DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2009

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» DECENTRALIZIMI I PUSHTETIT NĖ BAZA ETNIKE SFIDĖ PĖR KOSOVĖN
Postuar mė datėn: 2008-10-22 03:33:43 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Shkruan: Ferid Selimi, MSc

Nt: Decentralizimi si proces ėshtė funksional, kur mėnyra e ndėrtimit tė tij do tė ishte i pranueshėm e i pėrshtatshėm pėr shoqėrinė si dhe tė mos jetė i ndarė nė vija etnike. Ēdo pėrpjekje tjetėr qė do tė thoshte ndarje nė baza etnike do tė ishte i imponuar politikisht dhe do tė humbiste kuptimin qė nė tė vėrtetė ka. Ajo qė po tentohet tė bėhet nė Kosovė, (bazuar nė Dokumentin e Ahtisarit) ėshtė njė Decentralizim politiko-etnik; territorial dhe i pjesshėm.



Qeverisja, nė terminologjinė gjuhėsore dhe politiko-juridike ka tė bėjė me drejtimin e veprimtarive politike administrative tė njė shteti, duke ushtruar pushtetin ekzekutiv e urdhėrdhėnės. Me kėtė, nėnkuptohet qė Qeverisja ka tė bėjė me tė gjitha format e administrimit ose thėnė ndryshe drejtimin e ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me ushtrimin e pushtetit urdhėrdhėnės dhe ekzekutues. Ndėrkaq, Qeverisja Territoriale paraqet njė proces shumė tė pėrbėrė e qė shprehet nė mė shumė funksione mbi bazėn e dy parimeve: Centralizimit dhe Decentralizimit tė Pushtetit. Kur kėto dy nocione zbėrthehen do tė qartėsohet qė nė rastin e parė, kemi tė bėjmė me grumbullimin e pushtetit nė njė Qendėr (nė maje tė piramidės) ku urdhrat dhe vendimet merren dhe jepen nga lart, do tė thotė nga Qendra. Decentralizimi, nė anėn tjetėr ėshtė e kundėrta e Centralizimit e qė ka tė bėjė me dobėsimin e ndikimit tė Qendrės nė pjesėt e saj.
Qeverisja Vendore merret me drejtimin dhe menaxhimin e tė gjitha veprimtarive qė janė nė kompetencė tė njėsive tė Qeverisjes Vendore, pėrkatėsisht Komunave e qė nuk janė tė rezervuara pėr ndonjė pushtet tjetėr. Nė hierarkinė e urdhrave, Qeverisja Vendore, gjendet poshtė Pushtetit Qendror nė mėnyrė vertikale, meqė, Qeverisja Vendore ėshtė njė institucion qė veprimtarinė e vet politike, ekonomike, zhvillimore dhe shėrbyese e shtrinė nė njė zonė tė pėrcaktuar territorialisht tė njė vendi. Funksioni i saj ka tė bėjė me tė gjitha veprimtaritė qė kanė tė bėjnė me interesin e pėrgjithshėm tė banorėve lokal. Andaj, Komuna, kuptohet dhe cilėsohet si njėsi themelore territoriale e administrimit lokal tė njė vendi.
Roli i Qeverisjes Vendore nė sistemin politik tė njė shteti, duhet parė nė radhė tė parė nė marrėdhėniet qė ka me qeverinė e atij shteti. Kjo Qeverisje ka pėr qėllim qė tė jetė njė faktor i rėndėsishėm dhe bazė mbi tė cilėn organizohen shėrbimet pėr tė plotėsuar nevojat lokale. Si e tillė, Qeverisja Vendore mendohet tė jetė nė njė partneritet me instancat mė tė larta demokratike tė njė shteti. Kjo do tė thotė qė ajo, duhet tė ketė marrėdhėnie tė mira dhe veprimtaria e saj duhet tė jetė nė kuadėr tė ligjeve qė dalin nga Pushteti Qendror siē janė Kushtetuta, Ligji pėr Qeverisje Vendore etj. Nga pikėpamja administrative, ajo duhet parė si diēka racionale, pasi siguron kryerjen e efektshme tė shėrbimeve publike, aty ku ato janė tė nevojshme nėn drejtimin e Qeverisjes Qendrore.
Nisur nga fakti qė reformat nė Qeverisje Vendore janė nga detyrat kryesore kushtuar transformimit tė njė shteti, koncepti i reformave duhet pranuar dhe parė si Demokratizim dhe Decentralizim i Pushtetit dhe administratės shtetėrore, duke i dhėnė mė shumė pėrgjegjėsi Qeverisjes Vendore nė kryerjen e punėve qė i takojnė, pėrmirėsimit tė shėrbimeve publike, (pėrfshirė kėtu kualitetin e shėrbimeve tė ofruara qytetarėve si dhe interesimin e qytetarėve pėr tė marrė pjesė nė ēėshtjet publike) qė kanė tė bėjnė me Interesin e Pėrgjithshėm tė qytetarėve nė procesin e administrimit.
Principet kryesore prej nga duhet nisur Decentralizimi janė: Demokratizimi dhe Decentralizimi i administratės; Autonomia e Qeverisjes Vendore nga Qeveria; Aktivitetet e pavarura brenda ligjit; Zhvillimi i Komunės dhe pronės private; Pėrpilimi i buxhetit tė pavarur tė Komunės dhe Zgjedhja e metodave tė udhėheqjes.
Kjo lė tė kuptohet qė Decentralizimi jo vetėn qė ka mėnyrėn e zbatimit tė detyrave, por edhe vendosjen pėr ato. Kur marrim parasysh kėto fakte do tė shohim qė Decentralizimi i ka anėt pozitive dhe ato negative. Anėt pozitive, apo pėrparėsitė e kėtij lloji tė Qeverisjes janė tė shumta e unė do t’i pėrmend disa mė kryesoret:
E para: Bėhet shpėrndarja e pėrgjegjėsive nė shumė shkallė;
E dyta: Qytetari ėshtė mė afėr shėrbimit;
E treta: Rruga e komunikimit nė raport Pushtet - qytetar, bėhet mė e shkurtėr;
E katėrta: Pėrshtaten kushtet dhe rrethanat e caktuara nė njė mjedis tė caktuar; dhe
E pesta: Identifikimi i parregullsive ėshtė mė i lehtė dhe pėrgjegjėsia ėshtė individuale.
Sa u pėrket mangėsive, nėpėrmjet Decentralizimit, paraqiten:
Nėn njė: Mungesa e kujdesit pėr interes mė tė gjerė;
Nėn dy: Theksohet interesi i pjesshėm; dhe
Nėn tre: Nuk funksionon sa duhet kontrolli.
Decentralizimi si proces ėshtė funksional, kur mėnyra e ndėrtimit tė tij do tė ishte i pranueshėm e i pėrshtatshėm pėr shoqėrinė si dhe tė mos jetė i ndarė nė vija etnike. Ēdo pėrpjekje tjetėr qė do tė thoshte ndarje nė baza etnike do tė ishte i imponuar politikisht dhe do tė humbiste kuptimin qė nė tė vėrtetė ka. Ajo qė po tentohet tė bėhet nė Kosovė, (bazuar nė Dokumentin e Ahtisarit) ėshtė njė Decentralizim politiko-etnik; territorial dhe i pjesshėm. Kur konstatoj kėtė, kam parasysh kėto elemente:
Sė pari: Decentralizimi nuk pėrfshinė tė gjitha Komunat nė Kosovė, por aty bėhet fjalė vetėm pėr ato rajone ku jetojnė pakica serbe. (Mitrovicė, Graēanicė, Novo-Brdo, Partesh, Shtrpce, Leposaviq e Zubin Potok). Nė tė gjitha kėto Komuna ose vendbanime qė po mėtojnė tė bėhen Komuna me shumicė serbe nė Kosovė, si me Dokumentin Gjithėpėrfshirės tė Ahtisarit, ashtu edhe me Ligjin pėr Qeverisje Lokale tė Kosovės, u ėshtė dhėnė e drejta e shkollimit tė lartė dhe shėndetit dytėsor. Kjo do tė ishte krejt nė rregull, kur kėto kompetenca do t’u ishin dhėnė edhe Komunave tjera me shumicė shqiptare. Andaj me tė drejtė mund tė konstatohet qė ky lloj Decentralizimi ėshtė eksperimenti i parė nė Botė qė hap shtigje pėr ndarje nė baza etnike dhe i pjesshėm.
Sė dyti: Decentralizimi nė Kosovė, po legalizon enklavat me shumicė serbe e me tė edhe lidhjen e tyre horizontale, jo vetėm mes vete, por edhe me Qeverinė e Republikės sė Serbisė.
Sė treti: Kosova dhe Pushteti Qendror i saj (qė ėshtė i pjesshėm), nuk mund tė kontrollojnė punėn dhe veprimtaritė e kėtyre Komunave ngase, jo vetėm qė legalizojnė lidhjen horizontale me njė shtet fqinj, por edhe lejojnė financimin, (kanė tė drejtėn e asistencės financiare) nga Serbia.
Kur ato financohen nga Serbia, me ēfarė tė drejte mund tė kėrkojė Qeveria e Kosovės qė kėto Komuna tė veprojnė nė bazė tė Ligjit pėr Qeverisje Lokale tė Republikės sė Kosovės.
Bazuar nė kėto qė potencova dhe konstatova, lirisht mund tė nxirret njė pėrfundim qė Kosova dhe Institucionet e saj (edhe pse tani e pavarur) ende nuk e ka tė centralizuar tėrė pushtetin. Ende Pushteti ėshtė i ndarė nė tri vija horizontale: Qeveria e Kosovės, UNMIK dhe EULEX. Derisa tė mos bėhet sė pari Centralizimi i Pushtetit nė njė Qendėr, (nė kėtė rast nė duar tė Qeverisė sė Kosovės) vėshtirė qė do tė mund tė mbijetojė njė Decentralizim i tillė politiko-etnik qė shumicės shqiptare u imponohet nga burrėshtetas a qeveri tė shteteve mike.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Nojkic: Ose vazhdim i bisedimeve pėr statusin dhe decentralizimin, ose ndarje tė Kosovės (2008-07-08 13:50:01 nga admin1)
[ Opinione ] DECENTRALIZIMI - STANDARD I OBLIGUESHĖM VETĖM PĖR SHQIPTARĖT NĖ BALLKAN?! (2007-10-13 18:28:42 nga admin1)
[ Opinione ] ME "DECENTRALIZIMIN", "TRANSNISTRIA" E KOSOVĖS PO THELLOHET DERI NĖ "REPUBLIKĖ SRPSKA" (2007-03-30 14:38:40 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] KIPRED: Rreziqet qė mund tė sjellė Decentralizimi (2007-01-24 06:48:14 nga F.Smajli)
[ Lajmet kryesore ] Decentralizimi nė propozimin e Ahtisarit me njė formė tė fshehur tė "autonomisė sė gjerė" pėr serbėt (2007-01-24 05:20:52 nga F.Smajli)
[ Opinione ] Ismajl Kurteshi:DECENTRALIZIMI – ĒMIM I PA AFTĖSISĖ DHE MUNGESĖS SĖ PĖRGJEGJĖSISĖ (2006-12-07 17:58:22 nga Faik Smajli)
[ Lajmet kryesore ] GK: Decentralizimi eshte proēes pozitiv per Kosoven (2006-11-15 03:00:08 nga A. Nushi)
[ Kultura ] MOTIVET DENOMINUESE NĖ ANTROPONIMINĖ E TĖ DĖBUARVE TĖ KOSOVĖS (1998-1999) (2009-01-04 01:41:44 nga admin4)
[ Opinione ] Shtohen tė papunėt, shqiptarėt mė tė varfėr (2009-01-03 11:40:17 nga admin4)
[ Opinione ] PSE POLITIKA SHQIPTARE DHE DIPLOMACIA NDĖRKOMBĖTARE HESHTIN PĖR MILJONA SHQIPTARĖ TĖ TERRORIZUAR E PASTAJ TĖ MĖRGUAR?! (2009-01-03 11:36:40 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] DEKLARATĖ PUBLIKE NR. 1 E FBKSH (2009-01-03 11:26:06 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2009 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster