DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» RTK-ja dhe deshtimi i saj profesional e kombėtar
Postuar mė datėn: 2007-10-09 14:54:45 nga admin1 :: Kategoria: Kultura



Shkruan: Ismet HAJRULLAHU

Shumėkush shtron pyetjet se kujt i shėrben Radio Televizioni i Kosoves (RTK), nga kush paguhet, dhe cili ėshtė qėllimi i kėtij mediumi? Shumė do te thonin se fjala ėshtė pėr njė televizion tė OSBE-sė, ku ndėrthuren interesa tė shumta tė etniteteve tė tjera dhe mė pak ato shqiptare. Por, nė industrinė e mediave ekziston njė ligj i pashkruar: kush jep paratė, ai bėn politikėn. Kėtu paratė i jep populli i Kosovės, dhe ato jo pak.
Ēdo familjeje nė Kosovėn e varfėr i merren nė muaj nga dhjetė bukė, para tė dedikuara pėr RTK-nė, tė cilat ende vazhdojnė tė mblidhen nėpėrmjet faturave te KEK-ut. Kjo nenkupton se ky televizion i cili paguhet edhe nga familjet e varfera te Kosoves, duhet tė ndjekė interesin e popullatės qė e financon. Por per ironi te ligjit te pashkruar, ky televizion nuk mbron interesat e pėrgjithshme, por mjerisht mbron disa interesa tė ngushta grupore e klanore.
Kohet e fundit, nė RTK disa u ngjiren duke bėrtitur pėr te ruajtur pavarėsinė. Kjo do tė ishte shumė normale nėse kjo “pavarėsi” do mbrohej nga ndėrhyrja e politikave tė njėanshme, brenda radiotelevizionit publik. Por, me sa duket halli nuk eshte te mosnderhyrja e politikes institucionale, por te frika se stafi menaxhues mund te kaloi ne sistemin e pagave te buxhetoreve.
Dihet qe rroga mesatare e buxhetorėve te Kosoves ėshtė vetėm 206 EUR, ndėrsa e atyre ne RTK kalon vleren prej 500 EUR, ketu duke mos marre parasysh pagat e menaxherėve apo drejtorėve, te cilat jane shume here me larta. Kur shohim kėtė disproporcion nė mes te rrogave mesatare buxhetore dhe atyre tė kėtij mediumi, ēdokush do tė thoshte se nuk kanė faj qė ngjiren ata qė bėrtasin sepse i mbrojnė fitimet e tyre.
Cfare eshte shqetesuese ne kete medium, eshte fakti se ēfarė nėnkuptojnė drejtuesit e kėtij televizioni me stėrpėrsėritjet se jane medium i pavarur. Por, nga e kane fituar kete pavarėsi- nga Kosova!? Eshte me se e drejte qe pavaresia e radiotelevizionit publik te mbrohet nga ndikimet e partive politike, si dhe me cdo menyre dhe mjet nga ndikimet e individeve dhe sherbimeve sekrete te huaja, por ne asnje menyre nuk do duhej t’i shmangej mbrojtjes se interesave madhore te vendit. Tani parashtrohet pyetja se a pasqyrohen dhe mbrohen interesat e qytetareve te Kosoves? Sigurisht qe jo! Kete e themi mbi bazen e argumentit se opinioni i Kosovės ėshtė injoruar pikėrisht nė kohėt kur ky televizion vėrtet do tė duhej tė pozicionohej qarte nė mbėshtetje tė interesave tė vendit.
Ndersa qytetarėt e Kosoves rropaten dhe gjakosen qė mė shumė se njė shekull, pėr tė fituar mėvetėsinė nga shteti serb, RTK-ja injoron tė ardhmen e Kosovės dhe qytetareve te saj, duke mos transmetuar ngjarje me rendesi te vecanta historike. Kjo gje mund te faktohet thjeshte me tre ngjarje. Ngjarje te cilave nuk ju eshte dhene rendesia dhe pesha e duhur profesionale e aq me pak ajo kombetare.
Fakti i pare eshte vizita historike e presidentit Bush nė Tiranė, ku pėr herė tė parė, fuqimisht shqiptarėt morėn premtimin me domethenes nė histori: Kosova do tė jetė e pavarur! Kushdo qė e ka dėgjuar kėtė injorim qė i ka bėrė RTK-ja presidentit tė SHBA-ve, do tė mund te vleresonte pa shumė vėshtirėsi se ky televizion nuk eshte ne sherbim te interesave madhore tė qytetarėve, si dhe nuk eshte i pavarur nga ata te cilet dikur i kane sherbyer nje pushteti antishqiptar dhe antiamerikan.
Fakti i dyte i cili tregon se ky medium nuk eshte i pavrur, eshte mungesa e interesimit te plote per procesin ndaj ish-kryeministrit Haradinaj nė Hagė. Por edhe kur incizimi transmetohej, ai transmetohej pas orės 24 kur Kosova praktikisht flinte. Arsyetimi i stafit menaxhues per mos transmetim te drejteperdrejte, sa eshte banal, eshte po aq edhe provokues. Eshte provokues sepse ne vend qe t’i krijoj hapsire procesit Haradinaj, ajo transmeton emisione antishqiptare, sic eshte ai i “berretave te kuqe”. Pervec ketij absurditeti, per ironi, drejtuesit e kėtij televizioni “100% te pavarur” kishin kohe dhe hapsire per te transmetuar drejteperdrejte procesin e Milloshevicit, kasapit te qindra mijerave shqiptareve, boshnjakeve, dhe kroateve.
Fakti i trete qe eshte shume revoltues, dhe qe do te duhej te shqetesonte jo vetem kuvendin e Kosoves por edhe opinionin e gjere, eshte injormi qe i eshte bere debatit te Asamblese se Kombeve te Bashkuara nga RTK-ja per ēėshtjen e Kosoves. Dhe kjo ne debatin ku kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, jo vetėm qė mbrojti para tė gjithė pėrfaqėsuesve tė shteteve tė botės pavarėsinė e Kosovės, por edhe per here te pare ne historine e nje kryeministri shqiptare, me njė zė tė fuqishėm deklaroi se Kosova kurrė nuk ka qene pjese e Serbis para vitit 1912.
Te gjitha kėto fakte dhe shume fakte te papermendura, tregojnė se stafi menaxhues dhe ai i politikes redaktuese tė RTK-se ka dėshtuar si ne aspektin profesional ashtu edhe ne ate kombetar.
Keshtuqe, e vetmja shprese qe mbetet ne menyre qe RTK-ja t’i rikthehet profesionalizmit dhe interesave te vendit dhe qytetareve te saj, eshte qe Kuvendi i Kosoves te shtyj bordin drejtues, te zgjedhur nga vete ai, te ndryshoi politiken redaktuese te ketij mediumi publik.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] SHOQATA ATDHETARE PĖR INTERGRIM DHE BASHKIM KOMBĖTAR (SHAIBK) (2008-11-17 17:17:54 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Vendosja e EULEX-it dhe shqetėsimet e Prishtinės (2008-11-17 16:41:05 nga admin1)
[ Opinione ] QĖNDRIME DHE VEPRIME TĖ DREJTA TĖ KRYEMINISTRIT THAĒI (2008-11-16 13:06:16 nga admin1)
[ Opinione ] DHELPĖRĖS ME DHELPĖRI, UJKUT ME TRIMĖRI (2008-11-15 14:52:15 nga admin1)
[ Opinione ] SI PO DUKET, EDHE KĖTĖ HERĖ DO TA H AJMĖ?! (2008-11-15 14:10:57 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kuēi: Tė hiqet nga agjenda dhe nga fjalori politik plani 6-pikėsh (2008-11-15 08:54:43 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Sejdiu dhe Thaci: Pas shperthimit qendrojne armiqte e Kosoves (2008-11-14 15:15:35 nga admin1)
[ Opinione ] Zgjimi i vonuar i Sejdiut dhe Thaqit ! (2008-11-13 15:29:30 nga admin1)
[ Opinione ] KOSOVA MĖ LEHTĖ DHE MĖ SHPEJT MUNDET TĖ RIBASHKOHET ME REPUBLIKĖN E SHQIPĖRISĖ SE SA AJO TĖ BĖHĖT SHTET I PAVARUR DHE SOVRAN…! (2008-11-13 15:17:11 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Lėvizja pėr integrim dhe bashkim - Komunikatė (2008-11-12 18:25:56 nga admin1)
[ Opinione ] BRENDA SHQIPĖRISĖ NATYRALE, NUK KA AS EDHE NJĖ PĖLLĖMBĖ TĖ TOKĖS SĖ HUAJ! (2008-11-12 18:21:39 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster