DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Intervista: Ali Ahmeti - Express
Postuar mė datėn: 2007-09-21 16:16:15 nga admin1 :: Kategoria: Intervista


Ali Ahmeti: “Nuk kam hak me ish-ushtarin tim tė UĒK-sė, Xhavit Morina”

Shkruan "Gazeta “Express”, ne nje interviste me ish-drejtuesin politik te Ushtrise Ēlirimtare Kombetare, aktualisht kryetar i partise shqiptare ne Maqedoni, Bashkimi Demokratik per Integrim, u pergjigjet akuzave te renda te Morines, i sapoarratisur nga burgu…

Nuk e njeh dhe nuk e di kush eshte. Ai i hedh poshte deklarimet e te arratisurit Xhavit Morina se ka gisht ne arrestimin e tij. Vite me pare ishte drejtues politik i Ushtrise Ēlirimtare Kombetare (UĒK) dhe aktualisht kryetar i Bashkimit Demokratik per Integrim (BDI), por qe tash nuk pranon te takohet ne asnje menyre me ish-luftetarin e tij. Beson se simpatia e atyre qe duan ta takojne eshte aq e madhe, sa do te mbusheshin perplot me njerez edhe Verrat e Llukes. Nga tere veprimtaria e tij, mendon se askujt nuk i ka hak, as hile, kurse arratisjen e te burgosurve nga Burgu i Dubraves dhe kontaktet e mediave (Express) me ta, i quan te montuara.

Eshte Ali Ahmeti, kryetari i BDI-se, qe flet per “Express”.


Express: A e njihni ju Xhavit Morinen?
Ali Ahmeti: Une nuk e njoh, por ne baze te asaj qe me kane treguar, ai ka qene ne Kumanove ne mesin e ushtareve. Atje me te gjithe kam biseduar, e ndoshta edhe me te, por nuk e kam fiksuar ne mendje se kush eshte.


Express: Xhavit Morina aktualisht eshte i arratisur. Ai ka deshire te takohet me ju. A do te pranoni ta takoni?
Ali Ahmeti: Per ēfare arsye ta takoj…?

Express: Per te sqaruar te kaluaren?
Ali Ahmeti: Sa njerez ka qe duan te takohen me mua, me duhet te qendroj ne nje vend publik dhe gjithsecili qe deshiron te takohet te vije. Nuk kam arsye per ta takuar. Express: Xhavit Morina thote se deshiron te takohet me ju dhe ju t’i paguani borxhin e qendrimit ne burg, sepse ju konsideron si pergjegjes per mbajtjen e tij ne burg? Ali Ahmeti: Ēfare borxhi me duhet mua te paguaj?


Express: Sipas tij, per vitet e qendrimit te tij ne burg. Ai deshiron qe me ato para te ndihmoje familjet te atyre djemve qe jane vrare ate dite ne shtab. Do te pranoni ta beni kete?
Ali Ahmeti: Po ēfare te vertete mund te kete dhe per ēfare une kam obligime t’ia paguaj burgun, kur une nuk e kam denuar, nuk e kam ndjekur, nuk e kam pasur lenden e Xhavit Morines? Edhe si mund te lidhem une me kete situate? Per ēfare eshte i denuar, duhet te shihet aktakuza e tij.


Express: Si qendron e verteta ne lidhje me vrasjen atyre personave qe i permend Xhaviti (Xhavit Morina)?
Ali Ahmeti: Eshte e vertete qe Shtabi i UĒK-se eshte sulmuar, sepse BDI-ja (Bashkimi Demokratike per Integrim) ne ate kohe nuk ka qene e formuar si parti. Jane vrare dy apo tre veta. Njeri brenda selise, kurse dy te tjeret jashte Shtabit.
Une nuk kam qene aty. Por keto gjera duhet t’i dine me mire ata qe kane qene aty, ne sulm te shtabit, e dine qe flamuri shqiptar eshte djegur ne seli dhe nje djale i Porojit, Dashmir Mustafi, eshte vrare brenda, kurse dy djem te tjere jane vrare jashte Shtabit. Mirepo, ne ate kohe dhe NATO-ja ka marre persiper dhe i ka bere analizat e ngjarjes.


Express: Pasi eshte nenshkruar Marreveshja e Ohrit, Xhavit Morina thote se ka biseduar me ju ne shtepine e deputetit Hysni Shaqiri. Ne ate rast ka pasur perplasje ndermjet jush dhe Morines ne lidhje me kete marreveshje. Eshte e vertete kjo?
Ali Ahmeti: Une nuk mund t’i mbaj ne mend te gjithe njerezit me te cilet kam biseduar ne lidhje me nenshkrimin e Marreveshjes se Ohrit. Ata mund te jene dhjetera njerez, prej njezet mije ushtareve, kurse dhjete, njezet apo njeqind mund te jene te pakenaqur, por une nuk mund te bej Kuvend te Verrave te Llukes dhe t’i pyes te gjithe ushtaret. Ato kane qene vendime te Shtabit te Pergjithshem, kane qene vendime politike, eshte pranuar Marreveshja e Ohrit nga Ushtria Ēlirimtare Kombetare. Kjo ushtri ka nenshkruar marreveshje te drejtperdrejte me NATO-n lidhur me demobilizimin dhe implementimin e Marreveshjes se Ohrit dhe jane te gjitha detajet e kesaj marreveshjeje ushtarake qe eshte nenshkruar ne Shipkovi. Keshtu qe, kjo eshte e tera, pak a shume, se si ka ndodhur nenshkrimi i Marreveshjes se Ohrit dhe pse shqiptaret e Maqedonise e pranuan Marreveshjen e Ohrit dhe nuk e pranuan ndarjen e Maqedonise. Une kisha oferte per ndarjen e Maqedonise ne ate kohe dhe nuk hyme ne pazare te tilla, keshtu qe kjo eshte…


Express: Ai (Xhavit Morina) thote se edhe ju keni deshmuar ne polici kunder tij, por me vone e keni ndryshuar deklaraten duke e vendosur ate ne emer te partise. E keni bere kete?
Ali Ahmeti: E, per kete nuk di asgje. Nese kemi bere deklarata, ato i kemi bere kur eshte sulmuar Shtabi… e jo kunder ndonje personi te caktuar. Por, eshte shume interesant fakti se gazetaret e dine ku eshte Xhavit Morina, e nuk e di shteti. Kjo eshte interesante shume. Ky profesioni i juaj (gazetaria) eshte shume i ēuditshem, por per mua eshte pak interesante kjo pune. Kjo pune mund te kete prapavije dhe per kete nuk jam naiv dhe nuk eshte mire te konsumohet per qellime te keqija, sepse pa qellim te caktuar nuk lakohet emri im ne kete rast. I kisha lutur te gjithe ata qe perpiqen te me fusin neper rasa qe te mos e bejne, sepse une hak dhe borxh askujt nuk i kam. Une jam perpjekur ta bej punen time per 25 vjet me radhe. Jo pse kam hyre qellimisht ne kete pune, se kam qene i ri, apo ndoshta qellimisht kemi hyre, sepse ne kemi qene te pushtuar edhe ju andej (ne Kosove) dhe nga halli kemi hyre, por nuk e kemi ditur se ku do te perfundojme, dikush do te mbetet gjalle e dikush do te merret me veprimtari te metutjeshme politike. Keshtu qe na ka rene neve hise te merremi me keto pune dhe nuk eshte mire qe… kete nuk e them per ju, por dikujt edhe i pelqen qe te merret me tema te tilla, qe nuk jane pa prapavije…


Express: Pra, kot e ka Xhavit Morina nese tenton te takohet me ju?
Ali Ahmeti: Po, s’kam pse ta takoj. Gjithkush qe hyn ne burgje mund te me akuzoje dhe une tash te pergjigjem per te gjitha rastet qe kane ndodhur ne hapesiren shqiptare ne Kosove, Maqedoni, Presheve apo Bujanovc, une njoh gjithandej njerez.


Express: Pra, perfundimisht ju e mohoni se e njihni ate?
Ali Ahmeti: Po, si te gjithe ushtaret qe i kam takuar, ka mundesi qe ka qene edhe Xhavit Morina ne shtepine e Hysni Shaqirit. Nuk ka qene vetem nje person ne shtepine e tij. Aty kane qene njezet apo tridhjete ushtare ku kemi qendruar. Nuk mund te kujtoj me saktesi, sepse kjo ka qene para gjashte apo shtate vitesh dhe ka mundesi qe ai ka qene aty.

Jeton Musliu
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] Intervista: Xhavit Morina - Express (2007-09-21 16:14:11 nga admin1)
[ Opinione ] Bashkėrisht pėr tė shpėtuar “jo funksionalitetin” (2008-11-13 15:31:19 nga admin1)
[ Kultura ] Ismail Kadare: Epoka e kapitalizmit ėshtė nė perėndim, ndėrsa Realizmi socialist ėshtė ende nė dekadat e tija tė para ("Zėri i Popullit", 13 janar 1974, f. 3 ) (2008-11-02 08:23:06 nga admin1)
[ Opinione ] AKTORĖT E KARNAVALIT POLITIK NĖ KOSOVĖ (2008-10-29 17:22:07 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Pavarėsia e Kosovės shuan nacionalizmin agresiv serb (2008-10-29 16:18:26 nga admin1)
[ Opinione ] A po konfederalizohet Kosova?! (2008-10-28 16:03:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Eksperimenti Kosova - Kthim nė kolonializėm (2008-10-28 15:57:12 nga admin4)
[ Opinione ] DECENTRALIZIMI I PUSHTETIT NĖ BAZA ETNIKE SFIDĖ PĖR KOSOVĖN (2008-10-22 03:33:43 nga admin4)
[ Histori ] SHPALIME TĖ HIDHURA KUJTESE (2008-10-20 14:31:09 nga admin1)
[ Opinione ] TĖ SHKRUAJMĖ TĖ VĖRTETĖN, ASHTU SIĒ KA QENĖ NĖ REALITET (2008-10-18 04:46:44 nga admin4)
[ Tech-Info ] Analiza e ADN-sė / 14 fėmijė gjejnė babanė e vėrtetė (2008-10-16 05:40:56 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster