DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Largėpamėsia e Qosjes
Postuar mė datėn: 2007-08-14 14:49:50 nga admin1 :: Kategoria: Kultura


Shkruan: Fadil SELMANI - Shkup

Ka kohė qė kam menduar tė shkruaj njė shkrim mbi profesorin Rexhe Qosja. Ka kohė qė po ja shoh largpamėsinė e tij intelektuale kundrejt cėshtjes kombėtare. Ka kohė, o sa ka kohė, qė fjalėt e tija dhe idetė e tija shpalosen dhe na shfaqin fuqinė gjigante tė fjalėve tė tij. Dhe duke lexuar editorialin, shfajėsues tė Baton Haxhiut nė gazetėn Express e hėnė 13 gusht 2007 me titullin Largojeni pesėshen, nuk munda tė pres mė dhe vendosa ta shkruaj njė shkrim pėr tė.

Po kush mund t'ja harrojė librin, qė Koēo Danaj e ka cilėsuar si Bibėl dhe Kuran pėr shqiptarizėm, "Strategjia e Bashkimit Kombėtar"- Prishtinė 1992. Tė shkojmė edhe mė herėt me librin "Populli i Ndaluar", apo "Porosia e Madhe", apo "Vdekja mė vjen prej syve tė tillė", apo studimet e historisė letrare shqiptare, sidomos tė asaj qė e formuloi Kombin Shqiptar letėrsia Romantike Shqiptare e shekullit XX.

Akademik Rexhep Qosja

Vepra e Qosjes ėshtė e gjėrė dhe ka dimensione tė ndryshme. Si studiues i historisė sė letėrsisė shqipe, si shkrimtar, si publicist dhe si politkan edhe pse me njė kohė shum tė shkurtėr. Po nė cilėn fushė do tė mbetet i pėrjetshėm Qosja, derisa tė flitet shqip nė botė?

Si historian i letėrsisė? Natyrisht. Si shkrimtar? Natyrisht. Si publicist? Nayurisht. Si politikan, ndonėse veprimtaria e tij politike zgjati shumė shkurt? Jo ose pjesėrisht. Qosja ėshtė personaliteti, ndoshta i pari shqiptar qė shumė shpejt e kuptoi prostitucionin intelektualo-moral qė ngėrthen nė vete tė qenurit politikan bashkėkohor shqiptar. Duhesh tė jeshė vizionar i madh me dimenzione tė gjėra tė bėsh gjestin e Rexhep Qosjes, qė janė tė rallė apo nuk ka fare, nė vitin 2000.

Nė kėtė vit u mbajtėn zgjedhjet e para lokale nė Kosovė. Qosja ishte kryetar i partisė politike Lidhja e Bashkuar Demokratike. Kjo parti pat luajtur rol tė rėndėsishėm pas vitit 1997 kur gjėrat filluan tė lėvizin nė etnikumin shqiptar. Nė zgjedhjet lokale kjo parti, me sa mė kujtohet, pat fituar pėrqindje shum tė vogėl tė votuesve kosovarė. Menjėherė pas zgjedhjeve Qosja do tė dilte me njė deklaratė me shkrim ku jepte dorėheqje nga tė gjitha funksionet politike dhe partiake, me arsyetimin e mospasjes sė besimit tė popullit. Me kėtė rast do ta qortonte edhe popullin qė ja kishte dhėnė fitoren e bindshme LDK-sė sė Rugovės dhe se shumė shpejt do tė shiheshin edhe pasojat e votės. Ēka ndodhi pas vitit 2000: stagnimi gjigant i lėvizjes sė ristrukturimit tė klasės politike kosovare por edhe shqiptare, stagnimi apo dėshtimet e luftrave nė Kosovėn Lindore dhe pjesėrisht nė Maqedoni, hendeku i pėrēarjes shqiptare u thellua, ngjarjet e marsit tė 2004-tės dhe moszgjidhja e statusit tė Kosovės. Por para sė gjithash pėrbaltja e tė qenurit shqiptar apo: kosovaro-shqiptar, maqedono-shqiptar, shqiptaro-shqiptar (Shqipėri), malazezo-shqiptar, serbo-shqiptar (Lugina e Preshevės) pra, ajo qė mund tė quhet “psikoza anti-shqiptare nga shqiptarėt”. Dhe kjo u inicua nė Kosovė dhe pėrfundoj nė Paris te Kadareja. Dhe tė gjitha kėto marrėzira ndodhin pra nė kohėn kur ēėshtja Kombėtare Shqiptare ende ndodhet e hapur. Dhe ndodhin pra ne kohėn kur kemi alamet “akademikė”, “barakė akademi” dhe njė masė anti vlerave kulturore intelektuale. Se vetėm te ne mund tė ngjallen politikanė tė vdekur (i ndjeri Rugova) pas ndėrhyrjes sė Natos nė Kosovė dhe qė e ngjalli Franca, Italia, Serbia dhe Rusia. Se vetėm te ne fiton zgjedhjet dhe rikthehet nė pushtet njeriu qė shkatėroi Shqipėrinė mė 1997 (Sali Berisha). Se vetėm te ne mund tė rikthehet nė qeveri pjesėmarrėsi bombardues i katundeve shqiptare nė Maqedoni (Arbėr Xhaferi). Se vetėm te ne, kur ende nuk je shėruar nga plagėt e dinjitetit tė Thyer mė 1999, ke guximin tė fillosh tė vėsh nė pikpyetje identiteten shqiptar. Dhe atėherė kur si asnjė herė mė parė kishte, kemi dhe do tė kemi nevojė pėr thellimin deri nė kockė tė bashkimit ndėrshqiptar. Dhe nė momentet kur teritoret shqiptare jan shėndrruar nė vende “prostitucioni publik” ku lloj- lloj individėsh tė botės mund tė vinė dhe tė sillen si tė jenė nikoqirė tė shtėpisė.

Dhe sot nė vitin 2007, tė gjithė kėta parashikues tė sė ardhmes kanė mbetur gojėmbyllur. Kanė mbetur gojėmbyllur inicuesit e flamurit kosovar dhe rebelėt kundėr gjuhės standarde shqipe. Dhe tė vjen tė krekosesh kur kėta thonė sot se ndarja e Kosovės dmth. Shaktėrrimi i Maqedonisė!

Dhe prap Qosja doli dhe ua tregoi vendin kėtyre duke jua spjeguar se cka ėshtė identiteti kombėtar, krahinor, fshatar, identieti i mahallės, identiteti familjar dhe fetar. Ku qėndron dallimi mes tyre etj. Prap Qosja i tregoi metropolitit tė Parisit pėr identitetin kombėtar dhe fetar tė shqiptarėve. Po Qosja nuk ju kthye historisė sė afėrme pėr tė argumentuar.

Qosja nuk ua pėrkujtoi kėtyre se ēka kishte thėnė nė Strategjinė e Bashkimit Shqiptar dhe nė Cėshtja Shqiptare- historia dhe politika. Nuk ua pėrkujtoi Fjalorin Demokratik se ēka do tė thotė kur bėhesh servil, si ndaj ndėrkombėtarėve poashtu edhe ndaj vetvetes. Nuk ua pėrkujtoi veprėn Tronditja e Shekullit I-II se ēka do tė thotė mospasja e njė Shqipėrie etnike e ngritur moralisht, kombėtarisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht.

Qosja nuk ua pėrkujtoi se tė keshė vetėdije kombėtare shqiptare nuk ėshtė turp edhe sot. Se derset e multikulturalizmit nė Ballkan nuk janė gjė tjetėr veē mashtrim pėr shqiptarėt, kėtu qėndron forca serbe sot qė nuk futet nė kėtė kurth. Qosja nuk ua pėrkujtoi citimin qė e ka vėnė nė librin Strategjia e Bashkimit Kombėtar e thėnė nga M. Veber, Pėrvoja historike e dėshmon tė vėrtetėn: se njeriu nuk do ta arrinte tė mundshmen sikur tė mos i shtrinte duart edhe drejt tė pamundshmes. (f.5) Fjalėt tė cilat pėrmbajnė tėrė mendimin kombėtar tė Rexhep Qosjes se duhet tė kėrkohet tėrėsia pėr ta arritur tė pjesėshmen dmth pavarėsinė e Kosovės si strategji afatshkurtėr drejt bashkimit kombėtar. Pra, Qoja ka qenė kunder vetė-kompromisit tė deklaruar nga liliputėt politikanė shqiptarė qė nga 1990-ta. Se kompromisi bėhet me palėn kundėrshtuese nė tavolinėn e bisedimeve dhe jo nė “barakat e mahallės akdemike shkrimtare”, apo nėpėr kafene dhe restorante nėn dehjen e uiskit dhe alkoholit, por jo me vetveten. Po kush mund t“ja harrojė Qosjes kundėrshtimin e tij tė hapur kundėr kompromisit tė Berishės mė 1995, pėr heqje dorė nga kėrkesat maksimaliste.

Po kush mund t“ja harrojė Qosjes mendimin e tij pėr “revolucionin demokratik” nė Shqipėri mė 1997. Ky parashikim i tij gjigant. Pse? Po mė 1997 filloi me tė vėrtetė revolucioni shqiptar nė Shqipėri, por mjerisht nuk u qua deri nė fund dmth. ristrukturimin e mendėsisė politiko-morale. Po a nuk filloi pikėrisht mė 1997 nė Shqipėri dhe pastaj vazhdoj nė Kosovė mė 1998 dhe pėrfundoj mė 1999, nė Kosovėn Lindore mė 2000 dhe nė Maqedoni mė 2001. Dhe mjerisht kjo lėvizje e ristrukturimit moral- kombėtar u ndal dhe stagnoi. Pėr fajin e pushtetarėve shqiptarė. Dhe sot mė 2007 ende rropatemi me status. Dhe doli ajo qė Qosja pat thėnė qė nė fillim, Ēėshtja kombėtare Shqiptare ende ėshtė gjallė dhe mos ta varrosim vetė me duart tona me lloj- lloj kėrkesash pėr idenė finale shqiptare. Mos tė bėhemi servilė tė botės dhe tė vetves.

Se kėshtu bie vetė moralisht. A nuk po ndodh kjo me Grupin e Unitetit? Qė flasin ende pa u ditur saktėsisht se cka do tė bėhet, se nuk dinė se cka bėjnė vet. Antari i kėtij grupp liliputi Hyseni, nė prill apo maj 2005, pas raundit tė parė tė bisedimeve me Serbinė do tė thoshte me krenari “se ne kishim gjuhėn moderne kurse sėrbėt flisning me gjuhėn e mesjetės”. Liliputi Hyseni sot nuk ka fytyrė tė dalė dhe tė pėrgjigjet, sepse gjuha e mesjetės pati sukses deri tash? Pse gjuha moderne e tij dhe shumė tė kalibrit tė tijė dėshtoi dhe do tė dėshtojė edhe nė tė ardhmen.

Kurse Qosja ndėrkohė shkon dhe mė tej dhe e vulosė domethėnien e demostratave tė vitit 1981. Ata qė u pėrbuzėn nga vota e popullit tashmė disa herė. Dhe vuan populli, thotė Qosja nė Tronditja e Shekullit, le tė vuajė pasi ju shkon pas liderėve tė dėshmuar si anti- popull. Shpejt do tė shihen pasojat e votės sė 2000-tės, tha Qosja atėherė. Dhe ja 7 vjet mbas fjalėve tė tij, ende po vazhdon dėnimi i votės por edhe mallkimi i atyre qė mė sė shumti bėnė pėr kėt popull “Haram tė qoftė gjaku im Kosovė”. Fjalė qė aq shumė i gėzoi titistėt, serbofilėt dhe servilėt.

Nė kohėn kur u kthye nė Kosovė pas ēlirimit tė Kosovės, Qosja thotė:“Ndėrhyrja e NATO-s ishte dhurata e Zoti, e dhuruar, ndoshta, si shfajėsim i fuqive tė medha pėr tė gjitha cėnimet qė na janė bėrė me pajtimet e tyre gjatė historisė sė re.
Tani do tė jemi nė provimin e pjekurisė historike.
Dhe, ky provim duhet tė jepet.
Por, si do tė jepet?” (F. 398 vėllimi II) Dhe deri tash mund tė thuhet se nuk ka notė kaluese.

Dhe tash ėshtė bind edhe titisti Baton Haxhiu pėr largėpamėsinė e Qosjes, dhe kėrkon riformulimin e Grupit tė Unitetit me “nacionalistė dhe ekstremistėt” e dikurshėm por edhe tė sotshėm shqiptarė, ndėr ta edhe Albin Kurti. Pra sot, pas 17-vjet dhe 7 pas luftės, kėrkohet qė lidershipi tė radikalizohet. O sa duhet tė marrim leksione nga Serbia, po le tė jetė pėr tė ardhmen. Se me mesjetarin vetėm mesjetaisht mund tė mirresh vesh dhe jo me prostitucionet moderniste kadareane.

Dhe Qosja nuk po flet pas debatit dėshpėrues qė zhvilloi me Kadarenė. Nė fund tė fundit kujt ti flasė se? 17-vjetėt e fundit treguan se nuk ke kujt i flet. Prandaj mendimet e tija aspak nuk mirren parasysh, faktikisht nga askush. Vėshtro debatet nė tė pėrditshmet tona. Dhe bindesh.

Koco Danaj e ka cilėsuar Qosjen si “Sami Frashėri i Kombit Shqiptar”, nė vitin 1993. Por mjerisht vllaun e tij Abdyl Frashėrin ende sot nuk e ka.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] “DRENICA” E DURRĖSIT- TEMPULL ATDHETARIE (2008-08-27 17:05:55 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Arabėt flasin pėr paragjykime mbi Kosovėn (2008-08-27 11:57:40 nga admin4)
[ Kultura ] Adam Mickieviē: LIRIKĖ (2008-08-27 09:06:21 nga admin4)
[ Tech-Info ] Tė vegjėl, tė bukur dhe tė menēur – laptopėt pėr qejfin tonė (2008-08-27 02:56:48 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Rusia nuk do ta njohė Kosovėn (2008-08-27 02:49:09 nga admin2)
[ Opinione ] Pseudopolitika e Kosovės Lindore dhe dėshtimet e saj nė periudhėn e fundit! (2008-08-26 16:54:00 nga admin4)
[ Opinione ] VARDISJA DHE BĖRLYKJA KOMIKE POST FESTUM E LAROVE NĖ EMĖR TĖ HEROIT ADEM JASHARI (!?) (2008-08-26 13:32:31 nga admin1)
[ Intervista ] Bugajski: Turp qė bota arabe s'e ka njohur Kosovėn (2008-08-26 12:33:49 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Medvedev nenshkruan Dekretin per njohjen e pavarsise se Abkhazise dhe Osetise se Jugut (2008-08-26 12:12:10 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Berisha: Nuk me ēudisin akuzat e Rusise (2008-08-26 12:09:46 nga admin1)
[ Opinione ] Dėshtimi i njohjeve tė “pritura” dhe islami shqiptar (2008-08-26 11:22:05 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster