DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Tubimi i III i Institutit Alb-shkenca mbajtur 1-3 shtator nė Tiranė
Postuar mė datėn: 2008-09-27 12:49:46 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Alb-Shkenca nė fillim tė shtatorit nė Tiranė organizoi Simpozium kushtuar Akademik Remzi BAKALLIT


Shkruan: Drita Lulaj Berisha

Instituti mbarėkombėtar i studiuesve dhe shkencėtareve shqiptarė Alb-Shkenca organizoi me 2 shtator 2008 Simpozium kushtuar jetės dhe veprės se Akademikut tė ndjerė shqiptar Remzi Bakalli.

Kuvendi i Institutit Alb-Shkenca ne fund te Takimit Vjetor qe sivjet u organizua ne Tiranė, me datėn 3 shtator, shpalli Akademik Remzi Bakallin “Anėtar nderi – post mortem”, me motivacionin “Pėr kontribut te shquar ne arsim, shkence dhe pėr ēėshtjen shqiptare”.

Nė kuadrin e takimit tė tretė tė Institutit Alb-Shkenca, qe ketė vit u mbajte ne Tirane, me 2 shtator 2008 u organizua Simpozium shkencor kushtuar Akademik Remzi BAKALLI. Shkencėtari i shquar shqiptar Remzi Bakalli, profesor shumėvjeēar i Universitetit te Prishtinės dhe anėtar i rregullt i Akademisė se shkencave dhe te Arteve te Kosovės, ka ndėrruar jete me 16 dhjetor te vitit te kaluar (2007) ne SHBA.

Simpoziumi i filloi punimet pas fjalės hyrėse te mbajtur nga Bajram Berisha (Universiteti Teknik i Munihut), fjalės pershendetese te Drejtorit i IASH Niko Qafoku (SHBA) dhe letra pershendetese te Familjes Bakalli derguar nga SHBA.

Punimet e Simpoziumit u zhvilluan ne 3 sesione te veēanta. Sesioni i pare ishte sesioni i ligjėratave pėrkujtimore, qe u mbajtėn nga ligjėrues te ftuar, miq, koleg dhe bashkėpunėtor te Prof. Bakallit. Ne kėtė sesion u lexuan 5 ligjėrata. Ligjėratėn e pare e mbajti Ragip Kastrati (Prishtine), ndėrkaq ne vazhdim ligjėratat e tyre kushtuar jetės dhe veprės se madhe te Prof. Bakallit i mbajtėn edhe Gori Stefi (Tirane), Isa Elezaj (Prishtine), Nuridin Mestani (Prishtine) dhe Xhevdet Elezi (Prishtine). Dy sesionet tjera te Simpoziumit ishin te karakterit shkencor, ku nga bashkėpunėtor dhe koleg te Prof. Bakallit u mbajtėn 5 kumtesa ne fushat shkencore ne te cilat ka punuar Prof. Bakalli. Ne sesionin shkencor me titull „Fiziologjia dhe te ushqyerit me ligjėratat e tyre u paraqiten Nuridin Mestani (Prishtine) dhe Etleva Veizaj (Tirane). Ndėrkaq ne sesionin shkencor me titull “Bioteknologjia, mbrojtja e shėndetit te shtazėve dhe mjedisi” me rezultatet e tyre shkencore u paraqiten Bajram Berisha (Munih, Gjermani), Adem Rama (Prishtine) dhe Agran Halimi (Prishtine).

Gjate diskutimeve ne seancat shkencore nga te pranishmit u konstatua se fushat shkencore te cilat i ka hapur dikur shkencėtari i shquar shqiptar Remzi Bakalli, ngelin edhe me tutje fusha me interes te veēante shkencor dhe me rendėsi te madhe aplikative, veēanėrisht pėr regjionin tone. Nder shume fusha shkencore, nismėtar i te cilave ishte Prof. Bakalli, dhe qe u diskutuan ne ketė Simpozium ishte edhe hulumtimi i efekteve te dėmshme te metaleve te renda ne boten e gjalle, si dhe qarkullimi i tyre ne relacionin tokė-bimė-kafshė. Dėmet qe shkaktojnė metalet e renda (te cilat janė liruar, dhe vazhdojnė te lirohen ne sasi te mėdha ne Kosovė), janė hulumtuar dikur nga Prof. Bakalli, ndėrkaq sot vazhdojnė te hulumtohen edhe nga bashkėpunėtoret e tij.

Ne fund te Simpoziumit nga tė pranishmit u konstatuan kėto konkluzione:
- Emri i Akademikut te shquar Remzi Bakallit, do tė ngelet i skalitur nė kujtesėn e kombit tonė si shkencėtar i madh dhe profesor shumė i respektuar i cili me punėn e tij tė palodhshme e ka ngritur mendimin shkencor-filozofik shqiptar, nė piedestalin mė tė lartė tė shkencės botėrore.
- Pėr gjeneratat e reja Remzi Bakalli, do tė ngelet njė figurė vigane, qė tėrė jetėn e tij ia kushtoi shkencės dhe hapjes sė shtigjeve tė reja tė dijes. Shkencėtarėt e rinj do tė gjejnė te personaliteti i ndritur i profesorit tė madh, udhėrrėfyesin gjigand dhe pishtarin qė do t’u ndriēojė rrugėn pėr tė arritur majat e thepisura tė shkencės dhe pėr t’u afruar sadopak pafundėsisė sė dijes.

Pjesėmarrėsit e Simpoziumit shprehen kėnaqėsinė e veēante qe u pėrkujtua Akademik Remzi Bakalli, dhe u dhanė propozime qe ne te ardhmen te organizohen Simpoziume te tilla edhe pėr personalitete te tjera qe i kane bere dhe i bėjnė nder kombit tone, siē ishte ne kėtė rast personaliteti i Remzi Bakalli!

Si konkluzion i pėrgjithshėm u konstatua se duke i pėrkujtuar personalitetet e kombit tone, ne e nderojmė vetveten dhe kėshtu i tregojmė botes, se edhe ne dijme ta ēmojmė te kaluarėn tone dhe njerėzit tanė te mėdhenj!

Ne fund njeri nga organizatoret e kėtij Simpoziumi, Bajram Berisha, falėnderoj te gjithė ata qe ndihmuan mbarėvajtjen e kėtij Simpoziumi dhe ne veēanti falėnderoj Institutin Albshkenca, qe ne kuadėr te takimit te trete vjetore beri te mundeshem organizimin e kėtij Simpoziumi. Punimet e kėtij Simpoziumi pėrveē te ftuarve dhe ligjėrueseve i kane ndjekur nje numėr i madh mysafiresh si edhe disa anėtarė te familjes Bakalli, mes tjerėsh edhe 2 motrat e Prof. Remziut.

Ditėn e fundit te punimeve te takimit vjetor te Alb-Shkences, me 3 shtator 2008, ne Tirane, Kuvendi i Institutit Alb-Shkenca, gjate tubimit te rregullt vjetor, shpalli Akademik Remzi Bakallin “Anėtar nderi – post mortem”, me motivacionin “Pėr kontribut te shquar ne arsim, shkence dhe pėr ēėshtjen shqiptare”.

Me respekt
Drita Lulaj Berisha
Mynih-Gjermani
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] TUBIMI NĖ POLLUZHĖ DHE ORA LETRARE (2008-06-01 02:59:02 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Tubimi i parė pėr Kosovėn fillon nė Fier (2007-09-09 03:20:01 nga admin2)
[ Opinione ] EDHE IVICA DAĒIQI SI SLOBODAN MILOSHEVIQI! (2008-11-20 04:05:40 nga admin4)
[ Opinione ] Na falni, por shoku Enver na dukej burrė zotni… (2008-11-20 03:59:41 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] KOMUNIKATĖ NR. 12 E FBKSH (2008-11-20 03:41:27 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] XHAVIT HOXHA (1952 – 2007) (2008-11-19 17:44:58 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] MBROJTJA E SOVRANITETIT NE FOTO (2008-11-19 17:08:48 nga admin4)
[ Opinione ] ARRESTIMET E FILLUARA MBRAPSHT ! (2008-11-19 16:06:52 nga admin1)
[ Opinione ] "6 pikėshi" si shfaqje teatrale! (2008-11-19 16:03:39 nga admin1)
[ Opinione ] MANIFEST I HIPOKRIZISĖ “PAS ĒLIRIMIT” - “MUZEU I LIRISĖ”! (2008-11-19 15:58:03 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Ishin 30 mijė demonstrues (2008-11-19 12:02:32 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster