4]
Kosova pėrmendet si lokalitet i vjetėr xehtar nė vitin 1423, qė e kishte ligjin e vet tė kodifikuar mė 22 Mars 1488. Ky ligj ndahet nė 16 paragrafe, qė i rregullonte tė gjitha ēėshtjet ekonomike, politike dhe sociale tė vendit. Cassova (Kosova) shėnohet si vendbanim nė hartat e Evropės nga fundi i shek.XV. Po ashtu nė Tabela Moderna, Polonia, Ungarie
tė Bontentance mė 1507 ėshtė shenuar Kosova (Cascova) si lokalitet, pastaj Gasteldi mė 1548, nė Venedik boton Tavole nouva di schiavonia, ku paraqitet Kosova si lokalitet. Prej vitit 1570-1580 Kosova si vendbanim pėrmendet nė tri fermane qė kanė tė bėjnė me vjeljen e taksave, kurse nė katėr fermane nga vitet 1579/80, 1588, 1595 lidhur me falsifikimet e monedhave dhe trazirave. Prof. Skender Rizaj shkruan se nė ligjin mbi xehrore nė kohėn e sundimit tė Sylejman kanuniut(ligjdhėnėsit), Kosova ose me emėr tjetėr Bellasica pėrfshihet nė mesin e xehtar kryesore tė Perandorisė Osmane. Nė vitin 1565 Kosova kėrkonte ekspert pėr mihjen e minjerave, ku sipas fermanit tė vitit 1574 lartėsia e qirasė sė xehrores sė Kosovės-Bellasicės ishte 300.000 akēe. Sipas Haxhi Kallfės mė 1650, Kosova ndodhej nė mes Prishtinės dhe Kushumlis, dhe kishte 19 ditė rrugė nga Stambolli. Nga njė tregtar Dubrovnikas Kosova pėrmendet ne vitet 1660,1661 si lokalitet prej nga Dubrovnikasit kanė transportuar lesh. Kosova pėr herė tė fundit pėrmendet nė vitin 1689 kur kishte rėnė nė duar tė austriakve.[5] Sipas njė shenimi anglez, Kosova gjendej 7 mila nė veri-lindje tė Prishtinės. Nė afėrsi tė kėtij qyteti ėshtė zhvilluar beteja e Kosovės nė tė cilėn turqit nė komanden e sultan Muratit I, mė 15 Qershor 1389 fituan kundėr koalicionit ballkanik.[6]
Bazuar nė kėtė shėnim anglez dhe tė dhėnave nė terren mundė tė pohojmė se kjo e dhėnė ėshtė mė e sakta pėr ubikimin e qytetit tė Kosovės. Sipas hulumtimeve nė terren mund tė pohoj se ky lokalitet mundė tė jetė qyteti i Grashticės-Mramurit qė i pėrgjigjet distancės sė cekur prej 7 mila dhe po ashtu ky lokalitet gjendet nė pjesėn veri-lindore tė Prishtinės. Nė Grashticė ekzistojnė dy kala tė ngjitura mes veti, kalaja e vogėl dhe kalaja e madhe, tė cilat e kanė dhe rogėn e qjytetit. Nė kala vėrehen muret rrethuese dhe kisha jashtė mureve rrethuese, ku janė gjetur dhe tulla tė periudhės romake. Poshtė kalasė pėr gjatė rrjedhės sė lumit nė gjatėsi prej rreth 1 km ka themele po tė njejtes periudhė. Po ashtu buzė lumit ėshtė zbuluar njė kishė paleokristiane, themelet e objekteve nė vendin e quajtur Hanishte dhe sistemi i ujitjes nė hyrje tė fshatit Mramuer. Pak mė lartė nė fshatin Mramuer ekzistojnė themelet e manastirit. Kėtu i hasim dhe toponimet lugu i gjytetit, lugu i kishės, zgjyrė tė metaleve qė kanė mbetur nga shkritoret e mineraleve, po ashtu nė fshatin Mramor nė lokalitetin lugu i gjytetit mbi ugria ka mbetje tė themeleve tė objekteve , pastaj lugu i manastirit. Pėr ekzistimin e kėtij qyteti do tė dėshmonte ndoshta dhe ruajtja e mbiemrit Kosova tė disa banorė tė Prishtinės dhe Prizrenit deri nė ditėt e sotme. Nė kėtė lokalitet po ashtu ka zgjyrė metalesh, Suka e Radashecit-Grashticės nė popull quhet edhe Sulltan tepe qė na shtyn tė mendojmė se pikėrisht nė kėtė kodėr ishte vendosur vetė sultan Murati i parė i cili vezhgonte situaten nė betejėn e Kosovės. Ėshtė me rėndėsi tė ceket se nga kjo kodėr duket vendi ku thuhet se u zhvillu beteja e Kosovės. Jo larg nga suka e Radashecit-Grashticės gjendet kalaja e Siqevės (Kodra e Kunės) tė cilės i vėrehen muret e objekteve, po ashtu nė kodrėn e Kunės janė themelet e njė kishe nga e cila janė dalė disa tjegulla dyshemeje me ornamente dekorimi tė periudhės romake. Duke i shtuar dhe gjurmėt tjera nė fshatrat pėr rreth mundė tė pohojmė se shėnimet e kronistit anglez pėr Kosovėn janė tė sakta dhe kėtė qytet duhet kėrkuar nė territorin e lartė cekur.
_______________________________
[1] Prof. dr Skender Rizaj, Kosova gjatė shek.XV,XVI dhe XVII Prishtinė 1982, fq. 215
[2] Avni K Kėpuska Qėnsia e Territorit dhe e kufijve etnik autokton tė Kosovės Prishtinė 2003 fq. 140-142
[3] Prof Dr. Skender Rizaj, Kosova gjatė shekujve XV< XVI dhe XVII Prishtinė 1982 fq. 273
[4] Prof. dr. Skender Rizaj Kosova gjatė Shek. XV,XVI,XVII fq 16
[5] Prof. dr. Skender Rizaj Vjetar nr. XXIX_XXX fq. 175,176 Prishtinė 2003
[6] PO aty fq.177 |
|