| » Opcionet për artikullin |
|
Ekipi i Unitetit ka marrė garanci nga Britania e Madhe pėr zgjidhjen e statusit te Kosovės, por edhe porosi qė tė dyja palėt - Serbia dhe Kosova - tė heqin dorė nga fjalėt dhe veprimet provokative. Ndėrkaq anėtarėt e Ekipit tė Unitetit kanė paraqitur nė Londėr kėrkesėn pėr pėrshpejtimin dhe pėrfundimin sa mė parė tė procesit tė statusit tė Kosovės.
Gjatė njė takimi nė Ministrinė e Jashtme, Foreign Office, nė Londėr, shefi i diplomacisė britanike, David Miliband i ka thėnė Ekipit tė Unitetit se, "zgjidhja e statusit tė Kosovės ėshtė me rėndėsi themelore pėr stabilitetin e Ballkanit Perėndimor", njofton BBC.
Kjo, ėshtė shprehur Miliband, "kėrkon lidership dhe vizion nga tė dyja palėt". Tė dyja palėt, u ka thėnė Miliband anėtarėve tė Ekipit tė Unitetit, duhet t'i qasen negociatave tė mbetura me kreativitet, kurajė dhe shpirt kompromisi". "Ata duhet tė ecin nė njė hap me partnerėt e tyre nė komunitetin ndėrkombėtar", ka thėnė ministri i jashtėm britanik.
Zyrtari mė i lartė nė Foreign Officen britanik ka deklaruar se shpreson qė "procesi i negociuar nga treshja do tė ēojė drejt njė marrėveshjeje. Por nėse kjo nuk ndodh, Plani Ahtisaari do tė jetė rruga mė e mirė pėrpara. Sidoqoftė, ka vijuar ai, ne do tė punojmė pėr zgjidhjen e statusit sa mė shpejt, pas pėrfundimit tė procesit tė treshes me 10 dhjetor".
10.10.2007 |
|