DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2013

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» LLOJET E BIMEVE NE KOSOVE
Postuar mė datėn: 2008-10-22 15:15:18 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Shkruan dhe foto: Prof. Bexhet Berisha

PARATHENIE

Bota bimore ėshtė mjaft e larmishme dhe e pasur me lloje. Janė tė njohura rreth 500.000 specie tė pėrhapura nė ambiente tė ndryshme tė rruzullit tokėsor. Ndahen nė bimė tė ulėta dhe tė larta. Bimėt e larta ose kormofitet ndahen nė myshqe, fierorė, farėzhveshura dhe farėveshura. Farėveshurat janė tė pėrfaqėsuara me rreth 300.000 lloje.
Nė kuadėr tė kėtij atlasi tė bimėve janė pėrfshirė 643 lloje: 15 lloje fierorėsh, 12 lloje farėzhveshurash dhe 616 lloje farėveshurash.
Mendohet se nė Kosovė mund tė gjenden 2600 – 2800 lloje tė ndryshme tė bimėve tė larta. Prej tyre rreth 22 lloje rriten vetėm nė Kosovė dhe quhen bimė endemike tė Kosovės, pra kanė njė areal tė shtrirjes vetėm brenda kufijve tė Kosovės dhe askund tjetėr nė botė.
Sipėrfaqja tė cilėn e banon njė lloj quhet areal. Pos arealit tė llojit mund tė flitet edhe pėr arealin e gjinisė, familjes dhe njėsive tjera sistematike. Njė lloj mund tė jetė i pėrhapur pothuaj nė tė gjitha kontinentet, prandaj quhet kosmopolit. Kur njė specie nuk ka shtrirje tė gjerė, pėr tė themi se ėshtė endemike. Barpezmi gjethemėndafsh (Achillea holosericea) ėshtė endemit i Ballkanit sepse ėshtė i pėhapur nė Kosovė, Shqipėri, Maqedoni dhe Greqi; Ylli shqiptar (Aster albanicus) ėshtė endemit i Kosovės dhe Shqipėrisė sepse ėshtė i pėrhapur vetėm nė kėto vende; Dredhja e Kosovės (Convolvulus cochlearis) ėshtė endemit i Kosovės sepse ėshtė i pėrhapur vetėm nė Kosovės. Bimėt endemike tė Kosovės mund t’i ndeshim nė dy e mė tepėr lokalitete ose vetėm nė njė lokalitet tė caktuar. Pėr kėto tė fundit themi se janė stenoendemike (gr. stenos – i ngushtė). P.sh. bishtmiu shqiptar (Micromeria albanica) ndeshet vetėm nė grykėn e lumit tė Prizrenit.
Bimėt endemike tė Kosovės janė njė pasuri floristike dhe ndeshen kryesisht nė Alpet Shqiptare dhe Malet e Sharrit. Nė interes tė Kosovės ėshtė tė mbrohen me ligj nga zhdukja, sepse mund tė dėmtohen nga mosdija. Kėto bimė janė tė rralla dhe njėherit krenari e Kosovės. Prej tyre 10 lloje janė pėrfshirė nė kėtė atlas: Stipa mayer, Aristolochia merxmuelleri, Convolvulus cochlearis, Bornmuellera dieckii, Achillea alexandri - Regis, Potentilla doerfleri, Micromeria albanica, Wulfenia blecicii, Plantago dardanae dhe Centaurea albertii.
Nė kėtė atlas fotografitė janė origjinale tė fotografuara me aparat optik dhe digjital (shumica me aparat digjital) e cila teknikė ka pėrparėsitė dhe mangėsitė e veta nė krahasim me llojet tjera tė atlaseve. Atlasi i bimėve me fotografi tė punuara nga artistė tė njohur tė pikturės ofron detaje tė ndryshme tė bimės ( rrėnjės, kėrcellit, frytit, lules etj.) kurse fotografimi kap njė moment tė caktuar qė e shquan bimėn (lulen, frytin) dhe pjesė tjera tė ambientit natyral ku rritet bima.
Mendojmė se vlera e atlasit qėndron nė fotografitė e suksesshme, tė ēarta, prandaj secila bimė shoqėrohet me njė tekst tė shkurtėr duke mos u lėshuar nė informacione tjera tė cilat mund tė gjenden nė tekste tė tjera. Krahas shėnimeve morfologjike tė organeve kemi theksuar edhe kohėn e lulėzimit tė paraqitur me numra romakė qė pėrkojnė me muajt e vitit. Qėllimi i kėtij libri ėshtė tė njihet lloji i bimės, tė dimė si quhet bima tė cilėn e ndeshim nė natyrė, pra njė letėrnjoftim pėr identifikimin e tyre.
Bimėt me tipare tė pėrbashkėta kategorizohen nė tė njėjtin grup qė quhet specie ose lloj, kurse emėrtimi i tyre bėhet me dy emra. Emri i parė qė shkruhet me shkronjė tė madhe i pėrket gjinisė, ndėrsa emri i dytė i pėrket llojit dhe shkruhet me shkronjė tė vogėl. Pėrveē emėrtimit nė gjuhėn shkencore, pranė qėndron edhe emėrtimi nė gjuhėn shqipe, kurse mė poshtė ėshtė shėnuar edhe familja sė cilės i pėrket, p.sh:

Lloji: Scilla bifolia L. – Boēka dygjethėshe
Familja: Liliaceae – Zambakore

Emėrtimi i dyfishtė i popozuar nga Karl Line (1707-1778) vlen edhe pėr botėn shtazore dhe ėshtė njė zgjidhje e mirė orientuese pėr kategorizimin e organizmit tė dhėnė nė njėsitė pėrkatėse sistematike.
Pėr pėrpilimin e tekstit kemi shfrytėzuar: Balza, 1971, Bozhilova, 1992, Demiri, 1983, Hayek, 1927 – 1933, Horvat, et al. 1974, Jordanov, et Kozhuharov, 1963 – 1995, Krasniqi, 1979, Mägdefrau, Ehendorfer, 1978, Paparisto, et al.1988 – 2000, Rexhepi, 1985, 1986, 1994, 1999, 2000, Tahtazhan, 1980 – 1982, Titin, et al. 1964 – 1980.
Pothuajse 90% e bimėve tė kėtij atlasi janė punuar prej tė njėjtėve autor edhe me kamerė digjitale dhe janė transmetuar nė programin arsimor tė RTK – sė me titull "ORA E BOTANIKĖS".
Jemi pėrpjekur qė ky atlas tė pėrfshijė numėr sa mė tė madh tė llojeve prandaj kemi dalė nė vende tė ndryshme tė Kosovės pėr disa vjet radhazi.
Shpresojmė se ky libėr do tė ndihmoj adhuruesit e florės nė njohjen e bimėve si dhe ata qė profesionalisht merren me botanikėn.
Presim nė tė ardhmen tė dalin edhe atlase tė tjera, kėshtu do tė shtohen njohuritė mbi bimėt qė rriten nė Kosovė.


Lycopodium selago L. – Likopodi selago
Lycopodiaceae – Likopodiore
Likopodi selago ėshtė bimė barishtore shumėvjeēare, 5 - 35 cm i lartė. Kėrcejt janė tė ngritur dhe tė degėzuar.
Gjethet janė tė vogla dhe tė radhitura si tjegulla, vizake - heshtore.
Sporangjet janė si veshkė tė vendosura nė bazė tė faqes sė brendshme tė gjethes.
Verė.
Rritet nė shkėmbinj me lagėshti tė zonave tė larta malore.
Ėshtė bimė mjekėsore.


Equisetum arvense L. - Kėputja e arave
Equisetaceae - Kripthore

Bimė barishtore shumėvjeēare. Ka rizomė e cila depėrton thell nė tokė.
Nė muajin mars nga rizoma zhvillohen sė pari kėrcej fertil. Janė 10 30 cm tė lartė. Pėrgjatė tij gjenden 4 - 6 kėllėfe. Kėllėfet kanė 8 - 12 dhėmbė. Nė maje tė kėrcellit qėndron kalliri sporangmbajtės. Rreth boshtit tė tij gjenden sporangjet. Pas pjekjes ato ēahen dhe sporet lirohen tė cilat shpėrndahen me anė tė erės. Pastaj kėrcejtė pjellor thahen dhe fillojnė tė shfaqen kėrcejtė shterp (foto) 10 - 80 cm tė lartė.
Rritet nė ara, buzė rrugėve si dhe vende me lagėshtirė. Ėshtė bimė e helmėt dhe mjekėsore.


Equisetum palustre L. – Kėputja e kėnetave
Equisetaceae – Kripthore

Bimė shumėvjeēare, hollake, me rizomė tė shogėt. Kėrcejtė tė thjeshtė ose pak a shumė tė degėzuar, 10-60 cm tė lartė. Brinjėt tė trasha, tė ashpra. Hulliza 6 – 10. Kėllėfėt tė gjelbėr, me majė tė zeshkėt, me buzė cipėthatė tė gjerė, me njė brinjė.
Boqet 10 – 30 mm, shyta, ovoide – gjatore. Zhvillohen nė majė tė kėrcellit.
Majė - verė.
Rritet nė vende me lagėshtirė, me bar, nė ara, e zakonshme. Bimė e helmet. Bar i keq i kulturave bujqėsore.


Equisetum telmateia Ehrh. - Bargjani
Equisetaceae – Kripthore

Bimė barishtore shumėvjeēare. Ka rizomė e cila ėshtė pushlore. Prej tij ēdo vit zhvillohen dy lloje tė kėrcejve: fertil dhe steril. Kėrcejtė pjellor fillojnė tė shfaqen gjatė muajit mars ose prill, pra pėrpara atyre shterpė. Nė majė tė kėrcejve pjellor shohim tė zhvilluara boēet me sporangje. Kėrcejtė shterpė rriten deri 200 cm (foto). Kanė ngjyrė tė bardhė si fildishi. Degėzimet janė tė gjelbra.
Rritet nė vende me shumė lagėshtirė, buzė kanaleve etj.


Cheilanthes marantae (L.) Domin. – Heilanta
Aspleniaceae – Aspleniore

Bimė shumėvjeēare, me rizomė tė trashė, zvarritėse tė mbuluar dendėsisht me luspa tė murrme tė ēelėta.
Gjethet nė grupe, tė qėndrueshme edhe gjatė dimrit. Bishti gati sa llapa, i kuq – i murrmė i errėt, i hollė si tel. Llapa pendore. Pendėzat tė sheshta ose tė palosura, pėrsipėr tė shogėta, pėrposh dendėsisht me luspa tė murrme, majėholluara – trekėndėshe.
VI - X.
Rritet nė vende me gur, shkėmbinj, sidomos serpentinor, kryesisht tė zonave malore.


Gymnocarpium robertianum (Hoffm.) New. – Gimnokarpi i Robertit
Aspidiaceae – Aspidiore

Bimė shumėvjeēare, me rizomė hollake, zvarritėse.
Gjethet zakonisht 15 – 60 cm. Llapa e gjelbėr, opake, me bishta tė shkurtėr. Secili ēift mė i poshtėm pendėsh mė i vogėl se pjesa tjetėr e llapės
Soret tė vendosura gati nė anė tė llapės, tė rrumbullakėta ose tė zgjatura. Mbulesa epidermike e soreve mungon.
Verė.
Nė shkėmbinj gėlqerorė, nė vende me hije etj., tė zonave malore.


Polystichum lonchitis (L.) Roth. – Polistika heshtake
Aspidiaceae – Aspidiore

Bimė barishtore shumėvjeēare, me rizomė tė shkurtėr dhe tė trashė.
Gjethet 15 - 60 cm, tė qėndrueshme, tė ngurta, tė tufėzuara. Llapa pendore me 15 - 50 pendė nė ēdo anė, me buzė tė sharruara.
Soret janė rrotullare, nė dy rreshta nė anėn e poshtme tė gjethes, por vetėm kah maja e gjethes.
VI - VII.
Rritet nė vende shkėmbore tė zonave malore, e zakonshme. Nė Kosovė e pėrhapur nė Malet e Sharrit, Alpet Shqiptare etj.


Polystichum setiferum Woynar – Polistika
Aspidiaceae - Aspidiore

Ėshtė bimė shumėvjeēare me rizomė tė trashur dhe tė drunjėzuar.
Gjethet janė 30 - 120 cm tė mėdha , tė buta, zakonisht jo tė qėndrueshme. Llapa dyfishpendore. Pendėzat tė sharruara, deri 40 nė ēdo anė. Soret janė rrotullare, tė mbuluara me epidermė tė hollė,shytake dhe rėnėse.
VI - VII.
Rritet nė pyje me hije,deri nė zonat e larta malore.


Dryopteris filix – mas (L.) Schott – Fieri mashkull
Aspidiaceae – Aspidiore

Ėshtė bimė barishtore shumėvjeēare. Rizoma ėshtė e trashė dhe e gjatė 20 - 30 cm.
me bishta deri 30 cm, nganjėherė tė pėrkulura nė maje.
Soret janė nė anėn e poshtme tė gjethes tė shpėrndara nė dy rreshta paralele, induzia ėshtė e shogėt dhe nuk e mbulon nė tėrėsi sorusin.
Verė.
Rritet nė vende me hije tė pyjeve gjetherėnėse dhe gjethembajtėse.


Polypodium vulgare L. – Fieri i murit
Polypodiaceae – Polipodiore

Bimė barishtore shumėvjeēare, me rizomė zvarritėse.Rizoma me luspa heshtore. Mund tė rritet 10 - 50 cm.
Gjethet me llapė pendore tė ēarė. Pendėt shyta ose paksa tė mprehta. Forma e gjetheve ėshtė heshtore deri vizake - heshtore.
VII - IX.
Rritet nė shkėmbinj e pyje tė lagėta, mbi drurė tė vjetėr, mure.
Bimė mjekėsore.


Pteridium aquilinum (L.) Kuhn – Fieri shqiponjė
Hypolepidaceae – Hipolepidore

Bimė barishtore shumėvjeēare me rizomė nėntokėsore,e cila ėshtė e mbuluar me qime. Gjethet janė tė mėdha 50 - 300 cm, nga poshtė leshtore, nga sipėr tė shogėta ose me pak qime, trefishpendore. Bishti i gjethit ėshtė i fuqishėm , i ndarė nė bishta mė tė vegjėl qė bartin llapa gjethesh. Soret janė mbi nervurat anėsore tė mbuluara nga induzitė e qerpikėta dhe buzėt e spėrveshura tė gjethes .
Verė.
Rritet nė vendbanime tė ndryshme, kryesisht nė ahishtet e prera. Bimė shumė e pėrhapur, gati nė tėrė botėn. Bimė e helmet.


Asplenium adiantum - nigrum L. – Fieri i zi
Aspleniaceae – Aspleniore

Bimė shumėvjeēare, me rizomė tė pėrpjetme ose shkurtimisht zvarritėse.
Gjethet 10 – 50 cm, me llapė deltoide, tė gjelbėr tė errėt, lėkurore, tė shogėt, dyfish – trefishpendore, tė qėndrueshme edhe gjatė dimrit. Segmentet mė tė fundit heshtore, shyta nė bazė, me dhėmbė tė mprehtė. Bishti i gjethes gati sa llapa, i fryrė nė vendin e bashkimit me rizomėn, i kuqėrremtė – i murrmė. Soret nė afėrsi tė nervurave.
Pranverė – vjeshtė.
Rritet nė shkėmbinj, pyje, mure etj., deri nė zonat malore.


Asplenium trichomanes L. – Fier guri
Aspleniaceae – Aspleniore

Bimė barishtore shumėvjeēare, me rizomė tufore, me shirit qendror tė errėt.
Gjethet 4 - 20 cm tė gjata, tė shogėta, rrallė me qime gjėndėrore. Llapa pendore, heshtore - vizake, relativisht e trashė. Pendėt 0.4 – 1.2 cm, gjatore, tė afruara me bazė tė cungėt dhe asimetrike, me majė tė rrumbulluar.
Soret janė tė vogla. Sporangjet kur piqen e mbulojnė pendėn.
Pranverė - verė.
Rritet nė shkėmbinj dhe mure, prej zonės kodrinore - malore deri te ajo alpine.


Ceterach officinarum DC. – Bar gjarpri mjekėsor
Aspleniaceae – Aspleniore

Bimė shumėvjeēare, me rizomė tė shkurtėr, tė trashė.
Gjethet 5 – 25 cm, nė tufa, tė qėndrushme, gjatore. Llapa e gjethes lėkurore, nga sipėr e blertė e hapur, nga poshtė e mbuluar me luspa tė argjendta nė ngjyrė ndryshku, tė vendosura si tjegullat e ēatisė. Midis tyre janė tė fshehura grupet e sporangjeve. Segmentet e gjetheve tė kėmbyera, vezake ose gjatore, 9 – 12 nė ēdo anė, tė plota ose me buzė ura-ura, tė rrumbulluar nė majė. Soret rreth 2 mm, vizake.
Pranverė - verė.
Rritet nė shkėmbinj, mure etj, deri nė zonat malore, e zakonshme. Bimė mjekėsore.


Phyllitis scolopendrium (L.) Newman – Skolopendra
Aspleniaceae – Aspleniore

Bimė barishtore shumėvjeēare, me rizomė tė shkurtėr dhe tė trashė.
Gjethet janė 10 - 60 cm tė gjata dhe 3 - 6 cm tė gjera, tė qėndrueshme, tė valėzuara, tė plota . Bishti i gjethit ėshtė gati sa gjysma e llapės.
Soret janė vizake, 8 - 18 mm tė gjata, zakonisht mbulojnė mė shumė se gjysmėn e gjerėsisė sė llapės, tė vendosura nė dy rreshta paralele.
VII - VIII.
Rritet nė vende me hije, buzė ujėrave tė rrjedhshme tė zonave kodrinoro - malore, deri te subalpine.


Abies alba Mill. - Bredhi i bardhė
Pinaceae – Pishore

Dru halor deri 50 m i lartė. Degėzat e reja me push tė dendur dhe me sythe pa rrėshirė.
Gjethet nė trajtė halash. Nė pjesėn e poshtme kanė dy vija paralele tė bardha, kurse pėrsipėr janė me ulluk.
Lulet nė boqe tė cilat shfaqen gjatė pranverės. Boqet femėrore tė ngitura, piqen gjatė verės dhe bien nė fillim tė vjeshtės.
IV - V.
Rritet nė zona tė larta shpesh i pėrzier me ah dhe pishė tė zezė. I pėrhapur nė Evropėn e Mesme dhe Jugore.


Picea abies (L.) Karst. – Hormoqi
Pinaceae – Pishore

Hormoqi ėshtė dru deri 60 m i lartė.
Gjethet janė nė faqen e poshtme tė degėve tė vendosura djathtas e majtas si krehėri, tė blerta tė errėta, 15 - 25 mm tė gjata dhe deri 1 mm tė gjera, therėse.
Boēet 10 - 15 cm tė gjata, 3 - 4 cm tė gjera, tė pėrkulura, me luspa tė papalosura. Farat me flatra anėsore.
IV - V.
Rritet nė pyje halore. Nė Kosovė ėshtė i pėrhapur nė Malet e Sharrit dhe Alpet Shqiptare.


Pinus heldreichii Christ – Arneni i kuq
Pinaceae – Pishore

Dru i lartė 20 - 30 m, me lėvore tė pėrhime e tė ēarė pllaka - pllaka tė vogla. Sythet pa rrėshirė.
Gjethet dyshe, 6 - 8 cm tė gjata, 1.5 mm tė gjera.
Boēet 7 - 8 cm tė gjata, 2.5 cm tė gjera, me nga njė thumb tė drejtė dhe shumė tė vogėl nė mes. Farat me flatra.
V - VI.
Rritet kryesisht nė substrate gėlqerore tė zonės alpine. E ndeshim nė Malet e Sharrit, Alpet Shqipėtare si dhe malet e Ballkanit dhe Kalabri tė Italisė.


Pinus mugo Turra – Dredhaku
Pinaceae – Pishore

Ėshtė shkurre 3 - 4 m e lartė. Degėt janė tė trasha, tė shtrira ose tė drejta. Degėzat nė fillim janė tė blerta, mė vonė bėhen tė murrme. Sythet kanė shumė rrėshirė. Forma e tyre ėshtė vezake - cilindrike.
Halat janė dyshe, tė blerta - tė ēelėta.
Boēet 2 - 5 x 1.5 - 2.5 cm, shyta, gati pa bisht,tė shndritshme, apofiza me njė gjemb tė imėt nė mes.
V - VI.
Ndeshte nė zonat subalpine dhe alpine tė Alpeve Shqipėtare dhe Maleve tė Sharrit.


Pinus nigra Arnold - Pisha e zezė
Pinaceae - Pishore

Dru deri 45 m i lartė me lėvore tė ēarė thell pėr sė gjati, me ngjyrė tė pėrhime deri e murrme - e errėt. Degėzat e vitit tė parė tė shogėta ngjyrė tė murrme tė zbehtė ose tė murrme portokalli. Sythet vezakė, majėmprehtė, me rrėshirė.
Gjethet halor. Halat dyshe, pak tė pėrdredhura ose tė lakuara. Boēet 5 - 8 cm tė gjata, me mėlluga tė murrme nė tė zezė nė faqen e brendshme. Farat 5 - 8 mm, piqen vitin e dytė e tė tretė.
IV - V.
Pisha e zezė formon formacione tė veēanta pyjesh.
Nga pisha e zezė nxirret rrėshirė qė pėrdoret nė industri dhe mjekėsi sikur dhe poleni.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] FUNKSIONIMI I SHTETIT JURIDIK E MUNDĖSON HAPJEN E „DOSJEVE“ (2009-01-04 01:41:44 nga admin4)
[ Opinione ] Shtohen tė papunėt, shqiptarėt mė tė varfėr (2009-01-03 11:40:17 nga admin4)
[ Opinione ] PSE POLITIKA SHQIPTARE DHE DIPLOMACIA NDĖRKOMBĖTARE HESHTIN PĖR MILJONA SHQIPTARĖ TĖ TERRORIZUAR E PASTAJ TĖ MĖRGUAR?! (2009-01-03 11:36:40 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] DEKLARATĖ PUBLIKE NR. 1 E FBKSH (2009-01-03 11:26:06 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] SKANDAL NĖ PARLAMENTIN LOKAL TĖ BUJNOCIT (2009-01-02 01:45:04 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kosove, pergjaket 2009-a, 4 te vdekur ne aksident (2009-01-01 16:11:38 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] PĖRGĖZIME! (2009-01-01 10:30:29 nga admin4)
[ Tech-Info ] Siperfaqja e Henes eshte nje miniere e vertete hekuri. (2009-01-01 08:26:29 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] STAFI ALBANIAPRESS (2008-12-31 13:17:07 nga admin4)
[ Opinione ] Gjermani, ėndrra pėr socializmin shqiptar (2008-12-31 11:16:53 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shumė familje kosovare vazhdojnė tė pėrballen me gjendje tė rėndė sociale (2008-12-31 08:53:13 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2013 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster