DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006-2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Lexoni intervistėn ekskluzive tė Dr. Koēo Danaj dhėnė agjencisė sė lajmeve shqiptaro – norvegjeze MekuliPress
Postuar mė datėn: 2007-04-16 13:55:45 nga admin4 :: Kategoria: Intervista

Dr. Koēo Danaj ėshtė drejtor i Institutit tė Prognozave Rajonale dhe njė nga analistėt politik dhe publicistėt mė tė njohur nė hapėsirėn shqiptare.
Intervistėn e zhvilloi: Vedat Xhymshiti

***MEKULIpress
Zoti Danaj, mė jepni njė koment, pėr demonstratat e fundit tė organizuara
nga Lėvizja VETĖVENDOSJE! nė Prishtinė. Pra demonstrata e 28 Nėntorit, ajo e 10 shkurtit, qė kishim dy tė vrarė dhe mbi 80 tė plagosur, si dhe demonstratėn e 3 marsit tė kėtij viti?

Dr. Koēo DANAJ
Komenti tashmė ėshtė i qartė pėr tė gjithė masėn e shqiptarėve, qė dėshirojnė njė vend tė qetė, demokratik dhe europeist. Pse e them kėtė. E them kėtė sepse e pėrbashkėta e kėtyre tre demonstratave tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE! ėshtė qė njė popull i cili nuk di tė protestoj ėshtė i destinuar tė ngelet bujkrob, bujkrobėria nuk ka tė bėj as me sisteme ekonomiko-shoqėrore, por ka tė bėj me mentalitetin e atij qė ėshtė mėsuar tė nėnshtrohet. Tė tria kėto protesta, treguan qė populli shqiptar nuk pranon mė tė nėnshtrohet, pavarėsisht nga fasadat tė cilat, emėrtohen, apo nuk emėrtohen si demokratike. Dhe nė fund do tė thosha qė tė tria protestat e Lėvizjes Vetėvendosja, nuk janė gjė tjetėr veēse, vazhdim i atij mentaliteti tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės - UĒK-sė, por tashmė jo si atij i para ‘99 –ės, kur nė Kosovė ishte njė regjim shovinist dhe genocidist, por mbas vitit ‘99-tė kur nė Kosovė, po pėrpiqet tė hidhen themelet e asaj godine, qė tė gjithė e quajmė demokraci, por tė gjithė nuk e shijojmė si demokraci.

***MEKULI press:
T’i kthehemi pak, pakos sė Ahtisaarit. A mund tė mė jepni njė koment mbi tė drejtėn e shumicės sė dyfishtė qė garanton kjo pako, nė parlamentin e ardhshėm tė Kosovės?


Dr. Koēo DANAJ
Unė e kam konsideruar pakon e Ahtisaarit, njė kompromis tė detyrueshėm, tė padėshirueshėm dhe pėrkohėsisht tė pranueshėm. Pėr tė ardhur mė konkretisht te pyetja juaj, kur them i padėshirueshėm, kam parasysh qė shqiptarėt me metoda demokratike, kur tė hartojnė Kushtetutėn e Kosovės, duhet qė t’i vėnė pikat mbi dhe tė thonė: qė 95% nuk ėshtė e barabartė me 5%, dhe pėr kėtė, le tė marrim edhe shembuj analog, me fqinjėt e tyre, siē janė psh: Maqedonia, ku shqiptarėt megjithėse janė 27 % nuk kanė tė drejta sa ē’kanė 63%, sepse me regjistrimin e fundit , kaq dolėn maqedonasit nė Republikėn e Maqedonisė. Pra shumica e Banditerit nuk pranohet nga Nikolla Gruevski, megjithėse shqiptarėt janė 27%. Atėherė pse duhet tė pranohet shumica e Ahtisaarit, kur serbėt janė 5%‘?’ Demokracia nuk ka kute tė dyfishta. Ajo ose ėshtė demokraci, ose ėshtė fasade demokracie.

***MEKULIpress
Sa ėshtė shqetėsuese, kur nė pakon e Ahtisaarit, planifikohet t’ju vihen status eksterritorial zonave rreth kishave dhe manastireve ortodokse nė Kosovė, me qindra mijėra hektarė, si dhe sa ėshtė e drejtė qė, kėto kisha po quhen serbe?

Dr. Koēo DANAJ
Nė Kosovė, ka njė pakicė serbe, ndėrsa territori ėshtė shqiptar. Ata qė kėrkojnė qė territorin ta tjetėrsojnė, pėr mua nuk do tė kenė as sukses nė politikė, as sukses nė popull. Sepse ky territor nuk u eksportua tashmė qė doli pako e Ahtisaarit nga Beogradi dhe tė shkoje psh nė Deēan. Ai ka qenė atje historikisht, ka qenė territor shqiptar nuk u eksportua pėrsėri nga Vraja dhe tė shkoj te Kullat e “Isa Boletinit” qė sot tė shpallet me status ekstra-territorialiteti. Pra ka dy probleme qė duhen ndarė: 1. respektimi i kėtyre pakicave dhe 2. respektimi i traditave dhe kulturės sė pakicave, gjė qė tek shqiptarėt, ka qenė historikisht. Merrni shembullin e Tiranės Politike : nė Tiranė minoriteti Grek, edhe nė zgjedhjet e 18 shkurtit, votoi me shumicė pėr partitė shqiptare, pse votoi me shumicė e pėr partitė shqiptare? Sepse
ndjen veten tė barabartė. Shqiptarėt nuk shquhen pėr demokraci selektive, pėr mė tepėr kur janė shumice, ata bėjnė edhe tė kundėrtėn, ecin me Kanunin e Lekė Dukagjinit, i cili ka njė nen, ku thotė: ‘Shtėpia ėshtė e mikut dhe e Zotit’, pikėrisht miku qe ne rastin konkret ėshtė serb ka abuzuar shpesh herė me kėtė mikpritje, me kėtė traditė tė shqiptarėve. Tash ka ardhur koha, qė shqiptarėt dhe politikanet e tyre tė mendojnė mė shume pėr shqiptarėt se sa «pėr miqtė qė u venė nė shtėpi».

***MEKULIpress
Sa ėshtė shqetėsues projekti i decentralizimit, i cili parashihet tė bėhet nė Kosovė, sipas kėsaj pakoje, nė anėn tjetėr kemi politikanet e Kosovės tė cilėt, shtiren se ky projekt po bėhet me qėllim qė t’i ofrohet pushteti qytetarit?

Dr. Koēo DANAJ
Decentralizimi kur nuk ka kufij politik, ėshtė territorializim, pra ėshtė NDARJE. Janė tė kota, janė manipulime, por manipulime tė trasha tė flasėsh pėr decentralizimin kur nuk ke pushtet. Decentralizimi ėshtė reformė e pushtetit lokal, nė njė shtet, i cili ėshtė i njohur si shtet, e i cili
ėshtė i pėrcaktuar si shtet, tė cilit i janė njohur kufijtė e kėtij shteti dhe i cili ka konsoliduar pushtetin qendror. Pasi ka bėrė kėtė, merret me decentralizim, pra po e ripėrsėris njė titull
tė njė shkrimi qė kam bėrė dikur ku kam thėnė: ‘Ahtisaari e nisi nga bishti’. Unė e kuptoj vėshtirėsinė e Ahtisaarit, por nuk e kuptoj miopinė e disa politikanėve shqiptar nė Prishtinė, tė cilėt kėtė vėshtirėsi tė Ahtisaarit e shndėrrojnė nė njė tabu, pėr tė cilėn askush nuk duhet tė
flas. Edhe njė here po e ripėrsėris: DECENTRALIZIMI kur nuk ka shtet ėshtė NDARJE.

***MEKULIpress
Politikanėt e Prishtinės, nė disa nga deklaratat e tyre thonė se Kosova nuk do tė ketė ndarje, dhe nuk do tė ketė kthim nė vitin ’99-tė, ēka duan tė thonė kėta politikanė me kėso deklaratash sipas juve?

Dr. Koēo DANAJ
Po, ka njė problem: sot Kosova, kur them Kosova e kam parasysh njė pjese tė Shqipėrisė, dua tė jem mė i saktė, Prishtina politike ka nevojė mė shumė pėr politikėn vizionare dhe misionare. Nuk them me kėtė qė nė Prishtinė nuk ka tė tillė, por nuk janė tė gjithė tė tillė dhe e quaj normale qė njė pjesė e politikanėve nė Prishtinė tė mendojnė pra atė qė e quajnė figurativisht ‘feudo-parti’ dhe duke menduar pėr feudo-parti, atėherė ecin me disa dogma
tė cilat tashmė janė tė tejkaluara nga koha. Nuk ka vlerė mė sot tė flitet se Kosova, nuk do kthehet mė nė ’99-ėn. Po pse, kush ka thėnė qė do kthehet nė ’99-ėn’? Po te merret seriozisht kjo deklarate atėherė ti qe e thua se s’do kthehet, nė ’99-ėn, dmth tė dish diēka mė shumė se populli. Atėherė, ēfarė di ti si politikan mė shumė se populli ‘?’ Asgjė ne rastin konkret!
S’mund tė kthehet Kosova nė ‘99-ėn, sepse nuk mund tė jepej urdhri pėr bombardim tė Beogradit, nga ish president i SHBA-ve Bill Klinton ne mars te 99-ės. Por ka njė problem tjetėr: Nuk mund te kthehesh ne vitin 99-te, e pėrsėri ti hapesh rruge ndarjes se Kosovės, mė tė ashtuquajturin Decentralizim. Decentralizimi pa kufij politike dhe pushtet qendror do te thotė teritorializim. Ky ėshtė thelbi. Ndėrsa fasada mund te jete ēfarėdo lloj. Pra, ti mund tė mė thuash nuk do tė ketė ndarje, por kjo nuk do tė thotė qė ndarja nuk ėshtė nė realitet, sepse nėqoftėse dje u mbyll, u zhduk Muri i Berlinit, nėqoftėse sot u shkatėrrua Muri i Qipros veriore dhe jugore, nė Mitrovicė po ngrihet Muri i Mitrovicės veriore dhe jugore. Ura e Ibrit ėshtė ura e cila nė vitin 1941, batalioni i parė i rojės shtetėrore tė qeverisė Kuislinge tė Milan Nediēit, vendosi kufirin midis Serbisė dhe Kosovės. Atėherė tė luftojmė tė mos na pėrsėritet historia.

***MEKULIpress
Pakoja e Ahtisaarit, poashtu parandalon tė drejtėn e bashkimit tė Kosovės me cilindo vend fqinjė. Politikanėt e Prishtinės kėtė e kanė pranuar, marrim parasysh edhe disa politikanė tė cilat janė ish pjesėtar tė UĒK-sė pėr bashkimin e trojeve Shqiptare, si e komentoni ju kėtė?

Dr. Koēo DANAJ
Ju e thatė me tė drejtė, qė politikanėt e kanė pranuar. Dakord por… pyetja shtrohet: ‘Po, populli a e ka pranuar ?. Sepse populli nuk ėshtė pyetur akoma. Dhe ne mos sot, ai do te pyetet nesėr, kur statusi i Kosovės te kaloje pėrmes Referendumit. Politikanet mund ta pranojnė, sepse pėr njė ēast mendojnė ose nuk ka ardhur koha tė flitet mė hapur, ose sepse duan tė qeverisin nė kėtė pjesė tė njė «Shqipėrie otomane», por natyrisht tė vitit 2007-tė, qė ne mėnyre figurative mund ta quajmė «Vilajeti i Kosovės». Problemi i dytė qė pėr mua ka me shumė rėndėsi ėshtė qė tė flasė populli, dhe kėtu unė shikoj edhe thelbin e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! ‘VETĖVENDOSJE’ ėshtė njė nocion shumė i gjerė, shume modern, pėr mua ėshtė nocioni mė demokratik, qė mund tė ekzistoj.
Pavarėsisht se nuk i ėshtė bėrė njė jehonė e tillė, pavarėsisht se nė rastet te caktuara, pėr interesa tė caktuara ėshtė anatemuar ėshtė krahasuar me njė Lėvizje CheGueVariste etj. etj… Pėrsėri dhe kjo Lėvizje mė falni, i bėn nder. Sepse miti i rinisė gjithė botės sė sotme quhet: ‘Ernesto Gue Vara’; por ky ėshtė njė problem tjetėr dhe pėr njė interviste tjetėr. Nocioni ‘VETĖVENDOSJE’ ėshtė nocioni mė i madh qė i drejtohet, jo politikanėve, nocioni ‘VETĖVENDOSJE’ i drejtohet popullit shqiptar. Dhe pėrgjigjen duhet ta jap ky popull shqiptar. Ndėrsa Ahtisaari, pėr mua nuk mund tė thotė mė shumė se sa ka thėnė. Pse e them ketė? Sepse po marr tani nė mbrojtje pėr njė ēast Ahtisaarin. Ahtisaari e ka lėnė tė hapur nė dokument, ai thotė vėrtet se Kosova nuk duhet tė bashkohet me ndonjė shtet tjetėr, por nuk e ndalon qė Kosova tė krijoj ndonjė Union me ndonjė shtet tjetėr, qė nė rastin konkret mund tė jetė Shqipėria. Pra siē krijoi Solana Unionin Serbi-Mali i Zi, i cili shumė shpejt dėshtoi, se qe falso, ndėrsa Unioni Kosovė Shqipėri, do qėndroj sepse ėshtė natyral. Kėtė Ahtisaari e lejon, atėherė le tė kapemi aty ku kjo pako, na ndihmon qė tė realizojmė qėllimet tona, afat shkurtra dhe afat gjata.

***MEKULIpress
Meqė pėrmendet Lėvizjen VETĖVENDOSJE!, kėsaj lėvizjeje nė Kosovė, i ėshtė bėrė njė bllokadė mediale, e poashtu njė bllokadė elementar e sė drejtės pėr tė protestuar, duke i arrestuar aktivistėt nė rast tė ndonjė proteste e poashtu duke i rrahur ata dhe mbushur burgjet me tė rinjtė e kėsaj Lėvizjeje. Nė rastin konkret tė 10 shkurtit kishim dy qytetarė tė vrarė dhe mbi 85 tė plagosur rėndė e lehtė, kjo si rrjedhojė qė qytetarėt e Kosovės kishin dalė tė protestonin, poashtu deri nė kėto momente sa po flasim, Albin Kurti po mbahet i burgosur, ēka do tė thoni ju pėr kėtė?

Dr. Koēo DANAJ
E para, nuk diskutohet qė Albin Kurti ėshtė njė i burgosur politik. Kur e them kėtė, nuk them ndonjė tė re sepse sa here qė atakohet politika dhe arrestohesh pėr hir tė politikės, je vetėm i burgosur politik, por dua tė jua kujtoj disa politikanėve tė Prishtinės, qė edhe pas ’99-ės ka pasur tė burgosur politik nė Kosovė. Rrustem Mustafa, ka qen i burgosur politik, se ka dy lloj tė burgosurish, ose Ordinerė, ose Politikė. Dhe Daut Haradianj, ka qene njė i burgosur
politik dhe mund ta thotė hapur qė kam qene i burgosur politik, po kėshtu Fatmir Limaj, ka qene i burgosur politik. Atėherė kur vetė e pranon se je i burgosur politik, duhet tė pranosh qė edhe Albin Kurti ėshtė njė i burgosur politik sepse u burgos pėr konceptin politik, u burgos pas njė demonstrate qė ishte njė demonstratė politike, sepse nuk ėshtė i burgosur ordiner, kjo ėshtė e para. E dyta; unė respektoj dhe e vlerėsoj shumė Lėvizjen VETĖVENDOSJE!,
pavarėsisht se mund tė kem nja dy apo tre rezerva, kjo s’ka rėndėsi. E respektoj pėr thelbin e saj dhe duke e respektuar kam tė drejtė dhe tė sugjeroj; tė them qė kjo Lėvizje ka ardhur koha tashmė tė zmadhohet si lėvizje, ta hartoj edhe platformėn e plotė politike si lėvizje, qė unė si qytetar, nė tė gjithė vendin, nė Viti, nė Prizren, nė Prishtinė, nė Gjilan, nė Mitrovicė e kudo nė Vushtrri, ta kuptoj cili ėshtė thelbi i saj ‘?’ dhe ta di se ēfarė kupton udhėheqja dhe anėtarėsia e saj me VETĖVENDOSJE! ? ‘VETĖVENDOSJE’ sa pėr veten time‘?’, VETĖVENDOSJE pėr familjen time‘?’, VETĖVENDOSJE pėr fisin tim‘?’, VETĖVENDOSJE pėr krahinėn time‘?’, VETĖVENDOSJE pėr njė pjesė Shqipėrie‘?’, apo VETĖVENDOSJE pėr gjithė Shqipėrinė dhe cilat janė hapat e saj? Pra do tė thosha qė deri tani ėshtė njė lėvizje misionare qė duhet tė respektohet dhe pėr mua duhet tė vlerėsohet dhe prandaj hedh poshtė, tė gjitha sulmet dhe akuzat qė janė bėrė ndaj saj Por duke qen njė lėvizje misionare do tė ju uroja qė tė jetė njė lėvizje vizionare. Dhe vizion do tė thotė tė kesh njė platformė, jo vetėm pėr tė sotmen, por edhe pėr tė nesėrmen.

***MEKULIpress
Nė vitin 1974, Kosova fitoi njė kushtetutė, ‘Autonomi e Zgjeruar’ nė kuadėr tė Jugosllavisė sė atėhershme. Politikanėt qė kryesonin shqiptarėt nė atė kohė thonin: “Republikė ėshtė, veē emrin s’e ka’, tani nė vitin 2007-tė kemi politikanė, poashtu shqiptar, tė cilėt po thonė: ‘Pavarėsi ėshtė, veē emrin s’e ka’. Ne e dimė se si rrjedhojė e asaj qė nuk e kishte emrin republikė, pra autonomia e ’74-ės na kushtoi me gjak, vallė a do tė na kushtoj edhe kjo
‘pavarėsia’ e politikanėve tanė me gjak?

Dr. Koēo DANAJ
Kėtė po e nis nga fundi i pyetjes tuaj. Nuk do tė kushtoje me gjak. Sepse nuk ka nevoje dhe nuk do te ketė nevoje , ėshtė kaluar kufiri i derdhjes gjakut nga shqiptarėt. Pyetja juaj pėrgjigjen e ka brenda, ėshtė i njėjti mentalitet pavarėsisht se kohėt kanė ndryshuar, dhe atėherė unė kam qen nė Kosovė, nė vitin 1974, kam shėtitur nė tė gjitha qytetet e saja, pjesė tė Shqipėrisė natyrale kam qene student, ishte vizita ime e parė si student nė Kosovė. Por nuk shkon nė vitin 2007 teza qė nuk thuhet republikė por republika ėshtė brenda, nuk thuhet pavarėsi, por pavarėsia ėshtė tek porta. Pikėrisht pėr kėtė dokumenti i Ahtisaarit i ndihmon shumė shqiptarėt, se tashmė dokumenti ėshtė i shkruar. Nuk ka tashmė kulisa, nuk ka mė
prapaskena, ai dokument thotė: nėqoftėse ju do ta quani pavarėsi, pra nė Prishtinė do tė quajnė pavarėsi, qė gjuha serbe tė jetė e barabartė me gjuhėn shqipe nė tė gjithė territorin e Kosovės, dhe nė Malishevė ku nuk ka Serbė, dhe nė Drenicė ku nuk ka asnjė serb. Ajo ėshtė punė e shqiptarėve nė Prishtinė. Nėqoftėse do ta quanin pavarėsi qė njė pakicė prej 5% tė detyroj njė shumice me 95 % qė tė jetė e barabartė me tė, ajo ėshtė pėrsėri ēėshtje tjetėr, nuk ėshtė faji te Ahtisaari, ai i ka thėnė gjėrat nė dritėn e diellit, «unė kaq kam mundėsi tė jap, por unė po ta lė shtegun hapur qė ju tė tjerėt nė mėnyrė demokratike, nė rrugė demokratike, t’i kėrkoni vetė» Pra ju do tė kėrkoni qė ja njė shembull: Shqipėria ka nė Preambulėn kushtetuese tė saj, aspiratėn pėr bashkim tė popullit shqiptar, unė po e shtroj njė
pyetje; kur do tė hartohet kushtetuta nė Prishtinė, a do e ketė nė preambulė bashkimin e popullit shqiptar, nė njė shtet tė vetėm , apo Prishtina do tė dalė kundėr Tiranės‘?’.
Ėshtė njė problem madhor, por nuk do te jete faji i Ahtisaarit, nėqoftėse nė preambulėn e Kushtetutės sė Kosovės, Sejdiu, Thaēi, Surroi, Ceku etj. etj. do tė shkruajnė qė jo nuk jemi dakord ta shkruajmė ne Preambule bashkimin e popullit shqiptar ne njė shtet te vetėm. Por nėqoftėse bėjnė ketė duhet te thonė se cilit komb i pėrkasin? . Ka dy rrugė: pėr Prishtinėn, pėr Tiranėn, pėr Tetovėn, pėr Preshevėn, pėr Ulqinin: Tashme shtrohet pyetja, do tė pranosh tė jesh shqiptar dhe pastaj europeist, apo do tė vazhdosh tė jesh europeist pa qene asgjė ose duke qene kozmopolit!?!
Francezėt janė FRANCEZ, pastaj janė europeist, Gjermanėt janė GJERMANE dhe pastaj janė europeist, italianėt janė ITALIAN, pastaj janė europian, pse duhet tė ndryshohen shqiptarėt? Pra ky ėshtė problem i madh qė dokumenti i Ahtisaarit kėtė nuk e thotė, por ama dokumenti i Ahtisaarit tė ndihmon, ndaj ka shumė xhepa, ndaj ka shumė boshllėqe, prandaj e quaj tė pa pėrfunduar, e quaj tė filluar. Dokumenti i Ahtisaarit ėshtė fillimi i punės reale pėr pavarėsinė e pėrkohshme tė Kosovės, sepse statusi final i Kosovės pėr mua ėshtė njė Shqipėri e vetme, njė Shqipėri Natyrale!

***MEKULIpress
Mė 21 mars ’07, policėt rumunė, tė cilėt ishin tė dyshuarit kryesor pėr krimet e 10 shkurtit, ikėn nė Rumani. Si e shikoni ju kėtė tolerim tė UNMIK-ut nė Kosovė?.

Dr. Koēo DANAJ
Njė natė mė parė, se tė bėnim kėtė intervistė me juve, unė botova njė shkrim te agjencia ime e lajmeve www.lajme.net, me titull ‘ikja nga vend ii krimit’. Ikja e policėve rumunė, fshehurazi natėn, ėshtė tamam tė ikėsh nga vendi i krimit dhe pėr mua qė me datėn 21 mars 2007 dmth atė datė qė ikėn policėt Rumunė, u larguan nė mėnyrė tė fshehur nga Kosova, qė atė ditė duhej tė mbylleshin hetimet e UNMIK-ut, sepse mbaroi, nuk kanė mė nevojė pėr hetim. Ata qė ikėn treguan, qė ata janė VRASĖSIT. Dhe e kam thėnė edhe njėherė tjetėr, edhe njė here po e them; segmente qė tashmė u bėnė tė qartė tė policisė sė UNMIK-ut nė Kosovė, mė datėn 10 shkurt deshėn t’ju jepnin njė mėsim shqiptarėve, jo politikanėve shqiptare, atyre ju japin kollaj mėsim, por deshėn t’ju japin njė mėsim shqiptarėve, po nuk e bėnė dot. Nuk ua dhanė dot mėsimin sepse shqiptarėt qė atė ditė kishin mbushur rrugėt e Prishtinės, nuk u tėrhoqėn. Atėherė kur e panė qė nuk dhanė dot njė mėsim, u nervozuan dhe bėnė njė masakėr, me dy tė vrarė dhe me mbi 85 tė plagosur. Ajo qe ndodhi ne 10 shkurt vetėm masakėr dhe vetėm duhet tė jesh MIOP-POLITIK qė tė mos e quash me kėtė emėr, duhet tė jesh fundamentalist KOZMOPOLIT tė mos e quash me kėtė emėr. Ikja e policeve rumune tregoi qė ata qė mbrojtėn protestėn e 10 shkurtit, ata kishin shumė tė drejtė. Ata qė e sulmuan protestėn e 10 shkurtit, ata nuk ishin gjė tjetėr, veēse ne mėnyre figurative Komiteti
Krahinor i Kosovės i datės 2 prill 1981.

***MEKULIpress
Ka zėra, qė Albin Kurti do tė mbahet nė gjendje paraburgimi deri pas mbajtjes sė mbledhjes sė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė pėr statusin, si e vlerėsoni ju kėtė?

Dr. Koēo DANAJ
Pėr mua kjo ka pak rėndėsi. Ėshtė thjesht njė politikė dritėshkurtėr. Pse e them kėtė? Albin Kurti mund tė mbahet nė burg me lloj-lloj pretekstesh. Por a mund tė burgoset procesi i statusit tė Kosovės? Kurrė. Atėherė, nuk ka asnjė pėrfitim, pėrkundrazi shtresa e politikanėve tė Prishtinės duhet tė ngulin kėmbė tė lirohet sa mė parė Albini. Edhe pėr njė arsye tjetėr : Tė mbash nė burg Albin Kurtin do tė thotė t’ju japėsh tė drejtė policėve rumunė qė pasi qėlluan nė mėnyrė tė pabesė ikėn si hajdutė nga vendi i krimit. A mund tė dalė kush ta thotė njė gjė tė tillė ? Kurrkush. Prandaj lirimi i Albin Kurtit do tė jetė shumė i shpejtė.
Tiranė, Mars 2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Thirrje! Kushtrim!(2) LEXONI! (2007-11-14 15:29:03 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Nese nuk besoni-LEXONI (2006-11-03 12:01:23 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] REAGIM NĖ INTERVISTĖN E Z. STIV MAJER DHĖN ZĖRIT TĖ AMERIKĖS (2007-07-28 13:43:08 nga admin1)
[ Intervista ] INTERVISTĖ EKSKLUZIVE PĖR "SHQIPĖRIA SOT" (2008-04-02 06:58:20 nga admin4)
[ Intervista ] INTERVISTĖ EKSKLUZIVE E TĖ PAVARURĖS "ALBANIA TODAY" (2008-02-25 16:37:14 nga admin4)
[ Opinione ] EKSKLUZIVE - NĖ VEND TĖ RECENSIONIT (2008-01-06 08:19:54 nga admin1)
[ Histori ] Ekskluzive/ "Unė, dėshmitari i takimit Berisha-Bulatoviē" (2007-09-20 15:59:46 nga admin1)
[ Opinione ] Ekskluzive: HEKURUDHA - KUFIRI I RI SHQIPTARO-SERBĖ (2007-07-27 07:47:25 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Ekskluzive: Draft Rezoluta e fundit pėr Kosovėn (2007-07-18 23:16:34 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] EKSKLUZIVE: Video Intervista e Albin Kurtit 1 dite para se ai te kidnapohej nga regjimi Terroristo-Fashist i UNMIK-ut (2007-07-01 02:42:51 nga admin2)
[ Opinione ] TĖ NDALET VĖLLAVRASJEN, VRASĖSJA E NDĖRGJEGJES KOMBĖTARE DHE PĖRFUNDIMISHT EDHE TĖ KOMBIT SHQIPTAR!* (2008-05-16 13:08:36 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster