DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Shqiptarėt dhe amerikanėt kanė vlera tė pėrbashkėta
Postuar mė datėn: 2007-05-30 05:21:05 nga admin6 :: Kategoria: Intervista
VOA: Mė 10 qershor, presidenti Bush do tė bėhet presidenti i parė amerikan qė viziton Shqipėrinė si i tillė. Ēfarė ju sjell nė mend kjo ngjarje lidhur me historinė qė kanė pėrshkuar marrėdhėniet shqiptaro-amerikane?

ATĖ ARTUR LIOLIN: Ėshtė e para herė qė njė president i Amerikės, qė ėshtė nė fuqi nė administratėn e tij, udhėton pėr nė Shqipėri dhe kjo ka rėndėsi jo vetėm pėr lidhjet qė nga koha e presidentit Willson, i cili ndihmoi shpėtimin e Shqipėrisė dhe pranimin e saj nė Lidhjen e Kombeve, duke bashkėpunuar edhe me imzot Fan Nolin, por edhe mė kujton se nė qershor ėshtė Festa e Rushajeve. Dhe, ishte pikėrisht Dita e Rushajeve kur Gjergj Kastrioti Skėnderbeu u kthye nė Krujė pėr tė parėn herė nė moshė madhore. Pra, ėshtė njė rast i veēantė qė duhet kremtuar me gėzim.

VOA: Ēfarė u ka ofruar dhe u ofron Amerika shqiptarėve? Pėrse ka pasur aq shumė shqiptarė qė kanė marrė njė rrugė kaq tė gjatė pėr tė ardhur kėtu nė Amerikė?

ATĖ ARTUR LIOLIN: Mos harroni se ne shqiptarėt dhe amerikanėt nė disa aspekte kemi tė njėjtat parime: Pavarėsinė shqiptari e ka nė gjen, ndėrsa amerikani nė kushtetutė; ata kanė tė pėrbashkėt dėshirėn pėr ta bėrė sa mė tė mirė jetėn e tyre; edhe shqiponjėn e kanė simbol, si shqiptarėt, edhe amerikanėt. Unė besoj se amerikani e do shqiptarin sepse ka dhimbje pėr vuajtjet e tij gjatė shekujve, sidomos nė kohėn tonė. Kurse, shqiptari ka admirim pėr amerikanin, i cili e vlerėson njeriun jo nga prejardhja, por nga meritat e tij personale, e vlerėson pėr punėn, pėr traditat e tij etike dhe morale. Pra, tė dy kanė parime dhe vlera tė pėrbashkėta.

VOA: Komuniteti shqiptar i Bostonit ka pasur fatin tė ketė nė gjirin e tij njė personalitet tė tillė tė shquar si Fan Noli. Cilat kanė qenė pėrpjekjet e Nolit pėr t’i nxitur ndjenjat pro amerikane te shqiptarėt?

ATĖ ARTUR LIOLIN: Nolin e njohim jo vetėm si personalitet tė shqiptarizmit ose tė rilindėsve. Edhe si udhėheqės shpirtėror, si peshkop, imzot Noli forcoi dashurinė e shqiptarėve pėr Amerikėn, pėr parimet, vlerat dhe kushtetutėn e saj. Kėtė ai bėnte nė njė mėnyrė praktike, sepse duke qenė nė krye tė federatės panshqiptare “Vatra” dhe nė rolin e tij si peshkop i Kishės Ortodokse, ai e paraqiste atė si njė organizatė amerikane. Dhe kėshtu, me dashurinė pėr vendin ku ndodheshin, ata kishin mė tepėr ndikim pėr tė ndihmuar Shqipėrinė.

VOA: Ēfarė pune ka bėrė Noli me Shtėpinė e Bardhė dhe me zyrtarėt amerikanė pėr t’i bėrė ata mė tė interesuar pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt?

ATĖ ARTUR LIOLIN: Noli pėrdorte kapelėn e peshkopit pėr ēėshtje fetare, por edhe kapelėn e “Vatrės” pėr ēėshtjen kombėtare. Ai e ndante punėn, e kuptonte qė nuk duhej pėrzier politika me besimin, megjithėse nė realitetin e sotėm ne shikojmė qė shumė njerėz bėjnė gabim kur thonė se besimi kėrkon tė pėrdorė politikėn ose kur politika pėrpiqet t’i pėrdorė organizatat fetare pėr agjendėn e saj. Noli i mbante ato tė ndara pikėrisht ashtu siē kėrkon kushtetuta amerikane. Noli u nderua nga presidenti Lindon Johnson, duke u ftuar prej tij nė Shtėpinė e Bardhė, jo vetėm pėr tė dhėnė lutje, por edhe pėr njė fjalim qė u mbajt aty pėr Shekspirin. Kėtu nė Boston, senati i shtetit Masaēusetsit e ftoi Nolin pėr tė dhėnė lutjen e hapjes sė legjislaturės nė vitin 1963. Pra, Noli njihej dhe respektohej pėr mendjen, rolin udhėheqės dhe parimet e tij.

VOA: Ēfarė e dallon valėn e re tė emigracionit shqiptar nė Shtetet e Bashkuara nė krahasim me atė tė paraluftės?

ATĖ ARTUR LIOLIN: Nė thelb janė tė njėjtė, emigranti ėshtė emigrantė. Por, mund tė themi qė emigrantėt e dekadės sė fundit janė mė tė arsimuar sesa mė parė, shqipen e dinė mirė mė mirė se ne, pėrshtaten shumė shpejt nė shoqėrinė amerikane mė shpejt sesa baballarėt tanė. Jemi krenarė me sjelljet e tyre, sepse kanė njė nam shumė tė mirė, sidomos nė Boston, si punėtorė tė mirė, si njerėz me moral tė mirė dhe me parime. Ata kanė formuar organizata tė ndryshme pėr tė ndihmuar veten dhe ata qė vijnė mė pas. Ky ėshtė njė fenomen i ndryshėm, sepse zakonisht shqiptari ka alergji pėr tė ndihmuar institucionet. Ai mund tė japė kėmishėn pėr fqinjėt qoftė edhe jo shqiptarė, por pėr institucionin ka rezerva. Kjo ndoshta lidhet me historinė e shqiptarėve qė janė mė tė afruar me familjen dhe me klanin, por besoj se ata do ta kuptojnė se kur ndihmojnė institucionet e tyre shqiptare ndihmojnė edhe vetveten dhe fėmijėt e tyre.

VOA: Vitet e fundit mes shqiptarėve nė Shqipėri, por edhe nė Kosovė janė shtuar debatet lidhur me identitetin fetar tė shqiptarėve. Ju si shqiptaro-amerikan dhe si pėrfaqėsues i fesė si e shikoni kėtė debat?

ATĖ ARTUR LIOLIN: Mbase ngaqė jam lindur kėtu nė Amerikė, por nuk e shikoj si problem thelbėsor. Njeriu lidhet me Zotin me anėn e faltores sė tij, kishės apo xhamisė. Ai lidhet me fqinjėt me anėn e lagjes ku jeton. Njeriu lidhet me prejardhjen e tij nėpėrmes gjuhės, historisė dhe dashurisė pėr kombin. Dikush nė Shqipėri mė pyeti nė fillim tė viteve ‘90: at Artur, cilėn doni mė shumė, Amerikėn apo Shqipėrinė? I thashė se pėrpara se t’i pėrgjigjesha do tė desha ta pyesja: Po ju cilin doni mė shumė, babanė apo nėnėn? Pra, njeriu ka shumė aspekte, por ēdo pyetje tė tillė duhet ta shikojė tė lidhur me vendin e vet.

VOA: Si e shikoni tė ardhmen e Kosovės, kėtij shteti tė ri qė po krijohet nė Ballkan, natyrisht me ndihmėn aktive tė Shteteve tė Bashkuara?

ATĖ ARTUR LIOLIN: Tė gjithė diplomatėt me mend e kuptojnė se pavarėsia e Kosovės ėshtė e pashmangshme. Ne vetėm i kėshillojmė kosovarėt qė tė kenė parasysh tė ardhmen e tyre dhe t’i trajtojnė grupet e ndryshme etnike, shqiptare ose jo shqiptare, duke pasur nė vėmendje tė ardhmen pas pesėdhjetė vjetėsh. Kjo ėshtė shumė e vėshtirė. Po tė kisha qenė unė nė Kosovė kėto dhjetė vjetėt e fundit, nuk do ta kisha bėrė dot, por kosovarėt duhet ta bėjnė, sepse kanė njė mundėsi tė rrallė qė jo ēdo komb e ka. Kur u formuan Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, mė shumė se 200 vjet tė shkuara, kur hartuan kushtetutėn e parė tė shtetit amerikan, e bėnė atė duke menduar pėr 100 vjet mė vonė dhe jo pėr kohėn aktuale. Duke bėrė kėtė, ata ndihmuan edhe kohėn nė tė cilėn jetonin. Unė besoj se edhe shqiptarėt e Kosovės, por dhe tė Shqipėrisė, duke bėrė ligjet e tyre duhet tė shikojnė 100 vjet mė vonė, pra si do tė ndihmohen jo vetėm fėmijėt, por edhe nipėrit, stėrnipėrit dhe stėrmbesat e tyre. Nė qoftė se veprojnė kėshtu, ata do tė ndihmojnė edhe kohėn e sotme.

VOA
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Shqiptarėt duan tė jenė bashkė nė njė shtet tė pėrbashkėt (2008-11-05 16:41:28 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] UNMIK-u diskriminon shqiptarėt nė Veri tė Kosovės! (2008-11-01 15:30:29 nga admin1)
[ Kultura ] MANASTIRI DHE OBJEKTI I KONGRESIT, PĖR SHQIPTARĖT, SI MEKA DHE QABEJA PĖR MYSLIMANĖT (2008-11-01 01:40:28 nga admin4)
[ Intervista ] Tė pėrdoret nocioni politik: Shqiptarėt e Shqipėrisė Lindore! (2008-10-08 17:08:31 nga admin4)
[ Opinione ] SHQIPTARĖT E KOSOVĖS DHE TĖ TROJEVE SHQIPTARE NĖ ISH-JUGOSLLAVI KANĖ PATUR VETĖM DY RRUGĖ TĖ PĖRCAKTIMT TĖ TYRE: (2008-10-06 04:18:08 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Corriere: Shqiptaret e rinj te Italise (2008-10-06 00:10:29 nga admin2)
[ Opinione ] ĒKA NUK E BĖJMĖ NE SHQIPTARĖT, E BĖJNĖ ATA…! (2008-10-03 17:44:27 nga admin1)
[ Opinione ] SHQIPTARĖT DHE „PAKOJA AHTISAARI“…! (2008-09-19 14:27:03 nga admin4)
[ Opinione ] SHQIPĖRIA DHE SHQIPTARĖT TĖ LIROHEN NGA KOLONIALIZMI SHEKULLOR SLLAV NĖ BALLKAN (2008-09-09 13:15:51 nga admin4)
[ Opinione ] Ēka duhet tė ndodhė, qė tė bashkohen shqiptarėt?! (2008-08-22 10:41:08 nga admin4)
[ Opinione ] Gjykimet drakoniane mbi shqiptarėt etnikė, nuk e qetėsojnė gjendjen nė Maqedoni! (2008-07-19 23:50:27 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster