| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » KORRUPSIONI, PASOJAT E TIJ DHE LUFTA KUNDĖR KORRUPSIONIT |
| Postuar mė datėn: 2007-10-16 11:53:02 nga admin2 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruar nga: Mifail Azizi, ekonomist i diplomuar
Ndoshta tema mė e pėrfolur kohėve tė fundit, kuptohet pas temės sė pavarėsisė sė Kosovės, ėshtė korrupsioni. Flitet mjaft nė opinion, bėhen sondazhe, pėr tė shkruhet nėpėr gazeta e bėhen komente edhe nė mediumet e komunikimit masiv, bėhen debate ekspertėsh pėr kėtė temė nga ekspertėt, ku ėshtė e angazhuar edhe shoqėria civile. Emėrues i pėrbashkėt i krejt kėsaj, siē kemi pėrceptuar ne ėshtė se edhe shoqėria kosovare nuk ėshtė imune ndaj kėsaj tė keqeje Kėtė e dėshmojnė edhe shumė sondazhe tė bėra kohėve tė fundit, tė cilat dėshmojnė se niveli i korrupsionit nė Kosovė ėshtė i lartė dhe ka tendenca rritėse.
Korrupsioni mund tė paraqitet nė forma tė ndryshme. Forma kryesore e korrupsionit te ne, siē e kemi pėrceptuar ėshtė mitoja (ryshfeti), qė marrin pushtetarėt pėr favorizimet qė u bėjnė firmave private dhe individėve nė shėrbimet shtetėrore. E veēanta e tė gjithė korrupcioneve ėshtė se ato realizohen duke thyer normat, procedurat dhe ligjet e atij shteti, me qėllim pėrfitimi nga ana e kryesit tė shėrbimeve. Element i pėrbashkėt i tė gjtha korrupcioneve ėshtė se ato janė tė ndėrlidhura me pushtetin qeverisės, me njerėzit nė pushtet, qė kanė ndikim nė vendimmarrje. Nė tė shumtėn e rasteve pėrfitues nga korrupsioni janė kryesit e shėrbimeve tė pushtetit, qė janė tė obliguar tė kryejnė punėt, pėr tė cilat paguhen me pagė shtetėrore. Nė disa raste nga korrupsioni kanė dobi edhe ata qė u japin mito pushtetarėve pėr tė realizuar qėllimet e tyre pėrfituese, qė e bėn mė tė komplikuar kėtė fenomen, dhe mė tė vėshtirė pėr ta luftuar, sepse sipas ligjit nė fuqi pėrgjegjėsi juridike mban si marrėsi ashtu edhe dhėnėsi i mitos (ryshfetit).
|
|
Ndaj korrupsionit nuk janė imune as shtetet e zhvilluara, por terene mė tė pėrshtatshme pėr zhvillimin e korrupsionit janė sidomos shtetet e pazhvilluara dhe ato nė tranzicion. Meqenėse pasojat e fenomenit tė korrupsionit janė shumėdimensionale, ne nė kėtė shkrim u munduam qė nga aspekte tė ndryshme ta trajtojmė kėtė fenomen.
Korrupsioni ndikon nė tėhuajėsimin e pushtetit nga shoqėria prej sė cilės pushteti ka dalė me votėn e lirė. Ky tėhuajėsim mund tė shkojė deri nė suaza tė mohimit tė ndėrsjelltė. Aspektet psikologjike tė korrupsionit janė tė ndėrlidhura mė shumė me pasojat e diferencimit shoqėror-ekonomik, qė nuk janė tė bazuara nė aftėsitė dhe meritat pėrsonale tė njerėzve, por nga indikatorė tjerė, siē ėshtė pozita udhėheqėse e vendimmmarrėse e cila te ne shpesh nuk ėshtė e determinuar me aftėsitė profesionale tė udhėheqėsve tė pėrzgjedhur, por nga aspeke tjera partiake, shoqėrore, miqėsore, klanore e fisnore. Thėnė mė thjeshtė nė njė sistem ku ka korrupsioni nga shteti pėrfitojnė mė sė shumti ata tė cilėt mė sė paku i japin ati shteti, qė unė me njė fjalė do ti quaja tė dėgjuarit partiakė tė partisė nė pushtet. Tė pėrbuzur nė kėtė sfond janė intelektualėt, ekspertėt, tė cilėt angazhohen dhe bėjnė mė sė shumti punė pėr shtetin e tė cilėt janė lėnė nė margjina tė shoqėisė nė qeverisje e vendimmarrje . Ata edhepse kanė tituj akademikė nė shoqėrinė kosovare shpesh janė tė margjinalizuar nė skajshmėri nė qeverisje dhe vendimmarrje nga ana e sistemit tė korruptuar qeverisės.
Pėr ne ishin shokuese pamjet e paraqitura nė televizion, kur akademikut tonė mirėnjohur, shkrimtarit dhe studjuesit me renome nė fushėn e albanologjisė, z. Rexhep Qosja i ishte ndaluar hyrja nė Institutin Albanologjik tė Kosovės, me arsyetimin banal tė disa anonimusėve tė kulturės e shkencės, se i njėjti ka dalė nė pension dhe ska ēka tė kėrkojė mė nė Institutin albanologjik. Dhe nė faqen e QIK-ut ato ditė gjetėm njė shkrim ironik: Disa pensionistė tė Institutit Albanologjik tentuan me dhunė tė hyjnė nė ndėrtesėn e IA . U dasht intervenimi i Kryeministrit tė Kosovė pėr ta anuluar vendimin e Ministrit tė MASHT it dhe pėr tia mundėsuar z. Rexhep Qosja kthimin, pėr dhėnjen e kontributit tė tij tė mėtejmė nė kėtė Institut. Pra edhepse nė dukje tė parė duket se kjo nuk ka lidhmėri me korrupsionin, unė kėtė rast do ta trajtoja nė kuadėr tė temės sė korrupsionit, sepse qėllimi primar i tė dėgjuarve partiakė ėshtė qė tė kenė nė dorė sa mė shumė institucione ku menaxhohet me paranė pulike, prej nga ata realizojnė tė hyrat e tyre nė mėnyrė korruptive. Pra tentimi pėr ta larguar z. Rexhep Qosja nga institucioni ku ai punoi rreth katėr dekada ne do ta trajtonim nė kuadėr tė pasojave tė korrupsionit tė shoqėrisė kosovare, pasoja kėto qė janė zbehja e vlerave shoqėrore tė njė shoqėrie dhe prezentimi i kundėrvlerave si vlera.
Korrupsioni ndikon edhe nė zbehjen e vlerave morale tė njė shoqėrie . Normat morale, siē na mėsojnė sociologėt dhe psikologėt, janė zhvilluar me krijimin e njerėzimit dhe vazhdimisht janė kultivuar ndėr shekuj, ndonėse nė formė tė pashkruar. Normat morale janė tė kultivuara nė shpirtin e ēdo kolektiviteti, qė ndihmojnė pėr tė dalluar veprat e mira nga ato tė kėqia, veprat e lejuara nga ato tė ndaluara, veprat e dobishme nga ato tė dėmshme shoqėrore. Me rėndėsi nė kėtė shkrim pėr ne, qė ka tė bėjė me vlerat morale tė shoqėrisė sonė, ishte analiza e pėrceptimit tė korrupsionit nga vetė kolektiviteti ynė, se a ėshtė refuzues apo admirues ndaj pushtetarėve tė korruptuar. Derisa nė shoqėritė me traditė demokratike dhe ku ka mirėqenje pushtetarėt e korruptuar shikohen me pėrbuzje dhe burgosen, nė shoqėritė e varfėra ekonomikisht ndaj pushtetarėve tė korruptuar shpesh ka njė shikim admirues. Siē kemi pėrceptuar ne tė korruptuarit nė saje tė privilegjeve shtetėrore u kanė mundėsuar vetes dhe rrethit tė tyre tė pėrfitime materiale dhe nė njė formė tė heshtur nė atė rreth gėzojnė respekt e admirim, sepse tė korruptuarit renditen nė njė klasė mė tė lartė shoqėrore, kanė hapur bizneset private profitabile ku kanė punėsuar akraballėkun e tyre, kanė pallate luksoze, vozisin vetura luksoze, fėmijėt e tyre i shkollojnė nė universitete me renome botėrore. Me njė fjalė nga rrethi i tyre shikohen si njerėz tė admiruar dhe siē thuhet nė popull nuk ka limė qė i ha. Njerėzit e tillė nė kėtė ambient paradoksal, siē ėshtė te ne, bazuar nė forcėn e kapitalit financiar kanė mundėsi tė krijojnė shoqėri tė gjėrė, qė mbėshteten nė njėri tjėtrin dhe qė pėrfitojnė nga njėri tjetri, nėpėrmjet angazhimit tė tyre tė ndėrsjellėt nė punėt publike. Ata janė donatorėt kryesor tė fondeve nė fushatat parazgjedhore partiake ku krijohen opinione me anė tė trullosjes sė kokave, duke i mundėsuar vetes dhe shoqėrisė sė tyre mbetjen edhe mė tutje nė pushtet dhe pėrfitime tė ndėrsjella nga ai pushtet.
Sa i pėrket pėrceptimit negativ pėr njerėzit e korruptuar tregohet njė rast qė ia vlenė pėr ta shėnuar : Njė biznismen gjerman kishte shprehė intersim pėr tė investuar nė Kosovė kapitalin e tij nė ortakėri. Dhe duke pyetur dhe kėrkuar ortak tė pėrshtatshėm ndėrmjetėsuesit e dėrgojnė deri te njė biznismen kosovar i cili biznesin e vete mė 1999 e kishte nisur nga asgjėja, ndėrsa tash kishte pasuri qė tejkalonte miliona euro. Dhe pyetja e parė qė i kishte bėrė gjermani me rastin e bisedės ishte si ke filluar biznesin tėnd dhe kur? Biznismeni shqiptar si me krenari, pa mos ditur prapavijėn e pyetjes pėrgjigjet se biznesin e ka filluar menjėherė pas luftės, mė 1999 dhe se kishte pasur gjithėsejt pesė mijė marka gjermane kur ka filluar biznesin. Ndoshta biznismeni shqiptar nuk e dinte se pikėrisht pėrgjigja e tillė ishte faktor pėrcaktues pėr moslidhjen e ortakėrisė me biznismenin gjerman, i cili thuhet se nė mbarim tė takimit i tha pėrkthyesit se nuk dua tė kem punė me njerėz qė janė pasuruar shumė shpejt, sepse ata janė tė pamoralshėm dhe pasurineė e tyre mund ta kenė arritur vetėm nė formė korruptive e asesi ndryshe.
Kurrupcioni, sidomos ai i padėnuar rritė diferencat sociale nė skajshmėri, jo sipas ndonjė kriteri ose vlere, por sipas asaj je apo nuk je nė pushtet, ke apo ske lidhje miqėsore e farefisnore me pushtetarėt. Ndarja e tė ardhurave kombėtare nė shoqėritė me korrupcion tė lartė bėhet sipas ēelėsave iracionalė duke linēuar shumicėn e popullsisė nė njė shtresė skajshmėrisht tė varfėr dhe njė pakicė qė duke u bazuar nė pėrfitime korruptive ka arritur tė pasurohet pėr njė kohė tė shkurtėr dhe ėshtė skajshmėrisht e pasur. Gati nuk mbetet vend pėr klasė tė mesme, siē ekziston kjo nė shumicėn e shteteve tė zhvilluara. Me kėtė rast do tu referohemi tė pagave skajshmėrisht tė ulėta tė tė punėsuarve nė Kosovė, tė cilat nuk mund tė krahasohen me vendet e rajonit, pos me vendet mė tė pazhvilluara afrikane. Ne kemi analizuar buxhetet e Kosovės qė nga viti 2002 deri te buxheti i planifikuar i Kosovės pėr vitin 2008. Ne kemi vėrejtur njė rritje tė buxhetit shetėror pėr tri herė gjatė kėsaj periudhe, ndėrsa pagat e nėpunėsve tė sektorit publik tė kenė mbetur tė pandryshuara. Ne me kėtė rast nuk perjashtojmė tė vėrtetėn se numri i tė punėsuarve nė administratėn publike ndoshta ėshtė i tepėrt dhe do tė mund tė reduktohej, ashtu siē nuk pėrjashtojmė tė vėrtetėn se pėrqindja e pagave nė buxhetin e tėrėsishėm tė Kosovės ėshtė e lartė nė krahasim me shtetet tjera. Por ne kemi krijuar opinionin se pushteti nuk ėshtė fare i interesuar tė rrisė pagat e tė punėsuarve qė nė Kosovė janė pėr mizerje, sepse kjo kategori e shpenzimeve buxhetore nuk kalon nėpėr procedurat e tendereve tė manipuluar, nga tė cilėt pushtetarėt e korruptuar gėzojnė tė hyra tė majme. Opinionin tonė e mbėshtetė edhe Mrrėveshja kolektive e nėnshkruar ndėrmjet Qeverisė sė Kosovės, Sindikatve tė pavarura dhe Odės ekonomike tė Kosovės e cila edhepse ėshtė e nėnshkruar nga tė gjitha palėt, sot e asaj dite nuk ka filluar sė implementuari me arsyetimin e qeverisė se nuk ka mbėshtetje buxhetore. Por me kėtė rast parashtrohet pyetja nėse nuk ka mbėshtetje buxhetore pse ėshtė nėnshkruar nga Qeveria ? Ne kemi vėrejtur se pushtetarėt anomalinė e pagave tė ulėta nė sektorin publik e arsyetojnė se kjo ėshtė pėr shkak tė rekomandimeve tė Fondit monetar ndėrkombėtar e qė nuk ėshtė fort pėr tu besuar, sepse FMN rekomandon politika ekonomike ndaj vendeve, por FMN nuk ėshtė qeveri mbi qeveri tė vendos pėr politikat ekonomike tė vendeve, por ēdo vend harton politikat ekonomike sipas kushteve tė zhvillimit tė tij dhe rrethanave tjera specifike. Ne kemi krijuar opinionin se shpesh pagat e ulėta tė sektorit publik, sidomos tė atyre nėpunėsve nė nivel mė tė ulėt kierarhik janė shkas i korruptimit tė tyre.
Tėhuajsimi i pushtetit ndaj shoqėrisė dhe individit nė vendet ku nuk luftohet korrupsioni, siē e kemi pėrceptuar ne, shkon deri nė skajshmėri, duke mohuar vlerat e tė tjerėve. Shembuj ka mjaft. A nuk e dėshmon kėtė konstatim tonin armata e tėrė e ekspertėve kulminantė tė Kosovės qė kanė migruar e migrojnė nė shtetet e jashtme e qė nuk mendojnė mė tė kthehen, pėr shkak tė trajtimit jomeritor tė pushtetit ndaj vlerave tė punės sė tyre. A nuk e dėshmojnė kėtė familjet e dėshmorėve tė luftės sė fundit, familjet e luftėtarėve, ish luftėtarėt, tė pastrehėt etj. tė katandisur nė asistencė sociale dhe pa pėrkujdesje shoqėrore tash e tetė vjet pas lufte. A nuk mbėshtetė kėtė konstatim tonin edhe statusi i pensionitėve tė cilėt kanė dhėnė mundin e djersėn me dekada pėr kėtė shoqėri e sot marrin pensione qė nuk ju mjaftojnė as pėr gjėrat elementare tė jetės.
Korrupsioni, sidomos kur ėshtė i shoqėruar me menaxhimin e keq, prishė baraspeshėn ekonomike tė njė vendi. Nė ēdo shtet qytetarėt i paguajnė taksa shtetit, ndėrsa shteti nė mėnyrė tė tėrthortė ua kthen qytetarėve taksat me infrastrukturė mė tė mirė, shėrbime mė tė mira arsimore, shėndetėsore, mjedisore dhe tė mirėqenjes sociale. E keqja e shteteve ku ka korruptcion dhe keqmenaxhim (siē ėshtė nė Kosovė), ėshtė se qytetarėt i paguajnė taksat shtetit, por si kundėrshpėrblim nuk kanė asgjė nga shteti, ose kundėrshpėrblimi ėshtė joprporcional, sepse paratė e taksapaguesve keqpėrdoren ose u ndėrrohet destinimi. Korrupsioni, sidomos ai i zhvilluar sė tepėrmi rrėnon bazėn ekonomike tė njė shteti. Nė kėtė sfond duhet analizuar dy aspekte tė kėtij fenomeni:
1.Tė hyrat e shtetit (taksat) janė shpesh 100 % mė tė ulėta nė shtetet me korrupcion se sa ato qė do tė duhet tė ishin realisht (evazioni fiskal) dhe
2. Mėnyra e shpenzimit tė buxhetit shtetėror (tenderomania) kur me proceura mashtruese punėt publike u jepen kompanive qė kanė lidhje me pushtetarėt dhe tenderėt i marrin edhe pse janė shumė mė tė shtrenjtė nė oferta.
Si pasojė e aspektit tė parė shteti ka mė pak tė hyra buxhetore, ndėrsa pėr pasojė e aspektit tė dytė (mėnyra e keqe e shpenzimit tė atyre tė hyrave ) bėhet zhvlerėsimi tejmase i vlerės efektive tė parasė tė investuar nė funksion (buxheteve shtetėrore). Kjo formė e korrupsionit dhe keq menaxhimit sidomos ėshtė e shprehur nė shtetet e pazhvilluara dhe ato nė tranzicion, ku bėn pjesė edhe Kosova. Shenjė dalluese e regjimeve tė tilla korruptive dhe tė keqmenaxhuara ėshtė infrastruktura e dobėt e tyre publike (rrugėt, spitalet, shkollat , ujėsjellėset, kanalizimet, mjedisi etj), kjo pėr arsye se duke u nisur nga pėrfitimet e njerėzve tė korruptuar nė pushtet dhe mėnyra se si i shpenzojnė ata buxhetet pa prioritete dhe nė gjėra luksoze, gjithmonė ka mungesė mjetesh pėr kėso destinimesh, se ato qė do tė duhet tė ishin. Pushtetarėt e korruptuar nė tė shumtėn e rasteve janė edhe menaxhues tė keq. Ata nė mėnyrė tė paskrupullt keqpėrdorin votėn e qytetarėve tė fituar nė zgjedhje tė lira. Pushtetarėt e tillė tė korruptuar janė nė gjendje ta lėnė pėr mė vonė ndėrtimin e njė shkolle, qė ka mbi njė mijė nxėnės, ku mėsimi zhvillohet nė katėr ndėrrime, pėr tė blerė njė veturė luksoze tė tyre, apo suitės sė tyre.
Niveli i lartė i korrupsionit ndikon edhe nė zbrapsjen e investimeve tė huaja pėr tė cilat ka shumė nevojė Kosova. Pėrvoja tregon se njerėzit e biznesit i ikin investimeve nė vendet ku niveli i korrupsionit ėshtė i lartė, sepse ata qysh nė start do tė ballafaqohen me pushtetarėt e korruptuar, tė cilėt pėr qėllimet e tyre pėrsonale janė nė gjendje tė vėshtirėsojnė akomodimin e bizneseve tė huaja duke shkaktuar qėllimisht zvarritjen e procedurave administrative, qė shpesh duken tė komplikuara, pėr tė realizuar qėllimet e tyre korruptive.
Shtetet me korrupcion tė lulėzuar dhe tė padėnuar janė shtete jostabile politikisht. Shqetėsimet e akumuluara tė qytetarėve nga udhėheqėsit e korruptuar janė tė paparishikueshme. Nė ato shtete zakonisht shkalla e pakėnaqėsisė qytetare ėshtė e madhe mund tė shpėrthejnė nė ēdo ēast, qė mund tė arrijė edhe pėrmasa tė tilla, qė qojnė deri te rrėzimi i qeverive tė papėrgjegjshme. Derisa nė shtetet me demokraci tė zhvilluar lufta kundėr korrupsionit ėshtė detyrė e prokurorėve e gjykatėsve tė pavarur , nė shtetet me demokraci tė brishtė edhe gjykatat dhe prokuroritė shpesh janė jokredibile dhe tė korruptuara, qė e pamundėson luftėn kundėr korrupsionit. Nga ky kėnd duhet veēuar luftėn kundėr korrupsionit, qė mund ta bėjnė gazetarėt dhe mjetet e informimit publik, por qė te ne mungon e qė edhe nėse ekziston nuk ėshtė e mbėshtetur nė gazetari hulumtuese, por mė shumė me thashethėme. Sdo nėnvlerėsuar edhe luftėn kundėr korrupsionit qė mund ta bėjnė shoqėria civile nėpėrmjet OJQ-ve, por ne nuk kemi parė ndonjė sukses thelbėsor nė punėn e tyre deri mė tani, pėrveq disa fushatave mediale, por besojmė se kjo formė e luftės kundėr korupcionit do tė forcohet, ndėrsa rezultatet e saj ndoshta do tė shihen nė tė ardhmen.
Mungesa e infrastrukturės sė nevojshme ligjore ėshtė terren i mirė pėr lulėzimin e korrupsionit. Kėtė e dėshmon edhe pėrvoja e shteteve nė tranzicion si dhe e vetė Kosovės. Aktualisht nė Kosovė mungon infrastruktura e nevojshme ligjore e mjaftueshme pėr luftimin e Korrupsionit. Kosova ka aprovuar Ligjin pėr financa publike, Ligjin pėr prokurimin publik, Rregulloren pėr shėrbimin civil, Ligjin pėr konkurencėn dhe shumė ligje tjera qė janė nė harmoni me ligjet e BE-sė. Kosova ka aprovuar Ligjin kundėr korrupsionit, ka formuar Agjencionin antikorrupcion pėr ta implementuar atė ligj, ka hartuar Rregulloren kundėr shpėrlarjes sė parasė, por ende nuk e ka tė aprovuar nė Kuvend Ligjin pėr hulumtimin e prejardhjes sė pasurisė, Ligjin pėr nacionalizimin e pasurisė tė pėrfituar nė mėnyrė korrutive e shumė ligje e akte nėnligjore tė tjera, qė do ta ndihmonin luftėn kundėr korrupsionit. Kosova ka tė hartuar Strategjinė pėr luftėn kundėr korrupsionit, por ne kemi vėrejtur se shumė gjėra ende nuk funksionojnė si duhet nė relacionet qeveri, gjyqėsi, prokurori e hetuesi, qė do ta bėnte kėtė luftė mė tė efektshme.
Nė kėtė aspekt duhet shikuar edhe mungesėn e databazės elektronike tė nevojshme pėr evidentimin e nėpunėsve tė cilėt kanė qenė tė pėrfshirė nė korrupcion e keqmenaxhim, nė tė cilėn databazė do tė mund tė kishin qasje personat e autorizuar tė institucioneve publike, me rastin e marrjes sė vendimit pėr pranimin e nėpunėsve tė rinjė. Nė evidencėn tonė kemi shėnuar disa raste qė nėpunėsi tė jetė larguar nga puna nė ndonjė institucion publik pėr shkak tė korrupsionit e keqmenaxhimit e qė menjėherė te jėnė punėsuar nė njė subjekt tjetėr publik edhe atė nė pozitė mė tė lartė dhe me pagė mė tė madhe, qė pėr ne ėshtė e patolerueshme nė njė shoqėri tė pėrgjegjshme.
Praktika e vendeve nė tranzicion tregon se lufta kundėr korrupsionit ėshtė e pasukseshme nėse mungon vullneti politik, pėr njė luftė tė tillė. Kėtė konstatim tonin e dėshmon edhe pėrvoja kosovare, ku nė mungesė tė vullnetit politik tė klasės politike pėr tė luftuar korrupsionin nė vend se tė kemi zbritje kemi rritje tė nivelit tė korrupsionit. Kėtė e konfirmojnė edhe Raportet e Zyrės sė auditimit gjeneral tė Kosovės bėrė kohėve tė fundit pėr shumė ministri e komuna, ku shpesh ka elemente tė ndjekjes penale pėr disa pushtetarė pėr miliona euro keqpėrdorime tė mjeteve tė taksapaguesve kosovarė, ndėrsa prokurorėt dhe gjykatat heshtin, sikur ajo tė mos ishte punė e tyre. Pėr tė qenė edhe mė keq se ēdo tė duhej ne kemi evidentuar raste qė qytetarėt e Kosovės, qė kanė pasur guximin qytetar pėr ta afishuar dhe luftuar korrupsionin shpesh janė larguar nga vendet e tyre tė punės dhe janė pėrndjekur nga pushteti. Mungesėn e vullnetit politik pėr ta luftuar korrupsionin e dėshmojnė edhe tė gjitha sondazhet e bėra nė kohėn e fundit nga tė huajt dhe vendorėt. Kėtė opinion tonin e vėrteton edhe numri i paktė i zyrtarėve tė korruptuar qė janė dėnuar, ose qė janė tė ndjekuar nga drejtėsia kosovare, gjatė kėtyre viteve tė fundit, qė mund tė numėrohet me gishtat e njėrės dorė.
Nga gjithė kjo ne kemi ardhur nė pėrfundim se korrupsioni mė i dėmshėm ėshtė ai i cili nuk luftohet nga shteti me oragnet e tij. Forma mė e rėndė e tij ėshtė nėse ai mbetet i padėnuar dhe me kalimin e kohės kalon nė kriminalititin e organizuar shtetėror. Ne besojmė se shoqėria kosovare ende nuk ka mbėrritur nė kėtė stad tė zhvillimit tė korrupsionit, por mendojmė se duhet marrur tė gjitha masat preventive qė deri te kjo tė mos ndodhė. Ne besojmė se nė zgjedhjet e ardhshme nė pushtet do tė vijnė forca tė reja qė janė tė afta ta luftojnė fenomenin e korrupsionit. Aq mė i fortė ėshtė besimi ynė sepse kėto zgjedhje pėr dallim prej zgjedhjeve tjera do tė jenė me lista tė hapura dhe nė pushtet do tė vijnė vetėm ata qė i kanė duart e pastra dhe mendojnė mė shumė pėr shtetin se pėr pushtetin. Ne besojmė se votimi me lista tė hapura ėshtė armiku numėr njė i koorupsionit, sepse ajo do tė pamundėsojė ardhjen nė pushtet tė njerėzve me biografi jo tė pastėrt, tė cilėt rrethi i tyre i jeh pėr tė korruptuar dhe nuk do tu japi votėn. Besojmė se nė Kosovė ka njerėz tė pėrgjegjshėm dhe nuk do tė lejojnė qė tė kriminalizohet edhe mė tutje jeta nė Kosovė, sepse do tė kishte pasoja shkatėrrimtare nė ekonomi e nė ēdo sferė tjetėr shoqėrore.
Pėr kėto arsye dhe shumė arsye tė tjera tė pasojave tė korrupsionit, pėr tė pasur njė tė ardhme prosperuese dhe shtet funksional qė mėtojmė ta krijojmė, Kosova luftėn kundėr korrupsionit duhet ta radhitė ndėr prioritetet e veta afatshkurtra e afatgjata. Kjo do tė ishte nė tė mirė tė shoqėrisė kosovare dhe gjenaratave tė reja qė do tė vijnė, ndaj tė cilėve kemi obligim tė veēantė.
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2013 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|