| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » DRENICA E DURRĖSIT- TEMPULL ATDHETARIE |
| Postuar mė datėn: 2008-08-27 17:05:55 nga admin1 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Kuvendim nė hotel DRENICA nė plazhin e bukur tė Durrėsit
(Nė foto: Autori i shkrimit Prof. Bedri Tahiri me poetin e akademikun Xhevahir Spahiu)
Kėto ditė, Akademisė sė Shqipėrisė iu shtua edhe njė anėtar mjaft i fuqishėm, poeti dhe atdhetari i shquar skrapallinj, z. Xhevahir Spahiu. Dhe, unė pata fatin tė jem i pari qė bėra njė bisedė me akademikun e ri. U takuam nė odėn e madhe tė shqiptarizmės, nė Drenicėn e durrėsakve, nė tempullin e atdhetarisė, siē e cilėsoi vetė poeti, nė konakun e ngrohtė tė vėllezėrve Kapiti, ku u bė pritja dhe pėrcjellja pėr frontet e luftės sė UĒK-sė e mijėra e mijėra luftėtarėve shqiptarė e tė huaj, tė ardhur kryesisht nga diaspora. Si pėrherė, nė krye tė kėtij takimi qėndron i palodhuri z. Skėnder Kapiti. Mė mua janė edhe dy miq tė mi tė dashur, z. Miftar Miftari, mėsues i gjuhės shqipe nė Finlandė dhe z. Galip Avdiu, historian nga Vushtrria. Kėsaj dreke solemne, tė shtruar nga vėllezėrit Skėnder, Naim e Gani Kapiti, mė 3 gusht 2008, ia shtonin madhėshtinė edhe te pranishmit e tjerė: z. Ilir Malindi, avokat, z. Novruz Zejnati, oficėr nė pension, z. Shpend Topollaj, kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve nė Durrės...
Cili ėshtė Xhevahir Spahiu?
Xhevahir Spahiu u lind mė 1944 nė Malind tė Skraparit. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, tė mesmen nė Skrapar, ndėrsa studimet universitare, Dega Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe, nė Universitetin e Tiranės. Njė kohė punoi nė vendlindje, ndėrsa mė vonė gazetar e redaktor nė gazeta e revista tė ndryshme. Njė kohė ishte edhe libertist nė Teatrin e Operės nė Tiranė. Ėshtė i njohur si krijues qė shkruan kryesisht poezi, pėr tė rritur e pėr fėmijė, e herė pas here edhe reportazhe. Jeton nė Tiranė. Veprat mė tė njohura tė tij janė: Mėngjez sirenash(1970), Ti qytet i dashur(1973), Vdekje perėndive(1977), Dyer dhe zemra tė hapura(1978), Bashkėkohėsit (1980), Zambakėt e Mamicės(1981), Ekrani i kaltėr(1982), Kitaristėt e vegjėl(1983), Nesėr jam aty(1987), Kryeartėzat(1987), Heshtje ska(1989), Dielli i lodrave)1990, Poezia shqipe(1990), Ferrparajsa(1994), Pezull(1996), Rreziku(2001) etj.
Dhe, biseda jonė, nuk ishte thjeshtė njė intervistė konvencionale e steriotipe, por kuvendim zemrash dhe ēarje hallesh pėr fatet e atdheut e tė kombit, duke u fokusuar, jo tė krijimtaria poetike, as tek pranimi i tij nė Akademi, pėr ēka po ngrisnim dolli, por kryesisht rreth Drenicės heroike dhe luftės sė lavdishme tė UĒK-sė, tė udhėhqur nga komandanti legjendar, Adem JASHARI, para tė cilit pėrkulej me pietet tė lartė, rreth DRENICĖS durrėsake, rreth njėsimit tė kombit...
I nderuari zoti poet e akademik Xhevahir Spahiu, a keni qenė ndonjėherė nė Drenicė, pėr tė cilėn keni kaq repekt?
Shpirtėrisht kam qenė jetė e mot me Drenicėn heroike. Dhe gjithmonė, nė mėnyrė poetike, kėtė emėr, Drenicėn, e lidh me drenin e me Drinin, i cili buron rrėmbyeshėm nė dy vende, Drini i Bardhė e Drini i Zi, dhe pastaj bashkohen nė NJĖ. Kur isha pėr herė tė parė nė Kosovė, mė 1979, isha i fundit nga poetėt e Shqipėrisė qė shkoja nė atė pjesė tė truallit tonė. Gjatė gjithė rrugės Pejė- Prishtinė pyesja ku ėshtė Drenica, ku ėshttė Drenica? Takimi i parė me tė ishte i fuqishėm dhe mė bėri pėr vete, siē i thonė njė fjale, duke mė lidhur edhe mė pazgjidhshėm me gjysmėn e atdheut tim. Lumturisht kjo ndodhi nė njė moshė ende tė re. Nuk jam ulur ti shkruaj ato kujtime, por tė gjitha i kam thadruar nė mendje. Kur i fola rreth njė orė e gjysmė Myslim Islamit pėr frymėzimet e mia nga Kosova, ai mė shikoi i habitur dhe mė tha: Bėre njė gabim tė pafalshėm qė kėto nuk i ke publikuar! Mė duhet ta them edhe njė detaj. Njė ditė mė drejtohet njeri:
- Ti Xhevahir je poet dhe ke shėtitur gjithė Shqipėrinė?
- Po, por kam lėnė njė vend pa e parė!
- Cilin?
- Kolonjėn!
- Po pėrse?!
- Qė Kosova tė mos ishte e fundit!
Pas luftės sė fundit fati e deshi qė tė jem ndoshta poeti i parė qė vizitova Kosovėn. Isha me miqtė e mi tė respektuar: Moikom Zeqon, Bardhyl London e Pano Taēin. Fillimisht qėndruam nė Gajkovė e nė Pejė. Ēdo gjė ishte shkatėrruar. Pamjet mjeruese na llahtaronin. Rrugės pėr nė Drenicė ndaluam tė hanim ca bukė qė e kishim marrė me vete. O Zot! Ishim ulur nė njė vend tė minuar dhe kur na pa njė burrė, gati u ēmend. A e dini ku jeni ulur?- na e pret ai i shqetėsuar. Jeni ulur mbi mina! Ne u trembem, shoferi ishte mė i shpejt, por unė disi nuk nxitova.
Kur hym nė Drenica mbante erė shkrumbi e erė baruti. Ndalojmė nė Drenas. Doja ta shihja vendin ku ishte vrarė poeti i njohur Ymer Elshani me gjithė familje. Nė oborrin e shtėpisė sė tij na pret njė plak mbi tė 70-tat, me qeleshe tė bardhė nė kokė e me njė shall malėsori. Ishte babai i poetit. Pasi pėrshėndetemi vėllazėrisht, ulemi nė tokė. Lotėt na pushtuan. Tė gjithė qanim. Ai qante pa zė, unė isha gati tė vija kujėn, por u pėrmbajta. Aty erdhi edhe i vėllai i Ymerit. Kur erdhėn policėt serbė fill u drejtuan nga ai grumbull me thengjill,- tregon ai me dorė andej nga cepi i oborrit. Aty gjeten dorėshkrimin e njė vepre tė Ymerit kushtuar Skėnderbeut, tė cilėn e asgjėsuan. Nga dritarja e dhomės sė punės sė poetit dėshmor shikoja njė kumbull. Njė frymėzim i ēastit ku mė lindėn disa vargje...Sakaq, kur mora vesh se ende askush nga Prishtina nuk e kishte vizituar kėtė familje, nėpėr mend mė silleshin vėrdall pyetjet:
- A janė botuar tė gjitha librat e Ymer Elshanit nė Kosovė?
- Po nė Tiranė?
- Kush do tė kujdeset pėr to?
Kjo ėshtė periudha e njohjes sime me Drenicėn dhe e mallkoj veten qė ende nuk kam shkuar tek Kompleksi i Jasharėve nė Prekaz!
Kam informacione se sa ishe kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė e keni ndihmuar luftėn nė Kosovė, duke e vėnė edhe zyrėn tėnde nė shėrbim tė UĒK-sė?
Meqė po e ditke po ta them se, pėrndryshe, nga modestia nuk do ta pėrmendja ketė fakt. Gjatė gjithė luftės qė bėhej pėr mbrojtjen e tokave tona stėrgjyshore nė Kosovė, prej dhomės ku punoja nė Tiranė, luftėtarėt dhe veprimtarėt flisnin drejtpėrsedrejti me Drenicėn dhe me trimat qė mbanin frontet e luftės. Por, kjo nuk ishte gjė nė krahasim me atė qė bėhej atje, ku derdhej gjaku i lirisė.
Po pėr Drenicėn e Durrėsit ēmund tė na thoni?
Po, DRENICA e Durrėsit ėshtė qendra kryesore e frymėzimeve atdhetare kėtu buzė detit. Zėrat e tij harmonizohen me dallgėt e detit. Nė vitin 2000 po mbahej veprimtaria Lulet e veres. Ishte edhe pėrvjetori i UĒK-sė, dhe me insistimin e z. Ilir Malindi, njė i pėrkushtuar me zemėr pėr ēėshjtėn kombėtare, erdhėm mu kėtu tek DRENICA. Kėtu na pritėn burrėrisht e bujarisht vėllezėrit Kapiti. Pos poetėve e krijuesve letrarė, me ne ishin edhe artistet tona tė mėdha, si Tinka Kurti, Margeritė Gjepa etj, tė cilat me recitimet e tyre ia shtonin madhėshtinė kėtij vendi. Ky muze i vogėl, nė shikim tė parė, por shumė domethėnės, nė vete mbledh gjithė dashurinė e trojeve shqiptare. Tė mos harrojmė se poetėt e Shqipėrisė kanė bėrė atdhe para se sa ta bėnin luftėtarėt me kobure apo shpata, e krijuan me gjakun e tyre, e ka bėrė De Rada me vargjet e tij, e ka bėrė Naimi, e ka bėrė Fishta. Fjala dhe ideja e tyre ėshtė ajo qė kanė vėnė nė lėvizje armėn.
Mė vjen mirė qė DRENICA, kjo shtėpi lirie dhe tempull i atdhetarisė, pikėrisht u pagėzua nga poetėt dhe artsitėt. Ai takim e ndėrshqiptarizoi kėtė vend, nga i cili buroi jetėsimi i ēėshtjes sonė madhore, ēlirimi kombėtar. Paskėtaj qė kėtu duket deti dhe deti ėshtė liri, ėshtė kulturė, ėshtė Evropė.
|
|
( Nė nderim tė UĒK-sė: Skender Kapiti, Xhevahir Spahiu, Naim Kapiti, Bedri Tahiri dhe Ilir Malindi )
Z. Xhevahir, pse DRENICA e Durrėsit dhe luftėtarėt e lirisė, madje edhe vetė dėshmorėt dhe familjet e tyre, as sot e kėsaj dite, sidomos kėtu nė Shqipėri, nuk trajtohen si duhet dhe nuk e kanė vendin e merituar?
Kjo qendėr, e propozuar pėr muze nga poeti Moikom Zeqo, mund tė themi se vetvetiu ėshtė kthyer nė njė lloj Tempulli. Kėtu vazhdimisht vijnė poetė dhe shkrimtarė nga Tirana, nga Prishtina, nga Shkupi, nga diaspora, shpesh edhe tė huaj, intelektualė qė i bashkon qenėsia shqiptare, gjuha, gjaku, kultura, mbijetesa, ardhmėria. Me sa kam marrė vesh kėtu mė sė paku, pėr tė mos thėnė fare, vijnė politikanėt.
Punė e tyre!
Historia mban shėnime!
Trimat nderohen nė tė gjitha kohėt. Nėse vendos njė mosnderim pėr ta do tė thotė se ndėrgjegja e kombit ėshtė e sėmurė. Edhe po su bė sot, kjo do bėhet nesėr, por ėshtė detyrė e shenjtė, ėshtė ndjenjė pėrgjegjėsie dhe atdhetarie qė tė ēmohen vlerat, tė pėrjetėsohen gjaku dhe trimėria kombėtare. Njė komb qė nuk nderon heronjtė e tij, ata qė janė vėnė nė rrėnjėt e themeleve tė lirisė dhe tė ekzistencės kombėtare, ėshtė pėr tu pėrēmuar, madje edhe pėr tu urryar. (Kėtu, pėr ta sforcuar kėtė, mė duhet tė hap njė parantezė. Ditė mė parė, mu kėtu, nė lokalin DRENICA takova njė luftėtar nga Gjirokastra (Y. D.), tė njohur me nofkėn Shqipnia, i cili, kur krisi lufta nė Kosovė dhe Adem Jashari i dha jetė lirisė, kishte lėnė Athinėn ku punonte dhe pasi ishte rekrutuar kėtu kishte vajtur nė Burrel e prej andej, si pjesėtar i opracionit Shigjeta, theu kufirin nė Pashtrik dhe luftoi deri nė ēlirimin e Kosovės. Fare pranė iu kishin vrarė shumė luftėtarė, nė mesin e tyre edhe Safet Boletini, por fati e kishte mėshėruar nė luftė dhe e kishte dėnuar nė paqe. Sot, ai nuk gėzon asnjė beneficion prej luftėtari a veterani, madje aq mė keq, ka ngelur rrugėve me gishta nė gojė, ka ngelur pa pronat e veta atėrore...)
Por, unė mendoj qė nė thellėsinė e tij populli e ka tė shenjtė nė zemėr emrin e luftėtarėve tė lirisė. Sot ai mund tė hesht pėr kėtė harresė, por nesėr do tu kėrcas dhėmbėt dhe do tu kėrkojė llogari Qeverisė sė Shqipėrisė dhe Qeverisė sė Kosovės!
Si mund tė shkojmė drejt njėsimit shpirtėror kombėtar?
Ky ėshtė njė shqetėsim imi i pėrhershėm dhe, sigurisht edhe i tė gjithė shqiptarėve. Ne ende edhe nė kohėt moderne po jetojmė me feudalizėm (pėrēarje). Duhet shumė punė qė tė ngjizemi, tė afrohemi, qė tė pėrbėjmė fuqi. Sepse mendja enciklopedike, Sami Frashėri, ka thėnė:Nuk mjafton vetėm e drejta, duhet edhe fuqia. Bashkimi bėn fuqinė! Ėshtė e ēuditshme pėr mua se si janė pakėsuar takimet midis poetėve e shkrimtarėve nga Kosova dhe Shqipėria, se si ēdo vit e mė shumė pėrmenden me pak vlera tė ndėrsjella, se si librit qė hyn e del aty nė Qafė- Morin i thuhet ndal!!! I vėhet njė tatim 20% mbi ēmimin. Kjo nuk ėshtė mė ndryshe nga koha e dikurshme, kur librat nga Kosova hynin nė Shqipėri me varka nėpėr Liqenin e Shkodrės. Ēfarė po ndodh?! Ku janė marrėveshjet kulturore Prishtinė- Tiranė?! Si kuptohen ato?! Ne kudo duhet tė paraqitemi si njė KOMB, ashtu siē jemi! Ja ēka mė ndodhi mua nė Francė.
Para dhjetė vjetėsh mė thirren nė Festivalin Zėrat e Mesdheut qė mbahej nė Lodev, nė jug tė Francės. Mė thanė tė pėrpiloja listėn e poetėve shqiptarė. Mirė, u thashė, dhe ua dėrgova listėn ku kisha futur edhe poetė nga Kosova. Organizatori ma ktheu pėrgjigjen negative, duke thėnė se ata tė Kosovės nuk mund tė vijnė, sepse nuk janė mesdhetarė. I nervozuar nė kulm ua ktheva: Unė jam mesdhetar e ata janė vėllezėrit e mi. Ky trualli i shqiponjave ėshtė i njėjtė. Ne kemi njė histori, njė gjuhė, njė poezi. Po ju kur botoni antologjitė tuaja, pse futni edhe poetė francez tė Kanadasė, tė Zvicrės, tė Belgjikės. Nėse nuk pranoni poetė nga Kosova nuk do tė vijnė as poetėt nga Shqipėria!
Dhe, ēnodhi? Pas gjashtė muajsh u detyruan tė pranin listėn e pėrbashkėt tė poetėve nga Shqipėria e nga Kosova. Dakord, mund tė vini ashtu siē doni ju, mė thotė kryesuesi, Mark Deluz. Kėshtu u thye muri atėbotė. Kėshtu duhet vepruar edhe me poetėt nga Maqedonia, nga Ēamėria e kėshtu me radhė. Por sot ku jemi?! Ne duhet kudo tė pėrfaqėsohemi si njė mozaik arbėror. Mjerisht, kėtė prirje pėr njė njėsim nuk e kam parė nė politikė. Me sa duket politika nuk ia ve veshin kulturės, andaj ėshtė politikė e pakulturuar. Pėr ēfarė afrie kombėtare mund tė flitet kur avioni Tiranė- Prishtinė merr trefishin e ēmimit ndėrkombėtar?!
Z. Xhevahir Spahiu, nė fund mė lejoni qė tju falėnderojė pėr bashkėbisedimin, duke ju uruar suksese nė krijimtarinė poetike dhe e gėzofsh titullin e lartė tė akademikut!
Faliminderit edhe nga Ju z. Bedri. Kėnaqėsia ishte imja dhe shumė gjėra pėr herė tė parė i shpalosa para Jush.
Mirė u takofshim!
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2010 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|