| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » DHEMBJA QĖ PĖLCET GURIN |
| Postuar mė datėn: 2007-05-22 13:14:37 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
NGA BESNIK KRYEZIU
Nga shtypi njoftohem se delegacioni faktmbledhės i OKB-sė gjatė vizitės sė tyre nė Kosovė do ta vizitojė edhe Krushėn e Vogėl. Pasi ato ditė po qėndroja nė Kosovė vendosa tė shkoj edhe unė. Ashtu krejt i pa pėrgatitur me vete marrė vetėm aparatin fotografik. Rruga pėr nė Krushė ėshtė me shumė gropa ashtu si edhe shumė rrugė tė tjera nėpėr Kosovė. Nė fshatin Mamushė, fshat, ky i banuar kryesisht me minoritet turk, mė ndalojnė ushtarė tė KFOR-it. Nga uniformat e tyre e kuptoja se ishin ushtarė turq qė shėrbejnė nė kuadėr tė KFOR-it. Kėrkuan tė mė legjitimojnė, duke kėrkuar dokumentet e mia personale dhe ato tė makinės, me tė cilėn po udhėtoja. E gjithė kjo zgjati disa minuta. Duke m'i kthyer dokumentet ushtari nuk harron tė mė pyes se ku shkoj. I them se po shkoj nė Krushė. Foli edhe diēka qė unė nuk e kuptova sepse foli nė gjuhėn turke, por nga lėvizja e dorės sė tij e kuptova se mundem ta vazhdoj rrugėn pėr ku isha nisur. Ashtu edhe bėra...
|
|
Diku kah ora 9 arrita nė Krushė. Nė fshat kishte policė tė Shėrbimit Policor tė Kosovės, aty kėtu edhe ndonjė makinė e KFOR-it gjerman. Oborri i shkollės ku do tė priten faktmbledhėsit e OKB-sė, ende nuk ka shumė njerėz. Ka vetėm disa tė rinj e tė reja qė bėjnė edhe pėrgatitjet e fundit qė ēdo gjė tė dalė mė mirė. Ka edhe disa gazetarė, numri i tė cilėve shtohet shumė nė momentin kur arrijnė ambasadorėt.
Diku nja gjysmė ore mė vonė krushjanėt qė mbijetuan barbarinė serbe, kryesisht gra e fėmijė, fillojnė tė vinė nė oborrin e shkollės sė tyre, duke mbajtur fotografitė e tė dashurve tė tyre nė duar, shumė nga tė cilėt ende kanė statusin e tė pa gjeturit. Unė kisha lexuar, kisha dėgjuar pėr masakrėn e Krushės, kisha besuar se e kam ndier dhembjen me kėto nėna dhe kėta fėmijė, por ajo qė po shfaqet para syve tė mi ishte larg asaj qė kisha lexuar, kisha dėgjuar, kisha ndier pėr kėta njerėz.
Tani isha nė mesin e kėtyre nėnave, tė kėtyre fėmijėve dhe po e ndjeja, po e prekja dhembjen e tyre. Dhembja e tyre ishte e madhe, ishte pėrvėluese. Kudo lexoje lodhjen dhe frustrimin e tyre me ata qė nuk bėn asgjė pėr gjetjen e tė dashurve tė tyre dhe kapjen e kriminelėve. Edhe njėherė u ndjeva keq, shumė keq pėr harresėn qė ne si shoqėri po tregojmė pėr kėta njerėz. Nuk e di se a kishte mė shumė fotografi tė atyre qė bishat serbe i kishin masakruar, apo tė atyre qe kishin mbetur gjallė, sepse tė gjithė ata nė duar mbanin nga dy fotografi.
O Zot, veē t'i shihje fėmijėt qė nė duar mbanin fotografitė e prindėrve tė tyre, disa nga ta qė tani kanė lėshuar shtat nuk i kanė parė fare baballarėt e vet, sepse nė atė kohė kanė qenė nė barkun e nėnave tė tyre. Filloj ti shikoj me radhė ato shumė fotografi, ka mosha tė ndryshme, dua qė duke parakaluar pranė fotografive tė tyre tė tregoj respektin dhe falėnderimin mė tė madh pėr ta dhe tė gjallėt e tyre. Diku kah mesi, ndonėse u mundova, por mė rrodhėn lotėt, nuk munda pėrmbahem... Po edhe guri tė isha do tė pėlcisja pėrballė asaj qė po e shihja, e lėre mė t“mė rridhnin lotėt. Nga lėvizjet e shpejta dhe tė pa kontrolluara tė gazetarėve kuptova se kanė arritur ambasadorėt faktmbledhės. Janė tė radhitur njėri pas tjetrit. Nė krye ėshtė kryesuesi i delegacionit, ambasadori belg pastaj tė tjerėt. Mė bie nė sy ambasadori i Rusisė. Mbanė syze dielli dhe bėn njė buzėqeshje cinike deri sa kalon para atyre qė kishin dalė ti prisnin. Ambasadorėt ulen nė vendet e tyre, pėrballė kanė nėnat dhe fėmijėt e Krushės. Pėrfaqėsuesi i fshatit ua rrėfen nė detaje tragjedinė qė ua kishin shkaktuar serbėt. Disa nga ambasadorėt mbajnė shėnime. Pas disa minutave sa qėndruan tė ulur u ēuan nė kėmbė pėr tė shkuar te vendi i krimit dhe pėr ti dėgjuar ata qė kanė pasur fatin tė shpėtojnė nga kjo masakėr.
Pas kėsaj ambasadorėt faktmbledhės hynė nė autobusin e bardhė me siglėn e UN-sė. Nuk e di se si janė ndier dhe se cilat kanė qenė pėrshtypjet e tyre? Por e di se ambasadori rus nuk ėshtė ndier mirė sepse po e shihte tmerrin qė e kishte shkaktuar shteti, qė ai po mundohej ta mbronte me ēdo kusht. Deri sa tė tjerėt fillojnė tė ikin nga oborri i shkollės, sepse ambasadorėt tani mė nuk ishin, unė po vėshtroja nėnat dhe fėmijėt e Krushės qė edhe sot me fotografitė e tė dashurve tė tyre luftuan pėr pavarėsinė e Kosovės, thashė: pse gjithė ky teatėr me Kosovėn? Kėta njerėz nuk kanė nevojė pėr kėtė teatėr me skenar ruso-serb. Iki nga Krusha e Vogėl me zemėr thyer - shpirt plagosur. Lutem edhe njėherė pėr tė vrarėt dhe tė gjallėt. Zoti qoftė me ta.
Botuar nė "REPUBLIKA", Numėr 6 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|