DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2009

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Fetnete Ramosaj: Krimet serbe nė Kosovė (I)
Postuar mė datėn: 2008-11-20 09:26:40 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

VLERĖSIM

Pėrkitazi me botimin e vėllimit tė dytė tė librit “KRIMET SERBE NĖ KOSOVĖ • PA APOLOGJI • ME FAKTE KUNDĖR SHPIFJEVE (2)” (shqip dhe anglisht), tė autores Fetnete Ramosaj. Botoi “ANATEMA”, Prishtinė, tetor 2008

Libėr qė lufton harresėn dhe dėshmon pėrmasat e krimeve dhe gjenocidit serb nė Kosovė

Prof. dr. Muhamet Mala

Si njėri ndėr recensentėt me kėnaqėsi pranova qė t’i them disa fjalė pėr librin, rėndėsinė dhe pėrkthimin e kėsaj vepre. “Edhe fėmijėt e Kosovės qė nė atė kohė ishin foshnja dhe tė tjerėt qė do tė lindin pas duhet tė mėsojnė pėr Reēakun, jo pėr tė nxitur urrejtje tė vjetra e as pėr tė provokuar fatkeqėsi tė reja, por pėr t’u siguruar se diēka e tillė nuk duhet tė ndodhė kurrė mė” - janė kėto fjalė tė William Walkerit, ambasadorit qė ia tha botės tė vėrtetėn pėr krimin serb nė Reēak. Qėllimisht i zgjodhėm kėta rreshta pėr ta prezantuar nė fillim vlerėn dhe rėndėsinė e monografisė “Krimet serbe nė Kosovė • PA APOLOGJI • Me fakte kundėr shpifjeve” (pjesa e dytė), sepse zbulimi i sė vėrtetės pėr krimet e luftės sė fundit nė Kosovė ėshtė obligim i yni moral dhe ligjor, ėshtė uverturė qė kėrkon qė krimet mos tė harrohen, mos tė pėrsėriten apo mos tė mbesin vetėm ēėshtje e atyre qė pėsuan nga kjo luftė.
Ky studim nuk lejon qė e kaluara e tmerrshme e luftės sė fundit nė Kosovė tė harrohet sepse ata qė kryejnė krime llogarisin gjithmonė nė harresė. Libri i autores Fetnete Ramosaj ėshtė vazhdim i punės sė palodhshme, domethėnėse, mė se tė nevojshme dhe kuptimplotė lidhur me ndriēimin e krimeve serbe mbi popullatėn shqiptare nė Kosovė.



Studimi nė fjalė lufton harresėn dhe me fakte iu ofrohet tė gjithėve, edhe atyre qė pėsuan por edhe atyre qė ishin pėrgjegjės pėr krime. Tė parėve si satifaksion e tė dytėve si dėshmi se krimet e tyre nuk mund tė mbesin pa u dėnuar nga dora e drejtėsisė. Deri te drejtėsia vihet pėrmes sė vėrtetės. E vėrteta ėshtė e nevojshme pėr tė gjithė dhe pikėrisht ajo thuhet nė kėtė libėr. Libri zbulon autorė tė shumtė tė krimeve dhe lufton politikėn serbe tė fshehjes sė tė vėrtetės, politikė kjo qė ka pėr qėllim qė drejtėsia mos tė merret me kriminelėt por me pasojat.
Libri ėshtė i shkruar me njė gjuhė tė thjeshtė dhe tė kuptueshme pėr tė gjithė, ėshtė njė paraqitje reale shumė objektive, mbėshtetur nė dėshmitė e dokumentuara tė atyre qė nga afėr i pėrjetuan kėto raste tė tmerrshme. Dokumentimi i vrasjeve ėshtė lufta e dytė qė duhet fituar kundėr krimeve serbe.
Serbia sundimin e Kosovės e kishte nisur me dhunė, vrasje e masakrime. Vetėm gjatė periudhės tetor 1912 - mars 1913 nė Kosovė kishte ekzekutuar dhe masakruar mbi 25 mijė shqiptarė. Sikur tani William Walker edhet atėherė gazetari i “New York Times”-it, Pickthal, duke qenė dėshmitar i kėtyre ngjarjeve tė tmerrshme kishte shkruar “masakrat qė kanė bėrė serbėt nė Kosovė, kapėrcejnė ēdo instinkt gjakpirės”.
Koha e sundimit serb mbi Kosovėn kishte nisur dhe ishte shoqėruar vazhdimisht me krime dhe vrasje, pėr tė kulmuar veēanėrisht me luftėn e fundit. Serbia gjatė kohės nuk kishte ndryshuar aspak nė qėndrimet e saj ndaj popullit shqiptar. Pėrkundrazi, ishte bėrė mė agresive dhe mė perfide nė krime, tani jo vetėm ndaj shqiptarėve por edhe ndaj tė tjerėve qė deri dje i kishte konsideruar si vėllezėr tė gjuhės dhe tė gjakut. Parulla e vėllazėrim-bashkimit kishte qenė pėrpjekje pėr rehabilitimin e krimeve nga e kaluara dhe bazė pėr fillimin e krimeve tė reja sepse pėr tė vjetrat ishte e ndaluar tė flitej. Tė tilla krime tė reja janė edhe shumė raste tė argumentuara nė kėtė libėr.
Titulli i studimit ėshtė kuptimplotė, ėshtė mbėshtetje nė fakte, mbėshtetje e sė vėrtetės kundėr gėnjeshtrės dhe jo vetėm me titull por edhe me pėrmbajtje libri e lufton gėnjeshtrėn. Ky libėr, nė fakt, lufton paralelizmin dhe bashkėpėrgjegjėsinė pėr luftėn nė Kosovė. Ndoshta dikujt mund t’i duket se ky libėr trazon shpirtrat, trazon afėrsinė ndėrnacionale, por posa tė ballafaqohet me forcėn e fakteve, fotografive dhe shėnimeve medoemos njeriu duhet ta ndėrrojė mendjen dhe t’ia japė hakun tė vėrtetės.
Duke ndjekur kriterin kohor, monografia fillon me zbardhjen e krimeve tė kryera ndaj shqiptarėve qė nga vitet e ‘80-ta tė shekullit tė kaluar, ndėrsa hapėsira e kėtyre krimeve shkonte nga rrugėt e qyteteve tė Kosovės deri te stacionet policore, burgjet dhe kazermat ushtarake tė tė ashtuquajturės “APJ” pėrgjatė tėrė Jugosllavisė. Tradita e vrasjeve tė ushtarėve shqiptarė gjatė shėrbimit ushtarak i ka rrėnjėt e veta tė ngulitura thellė nė vetėdijen shovene-serbomadhe. Masakra famėkeqe e Tivarit ėshtė shembulli mė eklatant i vrasjes sė ushtarėve shqiptarė, pėr tė vazhduar me qindra raste tė tjera deri te procesi i montuar i Paraēinit dhe aplikimi i represionit masiv ndaj oficerėve dhe ushtarėve shqiptarė qė do tė rezultojė me 108 ushtarė tė vrarė vetėm nė periudhėn gjatė viteve 1981-1991 kur nuk kishte luftime dhe operacione luftarake. Shėrbimi Sekret Ushtarak – KOS, kėto vrasje i klasifikonte si “vetėvrasje” apo “vdekje aksidentale”.
Krimet serbe kundėr shqiptarėve ishin shumėdimensionale, tė shtrira nė hapėsira dhe kohėra tė ndryshme. Ndėrkaq, format e krimeve ishin nga mė tė ndryshmet: vrasje me armė zjarri, vrasje dhe pastaj shpallje si vetėvrasje, pėrdorim i helmeve luftarake, madje edhe kundėr fėmijėve nėpėr shkolla, implikim nė vrasje i kolonėve serbė tė ardhur nė Kosovė, etj. Kėto njoftime na i thotė autorja nė pjesėn e parė tė librit, duke vazhduar nė pjesėn e dytė me pėrshkrimin real tė pjesėmarrjes sė ushtrisė jugosllave (serbe) nė luftė nė Kosovė, duke nxjerrė nė pah, nė mes tjerash, faktin tragjik tė vrasjes sė tė paktėn tė 800 fėmijėve ku si fajtorė tė drejtpėrdrejtė ngarkohen forcat serbe. Ekzekutimi i fėmijėve bėhej me motivacion sepse ata ishin “armiqtė e ardhshėm tė Serbisė”.
Pjesa e tretė e librit i kushtohet manipulimit nga ana e Serbisė me tė vrarėt gjatė luftės, ku paraqitet dhe demaskohet me fakte krimi dhe politika serbe qė ishte aplikuar ndaj shqiptarėve, e mbėshtetur nė thėnien famėkeqe tanimė tė njohur tė Dobrica Ēosiqit se “gėnjeshtra ėshtė formė e patriotizmit tonė dhe dėshmi e inteligjencės sonė natyrore”.
Nė kėtė monografi pėrmenden me emra dhe mbiemra rastet e viktimave shqiptare tė vrara nga forcat serbe dhe tė shpallura nga po ata si viktima tė “terroristėve shqiptarė”. Madje, propaganda serbe disa nga personat e vrarė nuk nguronte t’i shpallte si “persona lojalė” pėr tė futur pėrēarje dhe pėr tė luajtur me nderin e tyre edhe pėr sė vdekuri. Po ashtu nga disa raste tė pėrshkruara nė kėtė libėr kuptojmė se nuk ishte e huaj edhe pėrpjekja serbe pėr tė futur pėrēarje fetare nė mes tė shqiptarėve. E vėrteta e pėrshkruar kėtu duhet tė jetė sė paku njė satifaksion moral e shpirtėror pėr ata qė i humbėn tė dashurit e tyre dhe po ashtu edhe pėr serbėt duhet tė jetė ballafaqim me realitetin, ballafaqim me faktin se nuk ishin ata viktima por ishin ata qė duke iu shkaktuar humbje dhe viktima tė tjerėve e pėsuan ndonjėherė edhe vet.
Gjate historisė nuk ishte treguar e pasuksesshme loja e Serbisė qė vrasjet dhe krimet e kryera nga vet ajo, t’i paraqet si vepra tė tė tjerėve apo qė krimet t’i mbajė tė fshehura. Duke parė vendosmėrinė pėr rezistencė tė UĒK-sė, forcat serbe u bėnė edhe mė tė ashpra, mė tinėzare. E bartėn luftėn nga fronti nė qytete, e futėn atė nė mesin e fėmijėve, pleqve, plakave, vajzave e grave. Serbia e futi luftėn nė qytete pa ndonjė arsye strategjike por vetėm qė ta kishte atė si pretekst pėr vrasje, dhunime e maltretime. Ėshtė meritor fakti se nė kėtė libėr dėshmohet se krimet serbe nuk ishin raste individuale tė kryera nga individė tė rastėsishėm, por ishin pjesė e planeve operative shtetėrore serbe, me qėllim zhdukjen e shqiptarėve. Operacioni “Djegie dhe vdekje” i kryer ne Gjakovė si dhe operacioni “Spastrimi”, “Patkoi”..., tė pėrshkruar nė mes tjerash nė pjesėn e katėrt tė kėtij libri janė dėshmia mė e mirė qė flet pėr krimin e organizuar shtetėror serb.
Nė mesin e planeve operative serbe kundėr qenies shqiptare si formė mė brutale dhe mė ēnjerėzore ishte edhe dhunimi i femrave shqiptare nga forcat serbe. Urrejtja patologjike kundėr nėnės dhe familjes shqiptare, propaganda kundėr gruas shqiptare dhe lindshmėrisė sė saj, bėnė qė dhunimi tė pėrdoret si instrument pėr ta terrorizuar popullsinė civile dhe si mjet pėr spastrim etnik.
Pjesa e pestė dhe e fundit e librit i kushtohet Tribunalit tė Hagės dhe punės joprofesionale dhe shpesh tė ndikuar nga politika tė Prokurorisė dhe dėshtimit tė saj pėr materializimin e fakteve kundėr tė akuzuarve shqiptarė.
Nė kėtė libėr pėrgjithėsisht pėrshkruhet njė periudhė ku ėshtė derdhur shumė gjak dhe janė kryer shumė krime. Duke shkruar historinė e kėtyre ngjarjeve autorja ka marrė pėrsipėr barrėn e rėndė ndaj tė vėrtetės, barrėn qė e lehtėson me forcėn e argumentit. Secili kritik qė do tė thotė ndonjė vlerėsim rreth ndonjė vepre sė pari duhet ta njohė edhe autorin e veprės. Ne e dimė se autorja edhe vet ishte pjesėmarrėse nė radhėt e UĒK-sė kundėr forcave serbe, mirėpo kjo nuk e bėn aspak subjektive nė pėrshkrimin e ngjarjeve, sepse tė tillė nuk e lėnė tė bėhet faktet tė cilat ajo i pėrdorė.
Librin e bėn tė fuqishėm edhe forca e argumentit, e shprehur pėrmes 132 faqeve me fotografi dhe faksimile autentike qė edhe nė kėtė formė dėshmojnė pėrmasat e krimeve serbe.
Ajo me kėtė libėr bėri qė krimet e kryera nga forcat serbe mos t’i grisė harresa qė ato mos tė lėnė gjurmė vetėm nė mendjen e shqiptarėve, por ato t’i kuptojnė edhe tė tjerėt, gjė qė e bėn me botimin edhe tė versionit nė anglisht tė tė njėjtit libėr.
Sė fundi dua tė them se ky publikim mund tė pėrdoret edhe si pikė referimi pėr drejtėsinė e cila ende i mban duart larg nga shumė kriminelė, tė cilėt jetojnė tė strehuar nėpėr Serbi dhe botė.
Rastet e paraqitura kėtu tregojnė pse Serbia e ka humbur pėrgjithmonė tė drejtėn e sundimit mbi cilėndo pjesė tė Kosovės. Ne duhet tė jemi tė vetėdijshėm se edhe tani pas pavarėsimit tė Kosovės lufta pėr tė vėrtetėn duhet tė vazhdojė deri nė fund. Ky libėr le tė jetė njė frymėzim edhe nė kėtė drejtim. Le tė jetė njė dėshmi e paharruar e njė kujtese tė dhimbshme jo pėr hakmarrje por qė krimet mos tė pėrsėriten dhe mos tė harrohen.

(Vlerėsimi ėshtė recension i lexuar me rastin e promovimit tė librit, mbajtur nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės, mė 31 tetor 2008).
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] VDEKJA NE SHKRIMET E VIGANIT TE KOMBIT JUSUF GERVALLA (2008-10-02 11:17:39 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Mbishkrimet “Republika e Kosovės” edhe nė kufi me Maqedoninė (2008-03-10 11:07:52 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Nė tė gjitha vendkalimet kufitare tė vendit tonė do tė vendosen mbishkrimet “Republika e Kosovės (2008-02-29 10:19:16 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] AI: Te ndeshkohen fajtoret per krimet e luftes ne Kosove (2008-01-29 10:43:49 nga admin4)
[ Opinione ] Jashtė ndikimet politike nė rishkrimet e historisė (2008-01-17 17:30:17 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Serbėt ua vėnė zjarrin disa lokaleve tė shqiptarėve nė “Lagjen e Boshnjakėve (2008-12-30 16:04:32 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Preshevė: Policia serbe arrestoi dhjetė shqiptarė (2008-12-26 08:42:04 nga admin1)
[ Opinione ] Posta serbe nė Graēanicė dhe sovraniteti i Kosovės (2008-12-24 10:35:18 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Veteranet serbe te luftes, trazira ne kufi me Kosoven (2008-12-21 15:49:28 nga admin1)
[ Histori ] PLATFORMAT SERBE PĖR PLOJAT DHE MASAKRAT MBI SHQIPTARĖT NĖ FUNKSION TĖ TRAGJEDISĖ GJENOCIDALE (2008-12-21 07:43:20 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Belgjika ua dorėzon vrasėsin e Enver Hadrit, Veselin Vukotiq, organeve serbe nė Beograd (2008-12-19 06:18:58 nga admin2)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2009 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster