| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » POLITIKA SI SHKENCĖ DHE POLITIKANĖT SHQIPTARĖ! |
| Postuar mė datėn: 2008-01-15 14:47:12 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Kristina RASI
Ka mė tepėr se njė decenie qė populli shqiptar nė tė gjitha trevat e Shqipėrisė Etnike, nė mediat shqiptare, me faqet kryesore zė vend politika.
Vallė a mėsuam ne diēka nga kjo politikė?!
Apo vallė nuk po e kuptojmė ende fjalėn politikė?!
Politikanėt shqiptarė kudo nė trevat shqiptare, fjalėn politikė e marrin si shaka apo edhe si njė mundėsi, ku mund tė gjejnė veten e tyre pėr qėllimet e tyre personale, si mund tė pasurohen pėr njė kohė tė shkurtėr duke mos menduar fare pėr pasojat qė po ia bėjnė kombit dhe atdheut tė tyre, dhe kurrė nuk e morėn as e marrin politikėn si shkencė, e cila duhet mėsuar dhe studiuar si ēdo do shkencė tjetėr.
Fjala, politikė apo shkencė politike, duhet tė kuptohet drejt si tė gjitha shkencat tjera, dhe ėshtė shumė e pėrafėrt me shkencat sociale, dhe me shkencat filozofike. Politika, si shkencė qė ėshtė njėra ndėr mė tė hershmet, politika ėshtė kuptimi normativ i saj i quajtur si kuptimi idealist apo moralist. Nė kėtė kuptim mund tė pėrfshihen konceptet e politikės qė e lidhė me tė mirėn e pėrbashkėt si: Politika ėshtė luftė pėr njė rend tė drejtė.
Pėr kėtė kuptim pėrcaktohet ideja se: politika ėshtė veprimtari pėr realizimin e vlerave, normave e idealėve tė pėrbashkėta. Sipas kuptimit normativ politika ėshtė veprimtari e drejtuar drejtė vlerash, tė mirash dhe qėllimesh tė caktuar, pėrmes sė cilės njeriu mund tė arrijė tek plotėsimi thelbėsor i ekzistencės . |
|
Njė njeri i vetėm nuk mund tė arrijė kurrė deri tek realizimet e mėdha, dhe as nuk mund tė realizojė identitetin e tij si qenie njerėzore.
Politika, ėshtė veprimtari njerėzore pėr njė rend tė mirė shoqėror qė bėn tė mundur realizimin e plotė si nė nivelin madhor ashtu edhe ne nivelin personal. Po tė njėjtin kuptim, motivi dhe argumenti moral duhet tė zė vend qendror, si nė veprimtari ashtu edhe nė legjitimitet. Ajo duhet tė jetė e motivuar moralisht, dhe se politika duhet tė udhėhiqet nga morali, pra, ajo duhet tė udhėhiqet nga njerėzit e moralshėm.
Nga politikanėt e moralshėm priten vlerat morale politike, siē janė: liria, kombėtare dhe liria personale, drejtėsia e barabartė pėr tė gjithė, barazia midis kombesh e minoritetesh qė jetojnė jashtė shteteve amė; , si ajo etnike dhe gjinore, paqja dhe siguria, qė tė gjithė tė ndihen tė sigurt, njerėzit e njė vendi kurrė mos tė kenė ndjenjėn e pasigurisė. Pra, populli, apo sovrani duhet ti hap sytė mirė se kujt po ia jep votėn e tij, njė kandidati tė moralshėm, apo njė kandidati tė pamoralshėm nė politikė! Atij qė ka qenė gjithmonė i moralshėm, dhe jo ai qė pėrpiqet tė bėhet i moralshėm vetėm gjatė fushatave elektorale. Njė njėri qė ka qenė gjithė i pamoralshėm, nuk mund tė presim qė tė jetė i moralshėm as nė politikė, drejtėsi apo tė shpresojmė veprime tė moralshme prej tij...
Kuptimi i fjalės moral, pėrmban nė vete dukuri pozitive apo negative!
1. Qė lidhet me nderin, me sjelljen e ndershme o tė pandershme tė dikujt dhe qė i pėrket moralit tė dikujt. Dallojmė moral tė mirė dhe moral tė keq.
2. Qė lidhet me moralin si tėrėsi e parimeve, normave, rregullave nė kushte tė caktuara ekonomike-shoqėrore dhe e pėrcaktojnė sjelljen e veprimtarinė e njerėzve nė shoqėri.
3. Qė lidhet me forcat e brendshme, tė cilat e shtyjnė njeriun tė veprojė, tė qėndrojė dhe tė plotėsojė njė detyrė qė ka tė bėjė me gjendjen e brendshme tė dikujt.
Shtrohet pyetja, a kemi ne shqiptarėt politikanė tė moralshėm?
Nėse kemi politikanė tė moralshėm, pse vallė ata nuk ia tregojnė popullit tė tyre tė drejtėn, se si po zhvillohen politikat kombėtare dhe ndėrkombėtare karshi shqiptarėve si komb dhe statusit tė Kosovės?
Pse ne duhet tė bazohemi gjithmonė nė politikat e ndėrkombėtarėve dhe kurrė nė kėto vitet e fundit tė demokracisė nuk po mundemi tė bazohemi nė udhėheqjen e politikanėve vendorė?!
Pse politikanėt shqiptarė dhe ata kosovarė kurrė nuk tregojė se ēfarė nė tė vėrtetė po ndodhė me statusit e Kosovės?
Ja, pėr shembull:
Gazeta austriake DER STANART mė 11 janar 2007 shkruan:
- Kėshilli i Evropės pret njė koordinim tė procesit nė mes tė BE-sė, SHBA-sė , OKB-sė dhe Prishtinės
- Ministri i punėve tė jashtme tė Sllovenisė dhe kryesuesi i Kėshillit tė Evropės Dimitrije Rupel nuk do tė njė shpallje publike pėr shpalljen e pavarėsisė nė provincėn perėndimore tė Serbisė nga regjimi regjional atje!!!
- Unė nuk pres, qė Kosova do tė thėrret apo do tė shpallė pavarėsinė. Me siguri nuk do tė bėjė njė deklaratė apo shpallje publike, - tha Rupel tė premten nė njė intervistė pėr Deutschlandfunk. Do tė kėtė njė koordinim tė proceseve nė mes kosovarėve, BE-sė, SHBA dhe UNO-sė. Vetėm kėshtu do tė shkoj kjo. Rupel, sheh ende vend pėr lojė rreth statusit tė Kosovės. Ai thotė, se plani i pėrfaqėsuesit tė OKB-sė Martti Ahtisaari , ndoshta mund edhe mė tej tė pėrmirėsohej
Ndėrsa, nė anėn tjetėr; sot, kryeministri i ri i Kosovės z. Hashim Thaēi nė Prekazin legjendar deklaroi se: pavarėsia do tė vij shumė shpejt, pa e pėrmendur datėn, muajin apo vitin, dhe se fare nuk e sqaroi para popullit, ēfarė pavarėsie mundet me qenė ajo?!
Ne si popull, nuk na mbetet asgjė tjetėr, veē tė presim mrekullira si kjo pavarėsia me sovranitet e Thaēit & Co dhe njėkohėsisht pavarėsi e mbikėqyrur e pranuar botėrisht nga diplomacia ndėrkombėtare.
Pra, s“ po na mbetet tjetėr vetėm tė qajmė nga gėzimi, pėr kėto dhe "ēudira qė po na i sjellė ky shekull i ri.
Zvicėr, 14 Janar 2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|