DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2009

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» FLASH LAJME
Postuar mė datėn: 2007-10-17 12:00:30 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore

UASHINGTON - Departamenti amerikan i Shtetit i ka hedhur poshtė akuzat e Serbisė se po bllokon arritjen e njė kompromisi rreth Kosovės.
"Ne po punojmė aktivisht si pjesė e treshes ndėrmjetėsuese", tha zėdhėnėsi i Departamentit tė Shtetit, Tom Casey.
Casey shtoi se ka afate kohore se sa mund tė zgjasin bisedimet.

PARIS - Franca mbėshtet integrimin evropian tė Serbisė, por nė kėtė moment zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės ėshtė prioritet."Prioriteti ynė ėshtė mbėshtetja e treshes ndėrmjetėsuese. Shpresojmė qė bisedimet ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit tė udhėhequra nga treshja do tė sjellin rezultat pozitiv", i ka deklaruar gazetarėve pėrfaqėsuesi i ministrisė sė jashtme franceze. Ndėrkaq me ftesė tė shefit tė diplomacisė franceze Bernard Kushner, Ekipi i Unitetit do tė qėndrojė tė dielėn nė Paris. Pritet qė pesėshja kosovare ta njoftojė Kushnerin me rrjedhėn e bisedimeve pėr statusin e Kosovės.

MOSKĖ - Rusia nuk e shikon 10 dhjetorin si fundin e procesit pėr pėrcaktimin e statusit tė Kosovės, tha i dėrguari rus nė Bashkimin Evropian Vladimir Cizhov.
"10 dhjetori ėshtė kompletimi i njė faze", tha Cizhovi. "Ka disa hapa modest, por do tė ishte e parakohshme tė flasim pėr rezultate konkrete nga bisedimet. Tė shpresojmė se deri mė 10 dhjetor do jenė mbledhur elementė tė mjaftueshėm nė mėnyrė qė bisedimet tė vazhdojnė edhe mė tej", tha diplomati i lartė rus.

BRUKSEL - Ėshtė shumė e rėndėsishme qė faktorėt ndėrkombėtarė tė angazhuar nė zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės t'i japin shtytje Prishtinės dhe Beogradit qė zgjidhja e statusit tė gjendet nėpėrmjet bisedimeve, ka thėnė komisionari pėr zgjerim i BE-sė Oli Ren. Pėr statusin e Kosovės do tė debatohet nė kėshillin e Sigurimit dhe atė nė bazė tė raportit tė treshes sė Grupit tė Kontaktit, nėse deri mė 10 dhjetor nuk gjendet zgjidhja pėr Kosovėn, ka thėnė tutje Ren, duke komentuar kėshtu deklaratėn e tė dėrguarit rus nė Bashkimin Evropian Vladimir Cizhov.

PRISHTINĖ - Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, i ka tėrhequr vėrejtjen sot bashkėsisė ndėrkombėtare se Beogradi mund tė shfrytėzojė procesin e vendimit pėr statusin e Kosovės me destabilizimin e gjendjes sė sigurisė nė Luginėn e Preshevės. Sejdiu tha se ėshtė obligim i mekanizmave ndėrkombėtarė qė tė mos lejojnė pėrshkallėzime qė Serbia mund t'i provokoj kėto ditė. Kėto komente ai i bėri pas takimit me zėvendėsshefin e UNMIK-ut, Stiven Shuk.

VJENĖ - Kosova do tė kthehet nė njė "konflikt tė ngrirė" nėse Prishtina shpall pavarėsinė nė mėnyrė tė njėanshme pas 10 dhjetorit, ka deklaruar presidenti serb Boris Tadic.
Gjatė qėndrimit tė tij nė Vjenė, Tadic ka theksuar se do jetė "shumė e vėshtirė dhe e rrezikshme" nėse Prishtina vepron pa miratimin e Kėshillit tė Sigurimit.
Tadic nuk ka ngurruar tė thotė se nuk i beson deklaratave tė udhėheqėsve shqiptarė se gjendja nė Kosovė do pėrmirėsohet pas pavarėsisė.

PRISHTINĖ
Nė Kosovė edhe mė tej 44 % e popullsisė jeton nė varfėri relative, ndėrsa 14 % nė varfėri ekstreme. UNDP-ja, ka publikuar njė raport qė udhėzon si tė zhduket varfėria nė Kosovė dhe tė arrihen objektivat tjera tė mileniumit.

ANKARA
Parlamenti i Turqisė ka filluar tė shqyrtojė sot kėrkesėn e qeverisė pėr operacione ushtarake nė veri tė Irakut, nė pėrpjekje pėr tė paralizuar aktivitetin e militantėve kurdė.
Kryeministri turk deklaroi se miratimi nė parlament nuk do tė thotė aksione tė menjėhershme ushtarake.
Planet e Turqisė pėr sulme nė veri tė Irakut janė shoqėruar me kritika nga bashkėsia ndėrkombėtare.

UASHINGTON
Rezoluta qė pėrshkruan si gjenocid masakrėn ndaj armenėve nga turqit osmanė gjatė Luftės sė Parė Botėrore ka humbur mbėshtetjen nė mesin e anėtarėve tė Kongresit amerikan. Mė parė ka qenė Komiteti pėr Politikė tė Jashtme i Dhomės sė Ulėt tė Kongresit qė ka miratuar rezolutėn, e cila ka ngjallur reagime nė Turqi.
Anėtarėt e Kongresit, pėrfshi dhe ata demokratė, nuk po e mbėshtesin rezolutėn, pasi sipas tyre ajo do mund tė dėmtonte marrėdhėniet mes Shteteve tė Bashkuara dhe Turqisė. Edhe presidenti Bush ka kėrkuar mos miratimin e rezolutės.

BAGDAD
Shtatė policė irakianė dhe dy civilė janė vrarė mėngjesin e sotėm nė incidente tė ndara nė Irak.
Pėrveē tė vrarėve njoftohet dhe pėr njė numėr tė plagosurish.

RRAMALLAH
Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice do vazhdojė takimet me zyrtarėt izraelitė dhe palestinezė gjatė ditės.
Rice gjendet nė Lindjen e Mesme nė pėrgatitje tė konferencės ndėrkombėtare qė do mbahet nė nėntor nė pėrpjekje pėr zgjidhjen e konfliktit izrealito-palestinez.
Egjipti ka pėrsėritur mbėshtetjen pėr konferencėn qė do zhvillohet nė Merilend tė Shteteve tė Bashkuara.

OTAVA
Qeveria e Kanadasė ka propozuar zgjerimin e misionit ushtarak nė Afganistan deri nė 2011, dy vjet mė shumė se ē'ishte paraparė.
Qeveria kanadeze kėrkoi nga parlamentit tė mos braktisej populli afgan.
Kanadaja aktualisht ka 2500 ushtarė nė Afganistan.

PEKIN
Kina ka shprehur kundėrshtimin ndaj Shteteve tė Bashkuara qė ka nderuar udhėheqėsin nė mėrgim tė tibetianėve, Dalai Lama me medaljen mė tė lartė civile. Pekini theksoi se ky hap mund tė dėmtojė marrėdhėniet dypalėshe.
Takimi i djeshėm mes presidentit Bush dhe Dalai Lamės ėshtė cilėsuar si "ndėrhyrje nė punėt e brendshme tė Kinės" nga Ministria e Jashtme kineze.

MOSKĖ
Mijėra policė dhe ushtarė pritet tė ruajnė rendin gjatė ndeshjes mes Rusisė dhe Anglisė qė mbahet mbrėmjen e sotme nė Moskė.
Ndeshja pritet tė jetė e fortė, pasi tė dyja skuadrat duhet tė fitojnė nė mėnyrė qė tė sigurojnė njė vend nė finalet e kampionatit evropian qė mbahet nė 2008.
Ekziston rreziku i pėrleshjeve mes ekstremistėve rusė dhe mbėshtetėsve tė ekipit anglez, pasi tė dyja grupet kanė qenė tė pėrfshira nė incidente tė dhunshme nė tė shkuarėn.

LONDĖR
Autorja irlandeze Anne Enright ėshtė fituese e ēmimit Man Booker Prize, njė nga ēmimet mė tė rėndėsishme tė letėrsisė nė botė.
Nė njė tjetėr kategori disa vjet mė parė kėtė ēmim e ka fituar shkrimtari shqiptar Ismail Kadare.

MADRID
Dy ushtarė spanjoll tė KFOR-it kanė vdekur dhe dy tė tjerė janė lėnduar, si pasoj e rrotullimit tė automjetit tė tyre dhe mė pas pėrplasjes nė njė pompė benzine, ka bėrė tė ditur ministra spanjolle e mbrojtjes. Ngjarja ka ndodhur nė afėrsi tė Istogut, ku janė tė stacionuar ushtarėt spanjoll tė KFOR-it.

ROMĖ
Tre shqiptarė janė vrarė sot nė Itali pas njė shkėmbimi zjarri nė njė gjykatė nė qytetin Rexhio Emilia. Njė 40 vjeēar nga Durrėsi ka qėlluar pėr vdekje gruan dhe axhėn e saj, teksa po prisnin fillimin e seancės gjyqėsore pėr ndarje mes tyre. Pas kryerjes sė krimit,autori tentoi tė largohej nga vendi i ngjarjes por ėshtė qėlluar pėr vdekje nga njė polic i gjykatės.


Europa e Lirė
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] FLASH LAJME (2008-08-24 10:46:18 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] FLASH LAJME - 7 Shkurt 2008 (2008-02-07 13:23:24 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Flash Lajme - 18 Janar 2008 (2008-01-18 11:31:25 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] FLASH LAJME - 17 Janar 2008 (2008-01-17 10:51:55 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Flash Lajme - 7 Janar 2008 (2008-01-07 17:37:17 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Flash Lajme - 2 Janar 2008 (2008-01-02 11:35:26 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Flash Lajme - 23 Dhjetor 2007 (2007-12-23 12:05:36 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Flash Lajme - 10 Dhjetor 2007 (2007-12-10 11:22:26 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] FLASH LAJME - 31 Mars 2007 (2007-03-31 15:06:54 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] FLASH LAJME (2007-03-06 15:09:07 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] FLASH LAJME (2007-03-01 22:27:12 nga admin2)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2009 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster