| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » TUNGJATJETA, KOMPJUTER! |
| Postuar mė datėn: 2007-07-25 15:18:11 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Beqir ELSHANI
Tungjatjeta, kompjuter!
Kėshtu e pėrshėndeta mysafirin e porsaardhur nė banesėn time nga njė shitore e qytetit me titullin Gjiganti. E vendosa nė tavolinėn e punės, ku mė parė kisha makinėn e shkrimit, me tė cilėn shkruaja duke shtypur mbi tastierė. Unė e falėnderoj makinėn e shkrimit, mjaft mė ka ndihmuar nė shkrimet e mia publicistike. Tė vetmin problem tė vogėl kam pasur me shiritin e ngjyrosur, i cili shumė shpejtė mė harxhohej, prandaj mė duhej tė mbaja rezervė nga dy-tri copė nė syzėn e tryezės. Ngjashėm siē ka qenė ēikleta mjet i privilegjuar dikur, ka qenė edhe makina e shkrimit. Sot ėshtė mė lehtė tė bėhesh me njė kompjuter luksoz se dikur me njė makinė shkrimi tė thjeshtė. Tė tillėt qė kishin makinė shkrimit mbaheshin nė mend.
Me makinėn e shkrimit nuk guxoja tė shtyp natėn, pėr shkak tė zhurmės nga krismat e shkronjave mbi tastierė. Jo vetėm qė i pengoja anėtarėt e familjes, por i pengoja edhe fqinjėt. Njėherė gjatė tėrė natės kisha bėrė zhurmė me makinė, prandaj fqinji, me tė cilin mė ndante njė mur, mė paraqiti nė polici. Fqinji kishte tė drejtė, sepse herėt nė agim duhej tė shkonte nė punė. Mirėpo edhe polici nuk e problematizoi ēėshtjen, fqinjit i tha se me rėndėsi ėshtė qė unė nuk kisha thyer gota tė pijes. Megjithatė mė takonte mua ti kėrkoj falje fqinjit, sepse ai ėshtė traktorist qė lėron dhe mbjellė farėn. Po nuk lėroi dhe nuk mbjellė traktoristi, nuk dihet si do tė mund tė riprodhoheshin kėto shkronja tė arta nė kompjuter. Fėmijėt e mi ishin mėsuar me zhurmėn e makinės, ashtu siē isha mėsuar edhe unė mė zhurmėn serike tė makinės qepėse tė nėnės sime. Dikur nėna qepte rroba deri nė orėt e vona tė natės, sidomos me rastin e festave, mirėpo zhurma e makinės pėr mua ishte si muzika e kitarės dhe aspak nuk mė pengonte. Tani me tastierėn e kompjuterit mund tė shkruaj tėrė natėn, meqė zhurma e saj nuk dėgjohet as brenda nė dhomė, jo mė tek fqinji im, traktorist.
Nė fillim i shtypa disa pulla nė tastierė, mirėpo nė ekranin e kompjuterit asgjė nuk duket. Rastėsisht, sikur tė bashkėbisedoja me ndonjė mik, e preka tastierėn dhe i thash: Fol! Prapėseprapė kompjuteri nuk mė pėrgjigjet. Siē duket faji ėshtė imi, nuk e kam lidhur pėrēuesin elektrik.
Mė fal, kompjuter! Mė duket se unė gabova, jam hutuar nga gėzimi qė ke ardhur tek unė. Tani sė shpejti do takohemi, thashė unė duke i kėrkuar ndjesė.
E vendosa pėrēuesin nė vendin e pėrshtatshėm, dhe pas pak vėrejta dy yllthe tė verdha nė tastierėn e shkronjave latine. Gėzimi nuk zgjati shumė, pėrsėri kompjuteri nuk pėrgjigjet, thėnė konkretisht, nuk flet. Sa vėshtirė ėshtė tė njihesh me aparatin qė vjen nga njė fabrikė e huaj. Tani e fika kompjuterin duke pėrsėdytur shtypjen me gishtin e jupiterit, qė sipas fjalorit sportiv i thonė, gishti i kampionit; kurse sipas fjalorit ushtarak i thonė gishti i pushkės dhe gishti tregues sipas fjalorit policor. Pastaj e preka diskun e fortė dhe papritmas fytyra ime ndriēohet. Kompjuteri ėshtė hapur dhe shkronjat gumėzhijnė porsi zgjoi bletėsh. |
|
Megjithėse unė e pėrshėndeta, kompjuteri nuk pėrgjigjet. Nuk vonoi dhe nė ekran u duk njė fjalė e vetme me shkronja tė kaltra vezulluese nė gjuhėn angleze Welcome. Kjo pėrshėndetje mė mjaftonte tė kuptoj se po takohem me njė qytetar shumė tė kulturuar. Sipas udhėzimit mėsova se edhe kompjuteri pėrshėndetet me zė. Kėshtu duhet tė sillemi tė gjithė njerėzit; duhet edukuar edhe teknikėn informatike qė tė pėrshėndetemi nė mėnyrė tė kulturuar. Ditėn kur hyra nė kėtė qytet, kam parė tabelėn nė rrugė Mirė se vini!, ndėrsa sa herė qė udhėtoj jashtė qytetit, shikoja tabelėn Udhė e mbarė!. Megjithatė kjo pėrshėndetje e ka vėshtirė tė ngulitet tek disa kokėfortė, tė cilėt aspak nuk kujtohen tė pėrshėndeten nė mėnyrė tė kulturuar, - fola unė sikur tė bisedoja me mikun tim.
Kompjuteri mė paralajmėroi me njė vėrejtje anglisht. Halli ėshtė qė unė nuk di anglisht, megjithatė mė detyron tė merrem veshė mirė me tė. Shfletova fjalorėt e bibliotekės sime nė dhomė dhe menjėherė e kuptova qėllimin. Kjo do tė thotė se kush pyet nuk tretet. Pėr kėtė shėrbim fisnik i falėnderohem librave. Asnjė aparat i pėrkryer nuk do tė mund ti flakė librat nga dhoma ime. Nėse ndokush do tė mė detyronte tė zgjedhė nė mes librave dhe kompjuterit, do tė merrja librat. Tė mbetesh pa libra do tė thotė tė mbetesh pa bukėn e gojės, pa dritėn e syve. Besoj se edhe kompjuteri pajtohet rreth vlerėsimit tim tė drejtė, sepse duke iu falėnderuar librave, kompjuteri ka dalė nė dritė dhe shumė shpejt ka vėrshuar nė tėrė rruzullin tokėsor.
Pas dy-tri paraqitjeve, kompjuteri mė priti mirė, mirėpo pėrsėri bėj gabime. Atėherė kompjuteri mė dha ultimatum: Thirre mjeshtrin!. Unė ia prita: Ē mjeshtėr, tė lutem? Unė mezi tė bleva me paratė duke ndarė kafshatėn e gojės, tani ti mė kėrcėnohesh. Nėse Ajnshtajni e zbuloi Teorinė e relativitetit pa ndihmėn e ndonjė mjeshtri, mbase do tia dal edhe unė, kundėrshtova unė. Mua mė hipi gjaku nė kokė, u shqetėsova, sa nga hidhėrimi e qėllova me grusht. Kompjuteri sillet me mua sikur unė ta kisha atė tė vetmin djalė, prandaj kėrkon qė unė ti pėrulem me lepe e me peqe.
Mos u nxeh, de, unė posa tė solla nė shtėpinė time, sė pakut as kafe nuk kam pirė nga padurimi qė tė njoftohemi; ndaj ti mė kėrcėnohesh dhe mė thua thirre mjeshtrin. Javėn e kaluar mė dhembnin kėmbėt dhe tek unė fare nuk erdh mjeku, kurse ti ende pa i bėrė as 24 orė, kėrkon mjeshtrin. Ti kujton sikur mjeshtri do tė vije fluturim pas hallit tėnd, prandaj papritmas nga dėshpėrimi e shtypa njė pullė, as vetė nuk isha nė gjendje tė kujtohem se cilėn pullė e preka
Nejse, kalojmė me tutje. Pas ultimatumit kalimtar Defekt serioz, thirre mjeshtrin! mė doli lajmėrimi: Vėre cd-diskun!. Normalisht qė unė veproj sipas udhėzimit, mora cd-diskun Windows 2000 dhe menjėherė e futa nė vatrėn e kompjuterit. Ky veprim mė dha kurajė dhe tani jam i qetė.
Nė paraqitje, disketa mė pėrshėndet, pastaj mė pyet se cilėn gjuhė dėshiroj. Mendova, a ka mė mirė sė nė gjuhėn shqipe, gjuhėn e bilbilit, gjuhėn e Naimit
Pak mė tutje prek pullėn e gjuhėve evropiane anglisht, frėngjisht, gjermanisht etj., mirėpo shqipja askund nuk duket. Kjo gjė mė brengos, prandaj mė duhet tė zgjedh frėngjishten tė cilėn e kam mėsuar nė bankat e gjimnazit.
Nė kompjuter janė paraqitur disa viza qė herė pas here vezullojnė si shenja pengese. Nė rreshtat e fundit lexoj udhėzimin se cilat shenja duhet shtypur mbi tastierė. Pas kėsaj mė pyet se a dėshiroj tė instaloj Windowsin. Pa dyshim qė i pėrgjigjem po dhe e shtyp pullėn nė tastierė, e cila mė lajmėron tė vazhdoj tė njėjtėn gjė me radhė.
Nė ēastin kur unė desha ta vė kompjuterin nė qarkullim, kompjuteri mė ktheu sėrish mbrapa dhe mė detyroi tė shėnoj emrin dhe mbiemrin tim, si pronar i tij. Me tė shėnuar emrin, dukej sikur i plotėsova kushtet tė bėhem baba i fėmijės sė adoptuar. Kompjuteri mezi kishte pritur tė marrė emrin tim. Ka shtatė vjet qė jam martuar dhe gruaja ende e mban mbiemrin e vajzėrisė, kurse ky teknikumi superior pranoi qė tani e pas tė thirret me mbiemrin tim.
Isha lodhur dhe u shtriva nė shtrat. Kafeja nuk kishte mundur tė mė zhdavarit gjumin, prandaj menjėherė fjeta. Pashė njė ėndėrr se si librat ishin vėnė nė lėvizje, ishin bėrė trup me gjymtyrė - me kėmbė e duar. Prej raftit nė dhomėn e pritjes, mu aty ku ishte vendosur kompjuteri, si ushtarėt e faraonit nė operėn Aida tė Gjuzepe Verdit, librat po zbritnin nė dysheme. Pastaj njė pas njė gjuanin me shkronjat e zeza nė kompjuter. Pas pak tė gjitha librat e mbuluan kompjuterin. Kompjuteri bėrtiste: Ndihmė
ndihmė! Librat po mė sulmojnė!. Me tė dėgjuar klithmat e kompjuterit pėr ndihmė, vrapova drejt dhomės, ētė shoh: librat e kishin mbuluar kompjuterin, qė nga enciklopedia deri te romanet shqiptare. Jo vetėm kaq, sepse edhe abetarja e Albulenės, bijės sime qė mėson nė klasėn e parė kishte marrė pjesė nė sulm. Me tė parė kėtė pamje tė llahtarshme i qortova librat dhe njė nga njė i largova prej mysafirit tė porsaardhur.
Sė pakut, ju librat nuk duhet ta bėni kėtė. Si nuk u dhimbset kompjuteri qė ėshtė fryt i juaj. Ju duhet pasur mirėkuptim ndaj njėri tjetrit. Ju lutem, nėse edhe ju silleni si bishat e malit, atėherė nuk mė mbetet tjetėr pos ti jap fund jetės sime. Si thash kėto fjalė prekėse, tė gjitha librat e revoltuar dolėn pėr dere jashtė si njė armatė. I shqetėsuar vrapova pas librave ushtarė nė oborr dhe vazhdova: Unė nuk e kam ditur qė ju do tė zemėroheni, pėrndryshe mė me ėndje do pranoja tė mbetem pa kompjuter se pa libra, prandaj qė sot, kompjuterin do ta kthej nė shitore. Ju jeni arti i shpirtit tim. Pa juve jeta ime ėshtė si natyra pa diell. Prandaj ju lutem, kthehuni tė gjithė nėpėr vendet tuaja. Pas kėsaj ngjarje tė tmerrshme nuk mund ti pėrmbahesha emocioneve, menjėherė mė pikuan lotėt dhe brofa nga gjumi. Kisha qenė nė ėndėrr, u ngrita prej shtratit dhe vrapova tek dhoma e pritjes, me dritėn e dobėt. Pash librat nė vitrinė dhe kompjuterin e ndezur. Kisha harruar tė fik kompjuterin, dhe ētė shoh nė ekran, njė intermexo me disa peshq ngjyra-ngjyra po shėtisnin nė ujėrat e kthjellėta tė liqenit.
Upsalė, 2000 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|