| » Opcionet për artikullin |
|
Pėrfaqėsuesi i Lartė i BE-sė pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri, Havier Solana, ka deklaruar nė Uashington se "mund tė garantojė qė BE do tė ketė qėndrim unik ndaj zgjidhjes sė ēėshtjes sė statusit tė Kosovės".
Ai gjithashtu tha se meqenėse nuk ėshtė arritur njė marrėveshje mese dy palėve, me gjasė do tė nevojitet njė zgjidhje e imponuar me anė tė njė rezolute tė re tė KS, tha Solana nė Uashington. Solana kėto komente i bėri dje nė Institutin Bruking ku ishte orator nderi nė prezantimin e projektit tė ri tė bashkėpunimit shumėpalėsh nė zgjidhjen e problemeve globale, kurse dy ditė mė parė nė Stejtdepartament ka biseduar me sekretaren e Shtetit Kondoliza Rajs. BE nė disa raste i ka shprehur mbėshtetjen tė dėrguarit tė posaēėm tė KB Marti Ahtisari, cili, siē tha Solana, ka kryer "njė punė tė mirė dhe detyrė tė rėndė" nė hartimin e dokumentit i cili do tė dorėzohet nė Kėshillin e Sigurimit. "Qėndrimi i BE-sė ėshtė qė tė mbėshtesė dokumentin dhe pozicionin qė e pėrfaqėson ish-presidenti finlandez Ahtisari. Ai do t'i transmetojė Kėshillit tė Sigurimit se, meqė nuk ėshtė arritur marrėveshja e dy palėve, me gjasė do tė nevojitet njė zgjidhje e imponuar, kurse zgjidhja e tillė mund tė miratohet vetėm me anė tė njė rezolute tė re tė KS, e cila do tė ndryshojė rezolutėn ekzistuese. BE do tė pėrcjellė pozicionin qė Ahtisari do ta marrė. Ē'do tė ndodhė kur debati tė bartet nė KB? Mund t'ju garantoj se BE do tė ketė qėndrim unik nė tė gjitha bisedimet qė do tė vazhdojnė nė Kėshillin e Sigurimit. Ēėshtja e Kosovės ėshtė shumė me rėndėsi pėr ne, kjo ėshtė pjesė e territorit tė Evropės, dhe andaj stabiliteti nė atė pjesė ėshtė absolutisht kyē pėr ne". Solanės i ėshtė shtruar edhe pyetja se nė ē'mėnyrė BE dhe SHBA planifikojnė sė bashku tė pozicionohen ndaj kundėrshtimit rus tė planit tė Marti Ahtisarit. "Kur bėhet fjalė pėr ēėshtjen e Rusisė, siē e dini, Moska para disa ditėsh ka bėrė tė ditur se pozicioni ēfarė sot pėrfaqėson Ahtisari nuk do tė jetė i pranueshėm pėr ta. Kjo do tė thotė se duhet tė angazhohemi nė bisedime me Rusinė, dhe tė shohim si tė arrijmė zgjidhjen e cila do tė stabilizojė rajonin e Ballkanit, kurse nė interes tė Rusisė dhe neve ėshtė qė tė kemi njė situatė stabile, ta arrijmė nė mėnyrė tė qėndrueshme. Pasi e dimė se nuk ka zgjidhje rreth sė cilės do tė pajtoheshin tė dy palėt, atė nė njėfarė mėnyre duhet ta imponojė Kėshilli i Sigurimit. Nė fund, jam i bindur se do ta gjejmė zgjidhjen e cila do tė miratohet nė Kėshillin e Sigurimit", ėshtė shprehur Solana.
22 03 2007 |
|