| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » PAQARTĖSIA E STATUSIT TENSIONON SITUATĖN E SIGURISĖ |
| Postuar mė datėn: 2007-12-21 02:14:53 nga admin2 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Vazhdimi i paqartėsisė sė statusit politik tė Kosovės do tė reflektojė negativisht nė situatėn e sigurisė nė Kosovė, e cila edhe ashtu konsiderohet tė jetė e brishtė. Kėshtu vlerėsojnė ekspertė tė sigurisė, njė ditė pasi qė nė Kėshillin e Sigurimit nuk u arrit pajtueshmėri pėr statusin e Kosovės. Nuredin Ibishi, kėshilltar nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme, konsideron se situata e sigurisė mund tė tensionohet nė kėtė kohė, kur ēėshtja e statusit hyn nė njė fazė edhe mė tė ndjeshme. Kjo nė njė formė e tensionon situatėn edhe mė tej dhe i mbetet misionit tė BE-sė qė ti pėrvishet punės, qė nė bazė tė Rezolutės 1244, qė lejon nė njė formė zėvendėsimin e misionit tė UNMIK-ut, sa mė shpejt ti marrin kompetencat, nė mėnyrė qė sektori i sigurisė tė jetė i gatshėm pėr tu ballafaquar me situatėn e brishtė tė sigurisė, qė ėshtė aktualisht, por edhe me skenarėt e ardhshėm qė fliten nga Qeveria serbe, tha Ibishi. Nė anėn tjetėr, edhe autoritetet e sigurisė konsiderojnė se gjendja e paqartė e statusit dhe pritjet pėr marrjen e vendimeve tė rėndėsishme, do tė jenė ndėr sfidat kryesore tė sigurisė. Veton Elshani, nga SHPK-ja, shpjegon mė tej: Ne konsiderojmė se situata e sigurisė nė tėrė territorin e Kosovės ėshtė delikate, duke marrė parasysh se bisedimet kanė pėrfunduar dhe tani priten vendime tė mėdha. Por, vetė bisedimet qė pėrfunduan mė 10 dhjetor dhe vendimet e mėdha qė priten tė merren nė kėtė fazė, janė sfide pėr ne, u shpreh Elshani.
|
|
Ndėrkohė, ekspertė tė sigurisė thonė se nė tensionimin e situatės ndikojnė edhe mė shumė deklaratat e disa zyrtarėve serbė, se do ta mbrojnė Kosovėn madje edhe me armė. Nuredin Ibishi mendon se siguria mund tė ruhet vetėm nėse shumica shqiptare nuk bie pre e provokimeve. Sido qė tė jetė, edhe si qeveri, edhe si popull, duhet tė pėrmbahemi nga veprimet e njėanshme, nė kuptimin e ndonjė situate tė vetėmbrojtjes, qė tė mos tensionojmė situatėn, sepse me ndonjė hap tė ndėrmarrė nga ana e shumicės shqiptare nė Kosovė, sektori i sigurisė do tė qitej nga loja dhe nuk do tė mund ti kryente funksionet e veta pėr mbrojtjen e sigurisė, nga rreziqet e mbrojtjes nga jashtė, apo tensionet e brendshme. Duhet qė popullsia shumicė shqiptare tė pėrmbahet nga veprimet, pa marrė parasysh provokimet qė vijnė prej Qeverisė serbe, me strukturat paralele, apo format tjera, tha Ibishi. Ndryshe, SHPK-ja tashmė ėshtė duke zbatuar planin e quajtur Statusi, i cili ėshtė hartuar me qėllim qė tė parandalohet pėrshkallėzimi i situatės sė sigurisė. Qėllimi kryesor si i planit operativ statusi, si i ndonjė plani tjetėr, i cili punohet nė kuadėr tė SHPK-sė, ėshtė qė qytetarėt e Kosovės tė kenė njė klimė sigurie. Domethėnė, ata ta ndjejnė veten tė sigurt nė vendet ku jetojnė. Ky ėshtė qėllimi ynė kryesor, theksoi Elshani. Pėrfaqėsues tė KFOR-it vlerėsojnė se situata e sigurisė aktualisht ėshtė e qetė, por e brishtė. NATO-ja ėshtė zotuar se do tė sjellė 1600 trupa shtesė, nė rast se pėr kėtė paraqitet nevoja. Aktualisht, nė Kosovė gjenden rreth 16 mijė trupa tė NATO-s.
Albana Isufi |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|