DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Vlora ia heq universitetit emrin Ismail Qemali
Postuar mė datėn: 2008-07-29 23:29:49 nga admin4 :: Kategoria: Opinione


U godit simboli i Pavarėsisė!

Si pėrfaqėsues tė Botės universitare dhe akademike, shprehim shqetėsimin tonė tė thellė lidhur me vendimin e Senatit tė Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorė, pėr tė propozuar ndryshimin e emrit tė tij. Pėrpjekja pėr tė hequr emrin e ndritur tė Ismail Qemalit nga emėrtimi zyrtar i kėtij institucioni, ėshtė njė goditje e rėndė qė i bėhet jo vetėm njėrit prej simboleve mė tė shquara tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, por edhe njėrit prej pararendėsve tė integrimit evropian tė Shqipėrisė, si themelues i shtetit tė pavarur shqiptar, sipas modeleve mė tė pėrparuara evropiane tė kohės.
Shkaqet e vėrteta tė kėtij akti mbeten pėr t’u analizuar, porse motivimi i tij me faktin se “Ismail Qemali nuk ėshtė pėrfaqėsues i Arsimit dhe i Shkencės”, ėshtė i padenjė dhe i pavėrtetė. Me kėtė motivim ėshtė mohuar veprimtaria e Qeverisė sė Vlorės, si qeveria e parė e shtetit tė pavarur shqiptar, nė fushėn e Arsimit dhe tė Kulturės.
Ėshtė e pamundur tė konsiderohet i tillė, njė burrė shteti, i cili quhet nė mbarė Shqipėrinė si “Plaku i Urtė”, ndėrkohė qė ėshtė e vėshtirė tė gjesh figura tė tjera tė mbiquajtura kaq bukur nga populli ynė si simbol i diturisė, erudicionit dhe pjekurisė.
Pavarėsisht nga vėshtirėsitė e shumta me tė cilat u ndesh Qeveria e Vlorės, ajo dha njė kontribut tė rėndėsishėm nė fushėn e arsimit. Plaku i urtė, jo pa qėllim emėroi nė postin e Ministrit tė Arsimit njė nga pėrkrahėsit e tij mė tė zjarrtė, intelektualin e shquar shkodran Luigj Gurakuqi. Kjo sepse kishte njė vizion tė qartė pėr zhvillimin e arsimit nė shtetin e pavarur, tė cilin e konsideronte si “degėn mė tė fortė tė qytetėrimit, me tė cilin Shqipėria mund tė hynte nė radhėt e kombeve mė tė pėrparuara”.
Si ka mundėsi tė konsiderohet i tillė ai qė nėn shembullin e kombeve mė tė zhvilluara tė Evropės, shpalli arsimin e detyrueshėm pėr herė tė parė nė Shqipėri. Ai qė pėr herė tė parė nė historinė e Shqipėrisė shpalli gjuhėn shqipe, si gjuhė e vetme zyrtare nė tė gjithė vendin. Qeveria e Vlorės, nėn drejtimin e Ismail Qemalit, hapi tė parėn shtypshkronjė tė shtetit tė pavarur dhe botoi pėr herė tė parė njė gazetė zyrtare siē ishte “Pėrlindja e Shqypnies”. Vetėm brenda pak muajve Qeveria e drejtuar prej tij, hapi 64 shkolla shqipe edhe pse territori nė tė cilin e shtrinte pushtetin e saj, ishte mjaft i kufizuar. Ajo u bėri thirrje tė gjithė mėsuesve tė Shqipėrisė tė paraqisnin kėrkesat e tyre pranė Ministrisė sė Arsimit. Detyroi kėta tė fundit si dhe gjithė nėpunėsit, tė njihnin mirė gjuhėn shqipe. Nė saje tė mbėshtetjes sė paēmuar qė patrioti i shquar Aqif Pashė Elbasani i dha Ismail Qemalit dhe Qeverisė sė tij, mė 1913 rifilloi punėn shkolla normale e Elbasanit qė pėrgatiste mėsues. Gjithashtu, nė zonat ku e shtriu autoritetin e vet Qeveria e Vlorės, u rrit jeta kulturore si dhe botimet e ndryshme.
Ismail Qemali, ky europianist shqiptar, ka meritėn qė e orientoi gjithė veprimtarinė e shtetit tė parė tė pavarur shqiptar drejt perėndimit. Kontributi i tij ėshtė i pallogaritshėm edhe nė fusha tė tjera, si Politika e Diplomacia. Ai pėrbėn ende njė figurė tė sė ardhmes pėr tė gjithė shqiptarėt. Universiteti i Vlorės ėshtė i nderuar qė mban kėtė emėr, i cili nuk mund tė ndryshohet vetėm nga pėrfaqėsuesit nė Senat.
Pėr sa mė sipėr, mendojmė se, propozimi i Senatit tė Universitetit “Ismail Qmali” Vlorė, ėshtė njė vendim i marrė mbi bazėn e procedurave jodemokratike dhe pėr mė tepėr, ėshtė i pabazuar, prandaj i bėjmė thirrje ministrit tė Arsimit dhe tė Shkencės, qė nė zbatim tė Nenit 40 tė Ligjit “Pėr arsimin e Lartė nė Republikėn e Shqipėrisė”, tė mos e pranojė kėtė propozim.

Prof. Dr. Aleks Luarasi Universiteti “Luarasi”
Prof. Luan Omari Akademik
Prof. Arben Puto Akademik
Prof. Dr. Aurela Anastasi Universiteti i Tiranės
Prof. Dr. Ana Lalaj Akademia e Shkencave
Prof. As. Dr. Vasilika Hysi Universiteti i Tiranės
Dr. Eralda Methasani Universiteti i Tiranės
Iris Luarasi, pedagoge Universiteti i Tiranės
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Nedin Vlora: Rektori Shaska mė shkruajti se ka dhėnė dorėheqjen (2008-07-31 17:28:32 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Vlora heroike valėviti flamurin e Pavarėsisė sė Kosovės (2007-12-11 15:50:27 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Serbia e dėboi ambasadorin e Maqedonisė nga Beogradi (2008-10-10 09:56:11 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Negociatori pėr Kosovėn, Martti Ahtisaari merr "Nobel" pėr paqen (2008-10-10 09:54:26 nga admin4)
[ Opinione ] Roli i gazetarisė dhe gjendja e sotme e mas-medias shqiptare...! (2008-10-10 08:06:52 nga admin4)
[ Opinione ] PAVARĖSIA DHE SOVRANITETI (2008-10-10 02:06:00 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Maqedonia njohu Republikėn e Kosovės (2008-10-09 16:18:48 nga admin1)
[ Opinione ] Lufta pėr pushtet, alias morali i dyfishtė (2008-10-07 16:05:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Portugalia njeh zyrtarisht pavarėsinė e Kosovės (2008-10-07 15:23:19 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] LETĖR PĖRSHĖNDETĖSE KLUBIT “AFRIM ZHITIA”, ME RASTIN E FESTIMIT TĖ lOO VJETORIT TĖ DITĖLINDJES SĖ GJENIUT, ENVER HOXHA! (2008-10-07 02:54:00 nga admin4)
[ Opinione ] ...KAH PO SHKON SHOQĖRIA SHQIPTARE, PSE PO DEGJENEROHET DHE PSE PO LĖNGON AJO?! (2008-10-05 12:43:58 nga admin4)

Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore »
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster