| » Opcionet për artikullin |
|
Rudina Xhunga
Rishfaqet pas njė kohe tė gjatė e veja e diktatorit komunist Nexhmie Hoxha. Mbrėmė nė emisionin Shqip tė gazetares Rudina Xhunga ka rrėfyer si rrallė herė jetėn e saj nė krah tė Enverit.
Gruaja qė i ka ndenjur pranė pėr gjysmė shekulli diktatorit Hoxha ka fol pėr jetėn e tė shoqit qė nga vitet e fėminisė, ato tė studimeve nė Paris, lidhjen e tij me lėvizjen komuniste nė Shqipėri e deri te momentet e fundit tė jetės. Njė vend nė veēantė nė tregimin e Nexhmies Hoxhės zė periudha e krijimit tė Partisė Komuniste dhe lidhjet e tė shoqit me emisarėt jugosllavė, qė operuan nė vendin tonė gjatė viteve tė luftės. Pėr tė venė e diktatorit, qė njihet si njė nga personazhet historik tė epokės sė komunizmit, debati pėr rishikimin e historisė, duhet fokusuar nė njė diskutim publik pėr ta plotėsuar e interpretuar atė nė kushtet reale, pa deformuar tė vėrtetat e konfirmuara nisur nga kritere ideologjike e partiake
.
Ndodhem pėrballė gruas qė i ndenji pranė pėr 50 vjet, Enver Hoxhės. Apo, siē i referohen tashmė, diktatori Hoxha. Ju bėn pėrshtypje kjo fjalė?
Le tė thonė ētė duan, mua nuk mė bėn mė pėrshtypje.
Njė gjė ėshtė e sigurt, qė 50 vjet kanė qenė diktaturė proletariati.
Ēėshtje formulimi sistemesh, njė sistem me ndryshime nga sistemi aktual por kjo nuk do tė thotė gjė. Enver Hoxha nuk ka qenė diktator, as me mua, as me fėmijėt e as me shoqėrinė, me sa e njoh unė. Por mund tė them se ka qenė personaliteti i tij i fortė, gjatė 50 viteve nė pushtet, qė i kishte vlerė fjala, qė bėri ato qė bėri. Nuk dua tė bėj biografinė e tij nga fillimi por dua tė theksoj qė Enveri lindi nė tetor tė 1908 nė Gjirokastėr, pikėrisht nė prag tė rėnies sė Perandorisė. Lindi nė njė familje atdhetare, ku xhaxhai i tij ishte anėtar i delegacionit gjirokastrit nė shpalljen e pavarėsisė nė Vlorė dhe gjyshi i Enverit, Beqir Hoxha, ishte anėtar i Lidhjes sė Prizrenit dhe pėr kėtė ēėshtje ėshtė dekoruar.
Origjina e tij ėshtė Gjirokastra apo jo?
Origjina e tij ėshtė nga Gjirokastra por ato kishin ardhur para 2-3 shekujsh mė parė nga njė fshat i Dropullit. Nė shekullin e XIV, siē thuhet qė kanė qenė me origjinė katolike, Enveri mė thoshte qė mbiemrin e ka pasur Kola, se kanė qenė nė njė fshat afėr Dropullit ku kishin pak dynym tokė, jo pronarė tė mėdhenj. Megjithatė, tė dy vėllezėrit, babai dhe sidomos xhaxhai i Enverit, kanė qenė shumė tė mėsuar, dinin turqisht, arabisht, persisht. Kanė marrė titullin mulla qė nė njė farė pikėpamje ishin si gjykatės, si njerėz qė vendosnin, por jo klerikė.
Besonte Enver Hoxha? Pra, nė jetėn familjare, shfaqte shenja se besonte?
Jo, pa dyshim qė nuk besonte. Por doja tė thosha qė Gjirokastra, familja, mėsuesit, qė kanė qenė tė ndritur bėnė edukimin e parė atdhetar tė Enverit qė ishte njė nga karakteristikat kryesore tė tija. Ana tjetėr ishte Korēa me lėvizjet e saj punėtore, me shkollėn franceze nė lice, vetė Franca mė pas me revolucionet, por pėr 3 vitet qė ai ndenji atje, mori edukatėn pėrparimtare, revolucionare, evropiane sepse ishte pikėrisht koha e frontit popullor kundėr fashizmit qė po lindte nė Spanjė dhe dukej qė hija e saj po shtrihej edhe nė Evropė. Kėto kanė qenė dy tiparet karakteristike tė Enverit.
Ju kėto i keni tė dėgjuara prej tij por doja tė dija, a ishte Enveri njė njeri qė binte nė sy, njeri i pėrfshirė nė aktivitete nė kohėn e rinisė nė Gjirokastėr?
Pikėrisht kjo mė ka bėrė pėrshtypje dhe kjo ėshtė e faktuar me dokumente dhe fotografi tė asaj kohe. Pėr shembull, nga djemtė e Gjirokastrės, qė nuk ishin pak, djem qė ishin edhe tė liceut, edhe qė studionin jashtė si nė Paris, Vjenė ka qenė Enveri qė dilte nė fjalime 3 herė nė 2-3 vjet. Ishte 24 vjeē kur merr pjesė nė varrimin e njė tė riu 27-vjeēar, i cili kishte marrė njė titull shumė tė lartė nė shkollėn qė kishte ndjekur. Nė atė periudhė vdiq edhe vėllai i Qemal Stafės, vėllai i Enverit, Migjeni. Pra, ishte e keqja e asaj kohe nė vitet 1932. Nė 1936 zgjidhet Enveri pėr tė folur nė varrimin e Bajo Topullit edhe pse ai kishte vdekur 6 vite mė parė, por po bėhej njė ceremoni tjetėr. Ndėrsa nė gusht tė 1936 dėrgohet nė Shkodėr me delegacionin e Gjirokastrės dhe ishte ai qė merr fjalėn pėrpara popullit tė Shkodrės, duke qenė nė krah tė politikanėve dhe klerikėve mė tė dalluar tė Shkodrės.
Njė ndalesė pėr fotot. Fotot e asaj kohe, foto qė vijnė nga ato kohėra, nė fakt, sipas arkivės sė shtetit, janė tė retushuara, domethėnė mungojnė njerėz ose mė saktė hiqeshin njerėzit.
Ėshtė e vėrtetė qė retushimi ėshtė pėrdorur dhe ka qenė, pėr mendimin tim, njė budallallėk qė vjen nga njė pikėpamje injorante nė kėtė drejtim. E para, nuk ėshtė bėrė me urdhėr. Unė kam qenė pikėrisht nė atė aparat qė merrej me propagandėn nė atė kohė pas ēlirimit, por shumė organizata dhe shoqata e bėnin kėtė. Kjo duke i parė gjėrat nė njė kuptim tė ngushtė. Por nuk e mohoj qė ka pasur retushim.
Ēmund tė na thoni pėr ardhjen e Enver Hoxhės nga Parisi nė Shqipėri? Vjen si komunist Enver Hoxha nė Shqipėri?
Enveri nuk ka qenė anėtar i [partisė as nė Shqipėri dhe as nė Francė, sepse nė Shqipėri nuk kishte ende parti por ska qenė as anėtar i ndonjė grupi ndėrkohė qė unė isha. Por, ai kishte njė formim tė gjithanshėm nacionalist dhe kur erdhi nė Korēė ishte ndėr intelektualėt e dalluar tė Korēės. Kishte dhe tė tjerė qė shkruanin artikuj, sidomos nė gazetėn e famshme Bota, por ato nuk ishin nė aktivizuar nė grupet qė ishin atėherė siē ishte Grupi i Korēės. Por qėlloi qė kjo gjė ndodhi nė njė vend ku kishte njė entuziazėm tė madh nė luftėn kundėr fashizmit, pra ky ishte aktivizimi i parė. Kur Koēo Tashko e pa se ishte njė njeri qė mund tė bėnte shumė gjėra, i leverdiste qė ta merrte sepse nė atė kohė, nė krye ishte Koēo Tashko, i cili nė vend qė tė bėnte aktivitete pozitive, bėri aktivitet pėrēarės. Ose njė tjetėr ishte Miha Lako qė ishte punėtor, por njė autodidakt i shkėlqyer. Ai shkonte e vinte nė Rumani pasi kishte lidhje me grupet tona.
Doja tė dija se si erdhi Enver Hoxha, befas, nė krye tė Partisė dhe tė themelimit tė saj?
Kur erdhi puna e themelimit tė Partisė, Enver Hoxha nuk ishte njė kushdo.
Por nuk ishte as mė i rėndėsishmi.
Nė njė farė pikėpamje, ai ishte. Kur erdhi nė Flora, ai nuk ishte njė anėtar i thjeshtė. Pėrkundrazi, me zhvillimin qė kishte ai nuk binte mė poshtė se, pėr shembull, Qemal Stafa sepse me Vasil Shanton, Kristo Themelko dhe me asnjė tjetėr, ai nuk mund tė krahasohej pėrveē Qemalit. Por edhe Qemali, pavarėsisht se unė Qemalin e kam pasur shok nė grup, edukator, ishte dhjetė vjet mė i vogėl se Enveri. Enveri kishte bėrė njė lice francez tė plotė, kishte qenė nė France tre vjet, kishte pėrvojė tė gjerė. Nga pikėpamja politike dhe kulturore, kishte edhe ai pėrvojėn e tij. Ėshtė absurde ajo qė thuhet qė Koēo Tashko e mori Enverin nga rruga dhe e futi nė grupet komuniste. Nė themelimin e Partisė, nuk ėshtė artificial roli qė u dha brenda zhvillimit tė atyre ditėve tė themelimit tė Partisė. E para, Grupi i Korēės kishte njė vend tė privilegjuar sepse kishte bėrė njė punė mė pozitive, por nuk ishte Koēo Tashko qė mund tė vihej nė krye sepse ai ishte kryesori qė ishte pėrēarė lėvizjen deri nė atė kohė. Prandaj edhe brenda mbledhjes ai u mėnjanua, iu dha njė vend nderi pėr katėr anėtarėt qė kishte ēdo grup. Kėshtu, kur erdhi puna qė tė formulohej vendimi pėr themelimin e Partisė, u ngarkua Enveri nga Grupi i Korēės se tė tjerėt, qė nuk njihen pėrveē Pilo Peristerit, nuk kishin formuluar nė jetėt e tyre as dy gisht artikull ose nuk kishin bėrė asnjėherė thirrje. Kėshtu qė Enveri formuloi vendimin tė cilin e lexoi. Ishte Enveri qė u ngarkua me kėtė gjė dhe ishte ai qė lexoi formulėn e pagėzimit tė themelimit tė Partisė, por nė tė pesėmbėdhjetė vetat qė ishin aty, tė gjithė ishin njėsoj. Enveri asnjėherė nuk ka pretenduar gjatė kėsaj mbledhjeje pėr tė qenė themelues sepse nė atė kohė, nuk zgjodhi as kryetar qė tė mos fillonin xhelozitė brenda grupit. U tha qė kjo gjė do tė shikohej gjatė punimeve tė mėvonshme.
Pra, mbledhja e themelimit del pa kryetar?!
Po, pa kryetar dhe po ta marrėsh si themelues, janė konsideruar tė 200 anėtarėt. Kjo ėshtė lista e parė qė dėrgoi ēdo grup. Nė kėtė listė, filluan tė krijohen organizatat e Partisė, qė quheshin celulat, qė ishin tė bashkuara dhe qė u krijuan brenda javės ku mbledhja mbaroi mė 15 nėntor. E mbaj mend kėtė sepse mė 23 nėntor ishte mbledhja themeluese e rinisė, ku mora pjesė edhe unė. Dhe unė shkova nė kėtė mbledhje duke kaluar mė parė nė mbledhjen e organizatės ku dija gjithēka qė ishte diskutuar nė mbledhjen themeluese tė Partisė. Po kėshtu, nė mbledhjen e shoqeve, ishte grupi jonė, grupi i tė rriturve. Nga Grupi i Korēės nuk kishte sepse nuk kishte njeri nė Tiranė. Nė organizatėn tjetėr, qė ėshtė shkruar nė shtyp kėto kohė, ishte organizata e profesorit tė nderuar Kristo Frashėri. Ai ka shkruar kėtė qė unė po them dhe nė javėn e parė u dėrgua Enveri nė organizatėn e Kristos. Pse u dėrgua Enveri? Sepse organizata e Kristo Frashėrit ishte edhe ajo njė organizatė e ngritur nga pikėpamja kulturore dhe shumica ishin nga grupi i tė rinjve. Ai ka dhėnė opinionet e tij nė media, pėr kėtė fakt i jam shumė mirėnjohėse profesorit tė nderuar, pavarėsisht rezervave qė ka shprehur, unė mund tė them se ėshtė e drejta e tij. Sepse nė fakt koha tregoi se ai kishte tė drejtė dhe ne jo.
Ndalojmė pak tek roli i Enver Hoxhės gjatė periudhės sė luftės, qė ėshtė vėnė nė dyshim, dhe sesi erdhi ngritja e tij, si bėhet ai drejtuesi i gjithēkaje, befas. Kush e mbėshteti?
Nė mbledhje nuk u caktua asnjė kryetar por thjesht u bėnė ndarjet e detyrave. Qemal Stafa, pėr shembull, ngarkohet me rininė. Tė tjerėt u caktuan tė shkojnė nėpėr rrethet pėrkatėse pėr tė organizuar rininė. Ėshtė e vėrtetė ajo qė thuhet se Enveri u caktua qė tė qėndrojė nė Tiranė dhe tė merret me financat. Ai u caktua nė Tiranė nė sajė tė formimit tė tij, pasi Tirana ishte kryeqyteti, dhe duhej tė punonte me rrethet intelektuale, tė krijoheshin grupet e frontit nacional ēlirimtar, tė ngriheshin organizatat qė ishin mė tė pėrgatiturat. Pėr shembull, te ne erdhi Tuk Jakova por ne, megjithėse ishim tė shkollės sė mesme, ai stonoi dhe ne ndiheshim tė pakėnaqur dhe ai e ndjeu veten keq nė mesin tonė. Kėshtu qė, Enveri u caktua kėtu. Shpejt u bė sekretar politik i Tiranės. Meqė ai ishte nė qendėr, atij i grumbulloheshin tė gjithė shokėt qė ishin nėpėr rrethet pėr tė krijuar organizatat. Ata mblidheshin nė njė shtėpi dhe ishte Enveri qė i studionte dhe i shikonte tė gjitha raportet, vinte nė dijeni tė gjithė shokėt e tjerė tė Komitetit Qendror. Njėkohėsisht, mbante lidhje edhe me Kosovėn qė e bėnte si detyrė partie, jo se e mori si iniciativė personale por dėrgoheshin edhe materialet qė krijonte partia, edhe traktet kundėr okupatorėve. Dhe kėto ia dėrgonte drejtpėrdrejt Komitetit pėr Partinė e Kozmetit, kėshtu quhej atėherė. Unė kam edhe njė letėr mė tė vonshme. Ka edhe tė tjera por kėtu jam prezente edhe unė dhe filloj tė bėhem dėshmitare. Enveri i shkruante Elhami Nimanit, qė ishte pjesėtar i mbledhjes themeluese i cili drejtonte Komitetin e Kozmetit sepse pas mbledhjes themeluese, Tuk Jakova shkoi nė Shkodėr, Kristo Themelko nė Gjirokastėr e kėshtu me radhė. Ndėrsa Nimani shkoi nė Kosovė. Enver i dėrgon letėr atij, nuk e di se ēkishte shkruar, por njėkohėsisht mė ngarkon ti jap atij njė shumė, rreth 5000 flori letre dhe pėrveē kėsaj edhe njė shumė tė vogėl, rreth 250 napolona, njė pjesė pėr nėnėn e Miladinit dhe njė pjesė pėr gruan dhe fėmijėt e Dushanit. Kėshtu u dėrgua Zeqi Agolli tek Xhevdet Doda dhe kjo tregon se ata mbanin korrespondencė.
Dua tė ndaloj pak tek jugosllavėt pasi ju pėrmendni pagesat qė i bėheshin Miladin Popovicit dhe Dushan Mugoshės. Nė fakt, roli i tyre ėshtė i dukshėm. Por a e zgjodhėn ata Hoxhėn, a ndikuan ata nė karrigen e mandejme tė tij?
E pėrjashtoj lidhjen e Enverit me Dushanin, pasi ai ka qenė fatkeqėsia e Partisė Komuniste dhe fatkeqėsi e Shqipėrisė deri vonė, pra derisa ai vdiq. Ka qenė njė njeri jashtėzakonisht i lig, i ulėt, njeri i UDB-sė, i fėlliqur, pėrdori shumė nga kuadrot qė atėherė, bėri njė punė minuse. Ndėrsa Miladini ishte ndryshe. Ai ishte njė njeri i edukuar, me kulturė, edhe ai njė patriot por jo si serbėt e tjerė qė ishin kundra shqiptarėve. Dua tė sqaroj diēka pėr faktin qė thuhet se ishte Miladini ai qė e ngriti Enverin. Miladini ishte njė njeri qė nuk dinte gjuhė tė huaja, veē sllavishtes sepse ishte malazez. Nuk kishte qenė kurrė, jashtė Jugosllavisė nė jetėn e tij. Nuk mund tė drejtonte ai asgjė nė Shqipėri sepse nuk njihte asgjė nga jeta e Shqipėrisė, tė njerėzve, tė grupeve nacionaliste. Ndodhi e kundėrta, ishte ai qė u ngrit nga Enveri, ai ishte njė instruktor i mirė partie. Ai ndihmoi nė mėnyrėn si organizohej organizata, konferenca e partisė, si bėhen zgjedhjet etj.
Pse paguhej ai nga ju?
Ai kėtu jetonte, por nuk ėshtė se paguhej. Ai ruhej nga ne, ishte i sėmurė me tuberkuloz dhe ajo ēfarė pėrmenda mė sipėr, qe njė rast, njė ndihmė. Por nuk paguhej.
Kush e vrau Miladin Popoviēin?
Ėshtė e qartė qė si vrasje ėshtė organizuar nga vet UDB-ja dhe pikėrisht kjo tregon se ai ishte dashamirės ndaj Shqipėrisė, ndaj Kosovės, gjė qė nuk e tregoi vetėm atėherė. E tregoi qė kur ishte kėtu. Qė kur u hoq me kohė, sollėn dy tė tjerė derisa erdhi Velimir Stojniēi qė organizoi Beratin. U tėrhoq pėr gabime dhe se ai pranoi deri vetėvendosjen e Kosovės, ndaj ata nuk ia falėn Miladinit. Ata vunė mė pas njė shqiptar qė e vrau, njė i Ballit thoshin.
Por i paguar prej UDB-sė?
Sigurisht, ska dyshime.
Pra, ju nuk pranoni nė asnjė mėnyrė qė jugosllavėt patėn rol pėr ta ngritur Enver Hoxhėn nga sekretar politik i Tiranės nė sekretar tė pėrgjithshėm?
Nė kėtė kohė as Tito nuk kishte influencė nė Tiranė. Vetė jeta, lufta ishte shumė e vėshtirė, mezi komunikohej. Shkonin tre muaj a mė tepėr pėr njė postė qė tė shkonte nga Tirana nė Beograd. Pastaj, po ta marrėsh historikisht, ata deri nė Berat, nuk organizuan qė ta rrėzonin Enver Hoxhėn sepse nuk e rrėzonin dot sepse dy ditė pėrpara se tė vinte nė Tiranė pėr ēlirimin, ai u bė kryeministėr. Ajo u bė pėr tė frikėsuar Enver Hoxhėn, pėr ta kritikuar qė ai tė ulte kokėn para tyre sepse do tė fillonte njė fazė e re me tė gjitha peripecitė qė ndodhėn mė pas nė periudhėn 1944-1948. Nė kėtė periudhė Enveri ėshtė kritikuar pse bėri njė pėrulje tė tillė ndaj Jugosllavisė, por harrojnė se nė atė periudhė, vetė mbledhja e Jaltės, kishte pėrcaktuar fatin tonė. Shqipėria nuk u pėrmend fare nė mbledhjen qė bėnė aleatėt e mėdhenj, qė tia linin nėn sqetull Jugosllavisė. Pastaj vetė Jugosllavia, historikisht dihet qė ka bashkėpunuar me Greqinė qė ta ndajnė Shqipėrinė gjysmė pėr gjysmė. Kėtė radhė e donin tė tėrėn dhe nė Konferencėn e Parisit, Moshe Pijade, luftoi me kėmbėngulje kundėr Caldarisit lidhur me pretendimet qė kishin ata pėr tė marrė tokat e jugut meqė e konsideronin Shqipėrinė nė luftė si aleate e fashizmit italian.
Pra, raporti i tij me Jugosllavinė nuk ishte njė raport servil por pragmatist!
Pragmatist dhe imponues madje. Por fatkeqėsia mė e madhe ishte se ata kishin punuar dhe kishin bėrė me vete sekretarin organizativ tė Partisė, Koci Xoxe, qė ishte edhe ministėr i Mbrojtjes. Ishte emri i tij qė lakohej edhe nė zyrat e Stalinit nga Kardeli dhe nga Gjellasi, dy intelektualėt, dy tė dėrguarit kryesor tė Titos. Kur pyetej se kush ėshtė nė udhėheqjen shqiptare, gjėra qė janė tė shkruara, madje edhe ambasadori Shaqir Vukaj ka botuar njė libėr shumė interesant, tregonte se Stalini ishte i interesuar pėr ne. Kėto janė dokumente qė dalin nga arkiva e Beogradit dhe ajo e Moskės. Aty dalin tė gjitha bisedimet qė ka bėrė Stalini me Kardelin, me Gjellasin, pėr interesimin qė ka filluar pėr Shqipėrinė. Por kėto, megjithėse dy intelektualė, ėshtė pėr tu ēuditur rekomandonin Koci Xoxen, sepse gjatė periudhės qė udhėtonin nė Maqedoni e Korēė, e bėnė Kocin pėr vete. Koci vuante nga kompleksin e tij tė injorancės, tė pamjes sė tij si tip i shkurtėr e i shėmtuar. Arriti tė thoshte nėpėr plenume, se kemi nevojė pėr bėrthamėn proletare qė ta drejtojė partinė, pra jo Enveri. Sepse Koci Xoxe ishte si Tito e Enveri duhej tė luante rolin si Gjellasi.
Kur kalojnė vitet mund tė bėhet njė pyetje e tillė Enver Hoxha dhe Koci Xoxe kishin pikėpamje tė ndryshme, atėherė pse idetė e Enverit ishin tė mira dhe ato tė Koci Xoxes jo?
Unė e kam dėgjuar kėtė nė ēdo rast, nė ēdo qėndrim qė ka mbajtur Enveri, madje nė ato mė tė bukurat nga pikėpamja kombėtare, historike, qoftė pėr Traktatin e Varshavės, qoftė nė mbledhjen e Moskės para 81 partive. D.m.th., tė vendosėsh e tė demaskosh, Enveri se kėto i bėnte pėr personin e tij, mė ngjan e kotė. Por nėse do mendonte vetėm pėr personin e tij, fare lehtė mė mirė ndiqte rrugėn e Titos dhe tė dilte shėtitje si Tito nėpėr botė, bashkė me mua, madje. Pse duhej ta bėnte pėr pushtetin e tij, ēfarė tregoi me pushtetin deri nė fund? Ja ku jemi sot kėtu. Gjithė jeta e tij ka qenė pėr tė mirėn e vendit, vetėm se ashtu e gjykonte tė mirėn.
vijon nesėr
|
|