| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Arben Dervina
Deklarata e djeshme e kryeministrit tė Kosovės z. Hashim Thaēi mė shtyri tė shkruaj pėr errėsirėn qė e ka kapluar Kosovėn nga viti 1999.
Kemi indikacione tė bazuara se defektet e paraqitura nė KEK nuk janė defekte, por ėshtė sabotim. Prandaj, tė gjithė ata qė bėjnė sabotim tė tilla, nė ditėt e pavarėsisė sė Kosovės, nė vend se ta qesim Kosovėn nė dritė, pėr ēka kemi sakrifikuar e punuar, si popull dhe institucione, do tė pėrballen me drejtėsinė, tha kryeministri. Kjo ėshtė deklarata e parė e njė udhėheqėsi tė lartė tė Kosovės qė e pohon haptazi sabotimin si mundėsi tė errėsirės qė po e kaplon Kosovėn tash e 8 vite.
Qė nga viti 1999 sistemi energjetik i Kosovės ėshtė drejtuar nga tė huajt, termocentralet e Kosovės pėrjetuan shumė avari dhe "fatkeqėsi natyrore".
Kjo gjendje e mjerė qė e kaploi KEK-un lėnė pėr tė dyshuar pėr mundėsi tė sabotimeve nga stafi ndėrkombėtar kundėr dritės nė Kosovė, qė do tė thotė prapambetje dhe moszhvillim.
Sipas mendimit tim, dyshimi kryesor pėr sabotim ėshtė dita 19 korrik tė vitit 2002, objektet e Kosovės-B u goditėn kinse "nga rrufeja", qė shkaktoi zjarr tė madh me ē'rast u vra njė dhe u lėnduan 32 veta. Ky ishte sabotimi mė i madh qė shkaktoi reduktime tė energjisė elektrike pėr shumė muaj nė mbarė Kosovėn.
"Sipas UNMIK-ut zjarri i asaj nate ishte shkaktuar nga rrufeja, ndėrsa pala shqiptare pretendonte se faktori njeri ishte shkaktar i zjarrit, pėr tė mbuluar keqpėrdorimet financiare qė ishin bėrė atėbotė nė KEK", kėshtu shkruanin gazetat e Prishtinės. Sabotimet tjera janė rrėshqitja e dheut,rrjedhja e ujit ne kazanė, edhe kėto pasojė e menaxhimit tė keq qė bėhej nė KEK. Duke bėrė njė krahasim tė gjendjes sė termocentraleve shqiptare dhe atyre nėpėr botė, vėrejmė se sabotimet janė bėrė traditė qė KEK-un e kanė pėrcjellė nė ēdo kohė.
Nė bazė tė njė studimi qė ėshtė bėrė nė dhjetor 2003 nga Agjencia Suedeze pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (SIDA) thuhet se: UNMIK-u ka dėshtuar me funksionalizimin e kompanisė (KEK-ut) me konsumatorėt, me punonjėsit, me sigurimin e udhėheqjes adekuate. Ka dėshtuar me udhėheqjen e Distribucionit, me donatoret dhe pėrballė institucioneve politike tė Kosovės. Ka fakte tė konfirmuara nga auditorėt se ka mashtrime dhe vjedhje tė konsiderueshme brenda KEK-ut, - konstaton SIDA nė studimin e saj voluminoz tė bėrė, duke pėrmendur mė pas shumė dėshtime tė bėra nė KEK nga ana e administruesit tė saj, qė ėshtė UNMIK-u dhe AKM-ja.
Numri i udhėheqėsve shqiptar qė luftuan krimin e organizuar dhe punuan me nder tek KEK-u, ėshtė i vogėl, vlen tė ceket biznesmeni pejan - Selami Gashi, i cili qėndroi pėr njė kohė tė shkurtėr si udhėheqės i KEK-ut, por ai u largua nga KEK-u dhe nuk ju lejua t'i afrohej asnjė objekti tė saj, sepse paraqiste rrezikshmėri tė lartė, prandaj ishte ai qė vėrejti kėto padrejtėsi tė mėdha dhe ua tha troē tė huajve parregullsitė qė po i bėhen sistemit energjetik tė Kosovės.
Mirėpo ēka tė bėjmė, kur Kosovėn tonė e korruptoi dhe e varfėroi vetė UNMIK-u me metodat e tij, e bėri, nė mėnyrė tė lehtė tė gjej individ labil shqiptar qė pėr njė kafshatė buke ti shesin edhe interesat madhore tė atdheut.
Dihet se pa rrymė, nuk ka zhvillim ekonomik, pa zhvillim ekonomik, nuk ka punė, prandaj si rezultat pengesave teknike: sot shumica e popullatės sė Kosovės ėshtė e papunė pėr shkak se UNMIK-u bllokoi dritėn nė Kosovė. Jo vetėm kaq, sepse me anėn e sabotimit, UNMIK-u bėri njė politikė djallėzore, lejoi qė Serbia tė furnizojė disa fshatra serbe me energji elektrike, qė binte nė kundėrshtim me etikėn e mbarė popullit shqiptarė, njėkohėsisht bėhej shkelja e integritetit tė Kosovės nėn mbrojtjen e OKB-sė. Qėllimi i UNMIK-ut ishte qė popullin shqiptar ta torturonte dhe ta binte nė ballė tė vėshtirėsive, nė mėnyrė qė rinia shqiptare e papunė tė humb durimin dhe tė shpėrthejė, ose tė bėhet e durueshme dhe tė marrė rrugėn drejt kurbetit. Prandaj nė vend tė fokusimit tek rritja ekonomike UNMIK-u zhvilloi dhe pėrhapi korrupsionin nė Kosovė.
Ishte UNMIK-u me metodat e tij dhe KEK-un si pjesė tė saj qė ndaloi hovin e zhvillimit tė Kosovės menjėherė pas luftės, duke ndėrprerė energjinė elektrike vazhdimisht, duke vendosur taksa dhe dogana tė larta nė dėm tė interesave tė popullit tė Kosovės.
Korrupsioni e ka ngulfatur Kosovėn nė tė gjitha shtresat e shoqėrisė, kėshtu qė popullit i ka ardhur nė maje tė hundės, duke e sjellė Kosovėn nė gjendje shpėrthyese tani qė gjendet nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė.
|
|