| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Tafil DURAKU
Shqipėria-SHQIPĖRI, sot, mė shumė se kurrė mė parė, ėshtė para rrezikut tė ricopėtimit, tė riokupimit dhe tė rikolonizimit serbo-jugosllav dhe tė fqinjve tjerė, nėn ombrellėn e OKB-sė dhe tė BE-sė dhelpėr. Vetėm se tani kanė ndėrruar vendet dhe mėnyrat ku vendoset pėr fatin e shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė-SHQIPĖRI.
Rolin e Berlinit, Londrės, Parisit etj., dikur, sot e kanė marrė pėrsipėr OKB, Brukseli, UNMIK-u, EULEX-i, etj. Thėnė mėse urti, gjithė kėtij skandali kombėtar e shqiptar i ka paraprirė politika paci(t)fiste e shqiptaro-titistėve tė kuqė jugosllavė ibrahimrugovistė dhe aleatėve tė tyre saliberishistė nė Tiranė. Kjo gjendje, pa liri dhe pa bashkim kombėtar tė Atdheut, e Shqipėrisė SHQIPĖRI, nuk duron komente tjetėrfare. Po, kush u ndihmon dhe kush u paraprinė tė gjitha atyre e kėtyre politikave kaq kombėtare, antishqiptare dhe antiSHQIPĖRI, pos vetė patriotėve dhe shqiptarėve mė tė mėdhenj nė pushtetet e paprekshme kushtetuese dhe ligjore?!...
Pėr ta parė shqiptarėt saktėsisht se nė ēpus pa fund dhe ku po bie e ku po pėrfundon politika kombėtare e qurave dhe quranave, e jaranave dhe miqve tė tjerė krahinoristo institucionalė tė institucionalistėve tanė tė viteve tė 90-ta dhe tė institucioneve tė tyre, dėshmoi mėse bindshmi marrėveshja skandaloze dhe luftėnxitėse Serbi-OKB (Boris Tadiē-Ban Ki Mun, lexo: Ki Mun Ban!) nė kurriz tė Kosovės sė ripushtuar shqiptare dhe nė kurriz tė Shqipėrisė SHQIPĖRI. Po, vallė, pse dhe ēe detyroi Shqipėrinė-SHQIPĖRI dhe krahun e luftės pėr liri e pėr bashkim kombėtar tė UĒK-sė tė bjerė kaq poshtė, si pre e vazhdueshme e politikave institucionale tė institucionalistėve tanė tė viteve tė 90-ta?!... E, kur jemi kėtu, na intereson tė dimė: A jemi ende esėll qė, tashmė, ti kuptojmė politikat e miqve tanė, si dhe ato tė institucionalistėve tanė tė viteve tė 90-ta?!... Edhe sa kohė duhet tė shkojė, qė tė vetėdijesohemi, si kastė politike e kombėtare, sepse, qe dhjetė vjetė tė plota u tolerua, menēurisht, ricopėtimi, ripushtimi dhe trepushtimi i Shqipėrisė-SHQIPĖRI, falė politikave kombėtare e shqiptare tė shqiptaro-titistėve tė kuqė jugosllavė e paci(t)fistė?!... Po, tash e dhjetė vjetė tė plota pas luftės sė lavdishme tė UĒK-sė shqiptare, pėr ēpolitikė kombėtare e shqiptare mund tė flasim, kur nė Parlamentin demokratik tė Kosovės ende mrizojnė sharės, shantazhues, ndjekės dhe vrasės tė komandantėve e tė luftėtarėve tė lavdishėm tė UĒK-sė?!... Mos po mendojmė se askush nuk u merr erė atyre e kėtyre marifeteve shqiptare tė institucioneve dhe tė institucionalistėve tanė tė viteve tė 90-ta dhe aleatėve tė tyre?!...
Kjo gjendje po dėshmon bindshėm se ēfarė u ndėrtua, tash e dhjetė vjetė, nė liri, nė shtetin kosovar... Kundėrgoditjet e gjashtėgrushtpikave serbe nė kurriz tė Kosovės shqiptare dhe tė popullit tė saj shqiptar, nė bashkėpunim dhe nė bashkėveprim e trysni tė koordinuar serbe me OKB-nė dhe BE-nė, dėshmojnė mėse qarti largpamėsinė e kastės politike shqiptare tė shqiptaro-titistėve tė kuqė jugosllavė dhe tė aleatėve tė tyre kombėtarė e ndėrkombėtarė, kudo, qė ėshtė kulmi i turpit politiko-diplomatik shqiptar... Atė parandjenjė tė keqe, se do tė vijė deri nė kėtė shkallė dhe do tė degjenerojė nė kėtė masė kjo politikė kombėtare e shqiptare (pardon, kosovare) e kemi pasė tė qartė dhe e kemi ditur e parė qartė edhe para njėzet vjetėsh, por, askush nuk denjoi ti analizojė e studiojė shqetėsimet tona kombėtare pėr gjendjen e krijuar qė mbretėronte dhe po mbretėron ende, me qėllim pėrkeqėsimi tė pėrhershėm dhe tė vazhdueshėm perfid tė kokėkrisnisė sė saj patriotike e shqiptare...
Duhet tė mos harrojmė dhe ta themi edhe faktin tjetėr se faji, sa i takon Prishtinės kombėtare, dhjetė fish mė tepėr e ngarkon Tiranėn shqiptare, sepse, fatkeqėsisht, Tirana zyrtare ra pre e Prishtinės shqiptaro-titiste, prandaj, Serbia, sot dhe nesėr, duke e ditur se ēfarė ka mbjellur nė Kosovėn e pushtuar shqiptare, do tė luajė me fatin e shqiptarėve nė vatrat e veta stėrgjyshore e shekullore... Po, a e sheh populli shqiptar, ushtria shqiptare dhe politika shqiptare se ēfarė degjenerimi e ka kapluar politikėn shqiptare tė Tiranės zyrtare dhe tė shqiptarėve, pėrgjithėsisht?! Tė mos flasim pėr politikat e trojeve Etnike, tė pushtuara shqiptare... Dhe, nė kėso situatash e rrethanash, tash dhe pashtyshėm mė, ēfarė duhet tė bėjė Tirana zyrtare?... Tirana zyrtare shqiptare e bėries sė Shqipėrisė SHQIPĖRI, duhet ta luajė kartėn e fundit diplomatike, atė mė tė fuqishmen, mė tė fortėn dhe mė shqiptaren, pėr ti bashkuar nė mėnyrėn mė demokratike trojet e veta tė pushtuara nga fqinjėt dinakė, siē ėshtė Serbia e kriminelit diplomatik Boris Tadiē dhe tė tjerat qė i dimė... Prandaj, politika dhe diplomacia shqiptare duhet tė jenė nė gjendje gatishmėrie tė lartė pėr ta bashkuar atdheun e copėtuar dhe popullin e ndarė shqiptar, nė instancė tė fundit, me mjete krejt paqėsore e demokratike, duke e organizuar pashtyshėm mė njė Referendum mbarėkombėtar, tė pranuar ndėrkombėtarisht, sepse, Referendumi ėshtė vullneti politik i tė gjithė shqiptarėve pėr ta bėrė Shqipėrinė-SHQIPĖRI... Dhe, kjo nuk mund tė shtyhet mė. Referendumi duhet tė ndodhė sa mė parė, pėr tu bėrė dhe pėr tė qenė Shqipėria SHQIPĖRI.
Nė sy tė atyre e kėtyre grushtpikave tė njėpasnjėshme serbe, ėshtė mė tepėr se skandaloze ndarja e dekoratave presidenciale e presidentiste nė nivel shtetesh shqiptare, kur BE dhe OKB, koordinuarisht, ia punojnė pas shpine Shqipėrisė dhe popullit shqiptar, kudo qė populli shqiptar jeton nė trojet e veta Etnike dhe autoktone.
Prandaj, thėnė mėse urti, kalimi i gjashtė pikave serbe nė OKB pėr Kosovėn e trepushtuar shqiptare, te bashkėmendimtari (pro)serb Ban Ki Mun, janė, padyshim, edhe gjashtė grushtpikat e turpit politiko-diplomatik shqiptar, para tė cilave, ne, si shqiptarė, nuk guxojmė as duhet tė lėshojmė pe pėr asnjė ēmim, sepse, kemi tė bėjmė me Shqipėrinė-SHQIPĖRI dhe me popullin tonė shqiptar, dhe kėtė jemi nė gjendje ta bėjmė pa falangat qė na i qesin nė krye miqtė fqinjė dhe miqtė tanė ndėrkombėtarė...
Ėshtė koha dhe e udhės, tashmė, qė tė mos lėshohet pe para presioneve dhe trysnive tė shumta e tė ndryshme kombėtare dhe ndėrkombėtare, sepse, ēdo lėshimpe nė dėm tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė SHQIPĖRI, mund tė ketė pasoja tė papara dhe tė paparashikueshme pėr Rajonin dhe mė gjerė, sepse, Shqipėria dhe shqiptarėt do tė dinė ta mbrojnė dhe ta bėjnė veten e tyre SHQIPĖRI...
Burojė, mė 15 Nėntor 2008
(Autori ėshtė poet dhe publicist i pavarur shqiptar)
|
|