| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Pa shpallur me urgjencė Pavarėsinė, Kosovėn dhe shqiptarėt i mori lumi |
| Postuar mė datėn: 2006-12-01 14:14:05 nga Flori Bruqi :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nga Av. Idajet Beqiri
- Statusi i Kosovės ishte planifikuar tė zgjidhej brenda vitit 2006. Kėshtu kishte vendosur Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė, kėshtu kishte vendosur Departamenti Amerikan i Shtetit, kėshtu kishte vendosur BE.Pėr zgjidhjen e Statusit tė Kosovės brenda vitit 2006 deklaruan dhe premtuan Grupi i Kontaktit, Grupi Ndėrkombėtar i Krizave dhe i ngarkuari i OKB-sė pėr negocim e propozim tė kėtij Statusi, Zoti Ahtissari, Pėr shkaqe, qė nė tė vėrtetė nuk janė shkaqe, por sebepe, fillimisht kreu i OKB-sė, qė po ikėn, Kofi Annan, e mė pas Grupi i Kontaktit dhe vetė Zoti Ahtissari, shtynė zgjidhjen e Statusit tė Kosovės pėr vitin tjetėr. Fillimisht zgjidhja e kėtij Statusi u lidh me njė palo-referendum qė bėri qeveria serbe pėr miratimin e njė Kushtetute, nė tė cilėn sanksionohej qė Kosova tė mbetej Pjesė e Serbisė! Me kėtė referendum, nė kundėrshtim tė hapur me ēdo normė juridike ndėrkombėtare, por edhe jashtė ēdo logjike minimale, serbėt dhe qeveria e tyre votoi pėr fatin dhe tė ardhmen e njė populli me kombėsi tjetėr, siē janė shqiptarėt dhe pėr trojet e tyre. E pėr tu kuptuar mė shkoqur ky alogjizėm absurd, do tė ishte e njėjta gjė sikur ne shqiptarėt tė bėnim njė referendum dhe tė vendosnim pėr fatin e popullsisė hungareze qė jeton nė krahinėn e Vojvodinės nė Serbi. Pastaj Faktori Ndėrkombėtar e lidhi zgjidhjen e Statusit tė Kosovės me zgjedhjet parlamentare qė do zhvillohen nė Serbi mė 21 Janar 2007. Nė fakt do tė kishte njė farė kuptimi dhe, do tė mirėpritej shtyrja pėr pak muaj e zgjidhjes sė Statusit tė Kosovės pėr shkak te zhvillimit te zgjedhjeve nė SHBA. Por, tė shtysh zgjidhjen e Statusit tė Kosovės sepse paska zgjedhje parlamentare Serbia, ajo qė e mbajti tė kolonizuar pėr mbi 100 vjet Kosovėn dhe popullin shqiptar tė saj, ajo qė e gjenocidi dhe e vrau masivisht kėtė popull nė vitin 1999, dhe dėshmitare pėr kėtė ėshtė e gjithė bota, NATO, KS i OKB, SHBA dhe BE, ėshtė sa absurde, aq dhe dashakeqėse ndaj shqiptarėve tė Kosovės. Pasi tė kalojė 21 Janari 2007, post-Millosheviēėt Koshtunica dhe Tadiē do tė thonė se Statusi i Kosovės duhet tė shtyhet sepse nė Serbi ėshtė duke u zhvilluar Kampionati i Mundjes! Faktori Ndėrkombėtar, me sa duket i ndikuar nga politika religjioze e ndonjė shteti aleat tė Serbisė, i prirur pėr tė marrė nė konsideratė ēdo sebep tė shpikur nga Beogradi zyrtar, nga ky Beograd qė i vuri flakėn dhe krijoi viktima tė panumėrta dhe varre masive me njerėz tė pafajshėm nė Ballkan gjatė viteve 19989-1999, do e fusi nė rrugėn e pazgjidhshmėrisė Statusin e Kosovės, i cili de fakto ėshtė zgjidhur pro Pavarėsisė sė Kosovės qysh nė vitin 1999. A do presin ende shqiptarėt realizimin e lojėrave tė rrezikshme tė Beogradit? A do tė presin ende shqiptarėt tė realizohen lojėrat ksenofobiste antishqiptare tė ndonjė qeverie anėtare tė BE apo aleate strategjikė tė Serbisė sipas mendėsisė joqytetėruese dhe antinjerėzore ortodoksiste?! Serbia dhe klane tė caktuara ndėrkombėtare antishqiptare, po pėrgatisin njė katastrofė tė paparė e tė padėgjuar pėr Kosovėn dhe gjithė shqiptarėt autoktonė nė trojet e veta nė Ballkan. Ata fillimisht po luajnė me nervat e shqiptarėve, duke u shtyrė e stėrshtyrė Pavarėsinė e Kosovės, e cila ėshtė njė realitet i padiskutueshėm dhe i pa negociueshėm. Pavarėsia e Kosovės ėshtė vullnet i shqiptarėve tė Kosovės. Nuk mund tė vendosin dot mė serbėt apo kushdo qoftė, veē shqiptarėve pėr Pavarėsinė e Kosovės. Dhe shqiptarėve kėtė tė drerjtė universale ua ka dhėnė Karta e OKB pėr Vetėvendosjen e Popujve, ua ka dhėnė Karta e tė Drejtave tė Njeriut tė BE, ua ka dhėnė lufta ēlirimtare kundėr fashistėve serbė dhe fitorja e e kėsaj Lufte nė vitin 1999 prej UĒK-sė dhe NATO-s. Shqiptarėve tė Kosovės kėtė tė drejtė ua ka dhėnė gjuha vetfolėse e tokės sė Kosovės, ua ka dhėnė fakti se shqiptarėt nė Kosovė pėrbėjnė 92 pėr qind tė popullsisė sė kėtij shteti tė ri de fakto dhe qė jetojnė nė trojet e tyre, tė okupuara prej Serbisė nė vitin 1913 me luftė fashistoide dhe me ndihmėn e Evropės sė Vjetėr. Tė ndodhur para realiteteve tė reja, shqiptarėt e Kosovės nuk kanė ēfarė tė presin mė. Ata duhet tė parandalojnė me mjete paqėsore politike dhe diplomatike kurthin qė po u ngre Beogradi dhe aleatėt natyrorė tė tij pėr ti pėrgjakur edhe njė herė dhe pėr tė destabilizuar pėrgjithmonė Ballkanin. Po si parandalohet kjo murtajė e re qė po na vėrvitin mbi kokė kundėr Pavarėsisė sė Plotė dhe pa Kushte tė Kosovės? Me veprime aktive dhe me njė urgjencė tė madhe, faktorėt politikė dhe kombėtarė shqiptarė duhet tė detyrojnė me argumente Parlamentin e Kosovės tė Shpalli, nė se ėshtė e mundur edhe nė 28 Nėntor 2006, Pavarėsinė e Plotė tė Kosovės. Pas kėtij akti, Shqipėria ta njohė menjėherė kėtė Pavarėsi dhe tu kėrkojė aleatėve tė saj, aq sa tė jenė, tė bėjnė tė njėjtėn gjė. Hapi i dytė urgjent i Parlamentit tė Kosovės tė jetė krijimi i Komisionit pėr hartimin e Kushtetutės sė Shtetit tė Pavarur tė Kosovės, i cili brenda kėtij viti tė pėrpilojė Projektin dhe nė Janar 2006 tė organizohet referendumi popullor pėr miratimin e saj dhe vulosjen de jure dhe de fakto tė shtetit tė Pavarur tė Kosovės. Nė se do tė hezitojmė ende, nė se do ti mbajmė sytė nga qielli i Faktorit Ndėrkombėtar, i cili ka rrezik qė tė bėjė paralelizma komediane dhe donkishoteske midis Kosovės dhe Osetinės Jugore tė Rajonit tė Kaukazit qė ka 99 mijė banorė (!), shqiptarėt dhe Kosovėn i mori lumi.
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|