| » Opcionet për artikullin |
|
Gėrmimet arkeologjike nė lokalitetin Pllaoshnik
Zbulohet varri i Princeshės ose fisnikes ilire
Gėrmimet arkeologjike nė lokalitetin Pllaoshnik
(Imaret) nė Ohėr, qė zhvillohen tani njė kohė tė gjatė, pėr zbardhjen e plotė tė sė kaluarės sė kėtij lokaliteti antik, qė tashmė kėto gėrmime janė nė fazėn pėrfundimtare, po nxjerrin margaritar tė vėrtetė.
Gjatė ditės sė djeshme, nga drejtori pėr ruajtjen e trashėgimisė kulturore, Pasko Kuzman, ėshtė bėrė e ditur se nė pjesėn perėndimorė tė kėtij lokaliteti, ėshtė zbuluar njė varr nė tė cilin ėshtė skeleti i njė fisnikeje ose princeshė tė periudhės sė bronzit, qė para shtatė mijė vjet
Vlerėsimet e para janė se kėto relikte tė trupit tė femrės i takojnė njė personaliteti tė lartė dhe tė rėndėsishme nė hierarkinė e popullatės sė asaj kohe. Kėto vlerėsime tė para dalin nga dėshmia dhe fakti se nė kuadėr tė kėtij skeleti, ėshtė zbuluar edhe kurora mbi krye me ornamente qė dėshmojnė pėr kurorėn.
Tani, do tė pasojnė analizat dhe vlerėsimet plotėsuese, qė arkeologėt tė munden tė dalin me hollėsi tė tjera dhe tė reja, pėr kėtė skelet tė kėsaj fisnikeje, qė sipas tyre ėshtė nga periudha e bronzit.
Historiani, Dr. Nebi Dervishi, lidhur me periudhėn e bronzit nė kėto vise, pohoi se aty kanė jetuar fiset ilire, dasaretėt, enhalonėt dhe enkeleidėt. Sipas kėtyre tė dhėnave historike, ka tė ngjarė dhe mund tė rezultojė se bėhet fjalė pėr ndonjė princeshė, fisnike, ose ndonjė personalitet tjetėr tė rėndėsishėm tė hierarkisė fisnore ilire.
Duhet riafirmuar edhe njė herė se nė kėtė lokalitet arkeologjik nė Pllaoshnik (Imaret) nė Ohėr, kohė mė parė ėshtė zbuluar, statuja nė miniaturė e Dedalit, ose Ikarusit, nga shek.VI p.e.s, fluturuesve tė parė mitik.
Legjenda: skeleti i zbuluar dhe ornamentet
2. statuja e Dedali t minijature
3. skelet I zbuluar kohe me parė
Mehmet Latifi |
|