DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2009

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Bashkėrisht pėr tė shpėtuar “jo funksionalitetin”
Postuar mė datėn: 2008-11-13 15:31:19 nga admin1 :: Kategoria: Opinione


Shkruan: Ardian ZEJNAJ


“Nė Kosovė po na pėrgatitet tė kemi njė Kosovė tė pavarur me "Republikėn Veriore", pėrkatėsisht qė pjesa veriore e Kosovės do tė shndėrrohet nė njė rajon autonom, tė ngjashėm me Republikėn Serbska...”. Prandaj, tregimi ėshtė i qartė, pėr Kosovėn ėshtė duke u pėrgatit njė pavarėsi e mbikėqyrur pėr t’i kėnaqur shqiptarėt, dhe njė autonomi pėr serbėt, pėrkatėsisht pėr pjesėn veriore te Kosovės, qė do t’i kėnaqte serbėt”, ka qenė njė paragraf i shkrimit tim para mė shumė se njė viti, atėherė kur ende nuk dihej, se ēfarė statusit do t’i servohet Kosovės.
Mė kėtė nuk po pretendojė t’u shes mend, por tė argumentojė situatėn e tanishme brenda tė cilės jemi gjendur si Kosovės apo si politikė dhe diplomaci e Kosovės, e qė e gjithė kjo nuk ėshtė asgjė mė pak dhe as mė shumė se, sa njė synim i Serbisė qė pėrmes kėtyre gjashtė pikave tė OKB-sė ta qeverisė nė mėnyrė indirekte njė pjesė tė territorit tė Kosovės. Po ashtu konsiderojė se e gjitha kjo qė tani ndodhė, nuk ėshtė asgjė mė shumė dhe as mė pak se, sa njė vazhdim i bisedimeve nė njė formė tjetėr mes Kosovės dhe Serbisė pėr statusin e Kosovės; u kujtohet thirrja e vazhdueshme e Serbisė ku kėrkonte bisedime tė reja pėr statusin e Kosovės.
Gjendja e tanishme tregon se gjėrat nuk janė zgjidhur pėrfundimisht dhe se statusi i Kosovės as ka qenė dhe as ėshtė i zgjidhur pėr Serbinė, gjė qė duhet kuptuar se derisa ajo nuk e pranon kėtė status, ne duhet tė jemi gjithnjė tė gatshme pėr surprizat qė do tė na i sjell diplomacia e Serbisė. Fatkeqėsia jonė ėshtė se ne, si Kosovė, nuk e kemi marr asnjėherė seriozisht kėtė diplomaci dhe e kemi injoruar, duke pretenduar se tė tjerė do tė na shpėtojnė nga sfidat e rendė, duke harruar se jemi shtet dhe nuk duhet qė edhe mė tutje tė presim qė tė tjerėt tė ballafaqohen mė sfidat e rėnda nė emėr tė Kosovės.
Por, edhe nėse “miqtė” vazhdojnė tė merren mė problemet tona, nuk duhet hequr nga mendja se ata njė ditė do tė lodhen dhe tani duket se pikėrisht kjo po ndodh; ata janė lodhur tanimė duke u marr mė Kosovė dhe dėshirojnė qė nė njė formė apo tjetrėn t’i mbyllin gjėrat. Kjo mbyllje e gjėrave, sipas europianėve ėshtė imponimi i njė zgjidhje, e cila gjatė bisedimeve pėr statusin e Kosovės ėshtė theksuar e ritheksuar se do tė jetė njė zgjidhje qė as nuk do tė nxjerrė humbės dhe as fitues palėt. Prandaj, plani gjashtė pikėsh qė tani po na ofrohet ėshtė nė kėtė linjė, ngase shqiptarėt konsiderohet se ishin fitues mė 17 shkurt kur shpallėn pavarėsinė dhe se tani ka ardhur koha qė edhe serbėt ta pėrjetojnė kėtė ndjenjė, duke u ofruar atyre njė zgjidhje qė nuk ua thekson emrin, por ingerencat e njė mini-shteti brenda Kosovės gjithsesi .

Por, pse arritėm nė kėtė pikė?

Kanė kaluar rreth pesė muaj qė nga dita kur nė Kosovė ka arritur letra gjashtė pikėshe e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė Ban ki-Moon. Po ashtu u benė afėr gjashtė muaj qė nga dita kur janė mbajtur zgjedhjet e Serbisė nė Kosovė dhe afėr dhjetė muaj nga koha kur Slobodan Samarxhi kishte dėrguar tek UNMIK-u dhe OKB-ja njė letrėn, pėrmes sė cilės kėrkohej njė ndarje funksionale e Kosovės mes shqiptarėve dhe serbėve. Sa e sa zhvillimet tė tjera negative pėr tė ardhmen e Kosovės kanė ndodhur qė nga 17 shkurti dhe politika e Kosovės i kanė injoruar nė vazhdimėsi, pėr tė ardhur deri tek ri-modifikimi i fundit i planit gjashtė pikėsh tė Sekretarit Ban ki-Moon; qė ėshtė njė tendencė e Serbisė pėr ta kontrolluar Kosovėn.
U ėshtė thėnė nė vazhdimėsi udhėheqėsve tė institucioneve tė Kosovės qė tė kenė kujdes ndaj kėtyre zhvillimeve dhe tė mos i injorojnė, sepse pėr Europėn qendėr e Ballkanit ėshtė Serbia dhe assesi Kosova. Pėr Europėn tani nuk ka shumė rendėsi ēfarė thonė dhe bėjnė shqiptarėt e Kosovės, sepse kanė krijuar logjikėn se ata do tė binden pas pak, por shumė rendėsi ka rehabilitimi i serbėve dhe Serbisė. Edhe Serbia e dinė se nuk mund ta kontrollojnė Kosovėn, por pėr ta ėshtė e mjaftueshme qė tė kenė kontroll mbi zhvillimet ekonomike, tė sigurisė dhe ato politike nė Kosovė dhe plani gjashtė pikėsh ėshtė rruga mė e mirė pėr ta pasur kėtė kontroll. Dhe jo vetėm kaq, por pėrmes implementimit tė kėtij plani, Serbia synon qė tė ketė nėn vėzhgim madje edhe objektivat apo synimet e Kosovės nė tė ardhmen.
Po ashtu i ėshtė kėshilluar nė vazhdimėsi udhėheqjes sė Kosovės qė tė kėrkojnė largimin e plotė tė UNMIK-un nga Kosova pas 17 shkurtit, sepse do tė jetė pengesa kryesore e tė ardhmes tonė. Njėherazi ėshtė sugjeruar qė edhe mė BE-nė tė ketė bisedime tė hapura dhe marrėveshje tė qarta, pėr tė mos ardhur deri nė kėtė pikė, kur BE-ja do tė na shikojė neve si “bukė-pėrmbysės”, sepse nuk po u bindem planeve tė tyre. Se UNMIK-u ėshtė duke shkaktuar plagė gjatė tėrheqjes sė tij, tregon edhe deklarim intern i njėrit prej ambasadorėve tė njė vendi tė vogėl europianė nė Prishtinė, para disa jave.
Mė tė takuar njė nga ministrat tanė ai i drejtohet mė fjalėt: lėreni kėtė ēfarė jeni duke thėnė tani, por a po e shihni se po ua ndajnė Kosovėn; ndiqeni UNMIK-un nga Kosova sa mė parė, sepse dėshiron t’ua ndajė Kosovėn! Fjalėt e kėtij miku shpjegojnė qartė prapavijėn e punės qė po benė ky mision dhe orientimin qė po merr situata nė Kosovė. Nuk mund tė kesh nė tė njėjtėn kohė nė Kosovė edhe UNMIK sipas Rezolutės 1244, e, edhe EULEX sipas Pakos sė Ahtisarit apo Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės.
Sipas juristėve ligjet e shfuqizojnė njėra tjetrėn, pėrkatėsisht se ligji i ri e shfuqizon tė vjetrėn, ēka do tė thotė se Kushtetuta e Republikės sė Kosovės e shfuqizon Rezolutėn 1244. Kėtu fillon edhe problemi, sepse kėto dy ligj-dokumente nuk janė miratuar nga i njėjti organ qė tė mund edhe tė shfuqizohen dhe tė gjitha palėt po thonė se kemi tė drejtė nė atė qė po bėjmė, gjė qė ėshtė duke shkaktuar kaos juridiko-politik; si shembull ilustrues merreni rastin e fundit tė Aliut nga Mitrovica, ku kishte aq shumė vendime e deklarime nga palėt pėr tė drejtėn e tij, sa nuk merrej vesh se kush ka tė drejtė nė deklarimin e tij!
Nė fakt rasti i Aliut ka vėrtetuar njė sugjerim tonin tė vazhdueshėm, se nėse je kėmbėngulės nė kėrkesat e tua tė drejta, edhe pala tjetėr do tė sillet ndryshe ndaj veprimeve tė tua. Kosovės nuk i ka shėrbyer, pėrkundrazi i ka bėrė shumė dem, serviliteti i vazhdueshėm i udhėheqjes sė Kosovės ndaj ndėrkombėtarėve, duke ndėrtuar kėshtu raporte hierarkike dhe jo partneriteti. Normalisht se ata tani po e ndjejnė veten tė ofenduar se po kundėrshtohen nė ofertat e tyre se nuk janė mėsuar kėshtu. Po ashtu njė e metė e jona ėshtė se nuk kemi arrit ta “blejmė” logjikėn e europianėve, pėr tė cilėt pas ēdo suksesi fshihet ndonjė sfidė; qė ishte rasti me Kosovės, dhe se pas ēdo sfide fshihet ndonjė sukses; qė ėshtė tani rasti me Serbinė.

Tani ēfarė duhet bėrė?

Ēdo herė kur refuzon njė kėrkesė, duhet tė jesh nė gjendje tė ofrosh alternativen. Nė kėtė rast, nėse institucionet e Kosovės vazhdojnė tė refuzojnė ofertėn gjashtė pikėshe tė linjės BE-OKB-Beograd, ata duhet qė po kėsaj linje dhe Uashingtonit t’i ofrojnė njė alternativėn, nė mėnyrė qė ta devalvojnė planin gjashtė pikėsh. Nė tė kundėrtėn, nuk do tė na marrin serioz, do tė na bėjnė presion dhe do tė na e imponojnė nė fund tė fundit kėtė plan gjashtė pikėsh, e qė do tė ishte edhe fillimi i njė fundi tė keq pėr tė ardhmen e Kosovės.
Gjėja e parė qė duhet kėrkuar institucionet e Kosovės, ėshtė bėrja realitet e sugjerimit miqėsor tė ambasadorit, qė UNMIK-u tė largohet brenda kėtij viti nga Kosova!
E dyta, qė institucionet e Kosovės t’i japin afat kohorė EULEX-it pėr ta shtrirė pushtetin e vet nė tėrė territorin e Kosovės, ngase ai mision ėshtė nė Kosovės nė bazė tė pakos sė Ahtisarit dhe tė njėftese tė bėrė nga institucionet e Kosovės; EULEX-i as nuk mund tė jetė neutral dhe as nuk e ka ftuar Serbia, qė tė pyetet ajo pėr shtrirjen e tij nė territorin e Kosovės!
E treta, ėshtė ndėrtimi i njė politike dhe fjalori tė qartė nga ana e institucioneve tė Kosovės nė raport me institucionet ndėrkombėtare, qofshin ato brenda apo jashtė Kosovės, pėr t’ua shpjeguar rrugėn qė synojmė tė ndjekim nė tė ardhmen!
E katėrta, t’i drejtohen KFOR-it mė kėrkesėn qė brenda vitit tė dalė nė tė gjitha pikat kufitare tė Kosovės dhe ta garantoj sovranitetin e Kosovės, ngase edhe KFOR-i ėshtė nė Kosovės bazuar nė Planin e Ahtisarit dhe tė njė ftese simbolike e bėrė nga institucionet e Kosovės.
E pesta, institucionet e Kosovės duhet tė insistojnė qė nė koordinim me KFOR-in dhe Policinė e Kosovės tė vendosen nė doganat e Kosovės, pėr tė ndaluar hyrjen e ēfarėdo kapitali ilegal, duke ndėrprerė kėshtu furnizimin e strukturave paralele, qoftė me armė, njerėz apo logjistik tjetėr qė shkakton destabilitet.
E gjashta, institucionet e Kosovės duhet tė prezantojnė para njerėzve tė Kosovės, por dhe miqve ndėrkombėtare, njė planė konkret, se si ata e kanė menduar apo e mendojnė ri-integrimin e territorit dhe qytetarėve tė Kosovės dhe si kanė menduar apo mendojnė ta kthejnė besimin e tė gjithėve qė jetojnė nė Kosovė ndaj institucioneve dhe shtetit tė ri.
Prandaj, tė punojmė dhe mundohemi qė sė bashku ta shpėtojmė atė qė mund apo ka mbetur pėr t’u shpėtuar nė Kosovėn e pas 17 shkurtit, njė territor, pavarėsi dhe sovranitet tė mbikėqyrur dhe problematik pėr tė qenė funksionale nė Kosovėn e tė ardhmes!

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] SHQIPTARĖ, T’I SHOHIM BASHKĖRISHT VEPRIMET “DIKTATORIT” ENVER HOXHA! (2008-10-24 03:43:01 nga admin4)
[ Opinione ] PSE POLITIKA SHQIPTARE DHE DIPLOMACIA NDĖRKOMBĖTARE HESHTIN PĖR MILJONA SHQIPTARĖ TĖ TERRORIZUAR E PASTAJ TĖ MĖRGUAR?! (2009-01-03 11:36:40 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kosove, pergjaket 2009-a, 4 te vdekur ne aksident (2009-01-01 16:11:38 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] PĖRGĖZIME! (2009-01-01 10:30:29 nga admin4)
[ Tech-Info ] Siperfaqja e Henes eshte nje miniere e vertete hekuri. (2009-01-01 08:26:29 nga admin4)
[ Opinione ] Gjermani, ėndrra pėr socializmin shqiptar (2008-12-31 11:16:53 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shumė familje kosovare vazhdojnė tė pėrballen me gjendje tė rėndė sociale (2008-12-31 08:53:13 nga admin4)
[ Kultura ] PĖRVJETOR I RADIO EMISIONIT “ZĖRI I MALĖSISĖ” (2008-12-31 04:09:17 nga admin4)
[ Opinione ] Hoxhaj premton eliminimin e turnit tė tretė nėpėr shkolla (2008-12-31 02:21:49 nga admin4)
[ Opinione ] Nga viti 1962 deri nė kėtė fundvit Kosova ėshtė shtuar pėr mbi 1 milion e 700 mijė banorė (2008-12-31 02:13:06 nga admin4)
[ Kultura ] U promovua libri “Kumanova pėr flamur, nga NDSH-ja nė UĒK” (2008-12-30 03:16:47 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2009 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster