DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» KUSH DHE PĖR LLOGARI TĖ KUJT DESHI TA VRASĖ ALI AHMETIN?
Postuar mė datėn: 2008-05-14 11:52:30 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

ESE POLITIKE

*** Plumbat dhe dyfeqet ruani pėr t’u mbrojtur nga armiqtė kolonizatorė dhe imperialistė tė huaj shekullorė sllavė,jo pėr vetėvrasjen tuaj, sepse njė akt i tillė (ndėr tė tjera) para botės dėshmon edhe shkallėn e ultė tė kulturės dhe tė vetėdijes kombėtare, politike, demokratike dhe civilizuese. Tė gjithė duhet tė mbajmė parasysh faktin dhe realitetin e pamohueshėm se ndodhemi nė shekullin XXI tė pėrparimit dhe tė qytetėrimit tė njerėzimit, jo nė kohėn e gurit dhe tė egėrsisė paramesjetare dhe mesjetare.

*** Thjesht, dhe shumė qartė, ja kjo ėshtė arsyeja kryesore pse shqiptarėt nė “Maqedoni” nuk duhet tė grinden, tė pėrēahen dhe tė vriten mes veti, por duhet tė bashkohen si njė trup i vetėm pėr ta realizuar tė drejtėn historike dhe legjitime-vetėvendosjen pėr tė dalė nga kthetrat e pėrgjakshme hegjemoniste dhe kolonizuese tė sundimit sllavomaqedon:


“Shqiptarė, mos u vritni pėr pushtet, kur pushtetin dhe shtetin (arrėn dhe ēekanin) e kanė pushtuesit dhe kolonizatorėt sllavo-maqedon.” (Shih: “Deklaratėn publike nr.12 tė datės 13 maj 2008 tė zėdhėnėsit politik tė FBKSH-sė”,www.dervina.com,www.al-today.com, www.shqiperiaebashkuar.org, 13.05.2008).

*** Me atentate politike vėllavrasėse nuk zgjidhet asnjė problem ekzistues i shqiptarėve, pėrkundrazi ato shumėzohen nė llogari tė triumfit tė strategjisė dhe tė politikės kolonialiste gjenocidale tė armiqve shekullorė serbosllavė tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike.

Tė gjitha zėnkave, mosmarrėveshjeve, konflikteve, shpifjeve, tradhtisė, mashtrimit, manipulimit, burgosjes, pėrēarjes, shfrytėzimit, vetėmohimit dhe vrasjeve shqiptare-shqiptare iu gėzohen vetėm ata armiq tė brendshėm dhe tė jashtėm tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike, tė cilėt e kanė “pėr detyrė shtėpie” ( nga “projektuesit”, nga organizatorėt, nga financuesit dhe nga mbėshtetėsit e tyre), tė rrėnojnė dhe tė shpėrfytyrojnė ēdo gjė qė ėshtė interes i pėrgjithshėm dhe vlerė e pacenueshme shqiptare. Mirėpo, tė gjithė ata armiq tė shqiptarėve, qė “qepin” kurthe tė tilla terroriste vrastare, duhet tė mbajnė parasysh, edhe fundin e tyre, sepse edhe vetė do tė digjen nė flakėn dhe nė zjarrin e tyre.


Prof. Dr. Mehdi HYSENI

Tė gjithė kriminelėt dhe terroristėt atentatorė antishqiptarė, duhet ta mbajnė parasysh faktin se ka perėnduar njėherė e pėrgjithmonė strategjia dhe taktika “gjuaje gurin, fshihe dorėn”, sikurse me rastin e atentateve vrastare politike tė heronjve, tė dėshmorėve dhe tė patriotėve kombėtarė shqiptarė siē ishin: Ismail Qemali, Bajram Curri, Haxhi Zeka, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Avni Rrustemi, Jusuf e Bardhosh Gėrvalla dhe Kadri Zeka etj.

E qartė si dielli, edhe atentati i dėshtuar kundėr kryetarit tė BDI-sė, Ali Ahmeti ka motive tė thella politike nė qarqet reaksionare, polpotiste dhe fashiste tė politikės shqiptare jo vetėm nė “Maqedoni”, por edhe nė hapėsirat e tjera shqiptare nė Ballkan dhe nė diasporė.

Nė kuptim tė thellė dhe tė gjerė historiko-politik dhe kombėtar shqiptar, edhe atentati i kryer kundėr Ali Ahemtit nxjerrė nė shesh faktin se, armiqtė mė tė rrezikshėm tė shqiptarėve janė shqipfolėsit-dora e zgjatur e armiqve tė huaj tč ndryshėm tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike.


Atentati me plumba nuk ėshtė simulim politik, por terrorizėm!

Mė 12 maj 2008, Ali Ahmeti (kryelideri i BDI-sė) i shpėtoi atnetatit, tė kurdisur nga “forcat motorike” tė errėsirės sė kuazidemokracisė nė “Maqedoni”. Sipas “Zėrit tė Amerikės”, kur Ali Ahmeti “ndodhej nė njė takim parazgjedhor nė fshatin Rakovec, disa persona kishin hapur zjarr, me ē’rast ai kishte ndėrprerė tubimin me votuesit dhe kishte hipur nė makinėn e tij tė blinduar, e cila ishte qėlluar pėrsėri me plumba, me ē’rast ishte plagosur vetėm njė fėmijė.”(www.voa/shqip/,12.05.2008).
* * *

Mėnyra e komunikimit politik dhe demokratik nuk janė plumbat e atentateve vrastare me prapavijė tė thellė politike armiqėsore dhe revanshiste antishqiptare, por edukata e shėndoshė familjare, ndėrgjegjja, disiplina dhe arsimimi i lartė kombėtar individual dhe kolektiv i shqiptarėve, kultura politike, demokratike dhe paqėsore e dialogimit pėr zgjidhjen e problemeve aktuale ekonomiko-politike, shoqėrore dhe kushtetuese tė shqiptarėve nė “Maqedoni”.

Jo vetėm nė “Maqedoni”, por edhe nė Kosovė, edhe nė Gjysmė Shqipėrinė (1912), edhe nė Malėsinė e Madhe Shqiptare nė Mal tė Zi, edhe nė Anamoravė: Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė), si dhe nė mbarė diasporėn shqiptare kudo nė botė, problemet, mosmarrėveshjet dhe konfliktet ekzistuese politike, shqiptarėt assesi nuk duhet t’i zgjedhin me forcė dhe me atentate politike terroriste, si dhe nė forma tė tjera tė ushtrimit tė represionit, tė mbjelljes sė frikės, tė torturės dhe tė keqtrajtimit psikiko-fizik e mendor, tė shkeljes, tė uzurpimit dhe tė mohimit tė drejtave dhe lirive elementare tė qytetarit, por nė mėnyrė paqėsore dhe demokratike nė frymėn e tolerancė, tė mirėkuptimit dhe tė besimit tė ndėrsjellė tradicional shqiptar.

Populli shqiptar nuk ka nevojė pėr kuazidemokraci, dhe pėr asnjė formė tė terrorizmit, tė komunizimit dhe tė fashizmit, por pėr liri, drejtėsi, mėvetėsi, barazi, demokraci dhe paqe, tė drejta kėto, qė i gėzojnė tė gjithė popujt e shteteve tė pavarura dhe sovrane tė sistemit shtetėror ndėrkombėtar nė pėrmasa botėrore.

Mjaft mė me atentate politike vrasėse shqiptare-shqiptare, sepse ato janė arma mė e fuqishme, dhe mė perfide e sunduesve kolonizatorė serbosllavė mbi shqiptarėt, dhe mbi atdheun dhe shtetin e tyre, qė njihet me emrin Shqipėria Etnike. Atentatet politike tė suksesshme dhe tė dėshtuara pėrbėjnė thelbin e pėrmbajtjes sė strategjisė sė vjetėr politike divide et impera, qė me shekuj ka qenė dhe, prapė, edhe sot, ėshtė nė qarkullim dhe nė veprim konkret tė pėrēarjes, tė vrasjes, tė sundimit dhe tė pushtimit kolonizues dhe gjenocidal tė shqiptarėve nga ana e armiqve serbosllavė tė Ballkanit.

Multipartizmi, pluralizmi dhe demokracia nuk do tė thotė linēim dhe vrasje tė kundėrshtarėve politikė, dhe tė atyre qė shprehin mendime tė ndryshme nga ato tė mendimeve, tė koncepteve dhe tė programeve tė ndryshme tė liderėve diktatorė, fashistė, neofashistė, pseudodemokratė dhe pseudopatriotė shqiptarė, ashtu siē ka ngjarė, dhe po ngjet te shqiptarėt, qysh nga periudha e lavdishme historiko-politike kombėtare dhe ndėrkombėtare e Skėnderbeut e deri te rasti i fundit tė kryeliderit tė Bashkimit Demokratik pėr Integrim (BDI), Ali Ahmeti nė “Maqedoni”.

Nėse dikush pėr interesa karrieriste politike lideriste dhe profitabile eknomiko-tregtare vetjake, grupore, partiake, ideologjike ka planifikuar ta likuidojė, ta izolojė dhe ta zhdukė nga skena politike, duke e privuar nga jeta Ali Ahmetin ose ndonjė politikan tjetėr, atėherė ai, ose ata atentatorė terroristė tė brendshėm dhe tė jashtėm janė tė veteliminuar dhe tė vetėvrarė, sepse nė vend tė jetėsimit dhe tė afirmimit tė vlerave kombėtare shqiptare, dhe tė atyre demokratike dhe paqėsore ndėrkombėtare, ata duan me ēdo kusht(duke pėrdorur strategjinė dhe taktikėn e frikėsimit, tė dhunės, tė terrorit dhe tė vrasjes sikurse regjimet policore ēetniko-fashiste dhe polpotiste tė Serbisė sė Nikola Pashiqit dhe tė Slobodan Milosheviqit etj.), qė popullin shqiptar tė Iliridės ta izolojnė nėn kanxhat e anarkisė dhe tė kuazidemorkacisė, do tė thotė ta shpien, dhe ta gozhdojnė atė nė fashizėm dhe nė rrugė tė pakrye tė sundimit kolonial serbo-bullgaro-grek, sikurse kėtu e 100 vitet e shkuara.

Edhe nėse Ali Ahmeti “ e ka harxhuar” kredibilitetin, qė tė jetė nė krye tė politikės dhe pushtetit nė “Maqedoni”, kjo, nė asnjė mėnyrė, nuk nėnkupton se ai duhet tė eliminohet fizikisht nga skena politike shtetėrore shqiptare, sepse njė akt i tillė do tė kishte thjesht karakter terrorist antinjerėzor, antiligjor, antidemokratik dhe antikombėtar shqiptar. Sė kėndejmi, do tė ishte i dėnueshėm si mbi bazėn kanunore shqiptare, tė sė drejtės sė brendshme, ashtu edhe mbi bazėn ligjore tė sė drejtės ndėrkombėtare.

Tė gjithė ata qė janė tė gatshėm, tė prirė, dhe tė paguar nga dikush, qė tė pėrdorin ēfarėdolloj force me thika apo me plumba nė kurriz tė veprimtarėve politikė kombėtarė shqiptarė, ose kundėr ēdo qytetari, ata nuk janė vetėm armiq tė popullit shqiptar dhe tė Shqipėrisė Etnike, por edhe armiq numėr 1(NJĖ) tė Amerikės, e cila ėshtė jo vetėm nė anėn e mbrojtjes sė ēėshtjes shqiptare, por edhe nė anėn e vendosjes, tė mbrojtjes dhe tė promovimit tė vlerave tė lirisė, tė demokracisė, tė drejtėsisė, barazisė, tė sigurisė, tė rendit, tė stabilitetit dhe tė paqes nė Ballkan.


14.05.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Kushner: Pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė shpikur (2008-08-28 14:51:08 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Thaēi: Askush nuk mund tė bėjė marrėveshje qė bien ndesh me Kushtetutėn e Kosovės (2008-08-25 08:53:06 nga admin1)
[ Opinione ] Asambleja serbe dhe kushtetuta e Kosovės (2008-06-29 10:12:06 nga admin1)
[ Opinione ] DIKUSH PO LYPĖ…NĖ KEK! (2008-06-20 07:27:59 nga admin4)
[ Opinione ] PSE DO TĖ DĖSHTOJĖ KUSHTETUTA E AHTISARIT? (2008-06-19 04:54:49 nga admin4)
[ Opinione ] Zbatojeni kushtetutėn (2008-06-17 16:17:18 nga admin1)
[ Intervista ] Judah: Kushtetuta s'mund tė zbatohet nė gjithė territorin (2008-06-16 15:46:22 nga admin1)
[ Opinione ] KUR NGA NJĖ LETĖR E “ DOVLETIT” RRĖZOHET PĖR DHE KUSHTETUTA E NJĖ SHTETI ”SOVRAN”! (2008-06-15 06:39:32 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kushtetua Serbo-Unmikistaneze (2008-06-15 04:46:02 nga admin4)
[ Opinione ] KUSHTETUTA QYTETARE APO ETNIKE? (2008-06-14 17:11:48 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] MOSRUAJTJA E MJEDISIT NA KUSHTON TĖ GJITHĖVE (2008-06-05 12:27:23 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster