| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » POEZI LUFTARAKE |
| Postuar mė datėn: 2007-06-20 18:38:02 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
RIZA LAHI
PRITMĖ SE PO VIJ
Shokut tim, poetit luftėtar, Hajdin Abazi
O moj nėnė e poshtėruar,
Robėruar e dėrrmuar,
Mish e kocka masakruar
Mė sduroj, por do tė kthej.
Mu si gjarpri do zvarritem,
Si petrit do tė vėrvitem,
Qė pėrjetė tė tė mos shqitem
Si flamur tė valėvitem.
Ska kufi qė tė mė ndalė
Oj Kosovė, se mė ke djalė
Po tė vij si diell mbi mal
Ndoshta
Kostandin mbi kalė.
Grua, vajzat bėj kujdes
Mė ruaj nder e mė ruaj besė
Se po nisem qė tė vdes!
Pritmė, nėnė, se po kthej
Me dhėmbė prangat
Ti zbėrthej
Se ke bijtė prometej
Heheeeeeeeeeeeeeeeeejjjjjj.
Sonte, botė mos i shih MISS-et
Shih kėtė nėnė qė pėrpėlitet
Para foshnjės prej Drenicet
Shih kėtė foshnjė, shih kėtė plak
Shih kėtė kullė, shih kėtė prak
Njerėz, kafshė mbytur nė flakė
Qė i shtyjnė me kondakė.
Kur shėtisje Suedinė
U pėrgjaka me Serbinė
Mė varrosėn gjallė fėminė
Kėtė kėmbė lashė pėr lirinė!
Do mė thonė po u fsheha
Dhe kufirin po se theva
Pėr lirinė po su mbėrtheva
M njė cfurk tė madh nė dorė
Kush ėshtė burrė nuk frikohet
Por vdes, por vdes si njė dėshmor!
KULLA E JASHARAJVE
Qindro babė e ban gajret
kem ba njetin bashkė me dekė
Bini dje, ta bajmė piskamė
Nuk dorėzohna kurrė pėr tgjallė
Kėngė tė improvizuara gjatė betejės
Kulla mbushur me poetė
Qė kanė qite dekėn me dekė
Janė Jasharajt e Drenicės,
Qė po mbajnė njė kala
Predha, bomba e granada
Ēi vėrvitin pėrmbi ta.
Pushka top, bre Sllobodan,
Qė po don me shkye konakėt
Ke trembė kė ke mujtė me trembė
Por si trembė, jo, drenicakėt.
Dem Jashari mjekrosh
Sokėllin majė mė majė,
Rrnoftė Kosova edhe shtie
si tė qe gjallė Ali Pashaj.
Kur me shpatė ra Ali Pasha
Pėr tokė, e snxori mė zė,
Seē u sulėn ēallmaxhinjtė
Si ēakejtė pėrmbi te.
Kur ia nisėn me karvan
Pėr Stamboll kokėn e prerė,
Mjekroshi Ali Pasha
Edhe i vdekur mbolli tmerr.
Mjekroshi Dem Jashari
Mbi shpinė malet e Drenicės
Kokėn tė Ali Pashait
Zemrėn tė Azem Galicės..
* * *
Bacė Rifati shtie e shtie
Pin cigare e sha bukė
E si xhind sulet pėrjashta
Me serb ndeshet trup mė trup
Hysh ia bėn, e qeshė Rifati
Tek policėt ikin vrap
Edhe ngjitet tek frengjijtė
E ne mish prapė shtie, prapė.
Po
Jasharaj, kush i stepi
Na mes plumbave ...Papritur?
Njė djalosh mes tyre shfaqet
Si nga qielli tė kish zbritur.
-Po ti djalė, o, ēdo kėtu?
-Kam ardhur qė ta mbroj kullėn,
tė shtie e tė vdes me ju,
Tok me ju pėr tė kėnduar
Si ik kullės sė rrethuar
Dyzet orė flakė qet kalaja.
Flakė qet e kėngė kėndon:
Prite, bre Shaban Jasharin
Ēerēiz Topulli mė thonė
Tani topa pėrmbi kullėn
Pėrmbi kullėn e rrethuar
Gurėt bien si lebroze
muret bien tė dėrrmuar.
Mixhe Rifati, pse skėndon?
Pėrse kulla mė nuk shtie?
-Ėshtė njė vajzė dhjetė vjeēare
qė qan heshtur nė korije.
E nipat e Krajl Nikollės
Me vrap sulen tė tėrbuar
Nė kullėn qė mė nuk shtie
Dhe qė kėngėn ka pushuar
Dhe mbesin atje, pėrjetė
Nėn kėshtjellėn e rėnuar
|
|
SNAJPERT VĖSHTROJNĖ MBI MUA
- Gazetarit trim Nahi Paēari -
Snajperėt vėshtrojnė mbi mua
Nėn qiellin e hirtė drenicak
Dhe unė i shoh drejt nė sy
Dhe syri smė trembet aspak.
Kam ecur, kam ecur i vetėm
Kam ecur pa u ndalur askund
Snajperė, nuk ndalohet stuhia
Me para, me lajka, me plumb
Me vete nuk kam bomba dore
Njė laps, njė fletore unė kam
Dhe ec...ec nėn rreze snajperi
snajperi me gisht nmashingan.
Drenica rrethuar e mbyllur
As zogut tkaloj sia mban
Por unė do kaloj, o snajperė
Njė laps, njė fletore unė kam.
E pra, zjarr mbi mua n mashingan
E pra, shkelni kėmbėzėn, snajperė,
Por gjallė, po smė latė kėtė herė
Kėto fletė t pėrgjakura nga gjoksi
Vetė era do ti ēojė nė eter.
Dhe bota, kjo nėnė qė hesht
Me engjėj, me djaj e vampirė
Do shohė gazetarėt e luftės
Se si bien nė Kosovėn maritre.
MU LARGO SONTE, MOJ HĖNĖ
Mbushur dhoma ime, mbushur me tė qara.
Smė shikon askush
Smė dėgjon askush
Veē kjo hėnė e bardhė ulur tek dritarja.
Mos mė ngushėllo mua sonte, o moj hėnė
Mos mė mbush me rreze mua qė po qaj
Mu largo prej meje, shko te ajo nėnė
Djalin e asaj mbrėmė ata ia kanė vrarė,
Ia shtrinė para syve plakės, o moj hėnė
Nazmi Zukė Jashari, djali e kish emrin.
Do ta vrasin djalin, i thanė moj plakė!
I thirrėn serbisht dhe pėrdhe ia shtrinė
Ia mbytėn me thonj nė pllangat me gjak
Ik moj hėnė nga unė, largohu sa mė parė
Do tė tė gjej unė kur dua tė tė puth
Ik mė mirė tek nėna e Nazmi Zukė Jasharit.
Edhe mblidhja lotėt qė kullojnė mbi gjak
Edhe bėja yje prej argjendi, hėnė
E stolise veten tėnde rretheqark.
DRENICA
Pėrkrenarja e Kosovės,Drenica
Mbi njė majė mali,
Pėrgjon me dylbi se si Afrohen blindet.
Drenica me qeleshen e Shaban Polluzhės
- njė kreshtė bore mbi kokė,
Shtrėngon tek nofullat dylbitė.
Blindat afrohen
Tė avashtė si xhenazja
Tė pafrikė si njė gjarpėr me luspa ēeliku
Drenica nuk ka topa
As rraketa, as tanke
Drenica ka sfurqe , kmesa dhe vetulla tė dėndura
Si retė
Drenica
E paepura Drenicė!
Zjarr mbi Drenicėn kryengritėse
zjarr me tė gjithė grykat,
me tė gjitha predhat,
me tė gjithė topat.
Zjarr mbi kėtė shpirt qė ka ngritur krye
Zjarr
Bien predha mbi fytyrėn njerėzore tė maleve tė Drenicės
Fytyra fėmijėsh qė bulurasin Rrnoftė Kosova
Dhe u zbulohen gjyleve serbe
Ndėrsa shtien baballarėt .
Ējanė kėta malėsorė qė u sulėn me cfurqe blindave?
Le tė tundet bota mbi majat e sfurqeve
Shalqini i globit do qėndrojė mbi majat e cfurqeve
Ėshtė sulur pėr liri Drenica kosovare.
KĖNGĖ SERBE
Gjithė paqe kėto kėngėt serbe, tė ėmbla
Vallė kanė lindur pėr tė marrė njė shpirt mė tė mirė?
Vallė kanė lindur nė njė dhembje dashurie buzė kronit
Pėr ti dėgjuar, duke pirė njė birrė?
I kujtojnė skuqjen e parė tė pėrvuajturit kokulur
Dhe dhėndėrinė e parė pleqėrisė sė thellė
Ēudi
Njė popull, si tė lindė kaq kėngė tė ndjera
Dhe ne tė njėjtėn kohė kaq shumė
kaq shumė kriminelė
Tė lutem, moj kėngė, hiqja thikėn nga dhėmbėt
Kandise tė ulet nėn sofrėn e zanave nėn hėnė,
Dy doktorė silli ti mjekojnė shpirtin e sėmurė
Me krahėt e tu tė ėmbėl: Dashurinė dhe Nėnėn.
Atdhe ka vetėm njė
Mes dy planeteve ka njė boshėsirė
Mes dy kontinenteve gjithashtu
Nė mes dy shteteve ka njė zbehtėsirė
Mes dy qyteteve gjithashtu.
Nė mes dy maleve ka njė luginė
Miqėsisė sė dy shokėve njė tullė i lėviz nėn tė,
Dhe nė mes tė dy molekulave ka njė boshėsirė
Po Atdhe ka vetėm njė
Vetėm njė
Vetėm njė
Vetėm njė
Starei Terg
Ējanė kėta burra ngujuar
Nėnė tokė, thellė e mė thellė?
Krejt si shpella e Pėrēevės
Por sėsht ėshtnjė zgafellė.
Njė zgafell qė ta zė frymėn
Siē ta zė xhelati serb
Njė zgafellė qė ta merr jetėn
Njė zgafellė nė Stari Tėrg
Minatorė janė ata
Tė pangrėnė, tė papirė
Kokė mė kokė siē mblidhen vetullat
Nėnė tokė, nė errėsirė.
Ėsht njė grevė, grevė urie
E pa parė kurrė mė parė
Stari Tėrg, Stari Tėrg
Sot do atesh me shqiptarė.
Njė djalosh ka lėn njė vajzė
Nė dritare tek qėndis:
- Stari Tėrg, Stari Tėrg
Vdes pėr ditėn e lirisė.
Gjasht fėmijė presin diku
Gjasht fėmijė tė pangrėnė
Kafshon buzt nėn tokė njė burrė
Kafshon buzt mbi tokė njė nėnė
Ēėshtė kjo grua nė xhenaze
Qe pėrcjell e tėrė Kosova?
Veē i shoqi sėsht me ta
Ėsht ngujuar te nėntoka
Ditėt rrjedhin tėrė ankth
Ditėt rrjedhin me shtrėntim
Vdekja poshtė nė Stari Tėrg
Tani dhėmbėt kėrcėllim.
Vdekja kosėn gati ka
Qė tė nisė ti marrė mbarė
Minatorėt lėkurėtharė
Njė nga njė mė mirė tė vdesim
dėgjo mirė, pushtuesi serb
do tia shkojė qindfish Preēevės
kjo zgafallė nė Stari Tėrg
Do tė dalė Abdyl
Do tė dalė Kosova mbarė
Ti ngrerė lart kėta Azemė
- Minatorė kosovarė
Vezuvi dhe Pompeu
Kosova nė 5000 vite
Ja qė nuk mėsoi tė lutet
Pėr lirinė, por ta fitojė
Me njatė gishtin qė nuk tutet.
O, moj nėnė, qysh keni bėrė
atėherė pėr lirinė?
Diplomatė a kishit, nėnė?
-Kishin Isa Boletinė.
Po vajza a kishin , nėnė
Qė tė dilnin pėr Miss botėn?
Kishin, bir, po luanin gishtin
Pėr Miss kishin zgjedhur Shotėn
Oj Kosova e kosovarėve
Ke shpėrther si vullkan
Si dikur shpėrtheu Vezuvi
Mbi pompeun Sllobodan
Mblidhe mėndjen, Sllobodan
Mblidhe mėnden kėtė herė
Oso Kukė ėshtė krejt Drenica
Qė me ty hidhet nė erė.
Llahtara
I mbėrthyer nėpėr hekura
I mbėrthyer nė hapsanė
Pa njė libėr, pa njė shok
Veē njė mi qė mė shkon pranė.
Lėviz sytė dhe mustaqet
Dhe nga unė sdruan hiē
- Kush tė ka nisur tek unė
Pėr vizitė, o mi barkiē?
Miu ece, i majmė, i rėndė
kapardiset dy shitan
E pikė frike ska nga unė
E zgėrdhihet si gardian
Sa herė plas nga vetmia
Mendja mė shkon te Tirana
Edhe smposhtem, o mi burgu
Nga shtatėdhjetė e shtatė hapsana
O zot
O komb
Ēėshtė kjo llahtarė?
Ēėshtė kjo llahtarė?
Ēbėhet nė Tiranė
Ēbėhet nė Shqipėri?
Duhma e shkatėrrimit
plaset nė qeli
Poshtė komunizmi
Komunizmi poshtė
Dėrmo
Shkatėrro
Vidh
Plaēkit
Liri-Demokraci
.
Dhe si metastazat
Rininė
Rininė ēe thithin
Ngado ambasadat.
Nga zyra e burgut
Ngjitur me qelinė
Njė shqipe e ēalė
- radio klandestine:
Ikni djem
Nga burgu Shqipėri
Nesėr
Si sot
Pėrsėri
Eksod
Para largimit
Shkatėrroi gjithēka
Drejt Zeros
Drejt Zeros
Vaporrėt ja
Plot janė duke ardhur
Shkatėrroni gjithēka
Ja, Ēeku i bardhė.
Shqipėria si Zvicra, tė rrojė nė paqe
Ēi duhet ushtria, avjonė e bunkerė?
Pėr luftė, Shqipėrinė e mbrojnė djemtė e NATO-s
Shqipėrinė etnike? Oho
Thjeshtė
Menjėherė:
E tėrė Europa, ja, pak e nga pak
Do tė jetė e bashkuar nė shtetin e saj
Kėshtu dhe Shqipėria e zgjidh pastaj
Problemin etnik pa gjak
Dhe
Befas
DIKUSH
Me tėrė furinė
Mė shpėrthen qelinė:
Miu
Gardiani
UDB-ashi
Brohorasin tė gėzuar
Me radion dhėnėse
klandestinė
ndėr duar
Kori
Mbaroi Shqipėria
Mori fund
E bėra Unė
Unė
Unė
Unė
Miu
Unė brejta shpirtra
ēdo ditė e natė
e ngado lindėn
grem burokratėt
Gardiani
Unė fshehurazi
Paq kam punuar
Tė rrinte Shqipėria
E izoluar
UDB-ashi
E unė? Ah, unė
Jo, spo ta them
Bota ka rrota
Si thua, qen?
Dhe pijnė shampanjė nė qelinė time
Dhe miu, gardiani dhe UDB-ashi
Dhe mua mė rėndojnė prangat si kurrė
E nis dollia
Miu dollibashi
Kori
Hahaha
Tapė
Kėtė natė
Hahaha
Ēua punuam
Pi brate
Kori
Do tė nisin duke lypur
Gjithandej nėpėr botė
Do tė lehin: Hum hum hum
Duam Ēamėrinė e Kosovėn
do ta kenė tėrė rininė
tė tėrė popullin me partitė
E para do tė derdh unė
Nėn maskėn e komunizmit
Ēua shkatėrruan Shqipėrinė
UDB-ashi, miu, gardiani
Tė tėrė natėn qeshin, pijnė
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|