| » Opcionet për artikullin |
|
Huazuar nga gazeta prestigjioze Iliria post-Prishtine
Prishtinė, 10 nėntor Spekulimet rreth shtyrjes sė zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės kanė marrė fund.
Kryenegociatorit Martti Ahtisaari ka vendosur qė propozimin e tij pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės ta bėjė menjėherė pas zgjedhjeve parlamentare nė Serbi, pėr tė cilat ėshtė vendosur qė tė mbahen mė 21 janar tė vitit 2007.
Nė njė njoftim tė lėshuar nga UNOSEK-u, thuhet se Ahtisaari propozimin pėr statusin e Kosovės do ta bėjė pas zgjedhjeve tė 21 janarit nė Serbi dhe atė pa asnjė shtyrje.
Pas deklaratės qė ka bėrė tė enjten presidenti serb Boris Tadiē, i cili shpalli mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare nė Serbi nė datėn 21 janar, si dhe pas konsultimeve qė pata sot me Grupin e Kontaktit, vendosa qė propozimin tim pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės ta paraqes menjėherė pas zgjedhjeve nė Serbi, thuhet nė njoftimin e zyrės sė Ahtisaarit.
Kohė mė parė, vendet anėtare tė Grupit tė Kontaktit kishin propozuar qė zgjidhja e statusit pėrfundimtar tė Kosovės tė bėhet mė sė largu deri nė fund tė vitit 2006, por paralajmėrimet pėr shtyrje tė statusit dolėn tė vėrteta.
Zgjedhjet nė Serbi mė 21 janar tė vitit 2007
Presidenti i Serbisė, Boris Tadiē, ka shpallur tė premten vendimin qė zgjedhjet parlamentare nė Serbi tė mbahen mė 21 janar tė vitit 2007. Ai ka thėnė se kushtetuta dhe ligji kushtetues janė kompromis, sepse, sipas tij, asnjė parti nuk mundet vetėm me votat e veta tė miratojė ēfarėdo vendimi dhe pėr kėtė shkak janė tė domosdoshme zgjedhjet e reja parlamentare dhe parlamenti i ri.
Pas njė debati tė gjatė dhe me shumė tensione, ligjdhėnėsit e Serbisė e miratuan ligjin kushtetues me 210 vota pro dhe 22 kundėr. Me kėtė ligj hapet rruga pėr zbatimin e kushtetutės sė re tė Serbisė tė shpallur solemnisht para dy ditėsh. Me kėtė ligj saktėsohet se zgjedhjet parlamentare duhet tė mbahen nė afatin prej 60 deri 120 ditė. Ndėrkaq, zgjedhjet presidenciale, krahinore dhe lokale duhet tė mbahen mė sė voni deri nė fund tė vitit 2007.
Ekipi i Unitetit i zhgėnjyer me vendimin e Ahtisaarit
Pas njoftimit se kryenegociatori Martti Ahtisaari ka vendosur ta shtyjė propozimin pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, Ekipi i Unitetit nėpėrmjet njė njoftimi ka shprehur keqardhje pėr kėtė shtyrje.
Shprehim keqardhje tė thellė me njoftimin e sotėm (e premte) nga Zyra e Martti Ahtisaarit pėr vendimin pėr shtyrje tė paraqitjes sė propozimit tė presidentit Ahtisaari pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės. Nė veēanti jemi tė shqetėsuar qė kjo shtyrje ndėrlidhet me kalendarin e zgjedhjeve tė paralajmėruara parlamentare nė Serbi, thuhet nė njoftimin e Ekipit tė Unitetit.
Ekipi i Unitetit tė Kosovės, siē thuhet, vazhdon tė besojė qė zgjidhja e shpejtė e statusit tė Kosovės ėshtė nė interes tė tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, tė rajonit dhe tė bashkėsisė ndėrkombėtare.
Ekipi i Unitetit, sipas njoftimit, ka bindje tė fuqishme qė procesi i zgjidhjes sė statusit tė Kosovės, i udhėhequr nga presidenti Ahtisaari dhe Grupi i Kontaktit, do tė ēojė nė krijimin e shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės, nė pėrputhje tė plotė me vullnetin politik tė popullit tė Kosovės.
Jemi tė pėrcaktuar qė, nė koordinim me Grupin e Kontaktit, me UNMIK-un, e nė veēanti me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Unionin Evropian, kohėn e mbetur deri nė marrjen e vendimit pėr statusin e Kosovės ta shfrytėzojmė pėr pėrgatitjen e tranzicionit nė periudhėn e pas statusit, gjegjėsisht tė pavarėsisė sė Kosovės, thuhet nė deklaratėn e Ekipit tė Unitetit.
The Washington Post: Ahtisaari do tė propozojė pavarėsi pėr Kosovėn
Ndėrkaq, e pėrditshmja prestigjioze amerikane The Washington Post ka botuar tė premten njė editorial, tė cilin ia kushton Kosovės, ku paralajmėron se Martti Ahtisaari do tė propozojė pavarėsi pėr Kosovėn, status tė cilin, siē shkruan gazeta, do ta mbėshtesin tė gjitha vendet perėndimore. Edhe pse e di se pavarėsia e Kosovės ėshtė e pashmangshme, Rusia, si njė aleate historike e Serbisė, ėshtė pengesa mė e madhe potenciale pėr njė konsensus rreth zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės nė Kėshillin e Sigurimit.
Pasi thekson se parlamenti i Serbisė formalisht miratoi kushtetutėn tė mėrkurėn, njė dokument ky i domosdoshėm pėr ta zėvendėsuar atė tė mėparshmin tė Slobodan Millosheviēit, mė tej thuhet se Kushtetuta mund tė jetė miratuar vetėm pėr arsyen se pėrfshinte Kosovėn nė preambulė, si pjesė integrale dhe tė patjetėrsueshme, njė konstatim ky qė do t'ia ngrohte zemrėn edhe Milosheviēit. Mirėpo, e vėrteta ėshtė se Serbia ka humbur Kosovėn para shtatė vjetėsh, thekson gazeta amerikane. Mė tej, nė editorial thuhet se Kombet e Bashkuara, tė cilat e kanė sunduar Kosovėn qė kur ajo u ēlirua nga NATO-ja, do tė duhej tė vendosnin pėr tė ardhmen e Kosovės deri nė fund tė vitit, mirėpo ky vendim mund tė shtyhet deri pas zgjedhjeve nė Serbi, tė cilat mbahen nga fundi i janarit. Udhėheqėsit serbė e dinė se ndėrmjetėsuesi i Kombeve tė Bashkuara do ti rekomandojė atė qė do ta mbėshtesin tė gjitha qeveritė perėndimore: e ajo ėshtė pavarėsia e Kosovės, mbase me disa kushte kalimtare, thekson gazeta amerikane, duke nėnvizuar edhe njėherė faktin se Kosova pėrbėhet nga shumica absolute shqiptare dhe pas luftės qė nxiti Milosheviēi, ajo nuk ka shans tė kthehet nėn sovranitetin serb. Ndėrkaq, duke e futur Kosovėn si pjesė kushtetutės, liderėt serbė po bėjnė edhe njė veprim tė papėrgjegjshėm nacionalist qė i shkaktoi vendit aq shumė dėme gjatė 15 vjetėve tė kaluara. Ky shantazh serb synon tė krijojė tensione globale. Sipas gazetės The Washington Post, serbėt po e inskenojnė edhe njė diplomaci potencialisht tė rrezikshme gjatė dy muajve tė ardhshėm midis administratės sė presidentit Bush dhe Rusisė, njė gjė kjo qė mund ta destabilizojė si Ballkanin, ashtu edhe Kaukazin nė kufirin jugor tė Rusisė. Gazeta mė tej thekson se Rusia, si njė aleate historike e Serbisė, ėshtė pengesa mė e madhe potenciale pėr njė konsensus rreth zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės nė Kėshillin e Sigurimit. Edhe pse e di se pavarėsia e Kosovės ėshtė e pashmangshme, presidenti rus Vladimir Putin po jep shenja se mund ta mbėshtesė obstruksionin e Serbisė. Ai me kėtė shpreson tė nxjerrė favore nga presidenti Bush nė kėmbim tė ndihmės amerikane pėr hyrje tė Rusisė nė Organizatėn Botėrore tė Tregtisė, shkruan gazeta. Njė tjetėr veprim i Puthnit, sipas gazetės amerikane, mund tė jetė edhe njė veprim i tij nė Gjeorgji dhe si kundėr reagim ndaj njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės, njohja nga ai e pavarėsisė sė krahinave tė Abkhazisė dhe Osetisė Jugore. Kjo mund tė shkaktojė luftė dhe ndėrhyrjen e trupave ruse atje, ndėrkohė qė mund ti trimėrojė edhe serbėt nė Kosovė dhe Bosnjė pėr tė krijuar shtete fragmentare. Moska shpreson se administrata e Bushit do ta marrė seriozisht kėtė skenar, si dhe nevojėn e ndihmės sė Rusisė pėr ndaljen e programit bėrthamor tė Iranit, duke zmbrapsur dhe shtyrė ēfarėdo vendimi pėr Kosovėn apo tė braktisė mbėshtetjen pėr demokracinė dhe aspiratat pėr NATO tė Gjeorgjisė. Tė dyja kėto do tė ishin gabime serioze. Vonesa e pavarėsisė sė Kosovės vetėm se do ti zemėrojė pamasė 2 milionė shqiptarė dhe do tė nxiste njė shkrirje, tė cilin Perėndimi shpreson ta shmangė. Kjo do ti inkurajonte edhe mė tej tendencat nė rritje tė Putinit pėr pėrdorimin e kėrcėnimeve qoftė me kushtėzimet e furnizimit me energji apo me dhunė, nė mėnyrė qė tė veprojė si tė dojė me Perėndimin, thuhet ndėr tė tjera nė editorialin e tė pėrditshmes The Washington Post, deri tash analizėn mė tė thellė dhe mė kuptimplote nė shtypin amerikan pėr zhvillimet e mundshme dhe implikimet globale rreth Kosovės.
Financial Times: Deklaratat pėr pavarėsinė e Kosovės, shenja padurimi
Ndėrkohė, si plan tė dytė, anėtarėt e Ekipit tė Unitetit kanė paraparė qė Kuvendi i Kosovės ta shpallė pavarėsisė e Kosovės. Kryeministri Agim Ēeku ka thėnė tė enjten se institucionet e Kosovės mund ta shpallin pavarėsinė. Kėtė deklaratė e ka komentuar e pėrditshmja londineze Financial Times, ku thuhet se me deklaratėn pėr pavarėsinė, krerėt shqiptarė po shfaqin shenja padurimi. Me gjithė premtimin se ky do tė jetė njė vit i vendimit, zgjidhja pėrfundimtare pėr Kosovėn ende nuk shihet nė horizont, ndėrkaq anėtarėt e Grupit tė Kontaktit duket se janė gjithnjė e mė tė ndarė, vlerėson gazeta.
Gazeta prestigjioze londineze mė tej bėn njė analizė ndėrmjet pėrkrahėsve dhe kundėrshtarėve tė pavarėsisė, qė nė kėtė rast pėrmend perėndimorėt me nė krye SHBA-nė dhe, nė anėn tjetėr, Rusinė.
|
|