ALBIN KURTI
Ne po i organizojmė dhe po i mobilizojmė banorėt e fshatrave me rėndėsi strategjike nė Kosovė, kundėr decentralizimit, kundėr tė ashtuquajturit eksterritorialitet tė kishave dhe manastireve ortodokse, qė pėr mė tepėr po quhen me dashakeqėsi dhe padrejtėsisht, serbe.
Po ashtu, po i mobilizojmė edhe pėr demonstratėn tonė tė radhės kundėr zgjedhjeve tė Serbisė, e cila do tė mbahet mė 9 maj tė kėtij viti.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Meqė folėt pėr decentralizimin, e keni cilėsuar atė si njė projekt ushtarak tė Serbisė. Ēka keni nėnkuptuar me kėtė?
ALBIN KURTI
Ta zėmė, nė Komunėn e Vitisė, banori i fshatit Skifteraj, qė tė shkojė nė qendrėn e vet, nė qytezėn e Vitisė, duhet tė kalojė nėpėr komunėn e re qė do tė formohet, ajo e Kllokot Vėrbovcit.
Natyrisht qė Ahtisaari e ka ditur qė njė projekt i tillė nuk ka mundėsi tė funksionojė.
I vetmi shpjegim ėshtė qė nė fakt Serbia po pėrforcohet brenda Kosovės, nė mėnyrė qė nė kėto komunat e reja, tė cilat do tė pėrpiqet qė ti ndėrlidhė territorialisht dhe institucionalisht, tė krijojė njė platformė pėr agresionin e ri nė Kosovė.
Decentralizimi, siē e ka paraparė Ahtisaari, nuk mund tė jetė funksional dhe i qėndrueshėm nė Kosovė. Ai ka kuptim vetėm pėr ta forcuar dhe zgjeruar Serbinė brenda Kosovės.
Duke parė se ky decentralizim ėshtė tėrėsisht mbi baza etnike dhe pėr prioritet ka territorin, atėherė nuk ka se si tė quhet ndryshe pėrveēse projekt ushtarak i Serbisė.
Ne kemi shkuar nė fshatrat Brus, Mogillė, sė shpejti do tė shkojmė nė fshatin Stanishor, pra nė tė gjitha ato fshatra qė e ndėrpresin ndėrlidhjen territoriale tė enklavave serbe, qė kontrollohen nga strukturat e Serbisė nė Kosovė.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Mendoni se me veprimet tuaja mund ta stoponi zbatimin e decentralizimit?
ALBIN KURTI
Jo ne. Ne do tė ndihmojmė qė fshatarėt e atyre vendeve ta stopojnė decentralizimin.
Unė mendoj se nėse fshatarėt ngritėn nė kėmbė dhe e kundėrshtojnė zbatimin e decentralizimit nė fshatrat e tyre, atėherė ai do tė pengohet.
Shembull pėr kėtė janė fshati i Hajvalisė dhe ai i Cėrnicės i pari ėshtė paraparė tė hyjė nė Komunėn e Graēanicės, i dyti nė Komunėn e Barteshit, mirėpo pikėrisht pėr shkak se banorėt atje janė organizuar dhe kanė kundėrshtuar, i kanė nxjerrė prej komunave pėrkatėse serbe.
Mendoj se edhe nėse fshatrat tjera shqiptare veprojnė kėsisoj, po ashtu do tė arrijnė sukses qė tė mbesin nė komunat ku janė.
Decentralizimi ėshtė afrim i pushtetit kah qytetari me kusht qė paraprakisht Kosova bėhet njėmend sovrane dhe mbi tė gjitha eliminohen strukturat paralele tė Serbisė, tė cilat nė fakt i dirigjojnė serbėt gjithandej.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Vetėvendosje - vetė emri i lėvizjes qė drejtoni, ju aludon nė tė drejtėn pėr vetėvendosje. Pas shpalljes sė pavarėsisė, keni menduar tė ndryshoni emrin, apo edhe vetė natyrėn e lėvizjes?
ALBIN KURTI
Nuk do ta ndryshojmė emrin e lėvizjes sonė dhe nuk mendojmė se rrethanat kanė ndryshuar esencialisht, nė mėnyrė qė ne ta ndryshojmė formatin e lėvizjes sonė.
Pavarėsia, e cila u shpall dhe u njoh, ėshtė pavarėsi pa substancė, pikėrisht pėr shkak se nuk ėshtė realizuar nėpėrmjet vetėvendosjes, pra nėpėrmjet referendumit.
Qeveria e Kosovės ėshtė njė qeveri pa dhėmbė, e cila ėshtė shkaku kryesor qė pavarėsia po mbetet veēse nė letėr.
Kemi shtet tė pavarur dhe sovran tė Kosovės nė letėr, i cili nuk ka as ministri tė mbrojtjes, as ministri tė punėve tė jashtme, Ministria e Punėve tė Brendshme nuk e kontrollon policinė, nuk kemi ushtri, nuk kemi integritet territorial dhe as ulėse nė OKB.
Pėrderisa institucionet e Republikės sė Kosovės prodhojnė dokumente, letra dhe imazhe tė duartrokitjeve dhe buzėqeshjeve kolektive tė zyrtarėve tė ndryshėm kosovarė, Serbia po prodhon realitet tė ri nė terren.
Prandaj, pėrderisa populli i Kosovės nuk pyetet se nė ēfarė sistemi politik dėshiron tė jetojė dhe nė kėtė mėnyrė tė vendosė po ashtu edhe pėr koordinatat e kėtij sistemi, ne mendojmė se kemi shumė arsye tė ekzistojmė kėshtu siē jemi.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Ēfarė realiteti tė ri po prodhon Serbia nė Kosovė?
ALBIN KURTI
Sė pari, cungimi i parė i sovranitetit tė Kosovės nė mėnyrė flagrante u bė nė veri. Po shihet qė kufiri i Kosovės me Serbinė atje, dikur ishte administrativ, e tash nė vend qė tė bėhej ndėrkombėtar, nuk ėshtė fare.
Nė anėn tjetėr, zgjedhjet e Serbisė qė do tė mbahen nė Kosovė mė 11 maj, janė cungimi i dytė flagrant i sovranitetit dhe integritetit territorial.
Dhe, praktikisht, Serbia po e ndėrton njė Serbi tė vogėl pėrbrenda Kosovės, e cila ngadalė, por sigurt, po shndėrrohet nė njė republikė tė re serbe nė Kosovė, ngjashėm sikurse qė ėshtė ajo nė Bosnje.
Qeveria e Kosovės po mjaftohet me deklarata tė ndryshme, me kundėrshtime verbale, mirėpo qėndrimet e saj nuk po pasohen me kurrfarė veprimesh ose vendimesh pėr ta penguar Serbinė dhe ndėrmarrjen e saj kriminale brenda nė Kosovė.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Keni paralajmėruar protesta mė 9 maj, kundėr zgjedhjeve lokale serbe, ndėrkohė qė ende pa u mbajtur, kėto zgjedhje cilėsohen si tė paligjshme nga faktori ndėrkombėtar dhe institucionet e Kosovės. Atėherė, ēfarė efekti do tė ketė kjo protestė?
ALBIN KURTI
Ne do tė tregojmė qė nėse politikanėt tonė e durojnė njė shkelje tė tillė tė sovranitetit nga Serbia pėrmes mbajtjes sė zgjedhjeve parlamentare dhe lokale nė 23 komuna tė Kosovės, jemi ne qytetarėt, ėshtė populli i Kosovės ai qė nuk do tė lejojė qė e gjithė Kosova tė heshtė dhe nė kėtė mėnyrė tė hapė rrugėn pėr ndarjen e Kosovės.
Mendoj se mė 11 maj po na e matin pulsin e 2 milion e gjysmė njerėzve, nėse e pranojmė njė ndėrhyrje tė tillė tė Serbisė.
Nėse Kosova hesht, njė gjė ėshtė e sigurt do tė hapet shtegu pėr kantonizimin e Kosovės, pėr ndarjen e saj tė brendshme dhe pėr bėrjen e saj njė Bosnje tė dytė, pra njė vend tėrėsisht jofunksional.
Qeveria e Kosovės ka thėnė se nuk do ti njohė kėto zgjedhje, UNMIK-u ka deklaruar se nuk do ti njohė rezultatet, por ēėshtja ėshtė diēka tjetėr ēėshtja ėshtė se si tė bėhet qė serbėt e Kosovės dhe kėto struktura ta njohin Kosovėn sovrane. Kėta po sillen thuajse janė ende nė vitet 90.
Mendoj se kėto zgjedhje po tolerohen nga faktorė tė ndryshėm ndėrkombėtarė, me qėllim qė pushteti qė del prej kėtyre zgjedhjeve serbe, tė fillojė ca negociata tė reja me Qeverinė e Kosovės.
Pėrvoja ime dhjetėvjeēare nė politikė tregon qė ēdoherė kur ska drejtėsi, ka negociata.
Unė mendoj se pushtetit tė Prishtinės do ti vendoset karshi njė pushtet tjetėr, kinse legjitim, i serbėve tė Kosovės, i dalė nga zgjedhjet e Serbisė.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Kurti, javė mė parė, u miratua Kushtetuta, tė cilėn ju e keni quajtur udhėzim administrativ pėr planin e Ahtisaarit. Megjithatė, siē ndodh nė praktikė, u pėlqeu ose jo qytetarėve, Kushtetuta respektohet. Ēfarė do tė bėni ju pas 15 qershorit, kur do tė hyjė nė fuqi kjo Kushtetutė? Do ta respektoni atė?
ALBIN KURTI
Kushtetuta e Kosovės e ka nė zemėr tė saj planin e Ahtisaarit, i cili, nė fakt, ndodhet edhe mbi Kushtetutėn dhe interpretimin e tė cilit e bėn ekskluzivisht Pieter Feith, apo shefi i Zyrės Civile Ndėrkombėtare.
Pėrderisa kjo Kushtetutė e ka planin e Ahtisaarit pėrbrenda, si e tillė nuk ėshtė e pranueshme pėr ne dhe unė mendoj se nuk ėshtė pranueshme edhe pėr popullin e Kosovės.
Nuk ėshtė e rastėsishme qė nuk pati referendum, jo vetėm pėr shkaqe parimore, por edhe pėr shkak se e dinin se njė kushtetutė e tillė nuk kalon te populli.
Prandaj, i keqpėrdoren 170 deputetė, apo mė mirė tė them 97 prej tyre, tė cilėt me aklamacion, madje duke mos votuar, por duke u ngritur nė kėmbė pėr tė duartrokitur, e miratuan pa kurrfarė debati njė kushtetutė, e cila pėrcakton jetėn e dy milionė e gjysmė qytetarėve nė vitet e ardhshme, nė mos edhe mė shumė sesa kaq.
Prandaj, ne mendojmė se njė kushtetutė e tillė ėshtė kushtetutė anti-popullore, anti-shqiptare, ėshtė kundėr interesave tona dhe unė jam i bindur se pikėrisht pėr kėtė arsye, ajo nuk do tė jetė asnjėherė e zbatueshme nė terren.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Kur do tė bėhet Albin Kurti pjesė e skenės politike?
ALBIN KURTI
Unė mendoj se pikėrisht duke qėndruar nė opozitė me kėtė sistem politik, je nė politikė.
Brenda kėtij sistemi politik dhe institucioneve tė tij, mund tė merresh me ēėshtje teknike administrative, por kurrsesi me politikė.
Mendoj se pėrderisa Kosova nuk e ka njė qeveri qė ka njė pushtet tė vėrtetė, pėrfshirė kėtu kontrollin mbi policinė, buxhetin, resurset ekonomike dhe natyrore, ushtrinė dhe integritetin territorial, ka shumė kuptim qė ne tė bėjmė rezistencė dhe ti bashkojmė tė pakėnaqurit nė Kosovė, qė gjithsesi janė shumicė, nė mėnyrė qė ta realizojmė qėllimin tonė tė plotė, duke mos u mjaftuar me shumė pak, siē kanė bėrė politikanėt e Kosovės, qė kanė dėshmuar se janė tėrėsisht politikanė tė karrierave personale.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Kur thoni bashkimin e tė pakėnaqurve, nėnkuptoni me kėtė edhe zhvillim tė demonstratave, apo shprehje tė pakėnaqėsive me protesta nė ditėt, javėt apo muajt e ardhshėm?
ALBIN KURTI
Gjithsesi, ne do ti organizojmė qytetarėt e pakėnaqur pėr protesta dhe demonstrata, lidhur me sundimin jodemokratik tė Zyrės Civile Ndėrkombėtare dhe tė EULEX-it, me zbatimin e planit tė Ahtisaarit, i cili na e ndan dhe pėrēan vendin nė baza fetare dhe etnike, si dhe lidhur me ēėshtje tė ndryshme sociale dhe ekonomike.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Meqė kritikoni qasjen e institucioneve karshi statusit tė Kosovės, cila, sipas jush, ėshtė zgjidhja pėr Kosovėn?
ALBIN KURTI
Zgjidhja pėr Kosovėn ėshtė vullneti dhe interesi i kėtij populli, e kjo ėshtė njė Republikė e Kosovės, e pavarur dhe sovrane, sikurse vendet tjera tė zhvilluara, e jo kėshtu me sundime tė ndryshme ndėrkombėtare, jo transparente, qė nuk na japin llogari dhe tė cilat vetėm se shkaktojnė rėnie ekonomike dhe pėr mė tepėr e kantonizojnė pėrbrenda Kosovėn, ashtu siē kanė bėrė mė herėt me Bosnjėn.
Pra, nuk mjafton tė quhesh shtet i pavarur dhe sovran, por duhet tė bėhesh i tillė. Kėtė bėrje nuk ta bėn dikush tjetėr, por duhet ta bėsh vetė.
Stejt Departamenti amerikan dhe SHBA-tė nė pėrgjithėsi i anashkaluan Kombet e Bashkuara dhe UNMIK-un pėr ta pranuar dhe njohur Kosovėn, ndėrkohė qė Qeveria e Kosovės po flerton sė bashku me UNMIK-un dhe nuk po ndėrmerr vendime politike sovrane pasi qė u bė shpallja dhe njohja e pavarėsisė.
|