DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» MOS E RIPUSHTONI KOSOVĖN ME VOTĖN TUAJ!
Postuar mė datėn: 2007-10-21 17:27:40 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Shkruan: Kristina RASI

Kėto zgjedhje qė po priten tė zhvillohen janė zgjedhje tė organizuara nga UNMIK-u, i cili e ka kolonizuar Kosovėn nė bashkėpunim me Serbinė, sipas Rezolutės 1244.
Kjo Rezolutė nuk e njeh Kosovėn si shtet, kjo Rezolutė e kundėrshton fuqishėm ribashkimin e trojeve shqiptare, kjo Rezolutė nuk e njeh tė drejtėn e popullit tonė pėr Vetėvendosje, kjo Rezolutė e ka riokupuar Kosovėn duke e njohur sovranitetin e Serbisė mbi Kosovėn.

Prandaj, duhet menduar mirė kėsaj radhe ēka d.m.th fjala votė, dhe a duhet t’ju besojmė mė kėtyre politikanėve, sidomos kėtyre shqiptarė, se asnjė premtim qė kane dhėnė para elektoratit tė tyre nuk e kanė realizuar, duhet bėrė kėtė qė tė mos biem dhe mė tej pre e mashtrimeve tė llojllojshme qė veē sa tė marrin votėn pastaj nuk i njohin hallet as interesat e popullit tė tyre.
Pėr vite tė tėra LDK-ja e Ibrahim Rugovės sė bashku me PSHD-nė e Mark Krasniqit qė tė dy kėto parti ishin fara tė prishura tė titistėve si ngjau qė brenda natės u bėnė demokratė dhe demokristianė, dhe fare nuk kishin as nuk kanė tė bėjnė me vlerat e demokracisė dhe me vlerat e kristianizimit dhe demokracisė kristiane kur dihet fare mirė se udhėheqėsit e tyre tė angazhuar maksimalisht nė LKJ-nė e ish-Jugosllavisė, pas kėtyre dy fjalėve tė shenjta „Demokraci dhe Demokraci Kristiane“ popullin e mashtruan dhe nuk e njohėn kurrė UĒK-nė famėmadhe, gjithashtu dhe nė ditėt tona, po kėto parti, tė mbėrthyera nė kor edhe me krerėt e UĒK-sė, tani tė bashkuara nė pushtetin fiktiv, nėn ombrellėn unmikase, nuk po e njohin AKSH-nė, si ushtri ēlirimtare, por njėzėri po i bien nė qafė, duke e fyer padrejtėsisht dhe krejt paturpėsisht po e barazojnė me bandat ēetnike tė „Car Llazarėve“; siē ishte rasti i fundit kur nė televizionin Al-Sat kėto ditė Teuta Sahatxhiu e partisė reformiste me rrėnjė alla titiste te “ORA”, dhe nga Besa Gaxherri, nga LDD-ja , e krahasuan AKSH-nė, ushtri paramilitare dhe po aq tė rrezikshme sa “Car LLazarėt” e Serbisė okupatore.



Zonja Gaxhorri e “harron” faktin se kryetari i partisė, sė cilės i takon pra, z. N. Daci, dihet fare mirė se ēfarė lidhjesh biznesi kishte me familjen e kriminelit Millosheviē.
Pra, kėto dy zėdhėnėse „inteligjente“ i ofendojnė rėndė publikisht ēlirimtarėt, qė janė tė gatshėm tė derdhin gjakun pėr t“i mbrojtur trojet shqiptare, nga rreziku i ricopėtimit qė Serbia po tenton ta bėjė.
Po kėtė mjerim politik kėto ditė e bėri edhe znj.Vlora Ēitaku, zėdhėnėse e PDK-sė, sė Hashim Thaēit, e cila nė prani tė dy serbėve nė emisioni e RTK-sė “Jeta nė Kosovė” deklaroi se: “AKSH-ja , ėshtė vetėm njė grup i vogėl njerėzish...” Kjo, ma kujtoi njė deklaratė tė ish-titistit, Xhavit Nimani, ( tė cilėn e kam lexuar) kur studentėt shqiptarė ishin ngritur nė demonstratat e pranverės sė vitit 1981, ai kishte deklaruar: “demonstratat e 30 studentėve tė Prishtinės, nuk mund ta destabilizojnė Jugosllavinė e Titos, ata kot e kanė” etj...”
Tani kėto zonja “tė nderuara” e bėjnė kėtė duke menduar se kėshtu i hyn nė hatėr mė shumė UNMIK-ut, dhe atyre qė punojnė pėr ta, dhe kėshtu qė partitė e tyre tė marrin votėn e qytetarėve tė Kosovės.
Pavarėsisht se partitė politike shqiptare, kėto vasale e mjera tė tij po e trumbetojnė ferrin si parajsė, robėrinė si liri, anarkinė si demokraci, ju qytetarė shqiptarė nuk duhet tė bini pre e mashtrimeve dhe premtimeve tė kota qė po ua bėjnė pushtetarėt e pa shtet dhe unmikasit ardhacakė tė cilėt Kosovėn e rropėn nė bashkėpunim me lidreucėt e liderucet qė nuk mendojnė fare pėr shtetin e Kosovės, dhe pėr ribashkimin e trojeve shqiptare, por po ia bėjnė njėmijė e njė tė zeza lindjes sė kėtij shteti duke e kundėrshtuar fuqishmen bashkimin e trojeve shqiptare.
Duke bėrė kėtė ata ia zgjasin jetėn luksit dhe korrupsionit, po ia zgjasin jetėn status-quos trishtuese politike nė Kosovė dhe njėkohėsisht ia shkurtojnė jetėn lirisė, demokracisė dhe pavarėsisė sė Kosovės, pėr mė tepėr e pengojnė dhe tė drejtėn e madhe tė VETĖVENDOSJES nga sovrani popull.
Kjo, e cila padyshim popullin e ēon drejt njė referendumi, pėr shtet tė pavarur tė Kosovės apo pėr ribashkimin e saj me Nėnėn Shqipėri.
Largimi i kėsaj klase tė dėshtuar politike ėshtė detyrė e ngutshme historike, ėshtė detyrė parėsore qė duhet ta merr dėnimin e merituar nga populli me BOJKOTIMIN tepėr tė arsyeshėm tė kėtyre zgjedhjeve qė po bėhen nga mashtruesit dhe keqpėrdoruesit e votės sė elektoratit tė tyre.
Tani , tė gjithė jemi dėshmitarė se ku e sollėn Kosovėn kėta zotėrinj " tė hollė" me politikėn e tyre disfatiste nė tė gjitha sferat e jetės sė qytetarėve tė Kosovės. Me tė drejtė mund tė pyesim:
- ēka realizuan kėto vite nga premtimet e tyre kėta liderė dhe kėto parti despotike alla "demokratike"?!
Kėta liderė e kėto parti, popullit i premtuan pavarėsi dhe ajo nuk erdhi dot as sot as mot....
Kėta liderė e kėto parti, popullit i premtuan jetė tė begatė me strukturė e infrastrukturė tė begatshme; ndėrsa popullit tė mjerė po i mungojnė buka, uji dhe e drita, po i mungon punėsimi dhe librat e lapsat pėr kalamajtė nė shkollat gjithashtu tė mbytura nė varfėri....
Kėto ditė udhėheqėsit e sindikatės sė arsimit u detyruan tė grevojnė disa ditė, pėr tė siguruar kafshatėn e gojės pėr familjet e tyre.
Ndėrsa, pushtetarėt fodull tė majmur e tė pispillosur me kravata si gjarpėrushe nė fyt, po i harxhojnė qindra e mijėra euro duke bėrė lukse tė pa fre; si udhėtime, telefona, makina , badigardė sa pėr besė kėtė luks nuk ia lejojnė vetes as pushtetarėt me shtete tė pasura evropiane e mė tej…
Prandaj, kėta bukėshkalė nuk e meritojnė votėn, por e meritojnė pėrbuzjen me BOJKOT, tė pakompromisė, ashtu le tė shpėrthejė revolta e arsyeshme popullore, ashtu le tė dėshmohet ky popull i shumėvuajtur se vėrtetė din tė votojė pėr ata qė e meritojnė, por din edhe tė BOJKOTOJĖ ndaj atyre, qė e mashtrojnė dhe nuk e meritojnė mė tej besimin qė quhet , votė!
Askush mos tė ketė iluzionin se me kėtė klasė politike Kosova do tė ketė pavarėsi tė plotė dhe mirėqenie, do tė ketė ardhmėri tė ndritur ashtu siē e meriton!
Populli ynė me njė fjalė popullore thotė:
"nėse mė mashtron njėherė kurrė mos tė qoftė hallall, po nėse prapė tė besoj e mė mashtron, hallall tė qoftė, se pastaj vet jam fajtor"!
Prandaj, o popull i shumėvuajtur!
Vetėm logjikoje dhe mendoje bile njėherė: sa e sa herė tė mashtruan ty kėto parti e kėta mashtrues liderė tė pacipė?!...
Sa e sa herė tė premtuan bukė e tė dhanė gurė shpinės...
Sa e sa herė tė premtuan dritė dhe tė dhanė errėsim?!...
Sa e sa herė tė premtuan shtet e tė dhanė veē kolonizim nga UNMIK-u dhe Serbia .
Sa e sa herė tė premtuan zhvillim e tė dhanė prapambeturi, duke ia zhvatur pasurinė Kosovės dhe duke e zhvatur djersėn tėnde nga tatimet?!
Ty o populli im tė premtuan fabrika e kombinate, ndėrsa pamėshirė i mbyllėn ose i shitėn ato, sepse tenderėt ishin "prodhuesit" marramendės tė korrupsionit tė tyre...
Nuk ka shtresė popullore qė ju nuk e keni goditur rėndė; pėrjashtime bėjnė vetėm shtresat tuaja: familjet dhe farefisi juaj, ose ajo klasė e majmur e cila ka pėrfituar ryshfetet e nduarduarta...
Prandaj, e meritoni dėnimin me dėshtim, pra me BOJKOTIM!
Kėta politikanė duhet bojkotuar, pėr faktin se kėta nuk i mbrojtėn as do t“i mbrojnė aspak interesat kombėtare!
Interesat kombėtare duhet tė jenė kurdoherė prioritetet kryesore pėr ēdo politikan tė Kosovės dhe i gjithė trojeve shqiptare.
Ēdo shtet i botės e vė nė spikamė nė rend tė parė interesin kombėtar, ato duhen me qenė tipare tė pėrhershme tė politikės se njė shteti, qė mjerisht nga politika shqiptare nuk radhitet as nė vendin e fundit.
Interesat kombėtare nuk kanė tė bėjnė me interesat partiake, ideologjike, klanore etj.
Interesat kombėtare tė ēdo shteti janė: ruajta e paqes, realizimi i sigurisė sė plotė kombėtare, arritja e vazhdueshme e pėrparimit etj, kurse tek ne duhet me qenė edhe pėrpjekja e pandėrprerė e realizimit tė ribashkimit tė trojeve shqiptare.
Tė gjitha kėto vlera tė larta kombėtare, janė lėnė anash nga „politikanėt” shqiptarė tė tė gjitha trevave, si nė Shqipėrinė administrative, nė Kosove, Maqedoni dhe Mal tė Zi, kėta si kanė asnjėherė tė theksuara nė statuset e tyre partiake kėto obligime e tipare qė duhet t“i ketė ēdo parti qė vėrtetė interesohet pėr ta zgjidhur ēėshtjen kombėtare.
Nė kuadėr te interesave kombėtare, tė cilat i formulojnė krijuesit e politikės sė jashtme, mė tė rėndėsishmet gjithsesi janė ato interesa qė zakonisht quhen interesat jetike shtetėrore.
Pėr ruajtjen ose realizimin e interesave tė larta nė rastin tonė ėshtė ribashkimi i trojeve shqiptare secili shtet ėshtė i gatshėm tė hyjė nė luftė menjėherė ose nė tė ardhmen, madje edhe nėse ėshtė rival mė i dobėt.
Nė kėto interesa jetike bėnė pjesė , para sė gjithash ruajtja dhe mbrojtja e territorit kombėtar.
E kėtė natyrisht mund ta bėjė vetėm njė ushtri e fuqishme dhe e modernizuar me njė udhėheqje vėrtetė tė pastėr kombėtare.
Pėrveē kėtyre interesave thelbėsore mė parėsore, ekzistojnė edhe disa interesa, gjithashtu shumė tė rėndėsishme, por jo aq sa janė interesat jetike, prandaj shteti duhet t“i realizojė ato me mjete tė tjera dhe jo me luftė.

Politikanėt qė e kėrkojnė votėn nga populli duhet qė t“jua sigurojnė qytetarėve tė tyre sė pari sigurinė personale, pastaj sigurinė kombėtare, pėr kėto elemente kardinale, mjerisht pas luftės, “politikanėt” e Kosovės, nuk e qajnė kokėn fare.
Masat tjera janė ato tė cilat e krijojnė ndjenjėn e sigurisė varen nga sistemi ekonomiko-shoqėror, pozita gjeografike, fuqia ekonomike dhe numri i banorėve.
Pra, Kosova as nuk ka ekonomi tė zhvilluar nė raport me shtetet e rajonit dhe numri i banorėve ėshtė i vogėl pėr sigurimin e njė shteti tė fuqishėm qė do tė mundej t“ju bėnte konkurrencė ekonomike, politike dhe ushtarake vendeve fqinje. Prandaj, jo pėr inatin e askujt, por ėshtė e domosdoshme pėr interesin ekonomiko-shoqėror dhe politiko-ushtarak dhe sigurinė kombėtare qė trojet shqiptare tė ribashkohen nė njė shtet tė vetėm, me emrin e bukur Shqipėri.

Zvicėr, 21.10.2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] PUNĖN E SOTME MOS E LĖRĖ PĖR NESĖR! (2008-10-14 07:28:43 nga admin4)
[ Opinione ] TĖ MOS HUMBASIM KOHĖN KOT, POR TĖ PUNOJMĖ PĖR RIBASHKIMIN KOMBĖTAR…! (2008-10-08 15:46:56 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Jovanoviē: Nėse ndahet Kosova, pse tė mos ndahet Serbia (2008-10-01 15:16:58 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] G99, JO spostimit tė '5 Heronjve'. 'Mos luani me vlerat historike!' (2008-09-29 03:14:51 nga admin4)
[ Opinione ] PARADOKSET DHE MOSPAJTIMET E THELLA NĖ OKB! (2008-09-28 13:21:44 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Nė veri, atmosferė e pėrshtatshme pėr krimin (2008-09-27 02:59:33 nga admin2)
[ Opinione ] PRISHTINA NDĖRMJET BOSHTIT TĖ VJETĖR BEOGRAD – ATHINĖ-MOSKĖ (2008-09-24 08:31:30 nga admin4)
[ Opinione ] Saqipi e porosit Tadiqin, mos ta provkoj paqen dhe sigurinė nė Kosovėn Lindore (2008-09-17 01:45:42 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] MOSNJOHJA E REALITETIT SHQIPTAR, KAOS POLITIK APO PSIKOLOGJIK (2008-09-02 16:29:53 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] DOMOSDOSHMĖRIA (2008-08-30 02:29:12 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Milot, 13-vjeēari vret bashkė-moshatarin me pistoletė (2008-08-29 18:29:29 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster