| » Opcionet për artikullin |
|
"Gjatė takimit me treshėn e emisarėve ndėrkombėtarė, fuqishėm e kemi mbėshtetur qėndrimin se pavarėsia e Kosovės ėshtė e panegociueshme", theksoi ndėr tjerash nė fjalimin e tij javor nė Radio Kosovė kryeministri Agim Ēeku.
Takimin e Ekipit tė Unitetit me Treshėn e emisarėve ndėrkombėtarė, kryeministri Agim Ēeku e ka vėnė nė fokus tė fjalimit tė tij javor nė Radio Kosovė. Kryeministri theksoi se nė kėtė takim janė bėrė transparente dhe janė argumentuar parimet e shenjta, siē janė sovraniteti i Kosovės dhe pacėnueshmėria e kufijėve tė saj. Kėto parime do ti mbrojmė gjatė kėtij 120-ditėshe, tė cilin do ta shfrytėzojmė pėr tė zgjeruar dhe forcuar konsensusin e brendshėm dhe tė jashtėm. Pas kėsaj periudhe shtesė Kosova duhet tė shkoj shpejt dhe sigurt drejt shpalljes dhe njohjes sė pavarėsisė sė saj, theksoi kryeministri.
Sipas Ēekut, situata politike, nė tė cilėn jemi dhe objektivi qė duam tė arijmė, na imponojnė vetėdisiplinė. Asgjė nuk bėn ti lihet rastėsisė. Mbi tė gjitha, nuk duhet tė lejojmė qė lodhja e akumuluar gjatė kėtyre viteve tė rrezikojė qėllimin tonė mė tė lartė. E kemi parashikuar qė zgjatjet dhe zhagitjet do tė sjellin lodhje, do tė grumbullonin njė mal me probleme ekonomike e sociale. Zaten ka forca qė pikėrisht pėr zhagitje kanė planifikuar e punuar, tha ndėr tjerash kryeministri. Njė ēėshtje tjetėr e cekur nė fjalimin javor , ėshtė edhe rritja ēmimit tė bukės, qė sipas kryeministrit ėshtė e pajustifikueshme.
Rritja e ēmimit tė grurit nė bursat ndėrkombėtare do duhej tė reflektohej nė Kosovė, vetėm pasi vendi ti shpenzonte rezervat e veta. Pra, diku nga viti i ardhshėm. Ndaj u them sipėrmarrėsve privatė se mund dhe duhet tė sigurojnė burime alternative tė furnizimit dhe tė mos varen nga ndonjė vend specifik qė momentalisht i ka bllokuar eksportet e veta tė drithit, theksoi Ēeku, sipas tė cilit, qeveria qė ai e drejton konsideron pėr detyrė mbrojtjen e biznesit, por kur bėhet fjalė pėr bukėn, ekzekutivi obligohet tė mbrojė qytetarėt.
RTK
|
|