DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» JETON BOTĖN E TIJ ME TRI DASHURI
Postuar mė datėn: 2008-04-05 15:07:57 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

PORTRETI I JAVĖS: MUSA RAMADANI

Misa Ramadani ėshtė njė krijues specifik, qė jeton nė botėn e tij tė veēantė, i rrethuar me dashurinė pėr Kafkėn, Aleksandėr Moisiun dhe Veronikėn. Ndoshta ka edhe ndonjė dashuri tjetėr enigmatike, por ende nuk e ka zbuluar

Shkruan: Reshat SAHITAJ

Musa Ramadani i takon rangut tė krijuesve tė mėdhenj tė letėrsisė sonė, i cili me shkrimet e tij ka arritur ta ndėrtojė individualitetin e vet. I takon brezit tė shkrimtarėve, tė cilėt kanė lėnė gjurmė nė letėrsinė tonė bashkėkohore. I lindur nė vitet e errėta tė Luftės sė Dytė Botėrore, i shkolluar nė kohėt konfuze tė mbretėrisė sė sistemit tjetėr ku bėheshin diferencime, burgosje, vrasje e shpėrngulje masive, Musa Ramadani nė heshtje futej nė botėn magjike tė librit ku gjente ngushėllim pėr vuajtjet qė pėrjetonte populli i tij. Nė botėn magjike tė librave, Musa Ramadani lundronte nė aventurat e personazheve tė romaneve duke shėtitur vende pėrrallore, duke kaluar nėpėr beteja e luftėra nga mė tė ndryshmet pėr t’u ndalur nė dashurinė qė pėrjetonte heroi mė tė dashurėn.

Ndryshe nga tė tjerėt nė shkrime

Bukuria ishte ajo qė Musa Ramadanin e kishte futur nė kthetrat e dashurisė. Po ē’ishin kthetrat dhe pse thuhej kthetrat tė dashurisė, mendonte nė vete i riu pėr ē’gjė kishte krijuar opinionin e tij qė ato i konsideronte si njė lloji pėlhurė e mėndafshtė e dashurisė. Kjo pėlhurė e mėndafshtė dashurie ngadalė tė pėrkėdhelte e tė mbėshtillte jo trupin, por shpirtin ku individi ndjente kėnaqėsinė dhe lumturinė e jetės. Kthetrat i quante si diēka robėruese, shkatėrruese e pėlhura e mėndafshtė ishte mė pėrkėdhelėse, mė afėr shpirtit. Pėr kėtė ndoshta mendimi i tij ishte krejt gabim, por Musa Ramadani kishte filluar tė futej nė njė botė ku tjerėt nuk mund tė hynin. Ishte bota e tij qė e kishte fituar nga leximet e autorėve tė njohur botėrorė dhe kėtė botė imagjinative nuk donte ta ndėrronte me askėnd. E pse ta ndėrronte? Me ēka ta ndėrronte? Nė botėn reale dukej varfėria e vuajtjet e pėrhershme tė bashkėfshatarėve tė cilėve nuk mund t’u ndihmonte veēse t’i ftonte t’i bashkėngjiteshin botės magjike tė librit. Si mund t’u ndihmonte tė tjerėve kur pėr vete kishte gjetur strehimin shpirtėror qė nuk mund t’ia ndalonte e as merrte askush. Nė libra zbulonte autorė nė zė qė ua pėrcillte zhvillimet e jetės sė personazheve dhe natyrisht tė vetė autorit. Impresionuese iu kishte dukur jeta e Kafkės, stili i shkrimeve tė tij. “Ky ėshtė ai...”, kishte belbėzuar nė vete njė ditė. “Ēka ėshtė ky farė Kafka?!”, do ta kishte pyetur ndonjė injorant po tė ishte afėr tij. Askush nuk ishte pranė e askush nuk e dėgjoi e ndoshta as vetė nuk e kishte dėgjuar vetėn. As tash nuk e di, kishte folur mė vete apo nuk kishte thėnė asnjė fjalė, por njė gjė e di se atė ditė kishte medituar shumė gjatė,aq gjatė sa Kafka ishte shndėrruar nė Musėn e Musa nė Kafkėn. Atė ditė vetės ia kishte dhėnė obligim qė nė shkrime tė jetė ndryshe nga tjerėt, nė shkrime tė krijojė stilin dhe figurėn e vet. Po tė tjerėt, a nuk shkruanin ndryshe? Secili duhet tė shkruajė nė mėnyrėn e vet, nė heshtje i kishte thėnė vetės. Mbase edhe nė paraqitjet publike, Musa Ramadanit nuk i interesonte se ēka thonė e ēka bėjnė tė tjerėt.

Dashuria si shpėtim dhe frymėzim



Musa Ramadani mė shumė se tridhjetė vjet nė tė njėjtėn kohė zgjohet, nė tė njėjtėn kohė e pinė kafenė e mėngjesit, nė tė njėjtėn kafe ēdo ditė e lexon shtypin dhe nė tė njėjtin vend e shohim nė tė njėjtėn tavolinė me shtypin ditor nė dorė. Herė ėshtė i shoqėruar me ndonjė krijues tjetėr e herė vetė, por mė shumė vetė, sepse edhe kur ėshtė nė shoqėri mė tė, ai nuk flet. Bashkėbiseduesi apo shoqėruesi mund tė flasė e Musa tė dėgjojė me orė pa thėnė as “po” e as “jo”, sepse ai jeton ne botėn e tij. Ai jeton me personazhet e tij ose qė i ka vėnė nė veprat e tij, ose me ato qė do t’i vėrė mė vonė. Mendimet e tij ia lėshon lirshėm imagjinatės ku nuk ka ndalesa kufijsh, nuk ka tortura, por vetėm kreativitet artistik, bukuri dhe dashuri. Veronika ėshtė plagė e vjetėr apo ndoshta plagė e pashėrueshme. Veronika ėshtė jeta dhe dashuria shpirtėrore e pėrjetshme. Maratonja e Prizrenit Veronika ėshtė plaga dhe dashuria e tėrė shqiptarėve, por Musa ėshtė ai qė e pėrjetėsoi dhe njė ditė pėr dashurinė do tė shkruan: “ Dashuria ofrohet si buka, si uji, si liria... Dashuria kėrkohet si ajri, si zjarri, si shpėtimi..." E cili njeri nė botė dashurinė nuk e kėrkon si ajrin? Dashuria ėshtė shpėtim dhe frymėzim pėr shkrimtarin tonė Musa Ramadanin, siē ishte dhe ėshtė pėr ēdo njeri nė botė, por krijuesit janė ata qė dashurisė ia kushtuan vargjet mė tė mira, pikturat e skulpturat mė tė bukura. Dashuria ėshtė vetė jeta, por qė Musa Ramadani e ka skalitur nė veprėn e tij pėr ta bėrė tė pėrjetshme.

Musa Ramadani e ka edhe njė dashuri tjetėr, por kėsaj radhe njė figurė qė mahniti botėn me lojėn e tij nė teatrot mė prestigjioze tė botės – Aleksandėr Moisiun. Pėr jetėn e kėtij aktori shqiptar me renome botėrore, Musa Ramadani do ta shkruajė njė dramė. Shihet se shkrimtari ėshtė inspiruar nga jeta e Aleksandėr Moisiut, andaj ia fillon ta shkruajė veprėn, sepse ky e pėrjeton shpirtėrisht suksesin dhe vuajtjet e aktorit tonė.

Veprat e mėdha teatrale gjithnjė kanė qenė vepra subverzive qė i sulmojnė pėrgjithėsisht problemet e ndryshme shoqėrore si besimin, idetė, modelet, imazhin e njeriut tė njė civilizimi apo tė njė shoqėrie tė veēantė. Me kalimin e kohės, historia e letėrsisė i shlyen kėto konflikte, apo se pakut mundohet t’i injorojė nė mėnyrė qė lexuesin/shikuesin ta qetėsojnė duke i prezantuar vepra mė pak tė ngarkuara me histori dhe lėvizjet historike. Por shikuar nė origjinė tė gjitha kryeveprat botėrore, edhe nėse nuk afirmohen nė kėtė aspekt, ato sulmojnė, rrahin, revoltojnė, pengojnė, shkaktojnė dhembje dhe natyrisht dashuri. («Le théatre contemporain»)

Nė gjurmė, njė dashuri tjetėr enigmatike

Shkrimtari ynė, Musa Ramadani, i inspiruar nga jeta dhe veprimtaria e figurės sė njohur evropiane Aleksandėr Moisiut, bėn kėrkime duke rrėmihur nė tė kaluarėn artistike qė tė na ndriēojė pjesėt e jetės sė pandriēuara tė aktorit tonė qė asokohe tundi botėn teatrale. Aleksandėr Moisiu ishte apo nuk ishte shqiptar ?! Nuk do mend se rreth origjinės sė aktorit, autori Musa Ramadani as qė do tė humbė kohė, sepse ai ishte shqiptar. Boshti i dramės pikėrisht qėndron nė atė se si Aleksandėr Moisiu trajtohet nga gjermanėt pėr origjinėn e tij shqiptare dhe si aktori i pėrjeton periudhat e ndryshme tė jetės sė tij. Pavarėsisht se teksti i Musa Ramadanit herė pas here bie ndesh me atė qė thuhet, dukėt qartazi se drama ėshtė thurur me njė admirim dhe pėrkushtim tė madh. Vetė futja e shkrimtarit nė labirintet mė tė fshehta tė jetės sė aktorit Aleksandėr Moisiut qė publikut t’ia zbulojė sekretėt mė intime tė aktorit na jep tė kuptojmė se autori Musa Ramadani, ka ngritur njė ngrehinė me njė arkitekturė tejet origjinale tė kėtij zhanri. Duke u thelluar nė jetėn emotive dhe atė tė suksesit profesional tė Aleksandėr Moisiut, autori mėnjanon, qėllimisht apo pa tė, befasitė, intrigat, dashurinė, dinamizmin… Duke njohur shkrimet e mėparshme e tė mėvonshme tė shkrimtarit Ramadani, duket se qėllimisht ka dashur tė ndėrtojė njė ngrehinė qė do tė shkėlqente vetė jeta dhe suksesi i Aleksandėr Moisiut.

Musa Ramadani ėshtė njė krijues specifik qė jeton nė botėn e tij tė veēantė i rrethuar me dashurinė pėr Kafkėn, Aleksandėr Moisiun dhe Veronikėn. Ndoshta ka edhe ndonjė dashuri tjetėr enigmatike, por ende nuk i ka bėrė tė njohura pėr publikun e gjerė. Nė pritje tė ndonjė zbulimi tė ndonjė fshehtėsie tjetėr me padurim lexuesit presin botimin i librit tani mė tė pėrfunduar pėr Kafkėn.

Ėshtė fitues i shumė ēmimeve dhe shpėrblimeve letrare, por Musa as qė dėshiron tė fletė pėr to, sepse ato i takojnė sė kaluarės. Musa jeton pėr tė ardhmen.

Kontakt: Reshat80@hotmail.com

KOSOVA SOT
5 prill 2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria jeton nė periferinė e tragjedisė !... (2008-03-21 16:26:53 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Varfėria, 17% e popullsisė jeton nėn minimumin jetik (2007-10-18 12:01:26 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Banka Botėrore: Rreth 15 pėr qind e popullatės sė Kosovės jeton nė varfėri ekstreme (2007-08-07 16:31:38 nga admin4)
[ Intervista ] Intervistė me shkrimtarin dhe publicistin nė Bruksel, Jeton Kelmendi (2007-07-12 16:38:26 nga admin1)
[ Kultura ] Cikel poetik nga poeti Jeton Kelmendi (2006-12-19 06:03:02 nga Flori Bruqi)
[ Diaspora ] ROLI I DIASPORĖS NĖ AFRIMIN E SHQIPTARĖVE ME BOTĖN E QYTETĖRUAR PERĖNDIMORE (2008-08-20 12:30:54 nga admin1)
[ Tech-Info ] Hakerėt sulmojnė mbi 500.000 lokacione uebi nė mbarė botėn (2008-05-18 11:57:47 nga admin4)
[ Opinione ] MASONĖT E SUNDOJNĖ BOTĖN (2008-04-21 06:03:22 nga admin4)
[ Histori ] MASAKRA E REĒAKUT QĖ TMERROI BOTĖN (2008-01-14 14:09:11 nga admin4)
[ Kultura ] BABADIMNI PREJ LUBOTENIT (2007-12-24 04:01:50 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Hagė, nis gjyqi pėr vrasjen e 7 shqiptarėve nė Luboten nė '01 (2007-04-16 07:04:33 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster