| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Kina kundėr BRSS dhe loja pėr tė fituar Shqipėrinė |
| Postuar mė datėn: 2007-07-06 20:30:14 nga admin2 :: Kategoria: Histori |
| » Opcionet për artikullin |
|
Vladimir Karaj
CIA ka mundur tė zbėrthejė deri nė fund arsyet e ndryshimit tė krahut qė mbante Shqipėria nė bllokun komunist, duke kaluar nga satelitė sovjetikė nė satelitė kinezė. E gjithė historia qė patėn fatin tė mėsojnė shqiptarėt nė 50 vjet, bazohej drejt pėr drejt nė kėrkesėn e Hrushovit qė vendi tė mos mbillte drithė, por tė kalonte nė njė ekonomi tė pėrqendruar nė agrikulturėn, gjė e cila sipas propagandės e mėrziti shumė Hoxhėn. Por pamja nga pėrtej atlantikut ka qenė shumė mė e qartė se ajo qė mund tė shihnin vetė shqiptarėt. Sipas CIA-s janė disa arsyet qė e shtynė Hoxhėn tė kalonte nga Moska nė Pekin dhe kryesorja ishte frika se sovjetikėt kishin nė plan ta eliminonin dhe nė vend tė tij tė vendosnin dikė qė do tė ishte mė pro jugosllav. Vizita e Hrushovit, vėrtet u pasua me kėrkesėn pėr ndryshim tė politikave ekonomike, por as Hoxha as Shehu, nuk i vunė nė dyshim ato qė u tha ai, pasi menjėherė filluan punėn pėr tė ngritur nė Shqipėri agrikulturėn, ajo qė ndikoi ishte pakėnaqėsia e shprehur hapur nga Hrushovim pėr prapambetjenShqipėrisė dhe pėr mėnyrėn se si ajo po i pėrdorte paratė. Lideri sovjetik pretendonte qė vendi mė shumė se sa ruajtjes sė kufijve duhej t'i mėshonte zhvillimit ekonomik dhe nga ana tjetėr kėrkonte tė impononte njė ndryshim total tė kursit ndaj Jugosllavisė. Futja e Kinės nė kėtė lojės, sipas CIA-s fillon para vizitės sė Hrushovit dhe bėhet mė intensive pas kėsaj vizite, ndoshta pasi liderėt kinezė po pėrgatiteshin pėr tė dalė hapur kundėr BRSS, nė politikat qė ajo po ndiqte nė marrėdhėniet me jashtė tė bllokut komunist.
Gruri i Hrushovit
"Nė dukje liderėt shqiptarė dhe ata sovjetikė paraqitėn njė vizitė tė suksesshme... Hrushovi e mburri Enver Hoxhėn si birin mė tė denjė tė Shqipėrisė, dhe nga ana e tyre as Hoxha e Shehu nuk mbetėn pas duke e paraqitur mikun si njeriun mė tė aftė pėr tė ēuar pėrpara marksizėm-leninizmin...", thuhet nė raportin e CIA-s, ku shėnohet se nė fakt, takimi nuk qe i suksesshėm."Hrushovi u mėrzit shumė me prapambetjen e Shqipėrisė dhe u kėrkoj liderėve vendas qė mė shumė se sa me problemet e jashtme tė merreshin me punėt e tyre tė brendshme", thuhet nė raport. Duket se, pėrkundėr asaj qė ėshtė njohur teorikisht se ishte Shqipėria qė pėr "ideologji" vendosi tė ndahej nga Moska, ishte pikėrisht kjo pakėnaqėsi e Hrushovit qė i shtyu Hoxhėn e Shehun nė krahėt e Kinės. Pak pas vizitės sė Hrushovit ata ndryshuan qėndrim ndaj jugosllavėve dhe e cilėsuan publikisht si tė drejtė politikėn e BRSS, pėr tė afruar nė gjirin e bllokut kėtė dele tė zezė, madje sipas CIA-s pėr njė periudhė kohe shqiptarėt vazhduan tė miratonin pa asnjė kundėrshti, tė gjitha iniciativat nga Moska, edhe pse dukej qė e bėnin kėtė pa qefin e duhur.
|
|
2 milion nga Kina
Shenjat e para tė afrimit i dha Shqipėria qė vetėm pak muaj pas largimit tė Hrushovit filloi tė shfaqte pakėnaqėsi ndaj Moskės. Fillimisht Pekini kishte mbajtur njė qėndrim tė ftohtė me Shqipėrinė, por aty nga mesi i viteve 50, u vendosėn marrėdhėniet e para diplomatike dhe me gjithė distancat vendet filluan tė afroheshin. Diferencat kinezo-sovjetike, nė kohėn kur Hrushovi vizitoi Shqipėrinė u bėnė mė tė mėdha dhe Kina, duket menjėherė nuhati qėndrimin anti sovjetik tė Shqipėrisė duke bėrė pėrpjekje tė haptazi pėr tė rritur prezencėn e saj nė vend dhe nė mes tė shtatorit 1958, u ngrit nė Tiranė qendra e parė pėr shkėmbimin kulturor mes dy vendeve. CIA thotė se interesi kinez pėr Shqipėrinė kishte filluar vetėm nė vitin 1954. Mė parė Kina e kishte neglizhuar vendin e vogėl dhe pasi kishte marrėveshje tregtie me tė gjitha shtetet e tjera tė lindjes.
Por hapat drejt miqėsisė shqiptaro kineze u bėnė shpejt. Fillimisht Kina i dhuroi Shqipėrisė 2 milion dollar nė drithė, sheqer dhe mallra tė tjera gjė qė ky vend nuk e kishte bėrė mė parė, ndėrsa vitet e mėvonshme u karakterizuan nga tentativa dypalėshe afrimi. Vizita e Hrushovit qe edhe shtyrja e fundit e Shqipėrisė nė krahėt e "mikut tė madh kinez", sipas CIA-s. Viti 1959 do tė ndryshonte krejt linjėn e Shqipėrisė, qė brenda njė kohe tė shkurtėr u shndėrrua nė pėrkrahėse tė politikave kineze brenda bllokut. Ndėrkohė njė vit mė parė Kina kishte fshirė borxhet ekonomike tė Shqipėrisė nga defterėt e saj dhe kishte filluar punėn pėr njė prezencė mė tė gjerė nė vend. Sidoqoftė Moska dhe Tirana tentuan edhe njė herė tė afroheshin mė 1960 edhe pse tentativa rezultoi e pasuksesshme dhe mė 1961, dy palėt lanė duart me njėra tjetrėn, ndėrsa Shqipėria hoqi fotot e Hrushovit dhe vuri nė mure ato tė Maos, pėr t'i dhėnė fund vasalitetit nga BRSS. Agjentėt e CIA-s besojnė se kjo ndarje erdhi edhe pėr shkak tė ndejave jo fort pozitive qė kishin shqiptarėt ndaj sllavėve dhe pėr shkak tė largėsisė sė Kinės, e cila nuk dukej tė kishte interesa tė tjera nė Ballkan. Nė vitet e mėvonshme Shqipėria do tė jetė njė pėrkrahėse e zjarrtė e Kinės dhe politikave tė saj deri dhe zbatuese e palodhshme e "revolucionit kulturorė" dhe luftėtarja e frontit tė parė pėr tė anėtarėsuar Kinėn nė OKB.
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|