| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » POLITIKANĖT SHQIPTARĖ ME VIZIONE DRITĖSHKURTRA DEKLAROHEN KUNDĖR RIBASHKIMIT TĖ SHQIPĖRISĖ NATYRALE! |
| Postuar mė datėn: 2008-01-27 04:12:47 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Ndarja territoriale e Shqipėrisė Natyrale, qė nga kohėt e errėta tė inkuizicionit nė mesjetė, mendoj kėtu pėr kohėn famėkeqe tė Car Dushanit e Stefan Nemanjės; Serbia, pėr ta arsyetuar pushtimin e trojeve shqiptare dhe pėr ta bėrė akt tė kryer edhe si tė drejtė historike e hapi nė Prizren Patrikanėn e Prizrenit kėshtu, e planifikoi me strategjinė tė regjur sllave ta bėnte Prizrenin qendėr tė sllavizmit i dha goditje tė rėndė kombit shqiptar. Ne, kemi mėsuar nga histori-gjeografia se harta e shtetit shqiptar nė kohėn e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut, shtrihej thellė nė disa vise tė Kosovės, pra deri nė Vushtrrinė e lashtė, e cila nė kohėn e ndritur tė Ilirisė, quhej gjyteti Vicianum.
Qė nga ato kohėra tė mbarsura me tendenca dhe realizime tė pėrmasash tė ndryshme; pėr ta gllabėruar Shqipėrinė Natyrore, qėndresa luftarake e kombit tonė pėr ribashkim nuk ka pasur as do tė ketė tė ndalur kurrė!
|
|
Shkruan: Fadil SHYTI
Kėto luftėra janė karakterizuar si luftėra lokale; pėrkundėr faktit se ishin dhe janė luftėra ēlirimtare, por nuk kishin as s“po marrin pėrmasa gjithėkombėtare deri nė ditėt tona, kėto luftėra po pėrfundojnė pa FITOREN e madhe tė ribashkimit gjithėkombėtar. Po pėrfundojnė pa flakjen e robėrisė shekullore, e cila trojet shqiptare i ka vėnė nė geto, i ka rrudhur si mos mė keq, i ka bėrė shqiptarėt qė deri sot tė jenė kombi mė i shtypur dhe mė i pa ardhmėri tė ndritur. Si mund tė jetė i lirė njė komb kur ėshtė i copėtuar, si mund tė jetė i lumtur pėr ardhmėrinė e tij, kur gjysmė- shteti i tij kufizohet nga tė gjitha polet gjeografike, me trojet e veta etnike? Mbase, kėtė tragjedi tonėn, nuk do tė mundeshin ta mbanin me shekuj shtetet sllave, por dihet historikisht qė pėr kėtė padrejtėsi shekullore kundėr shqiptarėve kurdoherė e kishin dhe po e kanė edhe bekimin e Evropės reaksionare dhe tė Rusisė pro-cariste.
Qė nga kohėt e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut, Ali Pashė Tepelenės Abdyl Frashėrit, Ismail Qemnailit, Enver Hoxhės, Shaban Palluzhės e deri nė luftėn heroike tė Adem Jasharit, nė programet e tyre si objektivė kryesore kombėtare e u shtrua RIBASHKIMI KOMBĖTAR! KJO ide madhore qėndroi kurdoherė si FLAMUR KUSHTRIMI jo i struku,r por krenar i pandalshėm pėr beteja, deri nė FITORE!
Prandaj habit dhe shqetėson fakti i hidhur pse shumė politikanė largpamės, sot deklarojnė hapur se ne shqiptarėt nuk jemi pėr ribashkim kombėtar! Duke i shėrbyer qorrazi kėsaj ideje famėkeqe, e cila bie ndesh me tė gjitha pėrpjekjet pėr liri, barazi dhe ribashkim kombėtar shqiptar demo(n)kratėt e sotėm i bėjnė njė shėrbim tė madh armiqve shekullorė sllavė dhe aleatėve tė tyre evropianė. Njėkohėsisht, i bėjnė njė dėm tė pallogaritshėm kombit tonė, pėr faktin e hidhur se bota demokratike do tė kujtojė dhe do tė thotė se: ja politikanėt shqiptarė sa tė marrė qė janė, ata vet e pranojnė ndarjen tė cilėn dikur ua kemi bėrė ne nė bashkėpunim me qarqet mė tė errėta ballkanike.
Ato vendime nė konferencat famėkėqija nė Versaje, Berlin, Londėr, Paris e gjetiu, tė cilat paraardhėsit e tyre i luftuan me armė nė dorė, tani kėta zotėrinj tė krehur me ide demokratike, po i pėrqafojnė me ekstazė
Kjo, natyrisht po ndodhė krejt nėn ethet e fitoreve tė tyre pėr pushtetin e pa shtet!
Kėto ditė, nė njė intervistė dhėnė agjencisė sė lajmeve austriake Die APA- Austri Presse Agentur, dhe e ribotuar edhe nė agjencinė e lajmeve INA nė Maqedoni , kryeministri i Shqipėrisė administrative, Sali Berisha, deklaroi se: edhe pas pavarėsisė, Kosova nuk do tė bashkohet me Shqipėrinė - ai, madje shkoi edhe me larg duke theksuar se nuk do tė ndodhė as bashkimi i tė gjithė shqiptarėve nė rajon. Kjo deklaratė e ultė kundėrhistorike dhe kundėr shqiptare ma kujtoi deklaratėn e njė politikani largpamės gjerman, Hans-Dietrich Genscher, i cili vetėm njė vit para se Gjermania tė ribashkohej, me paturpėsi politike pati deklaruar:
Gjermania nuk do tė bashkohet edhe 100 vjet! Atė botė gjermanėt nuk u befasuan fare nga ato qė llomotiste i pari i tyre socialist ; prandaj, as ne shqiptarėt nuk duhet tė befasohemi fare pėr ato qė llomotitėt tani i pari ynė demokrat apo mė saktė pro-fashisti, Sali Berisha. E quaj kėshtu tė parin e Shqipėrisė, sepse kur ky babėziu e pretendonte pushtetin , nė fillimin e jetės sė tij politike, do tė premtonte:Partia Demokratike do tė angazhohet pėr bashkimin e kombit, madje kjo qe fiksuar nė nenin 3 tė programit tė saj. Natyrisht, se pėr kėtė, padyshim e gjeti dhe pėrkrahjen e shqiptarėve. Por me tė ardhur nė pushtetin e gjysmė-shtet, politikani atdhetar, S. Berisha, i harroi premtimet e veta pėrballė elektoratit. Ai, edhe nė fillim tė viteve 90-ta, pati deklaruar se forca jo serioze janė pėr ribashkim kombėtar!!! Tani, do t“ia shtroja pyetjen krejt natyrshėm se: A ishin forca jo serioze tė gjithė ata heronj dhe heroina qė ranė nė altarin e lirisė me emrin e Shqipėrisė Natyrale nė gojė?! Ranė me idealin e madh tė ribashkimit pėr tė mos vdekur kurrė, qė nga koha e Gjergj Kastriotit tonė tė madh e deri tek legjendari - Adem Jashari.
"MURI I BERLINIT" nė SHQIPERINĖ ETNIKE
Sali Berisha, pa pikė turpi flet nė emėr tė popullit tė Kosovės kur thotė nė intervistė se: nėse qytetarėt e Kosovės do tė mundeshin tė votonin pėr bashkim apo pėr pavarėsi, absolutisht jam i sigurt se 98% e banorėve do tė votonin pėr pavarėsi. Gabohet me qėllim kėshtu, miku i Sllobodan Millosheviqit dhe i Bullatoviqit, tė cilėt gjatė viteve 90-ta, i furnizonte me naftė gjatė kohės kur Serbia dhe Mali i Zi ishin nė bllokadė ekonomike nga bota, pėr luftėrat e tyre tė padrejta qė i zhvillonin kundėr popujve liridashės, boshnjakė, kroatė dhe sllovenė. Tanket serbo-malazeze, vrastare furnizoheshin aga qeveria shqiptare, e cila masakronte popuj e nė mesin e tyre edhe popullin etnik tė saj, shqiptarėt qė padrejtėsisht kishte mbetur jashtė kufijve tė shtetit amė-Shqipėrisė Natyrale. Po e ritheksoj se qė nga koha e Lidhjes sė Lezhės, tė Kastriotit, Lidhja e Prizrenit, tė Frashėriotit, koha e Pavarėsisė tė Ismail Qemailit, Konferenca e Bujanit e Enver Hoxhės deri nė luftėn heroike tė famėmadhes UĒK - me nė krye komandantin, Adem Jashari, ideali mė madhor i kombit ishte dhe ka mbetur RIBASHKIMI GJITHĖKOMBĖTAR!
Kujtoj kėtu edhe programin e Komitetit tė Kosovės, gjatė viteve tė pushtetit satrap tė Zogut, kur i madhi atdhetar, Avni Rustemi nėn trysninė e presioneve tė mbretit dhe bashibozukėve tė tij serbofilė turkoshakė e drejtonte sė bashku me Hoxhė Kadriun, aty fort mirė janė pėrcaktuar pikat se luftojnė pėr ribashkimin e Kosovės dhe trojeve tė tjera me Shqipėrinė. Kujtoj kėtu se edhe nė betimin e ushtarėve tė UĒK-sė ishte zotimi se do tė luftojmė pėr bashkim kombėtar!
Por, ja qė tani ky betim po thyhet e po nėnvlerėsohet nga vet ish-udhėheqėsit e saj, Hashim Thaēi&Co. Kėta, devijatorė tė luftės ēlirimtare, tani tė pėrkrahur pa rezerva dhe nga ish-kundėrshtarėt mė tė flaktė tė kėtij ribashkimi, me tė cilėt kanė hyrė nė qeveri sa pėr tė ruajtur karriget e tyre; me LDK-nė. Theksoj kėtu faktin se kur ishte koha pėr bashkim pėr ēlirimin e Kosovės e tė trojeve tė tjera shqiptare, nuk u bashkuan dot trimat e LDK-sė, por tani kur ra ora e kthimit pėr pushtetin pa shtet, bėjnė kompromise qė as tė ēmendurit nuk do t“i kujtonin
Nė kėtė politikė prapakthehu nuk je i vetmuar as nga faktorėt e jashtėm, ore Sali trimi!
Pėr kėtė pikė tė zezė qė e keni tė madhe sa malet e Shqipėrisė sot po ju bekon e ndihmon dhe Evropa dinake, sot po ju bekon dhe po t“ia keni hallin, me siguri do t“ju ndihmojnė dhe shtetet armike sllave, me tė cilat keni hy nė aleanca ballkanike demokratike, keni hyrė nė kompromise, madje dhe nė ricopėtimin e territoreve tė Shqipėrisė Natyrale! Si dėshmi tė qartė po jua jap vetėm njė se pėrndryshe kemi sa tė duam: kėto ditė pėrkrah UNMIK-ut, edhe pushtetarėt shqipfolės deklaruan se pushteti paralel i serbėve nė Kosovė nuk na pengon, ai nuk ėshtė i rrezikshėm!!! Pa le tė provonte fjala vjen qė Tirana apo vet pushtetarėt e Prishtinės, kinse protektorat ta shtrinin pushtetin e tyre madje tė brishtė nė Preshevė apo nė Ulqin; sė shpejti do tė shihej si do tė reagonin Serbia dhe Mali i Zi dhe pėrkrah tyre dhe Evropa mike e moderuar.
Por dijeni mirė ti dhe tė gjithė ata qė po i shėrbejnė prapakthimit nė historinė tonė tė re se pėr kėtė si dhuratė do ta keni mallkimin e breznive tė reja , dėnimin nga historia jonė e ndritur dhe jam i bindur se edhe nėnvlerėsimin e merituar nga i gjithė opinioni pėrparimtarė botėrorė.
Nėse, qenka hapur kėrkesa pėr pavarėsinė e Kosovės, nė njė periudhė historike, kjo s“do tė thotė aspak se ne nuk jemi pėr ribashkim; kurdoherė ne atdhetarėt e Kosovės dhe tė trojeve tė tjera shqiptare, kėtė e kemi konsideruar vetėm si njė hap tė pėrkohshėm drejt arritjes sė kėtij qėllimi madhor. Natyrisht, kėtė e kemi bėrė jo nga vullneti, por pėr tė qenė mė objektiv, bile pėrkohėsisht tė mos shkaktuar tronditje tė mėdha luftėrash nė rajon; por tani kur kėto luftėra ndodhėn dhe pa vullnetin tonė; por me imponimet e faktorėve sllavė dhe miqve tė tyre; tani, asgjė nuk ka mė realiste dhe me e natyrshme se tė pėrpiqesh me tė gjitha mėnyrat dhe mjetet e lejuara tė luftės sipas konventave ndėrkombėtare pėr realizimin e kėsaj tė drejte historike dhe kombėtare. Tė gjithė shqiptarėt e Kosovės dhe tė trojeve tė tjera e duan ribashkimin me shtetin amė; kėtė nuk e duan vetėm ta qė dikur dhe sot e kishin dhe e kanė tė lidhur qerren e ndyrė tė historisė sė tyre me jugosllavėt, nuk do ta dėshironin RIBASHKIMIN e Kosovės e tė trojeve tė tjera me shtetin amė Shqipėrinė, por me Serbinė dhe shtete tė tjera sllave; por fatbardhėsisht kjo ėndėrr e tyre sė shpejti do tė pėrfundojė
Ėshtė fakt i pamohueshėm se pėr pavarėsinė ėshtė investuar shumė pėr vite e vite; me propagandė, nė media etj, pėr pavarėsinė dhe kemi luftuar; por sikur kjo tė kthehej nė investim pėr ribashkimin kombėtar, me kohė dhe kaq shumė; jam i bindur se populli nuk do ta pranonte pavarėsinė para ribashkimit me Shqipėrinė.
Unė, gjate jetės sime katėr herė kam pasur fatin ta vizitojė dhe ta shėtis nė shumė katunde dhe qytete tė Shqipėrisė administrative; nė vitet 1979, 2003, 2004 dhe 2007, atje nuk kam takuar shqiptar as shqiptare pa dallim partie, feje dhe krahine tė thoshte: jam kundėr ribashkimit me Kosovėn dhe trojet tjera etnike! Bile, jam takuar dhe me udhėheqės partish komuniste dhe tė majta e tė djathta; gjithashtu edhe kėta e kishin po atė qėndrim parimor kombėtar - thoshin kjo ėshtė ėndėrr jona shekullore
Kur ishim nė Gjirokastėr nė vitin 1979, me njė grup studentėsh e studentesh prej 22 vetash njė plak i quajtur Xhevat, atėherė ishte i njohur si valltar dhe punonte bukėpjekės nė qytet, kur ne kėnduam nė rrugė hapur e pa frikė nga diktatura pėr Kosovėn dhe pėr Shqipėrinė, ai me lot nė sy na u drejtua: o vėllezėr e motra tė Kosovės Kreshnike, ne ishim bashkė dhe sėrish do tė bashkohemi me Kosovėn. Kėto fjalė i tha publikisht, po sa e sa tė tjerė i kanė folur e shkruar me ne, por kurrė diktatura komuniste si kishte dėnuar!
Pastaj, kurrė se harroj rastin fatlum kur derisa po shkoja nė Butrint nė vitin 2003, udhėtova kėmbė vetėm tė shijoja natyrėn e bukur tė Shqipėrisė sė jugut, gjatė rrugės jam takuar me njė bari ; pasi u pėrshėndetėm dhe i tregova se jam nga Kosova mė priti fort me bujari dhe midis tjerash mė tha: Dėgjo biri im, ne jemi njė popull vėlla, ne duam dhe do tė bashkohemi me Kosovėn! Ngjarje dhe biseda tė tilla, ku hapur shprehej dhe shprehet dėshira e madhe e kombit pėr ribashkim mė kanė ngjarė dhe me siguri u kanė ngjarė tė tjerėve dhjetėra dhe qindra herė nga Kosova deri nė Ulqin.
Por dėshmitė mė tė forta janė dhėnė gjatė luftės, kur Kosova, Shkupi, Ulqini Tirana, Vlora e tė tjera qytete e katunde shqiptare ia ofruan popullit vėlla shqiptar barotin dhe koromanen e thatė, madje bij e bija tė viseve tė ndryshme shqiptare e dhanė edhe gjakun pėr lirinė e Kosovės, Tetovės, Preshevės e tė tjera anė, cep mė cep tė atdheut, Shqipėria u ribashkua shpirtėrisht; ajo duhet dhe do tė ribashkohet dhe territorialisht!
Kėto fakte jetėsore i hodha nė letėr pėr t“ju treguar shul shqip ty dhe shkretanėve politikė qė po rrahin ujė nė havanė se: mė tė menēur dhe tė vendosur u treguan dhe po tregohen bukėpjekėsit dhe barinjtė e Shqipėrisė Natyrale, se vet tė parėt e tyre! Kjo, qė ju po trumbetoni nuk qėndron, o Sali Berisha!
Prandaj, pėr tė mos u lėnė vend manipulimeve me kombin shqiptar, do tė ishte shumė parimore dhe e logjikshme dhe tepėr e drejtė njerėzore dhe kombėtare qė ju pushtetarėt shqiptarė, me ose pa dėshirėn e qarqeve armike, tė organizonit nė nivel gjithėkombėtar njė REFERENDUM, me atė rast do tė shtronit pyetjen dhe t“i sqaroni dilemat e juaja dhe tė miqve tuaj nė Ballkan, Evropė dhe nė botė se duan apo nuk e duan shqiptarėt RIBASHKIMIN GJITHĖKOMBĖTAR; kjo nuk paraqet asnjė rrezikshmėri nė rajon!
Pasi ribashkimi i Gjermanisė u bė dhe askush nuk pėsoi asgjė; pse do tė pėsonte dikush, nėse ndodhė njė FITORE, kaq e shumė pritur prej breznive tė tėra shqiptare?!
E ritheksoj qė: do tė ishte nė nderin e juaj qė si politikanė qė jeni tė shihni mė tej pėrtej hundės, tė shihni dhe prapa kodrave tė Bjeshkėve tė Nėmura dhe prapa Tomorit, drejt Ēamėrisė e tė mos deklaroni ide paēavuresh si kėto!
Kėto deklarata si i thonė fjalės futja sė koti me siguri do t“ju kthehen bumerang atyre qė po i vjellin, kot sė koti!
Jam i bindur gjithashtu se: pėr kėto shėrbime demo(n)kratike, tek tė huajt mizorė, ballkaniko-evropianė; kėta politikanė shkretanė Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu, do t“i dėnonte me vringėllima shpate ndėrsa, legjendari Adem Jashari, do t“i dėnonte me breshėri automatiku.
Suedi, 25 Janar 2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|