DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Kadri Roshi: "Gėrmo, Tare, gėrmo...!"
Postuar mė datėn: 2008-02-08 09:56:21 nga admin4 :: Kategoria: Intervista

Nga Pėllumb Tare

Kisha njė copė herė qė po rrėmoja nėpėr xhepa pėr biletėn e shfaqjes, kur nga mbrapa dėgjova njė zė tė njohur: - gėrmo tare, gėrrmo...

Nė ēast mė pushtoi nė krahėt e tij eshtake. Duartrokitje tė stuhishme e shoqėruan hyrjen e tij nė sallė. Mbas shfaqjes u takuam pėrsėri.



Pėllumb Tare: - Vazhdojmė. Vetė mė tha Kadriu, "Gėrmo Tare gėrmo, se…"

Kadri Roshi: - ej bela, ēmė gjeti. Ore po ēfarė tė tė them? Kadri Rroshi jam. Mė thonė "Nderi i Kombit", por nė xhep s'kam njė kacidhe, me njė pension qė s'mė del pėr ujin e dritat... Djalin aktor tė talentuar, 6 vjet papunė, i martuar, me fėmijė. I ngarkuar me mėkatin e madh qė ėshtė djali i Kadri Roshit... Po dėgjo, kėshtu nė kėmbė tė pyesni ju tė sotmit? S'flas nė kėmbė unė! (qesh)

- Mirė, hajde ulemi tek ky lokali kėtu, pimė ndonjė gotė raki e bisedojmė…

- Ah alamet lokali, tamam si nė Amerikė qenka...

- Mos na hidh degė mė degė, po fillo tani e rrėfehu...

- Nga t'ia nis?

- Nga fėmijėria.

- Ishte fillimi i vitit 1945. Pėr tė siguruar bukėn e gojės bėja ēdo lloj pune, si hamall, lustraxhi, shėrbėtor etj. Njė ditė pėrpara Hotel Kontinental (Drini i sotėm) ndėrsa po dėgjoja korin e grupit partizan tė Priskės, nė sup ndjej njė dorė. Njė thirrje, njė pėrqafim dhe sakaq u gjenda nė krahėt e mėsuesit tim tė dashur nė filloren e Ballshit "Gjergj Kamino",i cili mbasi mori vesh gjendjen time mė propozoi tė hyja nė kursin qė ishte hapur ato ditė pėr aktor teatri. E ndoqa pas drejt Minsitrisė sė Arsimit dhe tė Kulturės, ku mbasi bisedoi frėngjisht me letrėn time tė provimit nė dorė, me drejtorin mė tha: "- Rruga qė do nisėsh ėshtė nga mė tė vėshtirat, por unė kam besim se ti do t'ia dalėsh, kur kujtoj recitimet e tua nė shkollė..." Drejtori Zihni Sako mė porositi si prind e mė ra pas krahėve: "- Mos harro kurrė vendlidnjen Libohovėn e Avni Rustemit dhe burrave tė menēur e trimave tė tjerė. Edhe unė Gjirokastrit jam. Tė lexoj nė sy aktorin e ardhshėm, por shpirti dhe puna do tė tė ēojnė njė ditė shumė larg..." kėshtu nisi rruga ime drejt artit, nė njė dhomė provash nė Hotelin "Kontinental" Nr.63, nė kohėn kur Shqipėria pėrballej me njė varfėri tė tejskajshme, zi e bukės, kudo shkatėrrim e djegie, pasojat e luftės. Ishin fillimi i vitit 1945, kur trupin unė e mbuloja me rrecka dhe kėmbėt me dy kėpucė tė majta.

- Tė majta the? Vetė e paske fajin, pse s'i zgjodhe tė djathta, sot do tė kishe kioskė, maune me cigare, vilė. Do tė ishe ministėr, deputet... Apo tė humbi kėpuca si Hirushes?

- E thashė mė sipėr sapo kishim dalė nga lufta. Kėpucėt qė na hidhnin nga ajri "Marshallėt" tė mėngjra ishin, tė dyja.... fėmijėria ime jetime e gjeti ngrohtėsinė nė tė, edhe sot i mėngjėr jam nė shpirt. Borxhli i pėrjetshėm ndaj popullit tim, i cili mė ka rrethuar gjithmonė me dashuri dhe ngrohtėsi, edhe sot mė shumė se kurrė. Pėllumb, o biri im, po vajtėn si shumė kėto dopiot, peshk nuk ka mė nė tigan…

- Mos u mėrzit, rri bėj qejf. Paguan gazeta, njė Kadri Roshi kemi.

- Me qė ra fjala e pėlqej shumė atė gazetė. Njė vėrejtje tė vogėl kisha: shkruani edhe mė shumė pėr artistėt shqiptarė...

- Mirė atėherė, le tė kthehemi ku e lamė. I pari dolėt nė kurs?

- (Mendohet disa ēaste, rrokollin me fund gotėn e nėn zė pėrmend emra). Nė jetė ju jam mirėnjohės shumė njerėzve. Nga kėta ėshtė edhe i ndjeri burri me zemėr tė madhe Xhemal Broja, i cili kur mė pa duke qarė pėrballė listės sė fituesve, duke qeshur mė tha: “- Ah, kėshtu janė burrat! Ani se s'ke fituar, do punosh nė teatėr si ufle". Duke fshirė lotėt i them: "- Do tė marr rrogė?" - Njėlloj si shokėt - m'u pėrgjigj. Nė fund tė muajit, pėr herė tė parė nė jetėn time, e ndjeva veten tė pasur nė xhep kisha 45 napolona. Dija pėrmendėsh tekstin e tė gjitha roleve dhe kur sėmureshin i zėvendėsoja nė rolet e tyre nė skenė.

- Nga vrima e suflerit aktor profesionist nė skenė. Si u ngjitėt?

- Tashmė thellė brenda vetes time e ndjeja njė pasion, njė dėshirė, e besim tė madh pėr ta provuar veten time nė njė rol timin nė skenė. Njė ditė i them njė shokut tim maturant, i cili zotėronte tre gjuhė tė huaja shkėlqyeshėm, Kolė Hotit nga Shkodra qė tė mė pėrkthente ndonjė pjesė pėr ne qė ishim me pikėpyetje nė atė teatėr si Naimi,Lazri, Beluli etj. Nė krye tė javės mė jep "martesėn" e Gogolit, tė cilėn m'u deshėn 10 ditė pėr ta shtypur nė 5 kopje. Filluam punėn nė vėnien nė skenė, natėn mbas pune, korridoreve tė zyrave tė Teatrit nėn drejtimin e regjisorit tim tė parė Andrea Malo, njeri dhe regjisor i madh. Ėshtė njė turp pėr historinė e teatrit qė nuk ka vendosur atė nė majėn e olimpit tė regjisurės dhe ka ngritur ca sharlatanė atje... Nuk e di se si kėtė gjė e mori vesh i ndjeri Xhemal Broja, bėnim prova natėn korridoreve pėr tė vėnė nė skenė komedinė e Gogolit, martesa. Njė natė, befas i shoqėruar nga e gjithė trupa e teatrit, mbasi na pėrshėndeti me shumė fjalė tė ngrohta dashamirėse dhe inkurajuese, na ftoi tė luanim shfaqje nė korridor, pa dekor. Duartrokitjet e tij qenė semafori jeshil pėr tė dhėnė shfaqjen pėrpara publikut tė kryeqytetit nė skenė. Ishte 23 shkurt 1946, unė luaja rolin kryesor tė Pedgoljeit. Shfaqja pati shumė sukses dhe e dhamė javė e muaj me radhė nė kinema "Kosova")sot teatri kombėtar.

- Gogoli qė tremb fėmijėt ju bėri tė famshėm.

Tė ishin tė gjithė gogolat si ky cari i letėrsisė Ruse, bota le tė mbushej me gogola.

- Po pastaj si rrodhi jeta juaj?

- Nė fillim tė vitit 1948, bashkė me Lazer Filipin na doli e drejta e studimit pėr aktor nė Pragė. Praga e artė na mbyste me ankthin e shqetėsimit tė konkursit tė pranimit, nėse do tė fitonim tė drejtėn e shkollimit ose jo? Provat i bėnim drejt e nė skenė, ku pėrpara nė rresht tė parė ishte i ulur i gjithė Komisioni, 12 vetė. Kryetar Artist i popullit Vladislav Peshek. Mbasi mbaruam interpretimin vetė Pesheku na pyet:



- Nga jeni ju djelmosha? - Albanski, ju pėrgjigjėm ne. U ēua nė kėmbė dhe thirri:- Ah, nga besa shqiptarė?! Duke ju drejtuar tė tjerėve shtoi - Kjo "gjellė" ėshtė nga mė tė mirat dhe mė fisniket nė botė, por fatkeqėsisht gatuhet vetėm nė Shqipėri. Bijtė e mi, besėn shqiptare e kam shijuar nga bashkatdhetari shoku im Kolosi i Teatrit Aleksandėr Moisiu, i cili sa herė qė vinte mė thoshte "besa e shqiptarit". Nė pėrfundim tha: - Toka juaj ėshtė e begatė e do tė nxjerrė edhe tė tjerė. Qofshi edhe ju si ai. Keni fituar vetėm nga emri i Aleksandėr Moisiut.

- Profesor! Mjekrėn pse e mban? Apo e ke detyrė partie qė t'u kujtosh njerėzve Marksin?

- Mjekra ime nuk ėshtė si ajo e Marksit. E mbaj se mė kujtohet njė batutė tė Hamletit, tė cilin unė e kam lozur. Nė njė batutė tė tij drejtuar aktorit qė hyn nė skenė i thotė: - Unė tė njoh ty se s'ke pasur mjekėr pse e ke lėnė tani. Mos vjen qė tė mė fshish mua nga Danimarka me kėtė mjekėr? Po unė pse e mbaj pyete ti? Do pranoj, do pranoj me dėshirė qė mjekra ime tė bėhet fshesė. Se kam fuqi tė fshij ca qelbėrsillėqe, ca gjėra tė papastra, qė ndotin ajrin, emrin e bukur Shqipėri.

- Ore Kadri, tė kanė dėnuar njėherė, prapė s'zė, mėnd ti? Ngele disident ngele, e harrove OAN?

Mirė, mor i bekuar, qė ma kujtove. Nuk e di a e kanė pėrvetėsuar, mė falni privatizuar duhet tė mė takojė edhe mua ndonjė pjesė...

- Po qan, hė...je penduar?



- OAN (Ofiēina e automjeteve tė ndėrtimit) ishte vendi i riedukimit si aktor apo i dėnimit. Shkaku? Dashnori i fjalės sė lirė dhe sė vėrtetės, nė debat me njė zyrtar partie tė lartė…I kujtoj edhe sot me mirėnjohje ata punėtorė tė mrekullueshėm qė e donin familjen, punėn artin. Nė mes tė tyre nxora bukėn e gojės, pėr njė vit e gjysmė. Me ta u ngjita pėrsėri nė skenė. Vumė dramėn "Komisari Memo" tė Dritėro Agollit nė skenėn e teatrit Popullor. Edhe sot kur e kujtoj atė ditė mė pushtojnė emocionet. Spčktatorėt s’kishin shqyer dyert dhe kishin pushtuar sallėn. Duke e tejmbushur nė kėmbė atė. Mbrapa skenės i pėrlotur putha skenėn si besimtarėt Gurin e Qabesė. Erdhi ēasti kur hyra nė skenė. Njė breshėri duartrokitjesh dhe ovacionesh tė shoqėruara, e s'mė linin tė filloja pjesėn kjo atmosferė vazhdoi gjatė gjithė shfaqjes edhe mbas saj. Njė ndjenjė qė nuk e kisha provuar kurrė nė jetė. Atė ditė mė shumė kam qarė se sa kam nxjerrė fjalė nė skenė

- PO pastaj, prapė nė OAN shkuat?

- Po, vajta pėr tė festuar me ta suksesin e shfaqjes dhe ndarjen, pasi mė kthyen pėrsėri nė Teatėr. Nė shfaqje atė natė ishte i ftuar edhe njė anėtar i Byrosė qė mbulonte Artin dhe kulturėn. I kishin thėnė tė asistonte nė dėshtimin tim si artist...Populli do tė mė priste me vėrshėllima. Gjatė shfaqjes i elektrizuar nga atmosfera e zjarrtė, nė kėmbė duartrokiste bashkė me spektatorėt. Mbas shfaqjes la nė mesazh tė qartė e tė prerė, jo vetėm si zyrtar, por edhe si spektator. Ky ėshtė njė artist i madh qė populli e do nė skenė.

- Pra ky ishte suksesi juaj mė i madh nė skenė?

- Kėtė ndjenjė e kam provuar edhe nė Kosovė, kur dhamė shfaqjen "Cuca e Maleve". Kosovarėt sapo dėgjonin fjalėt shqip brohorisnin e duartrokisnin, sa s'na linin tė mbaronim shfaqjen…

- Ku e ndienit veten mė mirė nė teatėr apo nė film?

- Padyshim qė kėto gjini kanė lidhje me njėra-tjetrėn, por nė teatėr e ndjej veten mė komod.

- Pse ku qėndron ndryshimi midis tyre?

- Nė teatėr ke pėrballė 600 palė sy qė tė shikojnė, ēdo linjė tėnden, ēdo drithėrimė tė zėrit, mimikėn etj. Pra, interpreton si pėrpara njė pasqyre tė tejdukshme njerėzore qė i merr dhe i jep njėri-tjetrit. Kurse nė film ndodhesh ndryshe, sepse je pėrpara kamerave dhe brenda objektivit tė saj tė jep privilegjin tė tregosh veten ai qė je.

- Kush ėshtė ky roli juaj?

- Rolet kemi qenė tė detyruar t'i lozim dhe s'na ka pyetur njeri na pėlqejnė apo jo? Janė tė shumta rolet qė kam luajtur, me qindra. Do tė veēoja Ezopin, pėr disa gjėra. Tek Arturo Ui e ndjej veten mė tė pjekur artificialisht, ndofta se kėtė rol e kam luajtur mė vonė se Ezopin, Ah- luajtur shumė mė vonė se Ezopin, Ahmet Beun (avokat) nė dramėn e Nazmi Hikmet. Kam luajtur edhe Hamletin, por Hamletin e ka qarė aktori ynė i madh ndoshta i paarritshėm nga ky brez Naim Frashėri.

- Kur pėrgatisni njė rol nga se niseni?

- Nga shumė gjėra. Nė radhė tė parė i shpėtoj rrezikut tė stampave nga vulat e postierit, siē thotė gjeniu i Teatrit Stanislavski. Sa ia kam arritur? Atė e gjykon publiku dhe nesėr vula qė tė vė koha.

- Sot Teatri Kombėtar po pėrballet me krizė institucionale nga shteti apo krizė e vet artistėve tė teatrit?



- Qė Teatri ynė Kombėtar ėshtė nė krizė, s'besoj se them ndonjė gjė tė re. Krizat janė tė ndryshme edhe nė teatrot e tjerė botėrorė. Por krizėn unė e kuptoj qė njė teatėr tė vuajė pėr dramaturgjinė dhe pėr kėtė fajin nuk ia faturoj vetėm Teatrit, edhe pse dramaturgjia ėshtė lėnda e parė pėr njė teatėr. Me dhimbje mė duhet tė them se teatri ynė krizėn po e pėrjeton nė shumė plane dhe si isberg nxjerr kokėn "lufta" me shtetin. Si njė nga pionierėt e parė tė Teatrit qė kam kaluar gjithė jetėn time nė atė skenė, ku oksigjeni i saj mė mban gjallė edhe sot nė jetė ju them: Se fronet mund tė bien tė rrėzohen, por teatri ngrihet, ecėn dhe ecėn, ngjitet dhe ngjitet. Teatri nuk duhet tė merret me emrin e njė ministri, por duhet tė regjenerojė brenda vetes dashurinė dhe pasionin pėr teatrin dhe t'ju japi njė shembull. Artistja e popullit Violeta Manushi nė rininė e saj ka qenė njė vajzė e bukur, e ndershme, e dashur dhe e lidhur pazgjidhshmėrisht me teatrin. Dashuronte edhe ajo njė djalė, duheshin shumė. Por ai si kusht pėr martesė i vuri tė braktiste Teatrin. Dhe fisnikja Violeta "u martua" me teatrin, duke sakrifikuar dashurinė pėr pasionin. Sot ajo ka mė shumė fėmijė se tė tjerėt. Ka rolet e saj. Mua mė duket se zhurmėn mė tė madhe nė Teatėr e bėjnė tė paaftėt. Nga Tigrat munda tė shpėtoj. Me gjakun tim ushqeva ēimkat, pėr tė mė ngrėnė mė hėngrėn tė paaftėt. (Epitaf mbi varrin e Bertol Bretit). E keqja ėshtė se sot nė teatėr duan qė tė bashkėjetojnė Virtyti me vesin. Njė aktor ėshtė predikues i vlerave njerėzore dhe padyshim duhet tė jetė edhe mbartės i tyre. Stanislavski thotė: Kujdes fytyrėn! Fytyra ka sytė, hundėn dhe gojėn. Teatri ynė sot ka vetėm gojė. Njė shprehje Myzeqare thotė: Nė vend tė qahen qetė, qan qerrja. Si pėrfundim pėr problemet qė ngre Teatri sot e krizėn qė po pėrjeton fajtor ėshtė vetėm Teatri.

- Kėto 10 vitet e fundit Repertori i Teatrit Kombėtar ėshtė pushtuar nga Dramaturgjia e huaj. Ky fenomen kompromenton dhe emrin qė mban si Teatėr Kombėtar?

- Brenda pyetjes keni edhe pėrgjigjen. Ata vetė ia kanė hequr vetes tė drejtėn tė quhen Teatėr Kombėtar. Nuk mund tė mendohet njė Teatėr Kombėtar, pa lėvrimin e gjuhės sė popullit (shqipen) dhe gjuhėn e njė kombi mė mirė se romani dhe ēdo art i shkruar apo i kėnduar e lėvron dramaturgjia shqipe. Teatrit sot mund t'i vėsh ēfarėdolloj emri: Kozmopolit, Alternativ, e tjerė, por kurrsesi Teatėr Kombėtar.

- Atėherė, profesor, natyrshėm lind pyetja, cili ėshtė misioni i Teatrit nė jetė?

- Do ju tregoj njė rast dhe aty do tė gjeni njė nga misionet e shumta tė Teatrit. Pas njė shfaqje tė Hamletit luajtur nga Lorenc Oliver, disa spektatorė tė mrekulluar dhe hipnotizuar nga loja dhe mesazhi i veprės vajtėn tė rrėfejnė mėkatet e tyre.

- Sė fundi ju ka ngelur gjė pishman nė jetė?

- Borxhet. Kam shumė borxhe ndaj popullit tim. Mė vjen shumė keq qė s'ua laj dot. Mė kanė rrethuar gjithė kohėn me dashuri e ngrohtėsi dhe sot mė rrethojnė. Njerėz! Ju faleminderit. Ju jam mirėnjohės pėr gjithė jetėn.

- Profesor Kadriu, keni thėnė se ėndrra juaj mė e madhe nė jetė ėshtė tė luani nė skenė apo film, figurėn e Ali Pashė Tepelenės… E keni peng, apo jo?

- Pėllumb, miku im i mirė, Aliu e deshte shumė Shqipėrinė. I dha emėr tė madh asaj, i ringjalli lavdinė e Skėnderbeut, i hoqi thinjat…

- Vetėm kjo tė shtyn tek Pashai?

- Pak tė duket kjo?

- Mė fal Profesor, e kisha nė planin artistik, nė jetėn e karakterin e tij, qė ka brenda edhe dramėn.

- Jeta, vepra dhe figura e tij kanė pėrmasa epokale. Karakter ēelik LAB, me shpėrthime kontradiktash, drama e fundit e tij, qė mbante brenda dramėn e Shqipėrisė… LAB jam edhe unė nga Libohova e Avni Rustemit i biri i Sabrijes qė s'e njoha kurrė dhe Maksutit, i cili mė la dy herė jetim, duke u rritur pa fjalėt hyjnore Nėna, baba … (Dy pika loti ranė mbi fletėn time tė bardhė…) Ku e lamė muhabetin?

- Tek krenaria e Ali Pashait?

- Ēdo Lab apo shqiptar Brenda vetes, mban krenarinė. Por jo gjithkush e pėrligj apo i shkon kjo gjė. Tek Pashai ynė kjo ndjenjė ishte e ligjshme, e fuqishme Mitike.

- Dini ndonjė ndodhi pėr krenarinė e tij?



- E gjithė jeta e tij pėrshkrohet nga krenaria. Po veēoj njė rast nga letėrkėmbimi me Napolon Bonopartin, Perandorin mė tė madh nė botė. Napoleoni me anė tė ambasadorit Pukėvil i kėrkon Aliut lesh pėr veshje dimėrore tė ushtrisė sė tij. Pashai porositi sekretarin e tij qė t'i kthejė pėrgjigje. Ky na i qėndis njė letėr perandorit tė gjatė mbushur me lajka me lule e tė tjera hosonara, ku i lutej: "Ti, o zot i madh i tokės dhe i detit, prano shėrbimet tona, ne jemi tė lumtur e tė nderuar qė t'ju dhurojmė prodhimet tona e tė tjerė. Aliu, duke dėgjuar letrėn, i shtrirė nė divanin e tij, duke thirrur nargjilenė, i ngrysur nė fytyrė, me zė tė prerė e urdhėroi: Mė shkurt, mė shkurt, biri im! Urdhėri i Pashait prodhoi pėrsėri disa letra deri sa nė fund shqiptoi: Shkruaj kėto qė tė them unė:
- " Napoleon! Dėrgo paratė tė marrėsh leshtė. "Aliu".

- E vėrtetė? Shumė e bukur…

- E vėrtetė the? E bukur? Kjo i ka tė gjitha brenda, zgjuarsinė, trimėrinė, krenarinė e tjerė. Diplomat i madh Pashai, me dy fjalė i thoshte tė gjitha, e jo si kėta politikanėt tanė qė llomotisin 1000 fjalė e s'thonė asgjė.

- Aliu nė jetėn e tij ka kryer edhe shumė mizori, ju i pėrligjni ato?

- Edhe Brenda mizorive tė tij shoh madhėshtinė, dashurinė pėr Shqipėrinė, e cila pėrligj ndėshkimet e tij. Sot kur varrezat janė shndėrruar si sfilata mode ku pozojnė nė pllaka tė ftohta mermeri me mijėra djem, dhjetėra vajza tė reja, ku krimi pėrgjak edhe shtetin nga shpirti na del njė thirrje, njė lutje: Ēohu Ali Pasha, bėhu edhe njė herė i gjallė!

- Atėhere si e shpjegoni faktin qė pėr tė akoma nuk ėshtė shkruar ndonjė dramė apo skenar filmi, kur kemi njė libėr tė mrekullueshėm tė Sabri Godos e shumė tė tjerė tė botuar nė Evropė nė Botė?

- Jam rritur nga kėngėt, gojdhėnat, legjendat pėr tė. Jam mbushur i tėri nga Noli i madh. Jam dashuruar me librin e mikut tim Godo, qė nė telajo me penelin e tij ka pikturuar tabllonė e jetės sė tij tė gjallė. Ju pyesni ku janė dramaturgėt, skenaristėt? Unė do tė shtoja po shteti ku ėshtė? Mos vallė edhe kėtė nga bota e presim?

- Kadri Pasha, shpreson t'i japėsh udhė ėndrrės?

- Ah Pėllumb, tė kishim njė Ali Pasha tė gjallė sot, nė mos tė gjallė, tė paktėn nė ekran, nė mos me mua, me ēdo artist tjetėr shqiptar. Ēohu Ali Pasha tė kam rixha!

Epilog
- Ej ju dramaturgė, skenaristė, regjisorė, politikanė, pushtetarė, afaristė, shqiptarė dėgjojeni zėrin e kėtij Prometeu tė artit shqiptar, lutjen e dhimbjen e tij, pėr ju, pėr Shqipėrinė. Jepini njė Ali Pashė nė letėr, t’jua kthejė tė gjallė. Profesor Kadriu! Mė falė, nėse ju fyeva, pa dashje duke tė “vjedhė” drithėrimat e shpirtit tėnd, pėr ti bėrė publike. Nuk fola pėr varfėrinė tėnde fisnike, nuk guxoj tė pėrmend fjalėn makinė, biēikletė, televizor me ngjyra magnetofon etj. Nuk tregova profesionin tėnd.

resaktoi dervina.com
burimi gazeta ndryshe
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Histori ] Fiqirete Shehu: Kadriu ishte regjisori i prapaskenės nė Konferencėn e Tiranės (2007-12-07 01:55:09 nga admin4)
[ Kultura ] Mbrojtje ndaj kundėrshtimit tė z. Kadri Mani (2007-10-05 06:21:50 nga admin4)
[ Histori ] ĒKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BĖN KALLZIM PENAL NDAJ VRASĖSIT TĖ JUSUF E BARDHOSH GĖRVALLĖS DHE KADRI ZEKĖS (!?!) (2007-07-02 19:12:19 nga admin1)
[ Intervista ] Intervistė me Znj. Kadrije Pronjo (2007-07-02 12:55:14 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Vdes i madhi Kadri Roshi (2007-02-06 19:52:44 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Ndahet nga jeta aktori i madh shqiptar Kadri Roshi (2007-02-06 08:11:42 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Ne Decan shenohet 25-vjetori i renies se vellezerve Gervalla e Kadri Zeka. (2007-01-17 07:24:41 nga F.S)
[ Opinione ] ...KAH PO SHKON SHOQĖRIA SHQIPTARE, PSE PO DEGJENEROHET DHE PSE PO LĖNGON AJO?! (2008-07-21 15:59:18 nga admin1)
[ Histori ] ĒAMĖRIA - KU U ZHVILLUA GjENOCID, SPASTRIM ETNIK, LUFTĖ FETARE, SHKELJE E TĖ DREJTAVE NJERZORE DHE KOMBĖTARE (2008-07-17 14:17:25 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Parlamenti i Kosovės miraton festat zyrtare, pėrfshirė 28 Nėntorin, 12 Qershorin (2008-05-23 15:32:09 nga admin1)
[ Opinione ] Trojet shqiptare, njė fidanishte njerėzore nė shėrbim ndėrkombėtar (2008-05-16 06:46:48 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster