| » Opcionet për artikullin |
|
Presidenti Topi propozon zyrtarisht shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare, pėr ēmimin Nobel nė letėrsi
Tiranė, 12.12.2008
Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Prof. Dr. Bamir Topi, pas njė sėrė konsultimesh me Akademinė e Shkencave shqiptare, me rrethe tė ndryshme intelektualėsh, botuesish, kritikėsh letrarė dhe personalitete tė spikatur tė artit e tė kulturės shqiptarė dhe tė huaj, i ka dėrguar njė letėr Akademisė sė Ēmimit Nobel, nė pėrkrahje tė kandidaturės sė shkrimtarit tė madh, Ismail Kadare pėr marrjen e Ēmimit Nobel nė Letėrsi pėr vitin 2009.
Kjo ndėrmarrje nga ana e Kreut tė shtetit bėhet nė tė mirė tė njohjes sė mėtejshme dhe rritjes anembanė botės sė imazhit tė Shqipėrisė, kombit shqiptar dhe vlerave tė tij tė rralla artistike, kulturore dhe letrare, tė cilat frymėzuan shkrimtarin Ismail Kadare. Nė letrėn dėrguar Akademisė sė Ēmimit Nobel, Presidenti i Republikės shkruan:
Kam privilegjin dhe kėnaqėsinė e veēantė qė, nė emėr tė Shqipėrisė dhe popullit shqiptar, ti drejtohem Akademisė suaj tė nderuar duke ju propozuar shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare, pėr ēmimin Nobel nė letėrsi pėr vitin 2009. Kėtė akt po e ndėrmarr, sepse vepra e Ismail Kadaresė ėshtė monumentale pėr nga vlera artistike, si dhe mbart e pėrcjell mesazhe humaniste e universale ndaj gjithė njerėzimit.
Shqiptarėt vuajtėn njėrėn prej diktaturave mė tė egra qė njerėzimi ka njohur nė shekullin e 20-tė, ku izolimi total ishte njė nga tiparet dalluese tė saj. Nė kėtė sistem tė mbyllur, shkrimtari i madh Ismail Kadare shkroi njė letėrsi me frymė evropiane, tė lirė dhe emancipuese pėr artin e kulturėn shqiptare, kur kjo ishte gjėja mė e vėshtirė nė njė shtet komunist tė bunkerizuar.
Si pėr shumė shkrimtarė tė mėdhenj, nuk kanė munguar insinuatat e pabazuara. Shteti ynė demokratik e njeh mirė kėtė shkrimtar, i cili ka njė integritet tė lartė moral. Ėshtė ky shtet demokratik, i cili menjėherė pas rrėzimit tė komunizmit, i dha Kadaresė titullin mė tė lartė moral "Nderi i Kombit". Ndryshimet demokratike nė vendin tonė, ndėrtimi i demokracisė dhe integrimi nė Evropė, zenė fill edhe tek vepra e Ismail Kadaresė, i cili mbėshteti me kurajo lirinė kundėr tiranisė, humanizmin kundėr dhunės. Vepra dhe zėri i Kadaresė janė padyshim, pasuria mė e madhe intelektuale, artistike e morale nė botėn shqiptare, dhe pėrbėjnė gjithashtu vlera tė ēmuara tė trashėgimisė shpirtėrore e kulturore botėrore.
Pėr gjithēka qė pėrfaqėson Ismail Kadare dhe vepra e tij, jam i mendimit se meriton tė nderohet me ēmimin e lartė Nobel prej Akademisė suaj.
hermesnews |
|