DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» KUPCHAN:"PERENDIMI I VENDOSUR PĖR PAVARĖSIMIN E KOSOVĖS BRENDA NJĖ DERI DY VITEVE"
Postuar mė datėn: 2007-07-26 13:27:16 nga admin1 :: Kategoria: Intervista

Charles Kupchan, Kėshilli pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare/Uashington/


RADIO EVROPA E LIRĖ
Procesi pėr statusin e Kosovės ka kaluar nga Kėshilli i Sigurimit nė Grupin e Kontaktit, pėrkatėsisht te treshja SHBA, BE dhe Rusia. Si e komentoni kėtė ndėrrim?

CHARLES KUPCHAN
Mendoj se ėshtė njė shenjė se negociatat nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara kanė pėrfunduar nė njė rrugė pa krye, derisa rusėt paralajmėronin se ata do ta pėrdornin veton nėse propozim rezoluta del nė votim. Ata pėrpiqeshin ta kthenin ēėshtjen prapa nė Grupin e Kontaktit, qė ėshtė njė grup qė bazohet nė konsensus, por nė tė cilin Rusia nuk e ka tė drejtėn e vetos. Pra, ėshtė njė pėrpjekje qė tė gjendet njė mėnyrė alternative pėr shqyrtimin e ēėshtjes sė statusit tė Kosovės, duke lėvizur, me gjasė, kah pavarėsia e Kosovės.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Zėdhėnėsi i Departamentit amerikan tė shtetit, Sean McCormach tha se "pika e fundit do tė jetė pavarėsia e Kosovės mbi bazėn e planit tė Ahtisaarit". Por, zoti Ahtisaari tha se misioni i tij ka pėrfunduar dhe se nga ai nuk ėshtė kėrkuar vazhdimi i ndėrmjetėsimit. Nė kėtė situatė si e shihni ju planin e Ahtisaarit?

CHARLES KUPCHAN
Mendoj se plani i Ahtisaarit ėshtė ende shumė aktual. Ai mbetet vizioni themelor pėr pavarėsi tė kushtėzuar ose tė mbikėqyrur. Qeveria e Kosovės vazhdon tė tregoj se pjesė tė gjėra tė kėtij plani do ta krijojnė esencėn e pozicionit tė kėsaj qeverie pėr tė ardhmen. Nisur nga e gjithė kjo, ėshtė vėshtirė ta imagjinoj njė ndryshim tė rėndėsishėm tė kėtij plani. Negociatat bėhen lidhur me detajet, pėr natyrėn e decentralizimit, pėr institucionet e Kosovės sė pavarur e tė tjera. Por, mė duket se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara do tė vazhdojnė ta mbėshtesin planin e Ahtisaarit, megjithqė ėshtė e qartė se miratimi i kėtij plani ėshtė shtyrė pėr sė paku 120 ditėt e ardhshme, e me gjasė edhe mė tepėr.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Siē e pėrmendėm, statusi i Kosovės ėshtė kthyer nė Grupin e Kontaktit, pėrkatėsisht te "treshja" pėr shkak tė kundėrshtimit tė fuqishėm tė Rusisė. Para disa ditėsh, revista "Newsweek" shkruajti se Moska vazhdon ta kundėshtoj pavarėsinė e Kosovės, duke shpresuar, deri nė njė pikė, qė kėtė ēėshtje ta tregtoj me pėrfundimin e zgjerimit tė NATO-s ose tė mbrojtjes raketore. Si e shpjegoni kėtė?

CHARLES KUPCHAN
Mendoj se pozicioni i qeverisė ruse ėshtė disi i vėshtirė pėr t'u kuptuar. Nuk ėshtė e qartė nėse Rusia ka interes tė drejtėpėrdrejtė nė ēėshtjen e pavarėsisė sė Kosovės. Por, ėshtė e vėrtetė se kemi tė bėjmė me aleancėn me Serbinė nė kuptimin e ortodoksisė sė pėrbashkėt, por nė fund tė fundit, ėshtė vėshtirė tė kuptohet se ēėshtja e Kosovės ka ndikim nė Rusi, pasi kjo nuk do tė thotė se Ēeēenia do ta shpallė pavarėsinė nėse Kosova bėhet e pavarur. Kjo mė bėn tė besoj se qėndrimi i Rusisė ėshtė pjesė e njė ndjenje mė tė gjėrė tė dėshirės pėr qėndrim tė fortė ndaj Perėndimit. A do tė ekzistoj ndonjė lloj i tregtisė, nė kuptimin qė Shtetet e Bashkuara do t'i thonė Moskės se nėse ne e ndalim sistemin mbrojtės raketor dhe zgjerimin e NATO-s, a do ta miratoni ju pavarėsinė e Kosovės...unė nuk e shoh njė lloj tė kėtillė tė tregtisė. Nė kėtė kuptim ėshtė vėshtirė tė theksoj saktėsisht se ēka Shtetet e Bashkuara ose Bashkimi Evropian do t'i ofrojnė Rusisė, qė ajo ta ndryshoj pozicionin e saj.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Kupchan, ne tash presim vazhdimin e negociatave. Negociatat e mėparshme ishin pėrshkruar si dėshtim. Sipas jush, ēfarė do tė jetė natyra e bisedimeve, kur dihet se pozicionet e Prishtinės dhe tė Beogradit janė shumė larg njėra tjetrės?

CHARLES KUPCHAN
Mendoj se ėshtė vėshtirė qė saktėsisht tė shihet se ēka do tė jetė substanca e negociatave. Nuk pres qė tė ketė diēka tė re, pasi Prishtina dhe Beogradi i kanė bėrė shumė tė qarta pozicionet e tyre. Kushti minimal pėr Prishtinėn, qė ėshtė pavarėsia, nuk pėrputhet me pozicionin maksimal tė Beogradit, qė ėshtė ēdo gjė pėrveē pavarėsisė. Nė kėtė aspekt, mendoj se do tė diskutohet nė Grupin e Kontaktit dhe me gjasė nėse 120 ditėt kalojnė dhe negociatat mbeten nė rrugė pa krye, atėherė diskutimi mund tė kaloj nė ēėshtjen e vėshtirė se ēka do tė ndodhė nėse Kosova nė mėnyrė tė njėanshme e shpallė pavarėsinė dhe cilat vende do ta njihnin kėtė deklaratė. Pastaj shtrohet pyetja nėse do tė ketė Bashkimi Evropian qėndrim tė pėrbashkėt apo do tė jetė i ndarė dhe ēka ėshtė ajo qė Shtetet e Bashkuara e shohin si numėr minimal tė domosdoshėm tė vendeve evropiane, qė do ta njihnin deklaratėn, para se Uashingtoni tė lėvizė. Pra, e tėrė kjo e krijon njė ndjenjė tė njė situate shumė tė ndėrlikuar, pasi e tėrė kjo do tė bėhej pa miratimin e Rusisė dhe tė Kombeve tė Bashkuara. Kėtu shtrohet edhe ēėshtja juridike se ēka do tė ndodhė me rezolutėn 1244.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Si e shihni ju pėrfundimin e procesit tė statusit tė Kosovės?

CHARLES KUPCHAN
Kam njė ndjenjė se kjo ēėshtje ėshtė shtyrė pėr periudhėn e ardhshme, pasi anėtarėt kryesorė tė bashkėsisė ndėrkombėtare, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia nuk janė tė gatshme ta kenė njė pėrēarje madhore, sepse ka edhe shumė ēėshtje tė tjera, pėrfshirė kėtu Iranin, situatėn nė Irak e tė tjera. Por, mendoj se ėshtė arritur konsensus nė Perėndim nė mbėshtetje tė pavarėsisė sė Kosovės. Ky konsensus ėshtė shumė i fuqishėm dhe i qartė edhe brenda vetė Kosovės. Mendoj se nė njėrėn ose mėnyrėn tjetėr ne do ta shohim Kosovėn duke lėvizur kah pavarėsia brenda njė ose dy vitesh. Por, nė kėtė pikė, mbetet e vėshtirė pėr t'u parashikuar saktėsisht se kur apo nėpėrmjet tė cilės rrugė juridike do tė arrihet kjo pavarėsi.

Intervistoi: Fatmir BUJUPI


---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] Giragosian: Administrata e re nė SHBA do tė modifikojė (kontestojė) planin e BE-sė (2008-11-20 07:10:44 nga admin1)
[ Opinione ] EDHE IVICA DAĒIQI SI SLOBODAN MILOSHEVIQI! (2008-11-20 04:05:40 nga admin4)
[ Opinione ] Na falni, por shoku Enver na dukej burrė zotni… (2008-11-20 03:59:41 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] KOMUNIKATĖ NR. 12 E FBKSH (2008-11-20 03:41:27 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] XHAVIT HOXHA (1952 – 2007) (2008-11-19 17:44:58 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] MBROJTJA E SOVRANITETIT NE FOTO (2008-11-19 17:08:48 nga admin4)
[ Opinione ] ARRESTIMET E FILLUARA MBRAPSHT ! (2008-11-19 16:06:52 nga admin1)
[ Opinione ] "6 pikėshi" si shfaqje teatrale! (2008-11-19 16:03:39 nga admin1)
[ Opinione ] MANIFEST I HIPOKRIZISĖ “PAS ĒLIRIMIT” - “MUZEU I LIRISĖ”! (2008-11-19 15:58:03 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Ishin 30 mijė demonstrues (2008-11-19 12:02:32 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Prishtinė, 30 mijė kosovarė nė shesh kundėr planit OKB (2008-11-19 11:12:36 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster